Berisha: Luftė ndaj mafias nė vend. Anulohet shitja e tokės te Tajvani
Vizitor- Vizitor
Kryeministri Sali Berisha e konkretizoi me vendim qeverie denoncimin e tij publik per ate qe ai e ka cilesuar afere me token publike ne qender te Tiranes. Ekzekutivi vendosi ne mbremje anullimin e shitjes se 1350 metrave te kompleksit Tajvani, ndersa kerkoi qe te njejtin vendim ta marin edhe keshilltaret e keshillit bashkiak te Tiranes.
"C'berjen e vendimit me te cilin eshte pervetesuar toka publike ne zemer te Tiranes jashte cdo lloj kompetence te keshillit bashkiak. 1350 meter katrore toke, sic eshte marr vesh jane pervetesuar me njecmim qesharak ne nje kohe kur toka nuk ka qene private, ne nje kohe kur toka nuk ka qene prone e bashkise se Tiranes, por toke publike, prone e shtetit per te cilen pergjegjese direkte eshte qeveria qendrore", deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Berisha lexoi mesazhe qe i kane mberitur nga shume qytetare, te cilet sipas tij ndjehen te kercenuar nga mafia e ndertimit. Ndaj ai propozoi Amendimin e Ligjit te Inspektoriatit te Ndertimit dhe krijimin e nje force te nderhyrjes se shpejte.
"Por ne menyre absolute ndertim qe te kercenoj keta qytetare nuk do mund te tolerohet po do rrafshohet. Ketu nuk mund te kete me asnje hezitim. Nuk mundet ne menyre kategorike qe te ndertohen pallate mbi rruge. Nuk mundet dhe nuk eshte vetem nje, ju garantoj qe jane te tjera sepse vijne informaicone. Une ju lexoj ketu mesazhe nga qytetaret, jane te inkurajuar nga kjo perpjekje e jona", vijoi Berisha.
Me argumentin se mjetet lundruese jane industri e mafies ne vend, kryeministri Sali Berisha propozoi qe moratoriumi per ndalimin e skafeve te shtohet edhe me 3 vjet te tjera. Kjo mase, sipas Berishes, meret ne kuadrin e luftes qe ekzekutivi i ka shpallur mafies dhe krimit te organizuar, por se shume shpejt shqiptaret do te levizin pa viza ne zonen Shengen.
"Keto mjete te vogla te shpejta lundrimi s'kane asgje te perbashket me turizmin por jane teresisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si nje deshmi e vullnetit te hekur te kesaj maxhorance per ti dhene pergjigje me te mire, per te parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim dhe tre vjet te tjera dhe vazhdimisht sa te jemi ne pushtet, kete moratorium", tha ai.
No Comment.