BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si u mundėm 12-0 nė 1950 nga Hungaria

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Si u mundėm 12-0 nė 1950 nga Hungaria

    Mesazh nga Albatros 10/10/2008, 13:34


    Shqipėria shpreson qė tė marrė njė rezultat pozitiv nė ndeshjen e sė shtunės kundėr Hungarisė, madje trajneri, kapiteni apo edhe lojtarė tė tjerė kuqezinj ėndėrrojnė edhe fitoren. Megjithatė, nuk duhet harruar fakti se nė stadiumin ku do tė luhet ndeshja tė shtunėn, Kombėtarja shqiptare ka pėsuar humbjen e saj mė tė thellė nė histori, 12-0. Ishte njė ndeshje miqėsore, fatkeqe pėr kuqezinjtė e drejtuar asokohe nga trajneri Bik Jakova.

    Nė atė ndeshje (24.09.1950), portierėve tė famshėm si Qemal Vogli apo Sulejman Maliqati iu desh tė pėrballeshin me “falangėn” hungareze tė udhėhequr nga Pushkash dhe shokėt e tij, qė nė atė periudhė i kishin futur tmerrin gjithė skuadrave evropiane. Kuqezinjtė bėnė njė rezistencė prej 18’ minutash, por mė pas mbrojtja shqiptare u thėrrmua nga hungarezėt, tė cilėt shėnuan jo pak, por 12 herė nė portėn shqiptare duke i shkaktuar Kombėtares tonė humbjen mė tė thellė nė gjithė historinė e saj, rekord negativ qė pėr fat tė mirė Shqipėria nuk e ka thyer mė qė prej asaj kohe.

    Tetė gola i pėsoi Vogli. Pushkash shėnoi 2, Budai (2), Kocis (2), Palotash (2), ndėrsa katėr tė tjerėt i pėsoi Maliqati, i cili u fut nė fushė nė minutėn e 53-tė. Shqipėria kthehet nė stadiumin e “ferrit” pas 58 vjetėsh, por kėtė radhė me shpresėn pėr t’u hakmarrė ndaj hungarezėve, qė kanė vulosur rekordin “e zi” nė historinė e pėrfaqėsueses kuqezi. Sot stadiumi i Budapestit, mban emrin e mė tė madhit futbollist hungarez tė tė gjitha kohėrave, ai qė i pat shėnuar Shqipėrisė dy gola nė atė miqėsore shkatėrrimtare, “Ferenc Pushkash”. Ai ka njė kapacitet prej 68.976 vendesh tė ulura.

    Punimet pėr ndėrtimin e tij kanė filluar nė vitin 1948 dhe kanė pėrfunduar nė vitin 1953. Stadiumi ėshtė ndėrtuar nga ushtria dhe nė vitet e mėvonshme ka pėsuar ndryshime tė shpeshta. Takimi mes Hungarisė dhe Shqipėrisė do tė luhet tė shtunėn nė orėn 19.45. Kjo do tė jetė ndeshja e tretė e kuqezinjve e vlefshme pėr eliminatoret e Kupės sė Botės “Afrika e Jugut 2010”.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:52