Berisha: PS te vije ne kuvend
Vizitor- Vizitor
Kryeministri Sali Berisha vlereson ne parlament, se progres raporti per Shqiperine, ka qene me i miri dhe me inkurajuesi bere nga Komisioni Evropian.
Shefi i qeverise, ne nje salle kuvendi pa deputetet e opozites, u shpreh se raporti fakton se ne demokracia funksionon dhe flet per zgjedhje te standarteve nderkombetare.
"Shqiperia del nga lista e vendeve me zgjedhje te kontensueshme, liste kjo jo e denje per ne qe kemi objektiv madhor integrimin", u shpreh Berisha.
Per progresin e bere, Berisha vlereson punen e opozites bere para zgjedhjeve.
"Sot Rama shprehu vleresimin e tij per raportin, por uroj qe ta lexoje ne perputhje me te gjitha detyrimet qe ka. Kreu i PS duhet te qendroje ne lartesine e detyrimeve qe rrjedhin nga ky raport dhe te jete pjese e reformave", apeloi Berisha.
"Shfrytezoj rastin ketu ta ftoj Ramen ta autorizoje partine te vije ne parlament qe te vazhdojme bashke reformen zgjedhore. E garantoj se kjo shumice nuk do ta ndjeje veten te tille, por do t'i jape opozites zerin kryesor ne kete reforme", premtoi Berisha.
No Comment.