BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Vendorėt socialistė protestė pėr reduktimin e buxhetit

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    16112009

    Buzqeshje Vendorėt socialistė protestė pėr reduktimin e buxhetit

    Mesazh nga Vizitor

    Vendorėt socialistė protestė pėr reduktimin e buxhetit 11r9i69
    Pushtetaret vendore te Partise Socialiste protestojne para kryeministrise per ti kerkuar kreut te qeverise, Sali Berishes te ndale reduktimin ne buxhetin e bashkive. Ne fjalen e tij kreu socialist Edi Rama tha se bashkiaket do te presin deri ne 5 dhjetor per plotesimin e kerkesave te tyre, ne rast te kundert do te protesojne ndryshe ne te gjithe vendin.

    "Bashkite dhe komunat tona rrezikojne te mos u pergjigjen dot qytetareve te tyre as per sherbimin elementar te pastrimit, jo me per gjithcka tjeter. Me plote te drejte qytetaret presin dhe kerkojne prej nesh. Sot sidomos me dy masat tuaja te papranueshme te ketij viti, respektivisht ne maj dhe tetor, per biznesin e vogel kercenohet jo thjesht autonomia vendore, por ekonomia vendore dhe buxhetet vendore. Sot me kete apel publik dhe deri kur marredhenia e shkaterruar e pushtetit qendror me ate vendor te kthehet ne normalitetin kushtetues, ligjor dhe demokratik, ne respekt te plote te te drejtave dhe pergjegjesive tona institucionale ne hyjme ne rrugen e protestave", deklaroi Rama.

    Rama paralajmeroi dhe falimentimin e bizneseve te vogla dhe nje dobesim drastik te sherbimeve nga bashkite nese Berisha nuk ndalet ne cenimim e vendoreve. "Ne se do te hyje ne fuqi vendimi me i fundit i Sali Berishes, per te kaluar ne janar te vitit qe vjen nga biznesi i vogel ne biznes te madh, te gjitha bizneset e vogla qe bejne xhiro mbi 5 mln leke, atehere pa dyshim shume biznese qe sot mezi mbahen do te falimentojne, nderkohe qe arka e bashkive dhe komunave tona do te zbrazet ne menyre dramatike. Vetem ne Tirane, ky vendim krejt i cmendur ne kohen e nje krize te tille ekonomike, do te bente qe 3 800 subjekte te kalonin ne 1 janar, nga biznesi i vogel ne biznes i madh dhe ti paguajne qeverise dy tre here me shume se gjate vitit 2009, kur Sali Berisha u qante hallin se po vuanin nga barra fiskale e pushtetit vendor", vijoi Rama.

    Apeli me pese kerkesat e vendoreve socialiste eshte firmosur nga protestuesit. Ky miting zhvillohet paralel me protestat e opozites ne te gjithe vendin per hapjen e kutive, duke rritur ne kete menyre trysnine ndaj shumices ne pushtet.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 07:26