BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Platini mė 11 nėntor nė Tiranė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Platini mė 11 nėntor nė Tiranė

    Mesazh nga Albatros 10/10/2008, 13:36

    Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini do tė vijė pėr njė vizitė zyrtare mė 11 nėntor nė Tiranė. Ai ka pranuar ftesėn e bėrė nga presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit disa muaj mė parė dhe ndonėse kishte premtuar se do tė vinte nė Tiranė gjatė verės, vetėm tani ka vendosur zyrtarisht qė tė vizitojė sėrish kryeqytetin shqiptar, pėr shkak tė axhendės sė tij tė ngjeshur. Zyra pėr shtyp e FSHF-sė ka bėrė tė ditur se Platini gjatė vizitės sė tij nė Tiranė pritet tė takohet edhe me krerė tė shtetit shqiptar. Kjo do tė jetė hera e tretė qė ish-ylli i futbollist francez vjen nė Tiranė dhe e para pėr tė si presidentit i UEFA-s. Platini ka marrėdhėnie tė mira me kreun e Federatės shqiptare, Dukėn, madje miqėsia e tyre ėshtė forcuar pasi kreu i FSHF-sė i dha votėn nė zgjedhjet e vitit tė kaluar pėr postin e kreut tė UEFA-s.
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: Platini mė 11 nėntor nė Tiranė

    Mesazh nga Albatros 24/10/2008, 12:52


    Mishel Platini, mik nė Asamblenė e Futbollit


    KE pėrgatit pritjen e Presidenti i UEFA-s, si dhe vendos pėr tė shpėrblyer kuqezinjtė pėr barazimin me Portugalinė

    Pėr herė tė parė, njė titullar i organizmit mė tė lartė tė futbollit europian do tė marrė pjesė nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Zakonshme tė FSHF-sė, qė do tė mbahet mė 12 nėntor. Bėhet fjalė pėr presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, i cili mė 11 nėntor do tė vizitojė Tiranėn, dhe njė ditė mė pas do tė jetė mik i Asamblesė sė FSHF-sė.

    Komiteti ekzekutiv i kėsaj tė fundit, nė mbledhjen e djeshme, pasi miratoi datėn e zhvillimit tė Asamblesė, foli gjatė pėr organizimin qė do t'i bėhet vizitės sė njeriut tė njohur tė futbollit, tashmė me petkun e zyrtarit mė tė lartė. Sipas burimeve pranė anėtarėve tė KE-sė, bėhet e ditur se tė martėn e 11 nėntorit, axhenda e Platinisė fillimisht konsiston me pėrurimin e fushės sė Krujės, qė ėshtė ndėrtuar falė bashkėpunimit tė FSHF-sė me UEFA-n, nė kuadėr tė projektit "Hat Trick 2".

    Ndėrkohė mėsohet se kreu i UEFA-s do tė takohet me njė nga krerėt e shtetit shqiptar, Presidentin e Republikės, Bamir Topi, apo Kryeministrin Sali Berisha. Kjo ngelet pėr t'u pėrcaktuar nė ditėt e ardhshme. Gjatė vizitės, Platini do tė jetė i shoqėruar nga drejtuesit e FSHF-sė, si dhe anėtarėt e komitetit ekzekutiv. Platini do tė diskutojė me drejtuesit e federatės pėr problemet qė ka futbolli shqiptar, ku natyrisht pritet tė parashtrojė mundėsinė e UEFA-s, pėr njė ndihmė mė tė madhe nė tė ardhmen.

    Pas takimeve nė ditėn e parė, paraditen e 12 nėntorit Platini do tė mbajė njė fjalim para Asamblesė, e mė pas do tė largohet nga Tirana. Kjo vizitė duket shumė domethėnėse, pas problemeve qė ka kaluar Shqipėria, ku kujtojmė kėtu pezullimin nga aktivitetet ndėrkombėtare. Pėrgjigjja pozitive ndaj ftesės sė bėrė nga presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, nuk ėshtė rastėsi, pasi kreu i UEFA-s, Mishel Platini edhe mė parė ka kėrkuar tė vijė nė Shqipėri gjatė konfliktit shtet-federatė, qė ēoi nė pezullimin pa afat tė futbollit tonė, e mė pas heqjen e kėsaj mase.

    Kuqezinjtė, nga 3 mijė euro pėr pikėn me "luzitanėt"

    Komiteti ekzekutiv nuk kishte si tė mos e diskutonte edhe paraqitjen e kombėtares nė dy ndeshjet e fundit, me Hungarinė dhe Portugalinė. Si gjithnjė, FSHF-ja, me nė krye presidentin Armand Duka, ėshtė treguar bujare dhe dje ka miratuar njė shumė prej 50 mijė eurosh, pėr barazimin historik qė kuqezinjtė morėn ndaj Portugalisė.

