BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rama: Mandatet e PS nuk digjen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    08112009

    Buzqeshje Rama: Mandatet e PS nuk digjen

    Mesazh nga Albatros

    Mandatet e deputetėve socialistė nuk digjen nga mungesa nė Parlament. Kreu socialist Edi Rama i dha dje pėrgjigje nga Elbasani tė gjithė kostitucionalistėve dhe juristėve pėr djegien e mandateve tė deputetėve socialistė nėse mungojnė mbi gjashtė muaj nė Kuvend. “Kėrkojnė tė pėrēajnė opozitėn me diversione tė turpshme, e iu thonė tė pavėrteta nga njė pėrditė, lidhur me mandatin e deputetėve tė PS-sė, ne nuk hyjmė dhe nuk do tė hyjmė nė Kuvend pėr t’u bėrė bashkėfajtor nė mbylljen e syve pėrpara tė vėrtetės dramatike tė 28 qershorit, por nga ana tjetėr mandatet e deputetėve tė Partisė Socialiste nuk digjen dhe nuk do tė digjen, sepse i kanė ato mandate pėr t’i dhėnė fund zgjedhės sė interesave tė pushtetit familjar tė Sali Berishės”, u shpreh Rama. Opozita zhvilloi dje mitingun e radhės nė qytetin e Elbasanit, ku kėrkoi sėrish hapjen e kutive tė votimit. Edhe pse kohės sė keqe, qytetarėt e Elbasanit dhe tė qyteteve pėrreth kishin mbushur sheshin midis bashkisė sė qytetit dhe prefekturės. Kreu socialist gjatė fjalės sė tij i ftoi qytetarėt tė mos mungojnė nė protestėn e 20 nėntorit nė kryeqytet. “20 nėntori ėshtė njė ditė e shėnuar nė kėtė pėrpjekje historike, pėr t’u ndarė nga njė traditė e shėmtuar qė arriti kulmin nė 28 qershor.
    Nė 20 nėntor, jo vetėm qė ju jeni kėtu, por sė bashku me fqinjėt, miqtė e tė afėrmit, sė bashku me tė gjithė ata qė mund tė lajmėroni duhet tė vini medoemos nė Tiranė, nė sheshin ‘Skėnderbej’, pėr njė manifestim tė madh, nė emėr tė lirisė”, u shpreh Rama. Kryetari socialist akuzoi kryeministrin Berisha se ka frikė nga hapja e kutive tė votimit. “Hapja e kutive ėshtė ēlirimi i shqiptarėve nga vetė Sali Berisha. Sali Berisha nuk do qė ato kuti tė hapen, sepse hapja e kutive tė 28 qershorit i hap rrugėn drejtėsisė pėr tė gjykuar lirisht dhe ndėshkuar me forcėn e ligjit fajtorėt pėr tragjedinė e Gėrdecit dhe pėr grabitjen marramendėse tė fondeve tė rrugės sė kombit”, tha Rama. Siē ka ndodhur dhe nė mitingjet e tjera tė protestės, edhe dje protestėn e PS-sė e kanė mbėshtetur dhe partitė e majta dhe tė djathta opozitare. Kryetari i PLiDr, avokati i njohur Spartak Ngjela, protagonist nė fjalimet e protestės, kėrkoi largimin e Berishės nė 20 nėntor dhe premtoi se pas “rrėzimit tė Berishės pėr 7 ditė opozita do realizojė liberalizimin e vizave”. Duke folur pėrpara protestuesve nė Elbasan, Ngjela theksoi se kėrkohet transparenca pėr votėn, tė mbėrthyera nė kutitė e Berishės, qė ai e ka cilėsuar si vjedhėsin mė tė madh tė historisė shqiptare. “7 ditė pas rrėzimit tė Sali Berishės, do tė shikoni si do tė realizohet liberalizimi i vizave. 20 nėntori ėshtė dita e ndarjes me tė keqen. Kryeministri Sali Berisha ėshtė jo vetėm njė kryeministėr i paaftė, uzurpator, por ėshtė edhe njė e keqe e madhe pėr Shqipėrinė, qė duhet ta shporrim sa mė parė”, tha Ngjela.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 28/5/2024, 22:20