Shkoder, vrasje ne qender te qytetit
Vizitor- Vizitor
Nje person u vra dhe nje kalimtar u plagos sot ne mbremje ne qytetin e Shkodres.Viktima eshte nje 27 vjecar Olsi Curri, nga lagjja "Skenderbeg".
Ngjarja ndodhi rreth ores 19.30 min ne nje nga rruget kryesore te qytetit ne vendin e quajtur sheshi ''Prek Cali''. Viktima u qellua me disa plumba pistolete dhe nje prej tyre plagosi ne krah edhe nje 31 vjecare qe ndodhej ne nje nga dyqanet aty prane.
Per momentin ende nuk dihen autoret dhe motivet e ngjarjes. Nga deshmite e disa personave mesohet se viktima ishte duke ecur ne kembe kur u qellua disa here nga nje makine ne ecje.
Ne vendin e ngjarjes grupi hetimor sekuestroi disa gezhoja pistolete ne cilesin e proves materiale. Policia shoqeroi disa persona ne komisariat te cilet do te intervistohen pasi ishin deshmitare okulare ne vendin e ngjarjes.
Ne rruget kryesore te qytetit jane ngritur disa postoblloqe te levizeshme me qellim ngushtimine rrezes se levizjes se autoreve.
No Comment.