    Mėsohet se nga kėto, 3 mijė euro do tė marrin pėr kokė lojtarėt titullarė, ndėrsa mė pak ata tė stolit. Anėtarėt e komitetit ekzekutiv kishin rėnė dakord pėr ta shpėrblyer kombėtaren me kėtė shumė qė pas ndeshjes me Portugalinė. Madje, kjo u diskutua gjatė festės sė kuqezinjve. Fillimisht kanė qenė pėr t'u dhėnė 2 mijė euro pėr lojtar, por kėsaj shume iu shtuan edhe njė mijė tė tjera. Nga ky shpėrblim, trajneri i kombėtares, Ari Han, nė bazė edhe tė kontratės qė ka nėnshkruar, pėrfiton 5 mijė euro. Kjo ėshtė pėrcaktuar nė pikat e kontratės, si njė bonus pėr holandezin, nė lidhje me pikėt qė do tė marrė ai nė drejtimin e Shqipėrisė.
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Platini mė 11 nėntor nė Tiranė

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/11/2008, 17:45


    Batuta e Platinisė: S’ju ndihmoj dot nė fushė

    Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, edhe pse me nota humori u ka kėrkuar drejtuesve tė futbollit nė Shqipėri qė tė jenė mė bashkėpunues dhe t’i kushtojnė mė tepėr vėmendje pėrgatitjes sė tė rinjve. “Dua tė saktėsoj njė gjė: unė nuk kam ardhur nė Shqipėri, qė tė ndikoj me rolin tim qė Shqipėria tė fitojė ndeshjet kundėr skuadrave tė tjera, por pėr tė shprehur mbėshtetjen time qė tė ndihmoj nė formimin e brezave e rinj tė futbollistėve, dhe kėtė duhet ta bėj me Federatėn Shqiptare tė Futbollit dhe ministrinė, qė besoj se e kuptoi se ēfarė do tė bėjmė ne me futbollin nė Shqipėri”, ka thėnė Mishel Platini pas takimit nė MTKRS.

    Ministri i Sporteve, Ylli Pango, u shpreh me nota optimizmi pas takimit tė tij me numrin 1 tė UEFA-s. “Biseduam kryesisht pėr projektet e UEFA-s pėr tė ndihmuar sportin shqiptar. Ėshtė njė projekt pėr tė shtuar orėt e mėsimit nė fushėn e edukimit fizik dhe nė veēanti tė futbollit. Pėr ta hapur mė gjerėsisht atė. Ėshtė njė projekt pėr 12 fusha stėrvitore futbolli, tė cilat do tė financohen nga UEFA, duke i kaluar kėto fonde pėrmes Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kemi folur edhe pėr ide tė tjera interesante”, deklaroi Pango. Vizita e presidentit tė UEFA-s nė Tiranė i ka dhėnė fund zyrtarisht edhe konfliktit mes shtetit dhe Federatės Shqiptare tė Futbollit.

    Gjatė bisedimeve tė djeshme mes tė tria palėve nuk ėshtė diskutuar pėr nenin 53, tė shumėpėrfolur tė statutit tė FSHF-sė, por Pango ka saktėsuar duke thėnė: “Nuk u diskutua fare ai nen dhe pėr kėtė pėrgjigje do tė jap unė. Ėshtė njė nen, pėr tė cilin ekipet, po i quaj teknike, janė marrė vesh. Ėshtė riformuluar neni nė lidhje me pėrcaktimin “pa kufizim nė kohė, hapėsirė e tij,”. Do tė kalojė siē kemi rėnė dakord, por do tė bėjmė edhe disa rregullime tė tjera. Kjo ėshtė nė diskutim nė nivel specialistėsh”. Statuti i ri i Federatės pritet tė miratohet sot nė Asamblenė e Zakonshme tė Pėrgjithshme, ku do tė jetė i pranishėm edhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. Presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, ka vlerėsuar mbėshtetjen e UEFA-s dhe nė veēanti atė tė Shqipėrisė.

    Sipas tij, Mishel Platini me vizitėn e tij nė Tiranė vėrtetoi se e ka mbajtur fjalėn pėrsa i pėrket mbėshtetjes ndaj vendeve tė vogla. “Mendoj se presidenti i UEFA-s i vlerėson nė mėnyrė tė barabartė anėtarėt, veēanėrisht ne qė mund tė quhemi tė vegjėl” – ka thėnė Duka pėr albanisoccer.com.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Platini mė 11 nėntor nė Tiranė

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:21