Inter vazhdon arratine ne vendin e pare te kampionatit italian, pas fitores minimale 1-0 kunder Fiorentines. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ka marre tri pike fale golit te Diego Militos, i cili ne minuten e 85-te ekzekutoi sakte nje 11-metersh te fituar nga vete ai. Inter ka kontrolluar thuajse te gjithe takimin, por nuk ka arritur te gjeje golin megjithe pėrpjekjet per te shenuar, nderkohe qe Fiuorentina ka qene shume prane surprizes ne pjesen e dyte, kur Xhilardino do te godite shtyllen. Gjithsesi, zikalterit do te gjenin fitoren me Milito.
Argjentinasi do te merrte nje 11-metersh, te cilin do ta kthente vete ne gol, duke i dhene tri pike skuadres se tij, e cila kryeson Serine A me 7 pike me shume se Milani. Skuadra e Leonardos ka arritur nje fitore te vuajtur 0-2 ne fushen e Katanias. Heroi i kuqezinjve eshte Huntelar. Hollandezi i aktivizuar vetem si zevendesues do te realizonte dy golat e fitores ne kohen shtese. Pas nje loje thuajse pa raste Huntelar do te shenonte golin e pare ne minuten e 91-te me nje gjuatje te sakte ne hyrje te zones, nderkohe qe 1 minute me pas do te ishte perseri sulmuesi qe me nje parabol spektakolare do te arshivonte suksesin e Milanit, i cili eshte ngjitur ne vendin e dyte edhe pas hapit fals te Juventusit, i cili eshte mundur 2-0 ne fushen e Kaljarit.
Vendasit do te kalonin ne epersi me nje gol spektakolar te Nene, i cili me nje gjuatje potente do te mposhte Bufon. Kaljari do te gjente gje golin e dyte ne minuten e 89-te me Matrin, duke ndalur skuadren e Ferrares, e cila nuk po kalon nje forme te mire.