Roman Polanski kthehet ne shtepine e tij ne Gstaad te Zvicres. Per ta mbrojtur nga media, autoritetet fillimisht e transferuan ne nje vend te panjohur. Regjisori i famshem do te mbaje nje byzylyk elektronik, i cili njofton zyrtaret ne rast se ai tenton te largohet nga shtepia. Per te dale nga burgu dhe per te fituar lirine me kusht, Polanski pagoi 3 milione dollare.
Ne banesen e tij jane instaluar dhe aktivizuar pajisje te mbikeqyrjes elektronike ne rast se do te kete ndonje tentative per levizje te Polanskit.
Nuk dihet nese kerkesa per ekstradim bere nga Shtetet e Bashkuara do te plotesohet. Ne rast se Polanski do te transferohet ne SHBA atehere duhet te pergjigjet para drejtesise per akuzen e perdhunimit ne dem te nje 13-vjecareje, ngjarje qe ka ndodhur ne vitin 1977.
No Comment.