BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trukimet e ndeshjeve, hetime edhe nga prokuroria shqiptare

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Trukimet e ndeshjeve, hetime edhe nga prokuroria shqiptare

    Mesazh nga Vizitor 1/12/2009, 11:48

    Trukimet e ndeshjeve, hetime edhe nga prokuroria shqiptare Rbised
    Prokuroria shqiptare mund te kete ne te ardhmen pjese te hetimeve te saj edhe ndeshjet e futbollit. Keshtu eshte shprehur ne studion e emisionit “Skaner Kampionat” kryetari i Prokurosise se Apelit dhe iniciatori i hartimit te ligjit per trukimin e ndeshjeve ne Shqiperi, Shkelqim Hajdari. UEFA ka vene se fundmi ne listen e zeze te hetimeve per paracaktim te rezultateve edhe dy skuadrat shqiptare Tiranen dhe Vllaznine dhe per te zbardhur kete ceshtje, sipas Hajdarit qeveria evropiane e futbollit do te bashkepunoje me organin e prokurorise ne Shqiperi.

    "Ne jemi nje vend ky agjencite ligjzbatuese bashkepunojne me agjencite e vendeve, sepse ne jemi pjese e nje rajoni. Dhe sigurisht krimi i organizuar mendoj une, dhe e dijenine time, jo per sportin, i ka shtrire kthetrat ne shume drejtime. Dhe mundet qe prokuroria te kete dhe histori qe futbollin e kane pjese te perfitimeve pasurore. Ju e dini shume mire qe rasti i Maqedonise i para dy vjeteve eshte i dy organeve, i UEFA-s, dhe prokurorise se Maqedonise", tha prokurori Shkelqim Hajdari.

    Edhe ne kampionatin shqiptar te futbollit kane qene te shumta akuzat per trukim apo shitje te ndeshjeve, por deri tani askush nuk ka bere asnjė denoncim ne Prokurori. "Deri tani ka rezultuar qe klubet sportive, dhe FSHF, nuk ka asnje rast qe mund te kene denoncuar", vijoi Hajdari. Ligji shqiptar parashikon deri ne shtate vjet burg per personat qe trukojne garat sportive.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 01:56