Rama: Berisha do tė largohet bashkė me kutitė qė nuk hapen
Vizitor- Vizitor
Kryesocialisti Edi Rama tha se Berisha do te largohet se bashku me kutite qe nuk hapen nese nuk do ti plotesoje kushtet e opozites, ne pėrgjigje te fjales se kryeministrit ne Kuvend, ne nje konference per shtyp nga selia roze.
"Te te vije turp qe vazhdon ti tregosh shqiptareve brockulla per gjykaten qe ste lejoka te hapesh kutite, dhe per ate mikun e huaj qe te paska thene Sali ne asnje menyre kutite se nuk te le gjykata. Thirrja jone e perseritur eshte 'Mos u kap pas mikut te huaj qe ke pare ne enderr, por hapi kutite para sa populli sovran te te detyroje te largohesh bashke me kutite. Deri ne moshen time i ke sherbyer perulesisht diktatures komuniste, madje i angazhuar dhe ke marr pjese ne persekutimin e internimin e njerezve te pafajshem. Je pergjegjesi kryesor per vonesen e pajustifikueshme te Shqiperise qe ka mbetur e fundit ne Evrope qofte prej vizave, qe na e kaloi dhe Serbia, qofte per aplikimin per tu bere kandidat, qe kemi mbetur bashke me Serbine, se Serbia ka kriminel lufte te padorezuar, kurse ne te kemi ty", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.
Kryesocialisti tha se nuk ka share asnjė nga familjaret e kryeministrit por nuk terhiqet nga ideja se qeveria eshte ne funksion te interesave te familjes Berisha.
"Te te vije turp qe sa me shume plakesh, e aq me shume genjen dhe abuzon me te verteten. Ka te ngjare te ngaterrosh mua me veten, po asnjehere nuk kam share asnje njeri te familjes tende, por e kam thene dhe e them dhe do ta them, qe interesat ekonomike financiare te familjes tende diktojne qeverisjen e vendit me shume se interesat publike te qytetareve te ketij vendi", vijoi Rama.
Rama mbrojti kreret e pushtetit vendor socialist duke i kujtuar kryeministrit se eshte ne nje borxh te madh me qytetaret shqiptare.
"Te te vije turp qe kercenon kryebashkiaket opozitare me te cilet ke nje llogari te hapur publikisht dhe te pret qe nga e hena e ardhshme nje beteje qytetare qe uroj ta shmangesh ne kohe, duke plotesuar te peste kerkesat e apelit tone publik", perfundoi ai.
No Comment.