BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lirohet nga burgu Rezart Taēi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    20112009

    Buzqeshje Lirohet nga burgu Rezart Taēi

    Mesazh nga Vizitor

    Lirohet nga burgu Rezart Taēi Sfun92
    Biznesmeni Rezart Taci lirohet nga burgu pas dy javesh ne qeli nen akuzen e goditjes se gazetarit Mero Baze. Gjykata e Apelit e mori kete vendim para disa minutash ne nje seance te posacme ku avokatet paraqiten kerkesen e tyre per ndryshimin e mases se sigurise “me burg pa afat” qe kishte vendosur Gjykata e Tiranes.

    Ne baze te vendimit te marre nga Gjykata e Apelit bisnesmeni Rezart Taci eshte i detyrur te paraqitet ne prokurori ne datat e caktuara. Gjate seances se sotme fillimisht u percaktuan me short gjyqtaret e rinj te ceshtjes, Metush Saraci, Alaudin Malaj dhe Edmond Islami, pasi gjyqtarja Zeqine Sollaku dha doreheqjen nga ceshtja per shkak te konfliktit te interesit pas nje procesi te hapur gjyqesor qe ajo ka me gazetarin Mero Baze. Per konflikt interesi u largua dhe anetari i trupit gjykues Fatos Qato i cili deklaroi se nje pjesetar i familjes se tij punonte per kompanine “Taci Oil”.

    Ne komentet e tij pas seances ne apel avokati i Tacit, Maks Haxhia tha se vendimi i Gjykates se Tiranes ishte ekstrem.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 06:04