BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Brazili mund Anglinė 1-0, nė ndeshjen miqėsore

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Brazili mund Anglinė 1-0, nė ndeshjen miqėsore

    Mesazh nga Vizitor 16/11/2009, 08:04

    Brazili mund Anglinė 1-0, nė ndeshjen miqėsore 2ah6t8i
    Brazili nuk ndalet dhe fiton 1-0 edhe miqėsoren me Anglinė. 5 herė kampionėt e botės kanė mposhtur ata qė shpikėn futbollin, falė njė goli tė Nilmar, nė takimin e zhvilluar nė Khalifa. Fabio Capello nė fakt, kishte eksperimentuar me linjat e dyta dhe kjo ja lehtėsoi shumė punėn Selecaos. Gjithėsesi, goli i vetėm i ndeshjesh ėshtė shėnuar nė minutėn e 47, kur sulmuesi i Villareal ka shfrytėzuar saktė topin e gjatė tė Elanos dhe me kokė ka mposhtur portierin e Anglisė, Ben Foster.

    Brazili mund tė kishte shėnuar golin e dytė 10 minuta mė pas, kur Foster ka penguar brenda zonės Nilmar, pas gabimit tė Ues Broun. Por 11 metėrshi i goditur nga Luis Fabiano ka pėrfunduar mbi traversė. Edhe goditja e Lucios nė minutėn e 77 ėshtė pėrplasur nė shtyllė, por fitorja minimale ruan ecurinė positive tė Brazilit kundėr Anglisė, qė herėn e fundit qė ka mundur amerikano-latinėt ka qenė nė vitin 1990. Nė miqėsoren tjetėr tė luksit, Spanja ka mundur 2-1 Argjentinėn.

    Xabi Alonso ka shėnuar dy golat qė i kanė dhėnė suksesin kampionėve tė Europės. Mesfushori i Real Madrid, ka hapur serinė e golave nė Vincente Calderon nė minutėn e 16, duke pėrfituar brenda zonės, pas goditjes sė David Villa. Argjentina duket mė e rrezikshme nė pjesėn e dytė dhe Lionel Messi ka barazuar me 11 metėrsh nė minutėn e 61, pas pengimit tė Maxi Rodriguez nga Raul Albiol. Por vendos nė fund njė tjetėr 11 metėrsh, qė shndėrrohet nė gol nga Alonso, katėr minuta nga pėrfundimi. Spanja dhe Argjentina kanė tashmė nga 5 fitore secila dhe dy barazim, nė 12 ndeshjet e zhvilluara mes tyre.

      Ora ėshtė 27/4/2024, 23:55