BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Qeveria: Kriza e dritave zgjat tre vjet

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    10092008

    Buzqeshje Qeveria: Kriza e dritave zgjat tre vjet

    Mesazh nga Albatros

    Sipas programit buxhetor afatmesėm, deri nė vitin 2010, Shqipėria do tė vijojė tė jetojė nėn rrezikun e krizės energjetike

    Kriza energjetike nė Shqipėri pritet tė vijojė pėrgjatė viteve 2008-2010, bėhet e ditur nga Programi Buxhetor Afatmesėm, dokumenti kryesor i hartimit tė politikave ekonomike tė qeverisė. PBA aktuale qė merr nė shqyrtim periudhėn trevjeēare 2008-2010, cilėson veēanėrisht si rrezik pėr financat publike dhe tė gjithė vendin, problemet me energjinė elektrike.

    “Realizimi i tė ardhurave nga tatim-fitimi pėr periudhėn 2007-2010, pėrmban edhe riskun e mosarkėtimit tė tė ardhurave nga KESH-i, pėr shkak tė situatės sė pėrkeqėsuar financiare tė kompanisė”, - thuhet nė dokumentin e PBA-sė. “Megjithėse situata financiare e Korporatės ka premisa tė mira pėr t’u pėrmirėsuar nė 3 vitet e ardhshme, vėshtirėsitė energjetike mund ta shoqėrojnė vendin edhe pėr disa vjet”,- shkruhet nė dokumentin e qeverisė.

    Dy janė shkaqet kryesore tė krizės energjetike, sipas analizės sė qeverisė: 1) vjedhja nė rrjet; 2) blerja e energjisė sė importuar me njė ēmim shumė mė tė lartė se ai i shitjes. Sipas logjikės sė qeverisė, ulja e vjedhjeve nė rrjet do tė sjellė edhe importe mė tė ulėta, ndėrsa rritja graduale e ēmimeve do tė reduktojė diferencėn mes ēmimeve tė importit dhe atyre tė shitjeve.

    Nė total, hapja e tregut pėr prodhimin privat tė energjisė elektrike me anė tė hidrocentraleve tė vegjėl dhe hyrja nė punė e Termocentralit tė Vlorės, besohet se do tė zvogėlojė krizėn nė furnizim rreth mesit tė vitit 2009. Nė fakt, edhe kėto plane nuk duket se po ecin ashtu si janė planifikuar. Ndonėse qeveria ka akorduar rreth 100 kontrata koncesionare pėr ndėrtim hidrocentralesh tė vegjėl, vetėm nė katėr apo pesė prej tyre ka nisur puna reale.

    Nga ana tjetėr, qeveria nuk ka qenė nė gjendje tė kryejė pėrmirėsim real nė arkėtimin e energjisė elektrike tė faturuar apo nė uljen e humbjeve. Treguesit po “pėrmirėsohen” duke pėrdorur praktikėn e zakonshme tė faturimit tė lartė pėr institucionet publike, gjė qė i heq paratė e buxhetit nga njėri xhep dhe i fut nė xhepin tjetėr.

    Qeveria shqiptare pranoi muajin e kaluar nė njė letėr drejtuar Fondit Monetar Ndėrkombėtar se niveli i arkėtimeve tė energjisė sė shitur te konsumatorėt, ka rėnė kėtė vit nė 73.7%, niveli mė i ulėt i regjistruar qė nga viti 2001. Qeveria ka pranuar gjithashtu se kėtė vit do tė ketė kufizime tė programuara tė energjisė elektrike nė masėn 4% tė furnizimit normal. Ky kufizim do tė jetė nė kėtė nivel nė rast se prodhimi nė vend ecėn sipas programit. Por ndėrkohė, thatėsira mund tė shkaktojė probleme tė mėdha. Nė rast se shirat nuk krijojnė prurje nė liqenet e veriut brenda shtatorit, kufizimet do tė duhet tė zgjerohen duke filluar nga tetori.

    Nga ana tjetėr, financat e furnizuesit publik me shumicė KESH, janė nė pėrkeqėsim. Sė fundmi, qeveria u detyrua tė dalė garant pėr kredinė e re tė KESH prej 40 milionė eurosh, pasi bankat dolėn nė pėrfundimin se Korporata nuk ėshtė nė gjendje tė marrė kredi. Korporata ka akumuluar borxhe tė mėdha gjatė vitit tė kaluar kundrejt bankave dhe tatimeve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 17:08