BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Protesta e PS, Rama: Jo luftė pėr pushtet, por betejė pėr drejtėsi

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    21112009

    Buzqeshje Protesta e PS, Rama: Jo luftė pėr pushtet, por betejė pėr drejtėsi

    Mesazh nga Vizitor

    Protesta e PS, Rama: Jo luftė pėr pushtet, por betejė pėr drejtėsi 444t0
    Kjo nuk ėshtė njė luftė pėr pushtet, po njė betejė pėr drejtėsi. Kėshtu ėshtė shprehur kreu i socialistėve, Edi Rama nė nisjen e protestės tre ditore pėr hapjen e kutive te votimit. Sot mė shumė se kurrė e duam Shqipėrinė si gjithė Evropa, tha Rama. Nderkohe, 65 deputetėt socialistė, me Ramėn nė krye do tė vijojnė protestėn edhe gjatė natės sė bashku me 2 mijė anėtarė socialistė.

    “Nuk jane fjalet e mia po jane keto fakte, prova dhe deshmi qe e ulen boterisht Shqiperine kete vit ne rangjet e vendeve me te korruptuara te botes, nen Ruanden dhe Uganden. Sali Berisha nuk po qeveris ne respekt te Kushtetutes, ligjit dhe barazise se qytetareve te ketij vendi. Ai po sundon duke shkelur Kushtetuten dhe duke thelluar cdo vit pabarazine dhe padrejtesine ne vend per qellime aspak te fshehura perfitimi. Sali Berisha nuk eshte pershpejtuesi, po pergjegjesi kryesor per vonesen historike te Shqiperise ne rrugen drejt NATO e BE. Ishte pikerisht Sali Berisha qe e coi kete vend ne humneren e piramidave duke e nxjerr totalisht Shqiperine nga binaret e integrimit, eshte perseri Sali Berisha pergjegjesi kryesor edhe per vonesen e pajustifikueshme te Shqiperise sot qe kemi mbetur i fundit ne Evrope per heqjen e vizave”, deklaroi Rama.

    Nėse kutitė do tė mbahen forcėrisht tė mbyllura, do kėrkojmė me forcė largimin e qeverisė dhe zgjedhje tė parakohshme, vijoi Rama. Ai i bėri thirrje qytetarėve qė tė vijojnė protesta tė pandėrprera pėr cdo arsye qė lidhet me cdo detyrė tė qeverisė, pėr tė kėrkuar largimin e saj. Thirrja ime pėr Berishėn, tha ai, ėshtė hapja e kutive pėrpara se populli tė tė detyrojė tė largohesh bashkė me kutitė. Ndėrkohė qė ai mohoi kategorikisht hyrjen e opozitės nė Parlament, pa hapjen e kutive, duke e quajtur atė njė mbyllje pa kushte tė opozitės.

    “Shkurt dhe troc, nese kutite do mbahen forcerisht te mbyllura ne do kerkojme me force largimin e qeverise dhe zgjedhjet e parakohshme. Do kerkjome nje te drejte qe nuk na e mohon Sali Berisha. Me protesta te panderprera kudo, per cdo arsye qe lidhet me cdo detyre te qeverise, ne do kerkojme qe qeveria te largohet. Thirrja jone per Sali Berishėn, gjithe populli opozitar por dhe cdo qytetari demokrat qe nuk druan nga e verteta, nga transparenca dhe hetimi ligjor parlamentar eshte, mos u fshi as pas paktit tė ntegrimit, pas ndonje miku te huaj qe te del ne enderr e te thote Sali mos i hap kutite se s’ta lejon ligji, perpara se populli sovran te te detyroje te largohesh bashke me kutitė”, u shpreh Rama.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 05:47