BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alarm kuqezi, dėmtohet sulmuesi Salihi

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Alarm kuqezi, dėmtohet sulmuesi Salihi

    Mesazh nga Albatros 4/10/2008, 15:24

    Sulmuesi dėmtohet nė stėrvitje. "Kujtova se theva kėmbėn, por pėr fat tė mirė nuk rezultoi ashtu"

    Dėmtohet rėndė nė stėrvitje sulmuesi i talentuar i kombėtares, Hamdi Salihi. Lajmin e bėn tė ditur pėr "Sportin shqiptar" vetė futbollisti shkodran, i cili flet pėr atė ēfarė i ndodhi nė seancėnsė premtes tė Riedit. Njė lajm shumė i keq ky pėr kombėtaren, sepse tė shtunėn tjetėr do tė luhet ndeshja eliminatore me Hungarinė, dhe nuk dihet nėse 24-vjeēari do tė jetė i gatshėm.

    Tejet i mėrzitur, golashėnuesi shqiptar tregon nė linjė telefonike nga Austria pėr momentin e keq. "Ende jam i habitur pėr atė ēfarė mė ndodhi. Ishte njė kėrcim me kokė dhe kavilja mė kėrciti shumė keq. Si mua, ashtu edhe shokėve tė ekipit, aq mė shumė atij qė mė markonte, direkt na shkoi mendja pėr njė thyerje tė kėmbės. Ishte njė ēast qė nuk dua ta shkoj nėpėr mend, por pas grafisė qė bėra sot (dje), shyqyr Zotit rezultoi qė ishte njė ndrydhje e kaviljes. U qetėsova pėr momentin, por kur mendon qė ke ndeshjen me kombėtaren afėr, mėrzitja ėshtė e madhe.

    Mjekėt e ekipit mė kanė thėnė qė duhet tė rri tė paktėn katėr ditė pushim. Tani duhet tė bėj gjithēka me stafin mjekėsor, qė deri ditėn e ndeshjes me Hungarinė tė jem i gatshėm. Jam shumė i ēuditur pėr faktin se ishte njė dyluftim pa pretendime. Megjithatė, futbolli ky ėshtė, nuk ke ēfarė t'i bėsh,"- tregon Hamdi Salihi. Ai duhet tė luante dje me Riedin nė ndeshjen me Matersburgun, ekipit qė gjithnjė i ka shėnuar. "Ajo qė mė shqetėson mė shumė, ėshtė ėnjtja e kaviljes. Kjo mė bėn disi pesimist dhe nuk di ēfarė tė them. Mė ngelet vetėm tė shpresoj,"- shprehet sulmuesi, qė do t'i bashkohet kombėtares tė hėnėn nė Budapest, kur dhe nis grumbullimi pėr ndeshjen me Hungarinė. Nė kėtė fundit do tė mėsohet mė shumė pėr gjendjen e shkodranit.

    Golashėnuesi kuqezi, Hamdi Salihi, flet pėr sfidėn me Hungarinė. Sipas tij, duhet guxuar pėr mė tė mirėn

    "Pse jo, tė mbajmė vendin e parė nė grup"


    Duke lėnė pas dėmtimin, Hamdi Salihi u pėrgjigjet me mirėsjellje pyetjeve nė lidhje me ekipin kombėtar. Pėr golashėnuesin, ndeshja e rėndėsishme nė transfertė me Hungarinė kėrkon guxim pėr tė arritur njė rezultat pozitiv. Sulmuesi kuqezi ėshtė ambicioz, kur ndėr tė tjera thotė: "Tė gjithė mund ta quajnė tė pėrkohshėm vendin e parė nė grup, por unė kam njė bindje qė do tė jemi nė krye edhe pas ndeshjes me Hungarinė." Pėr mė tej, ja si u shpreh pėr "Sportin shqiptar" futbollisti shkodran:

    - Duke ju uruar riaftėsim sa mė tė shpejtė, si e parashikoni ndeshjen e rėndėsishme me Hungarinė?

    - Pėr veten mund tė pėrdor shprehjen e popullit qė, gjithmonė pas njė momenti tė keq, vjen njė gjė e mirė. Ndoshta edhe me mua ndodh kėshtu nė ndeshjen me Hungarinė. Mendoj se ėshtė njė pėrballje, ku ne duhet tė bėjmė tė pamundurėn pėr tė arritur rezultatin pozitiv. Eshtė koha tė guxojmė pėr rezultatin. Futbolli ka tė papritura, por ne duhet t'i bėjmė hyzmetin kėsaj ndeshjeje, qė nė fund tė mos themi: luajtėm keq. Hungaria ėshtė njė ekip i mirė, por edhe njė fitore jona nuk besoj se do tė ishte ndonjė ēudi. Kemi lojtarė shumė tė mirė dhe e kemi treguar veten, por kėtė herė duhet tė japim mė shumė se 100%.

    - Ē'do tė thotė pėr ju vendi i parė nė grup?

    - Natyrisht qė kjo ėshtė njė kėnaqėsi, tė cilėn unė personalisht e kam ndier kur u ktheva nė Austri. E kam thėnė edhe mė parė, qė kombėtarja ėshtė diēka shumė e rėndėsishme pėr njė futbollist. Unė pėr vete kėtė e mėsova kėtu nė Austri. Pėr tė qenė i sinqertė, tė gjithė mendojnė qė ky do tė jetė njė vend i pėrkohshėm pėr Shqipėrinė, duke pasur parasysh skuadrat e forta qė ne kemi nė grup. Kėtė herė kam njė bindje, se edhe pas ndeshjes me Hungarinė, do tė jemi tė parėt. Megjithatė, ne duhet tė qėndrojmė me kėmbė nė tokė, duke u pėrqendruar vetėm te Hungaria.

    - Njė mendim pėr skemėn e pėrdorur nga trajneri Ari Han, me vetėm njė sulmues tė deklaruar?

    - Derisa trajneri e ka aplikuar dhe ka arritur rezultate pozitive, atėherė do tė thotė qė varianti ka qenė i suksesshėm. Me Suedinė unė u pėrpoqa shumė, por ishte e pamundur tė ēaje. Trajneri e di mė mirė, por nuk do tė ishte keq qė me Hungarinė tė guxojmė edhe me dy sulmues, pasi natyrshėm krijohen hapėsira mė tė mėdha pėr ne qė luajmė nė kėtė repart. Sidoqoftė, e rėndėsishme ėshtė qė nė fund tė arrijmė rezultatin. Ekipit i ėshtė futur nė fryma e lojės nė grup dhe tė gjithė futen nė fushė me qėllimin pėr tė zhvilluar njė lojė kolektive.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 14:53