BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kequshqyerja, shkak i 15 per qind te vdekjeve

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    17102009

    Buzqeshje Kequshqyerja, shkak i 15 per qind te vdekjeve

    Mesazh nga Vizitor

    Ushqimi i papershtatshem, ai pa kalori, ai i blere ne fast-foode, jane shkaktaret kryesore te mbipeshes, qe shkon deri ne vdekje tek disa persona. Ne studimin me te fundit te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, thuhet se 15 per qind e vdekjeve qe ndodhin ne vendin tone kane shkak kequshqyerjen. Ndersa pak vite me pare problem per Shqiperine ka qene mungesa e ushqimit, tani problem eshte cilesia dhe sasia qe perdoret. Te dhenat e ISHP-se tregojne se 15 per qind e femijeve dhe 30 per qind e te rriturve ne vendin tone, vuajne nga mbipesha, si pasoje e kequshqyerjes. Ne Diten Boterore te Ushqyerjes specialistet japin alarmin se numri i personave obeze, po vjen gjithmone e ne rritje dhe e cilesojne kequshqyerjen si shkaktaren e 15 per qind te vdekjeve ne vend. "Nese kequshqyerja tek femijet eshte duke u pakesuar, ne Shqiperi nje kercenim serioz per shoqerine eshte mbi ushqyerja dhe ushqyerja e papershtatshme. Disa studime demonstrojne se mbipesha tek femijet ze 15 per qind te femijeve. Po keshtu 1 ne 3 te rritur vuan nga mbipesha, 20 deri ne 30 per qind e grave dhe burrave shqiptare jane mbipeshe, c'ka na bene te kalkulojme se 15 per qind e vdekjeve ne vit ne Shqiperi, mund te shkaktohen prej ushqyerjes se keqe", ka pohuar Alban Ylli, drejtori i Institutit te Shendetit Publik. Specialistet theksojne se per nje ushqyerje te shendetshme nuk duhet bere asgje me shume se shtimi ne tavoline, i frutave dhe perimeve. "Jane rreth 15 per qind e femijeve kane tendencen qe te konsumojne produkte te tilla si hamburger apo sanduice ne kohen qe jane ne shkolle. Nderkohe qe nje pjese tjeter e femijeve jane ata qe konsumojne produkte te embla sic jane cokollatat apo biskotat, korosanet. Por perseri jane edhe ata femije qe konsumojne produkte te ambalazhuara te fabrikuara sic jane patatinat, kokoshkat te cilet kane shume kalori por jo vlera ushqimore" eshte shprehur Jolanda Hyska, specialiste e Institutit te Shendetit Publik. Sipas saj, shume vende te Evropes 15 per qindeshin e quajne shqetesuese pasi prevalenca e rritjes mendohet te jete shume e shpejte. Femijet e shkollave private kane tendence per te ngrene ushqimin ne sasi me te medha se femijet e shkollave publike. Kjo ben qe numri i femijeve te shendoshe ne keto institucione te jete me i larte.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 00:23