BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PS rezolutė pėr krizėn ekonomike, Rama: Shkak, familja "Berisha"

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    17122009

    Buzqeshje PS rezolutė pėr krizėn ekonomike, Rama: Shkak, familja "Berisha"

    Mesazh nga Vizitor

    PS rezolutė pėr krizėn ekonomike, Rama: Shkak, familja "Berisha" 2up2q92
    Asambleja e Partise Socialiste miratoi nje rezolute ku i sugjeron qeverise masat kunder krizes ekonomike 2010. Ne janar Shqiperia do te hyje ne krizen e saj me te rende pas vitit 1997, paralajmeroi kryesocialisti Edi Rama ne fjalen e tij. Largimi i qeverise Berisha eshte masa kryesore ne te cilen angazhohet PS, tha Rama.

    "Do te protestojme perdite e me me force duke kerkuar hapjen e kutive te 28 qershorit, ose largimin e Sali Berishes. Sepse ne fund te fundit ne ato kuti eshte marr peng bashke me voten tone dhe rrugedalja nga kjo krize e paralajmeruar perpara zgjedhjeve te grabitura. Kjo krize nuk mund te na ndahet pa u rivene ne levizje funksioni jetik i demokracise dhe pa i dhene frymemarrje shtetit te se drejtes. Kjo krize nuk mund te mbaroje pa larguar Sali Berishen nga detyra qe shperdoron prej kohesh, duke u faturuar padrejtesisht shqiptareve cmimin e paperballueshem dhe te padrejte te vitit te ri 2010", deklaroi Rama.

    Kryesocialisti Rama akuzoi familjen e kryeministrit Berisha si ne krye te sistemit te korrupsionit qe ndikon drejt per drejt ne krizen ekonomike. Me pas socialistet miratuan njezeri rezoluten e hartuar per zbutjen e krizes. Por jo te gjithe anetaret e Asamblese socialiste ishin te nje mendimi. Ylli Manjani tha se me mbledhje te tilla, Edi Rama po e kthen Partine Socialiste ne nje organizate joqeveritare.

    "As sot nuk u dha nje opsion, as nuk ka ndermend kush te jape nje opsion se si do vihet ne pushtet. Kerkohen zgjedhje te parakohshme po askush nuk e di se si do te behen zgjedhjet e parakohshme. Kerkohet te bjere qeveria, po askush nuk thote se si do te bjere qeveria. Prisja sot per te diskutuar se cdo te behet per te bashkuar te majten dhe per te bashkuar forcat se si do te vijme ne pushtet, dhe jo per te diskutuar pafundesisht per tema te vjetra qe nuk na cojne asgjekundi. Nga kjo pikepamje jam shume i zhgenjyer te shoh sot te konfirmuar parashikimin tim qe kjo parti eshte kthyer perfundimisht ne nje NGO", tha Ylli Manjani, anetar i Asamblese, PS.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 05:38