BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shqipėria, shembull i bashkėjetesės fetare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shqipėria, shembull i bashkėjetesės fetare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/11/2009, 15:39

    Ambasadori i SHBA nė Tiranė Jon Withers, prezantoi sot pėrpara pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė komuniteteve fetare nė vend, tė politikanėve dhe tė medias, Raportin e Departamentit tė Shtetit mbi Liritė Fetare nė Botė, duke vlerėsuar lart tolerancėn e shkėlqyer tė bashkėjetesės fetare nė Shqipėri.

    Shqipėria, shembull i bashkėjetesės fetare! Shqiperia_shembull_i_bashkejet

    Raporti i Departamentit te Shtetit mbi Lirine Fetare ne Bote, i publikuar mė 26 tetor 2009, thekson se "Kushtetuta shqiptare garanton lirinė e fesė dhe ligje dhe politika tė tjera kontribuan pėr ushtrimin e lirė tė fesė nė Shqipėri."

    Ambasadori i SHBA nė Tiranė Jon Withers, prezantoi sot pėrpara pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė komuniteteve fetare nė vend, tė politikanėve dhe tė medias, Raportin e Departamentit tė Shtetit mbi Liritė Fetare nė Botė, duke vlerėsuar lart tolerancėn e shkėlqyer tė bashkėjetesės fetare nė Shqipėri.

    Nė deklaratė mes tė tjerave thuhet se "Qeveria pėrgjithėsisht respektoi liritė fetare nė praktikė. Nuk pati ndryshim nė statusin e respektimit pėr lirinė fetare nga qeveria gjatė periudhės sė raportimit. Nuk pati raportime pėr abuzime apo diskriminim shoqėror mbi bazė identifikimi, besimi, apo ushtrimi fetar. "

    "Sipas Kushtetutės,- thuhet nė deklaratė,- nuk ekziston njė fe zyrtare dhe tė gjitha fetė janė tė barabarta; megjithatė, bashkėsitė mbizotėruese fetare (myslimanėt sunitė, bektashinjtė, ortodoksėt dhe katolikėt) gėzojnė njė shkallė mė tė madhe njohjeje zyrtare (p.sh. festat kombėtare) dhe statusi shoqėror bazuar mbi praninė e tyre historike nė vend. Pushimet zyrtare pėrfshijnė ditėt e shenjta pėr tė katėr besimet mbizotėruese."

    Komiteti Shtetėror pėr Kultet, nėn juridiksionin e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, thuhet nė deklaratė, "ėshtė ngarkuar me rregullimin e marrėdhėnieve midis qeverisė dhe bashkėsive fetare si dhe me mbrojtjen e lirisė fetare dhe promovimin e bashkėpunimit dhe mirėkuptimit ndėrfetar."

    Sipas Ministrisė sė Arsimit, thuhet nė deklaratė "shkollat publike janė shekullare dhe ligji ndalon indoktrinimin ideologjik dhe fetar. Feja nuk jepet si mėsim nė shkolla publike. Sipas shifrave zyrtare, bashkėsitė, organizatat dhe fondacionet fetare kishin 103 shoqata e fondacione lidhur me to, ku 101 prej tyre administronin 101 institucione arsimore, nga tė cilat 15 ishin shkolla me lidhje zyrtarisht fetare. "

    Po sot Ambasada Amerikane nė Tiranė shpalli organizimin e njė konkursi mbarėkombėtar, me titullin "Respekti dhe Shumėllojshmėria nėpėrmjet Artit" nga data 1 Nėntor deri mė 15 Dhjetor.

    "Tė rinjtė nga mosha 10 deri 18 vjeē janė tė mirėpritur tė sjellin piktura origjinale pa kornizė, me temėn e respektit dhe larmishmėrisė. Ky konkurs arti feston bashkėpunimin e diversitetit, ndėrbesimit, dhe atė ndėrkulturor. Tradita e gjatė e Shqipėrisė nė lidhje me tolerancėn dhe respektin pėr diversitetin janė temat qė duhet tė pasqyrohen nė punimet artistike qė do tė dorėzohen.", thuhet nė njioftimin pėr shtyp tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:32