BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Besimtarėt myslimanė festojnė Bajramin!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Besimtarėt myslimanė festojnė Bajramin!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/9/2008, 23:30


    Tiranė - Besimtarėt myslimanė nė gjithė vendin festuan sot qė nė orėt e para tė mėngjesit me falje e me lutje, festėn e Fitėr Bajramit-Bajramit tė Madh. Riti i namazit ėshtė kryer nė xhamitė e vendit, ku besimtarėt kanė marrė mesazhin pėr mė shumė dashuri, mė shumė paqe dhe mė shumė vėllazėri e miqėsi me njėri-tjetrin.

    Pas faljes sė namazit, daulle tė shumta do tė bien deri nė drekėn e Fitėr Bajramit, nė shenjė hareje dhe paqeje pėr mbarė njerėzimin.

    Besimtarėt vijnė nė kėtė ditė pas 30 ditėsh agjėrim dhe lutje dhe tani ata mund tė fillojnė njė jetė tė re, pasi shpriti i tyre ėshtė pastruar nga mėkatet e pėrditshme.

    Me rastin e festės besimtarėt kanė marrė urime nga kreu i shtetit dhe drejtues tė partive politike.

    Kreu i shtetit, Bamir Topi vlerėsoi nė urimin e tij pėr besimtarėt rėndėsinė e madhe tė bashkėjetesės fetare, duke e quajtur atė si njė nga standardet e arrira tė shoqėrisė shqiptare. Duke uruar besimtarėt myslimanė nė tė gjithė vendin me rastin e kėsaj feste, Presidenti Topi u shpreh se “kjo ėshtė njė festė pėr tė gjithė popullin shqiptar, pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare, sepse ne jemi mėsuar qė tė festojmė me festat e njėri-tjetrit”.

    Urime besimtarėt kanė marrė edhe nga kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama. Ai vizitoi sot selinė e komunitetit mysliman nė Tiranė, ku u prit nga kryetari i kėtij komuniteti, Selim Muēa.

    “Unė iu uroj tė gjithėve gėzuar kėtė festė dhe shpresoj qė sot tė jetė pėr tė gjithė njė ditė pushimi e reflektimi,nė funksion tė domsdoshmėrisė pėr ti dhėnė kėtij vendi tė vogėl atė energji pozitive, pėrmes sė cilės ky vend mund tė shkojė shumė pėrpara.” tha Rama.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:22