BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Marigona i takon Trump-it!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    12112009

    Buzqeshje Marigona i takon Trump-it!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Bukuroshja kosovare, Marigona Dragusha do ta vazhdojė edhe mė tutje suksesin e saj ndėrkombėtar, pasi ka nėnshkruar kontratė me Donald Trump Models. Dragusha, e cila ishte pėr vizitė nė Kosovė dhe mori pjesė nė njė sfilatė mode nė Gjakovė, ka nėnshkruar kontratėn dhe bashkė me Fadil Berishėn ka udhėtuar pėr nė New York, ku pritet tė vazhdojė karrierėn si modele.

    “Po, kam lidhur kontratė me Donald Trump Models dhe pritet qė atje tė vazhdoj karrierėn time”, ka thėnė Dragusha.

    Dragusha kishte arritur suksesin mė tė madh nė njė garė ndėrkombėtare sikurse ishte ajo e Miss Universe, ndėrkaq ishte e diskutueshme se a do tė nėnshkruajė apo kontratė me Donald Trump.

    Nė fillim ishte thėnė se kosovarja kishte nėnshkruar kontratė, por pas pak kishin ardhur mendime se ajo nuk e ka bėrė kėtė.

    “Jo, ende nuk kam nėnshkruar. Kam pasur biseda mė tė, por ende nuk ka pasur lėvizje nė kėtė drejtim”, kishte thėnė Dragusha mė t’u kthyer nė Kosovė.
    Dragusha ishte kthyer nė SHBA, konkretisht nė New York, ndėrkaq vetėm tani arriti tė konfirmojė se ajo ėshtė zgjedhur tė jetė modele e kėsaj agjencie.
    Megjithatė, pėr Marigonėn ka pasur edhe thashetheme tė ndryshme. Ishin agjencitė e lajmeve tė ndryshme spanjolle, tė cilat kishin shkruar se suksesi i Marigonės ėshtė njė dallaver i Fadil Berishės.

    Kėto gjėra ishin hedhur poshtė nga vetė bukuroshja, por edhe Fadil Berisha.

    Bukuroshja kosovare kishte arritur tė pushtonte shumicėn e ballinave tė shumė medieve nėpėr botė, ndėrkaq ajo kishte thėnė se dėshiron qė tė nė tė ardhmen tė studiojė psikologjinė.

    Ajo nuk kishte pėrjashtuar mundėsinė tė studiojė edhe shkencat politike, pasi qė kėtė profesion mė sa duket ia kishte futur nė qejf takimi me kryeministrin e Bahameve.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:18