BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend"

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    17102009

    Buzqeshje Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend"

    Mesazh nga Vizitor

    Gjermania pro Shqiperise ne BE, opozita ne Kuvend" 717bq8
    Gjermania mbeshtet Shqiperine ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian si dhe i sugjeron opozites te jete e pranishme ne Parlament. Deputetja e Bundestagut gjerman, Margrit Uetzel, tha dje pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se Shqiperia duhet te beje progres dhe te ece perpara, deri sa te pranohet si anetare e Bashkimit Evropian. Duke theksuar faktin se eshte ne doren e gjithsecilit prej vendeve anetare te BE-se, qe te vleresoje kerkesen e bere nga Shqiperia per marrjen e statusit te vendit kandidat, Uetzel tha se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur. "Mendoj qe eshte ne rrugen e duhur per kete. Ne e respektojme kerkesen e Shqiperise dhe e mbeshtesim ne rrugen drejt integrimit", u shpreh deputetja gjermane. Ne keto kushte, Uetzel theksoi edhe faktin se pjesemarrja e opozites ne Parlament eshte tejet e rendesishme, ne menyre qe te merren vendimet e rendesishme per te ardhmen e vendit. "Pjesemarrja e opozites apo mbledhja e Parlamentit ne numrin e tij te plote, eshte vertet tejet e rendesishme. Fakti qe progres-raporti i publikuar se fundi, kerkon realizimin e reformave te rendesishme per vendin, e bejne te domosdoshme mbledhjen e Parlamentit ne numrin e tij sa me te plote", u shpreh Uetzel. Ne takimin e zhvilluar dje, ne zyren e kryesise se Kuvendit, u diskutua dhe per forcimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe shkembimin e eksperiencave. "Besoj se jemi ne rrugen e mbare. Bashkepunimi dhe forcimi i marredhenieve mes dy parlamenteve tona eshte themelor. Aq me teper qe Gjermania eshte nje nga vendet qe ka mbeshtetur Shqiperine ne proceset e saj integruese ne terma politike, ekonomike, etj, me shume se cdo vend tjeter. Ndaj dhe jemi shume mirenjohes dhe une ia shpreha kete mirenjohje delegacionit gjerman", u shpreh Topalli. Ajo vleresoi ne kete kuader, gatishmerine e deputetes gjermane Uetzel, per realizimin e shume projekteve se bashku. Aktualisht dy parlamentet pergatiten projektin qe u krijon mundesine edhe te rinjve te kualifikuar, qe kane perfunduar studimet ne nje fushe te caktuar, per te ndjekur nga afer jeten parlamentare te Bundestagut gjerman per nje periudhe 8 mujore. "Partneritete te tilla kemi lidhur me 28 vende. Cdo dite pranojme 120 persona, te cilet vijne ne kuader te programit te Bundestagut gjerman, nga te cilat tre aplikante vijne nga Shqiperia. Ne kuader te ketij projekti te gjithe aplikanteve ju jepet mundesia qe per nje periudhe 15 javore, te mund te angazhohen ne zyrat e nje deputeti te Bundestagut, te perjetojne nga afer te gjitha praktikat parlamentare prane ketij institucioni", u shpreh deputetja Uetzel.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 06:02