BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rovena Dilo: Kengetarja-poete qe nuk lodhet kurre!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    19122009

    Buzqeshje Rovena Dilo: Kengetarja-poete qe nuk lodhet kurre!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Po flasim per Rovena Dilon, bukuroshen e cila ka ngjitur skenen shqiptare ne vitin ’93 ne Kenget e Stines. Aty ajo fitoi suksesin ne boten muzikore, cka do te ishte edhe garancia per nje karriere te gjate, ne fushen e kenges. Magjia e saj ne skene eshte e hershme, sa edhe talenti i lindur. Eshte nje prej zerave me te spikatur te muzikes se lehte shqiptare. Rovena eshte diplomomuar per gjuhe-letersi, packa se pasioni i fshehur per kengen ishte mbizoterues. Megjithate si nje artiste e kompletuar, kengetarja me ze potent ka edhe nje te dhene tjeter artistike, kercimin. Ja si e sjell per syte e atyre qe nuk e njohin Rovenen, mikja e saj, Jeta Bardhi.

    “Ne aktivitetet private ne ate kohe per ne ishte nje spektakel ta shikonim si kendonte dhe si kercente. Nese do t’i bente te dyja, do ishte vertete nje show girl”, thote shoqja e saj.

    Jeta dhe Rovena e kane lidhur miqesine e tyre qe ne bankat e gjimnazit. Karakteristike e atehershme e kengetares ende te paafirmuar, per shoqen e saj ka qene, thjeshtesia. Duke dashur te mbetet gjithnje nje artiste e kompletuar, Rovena zgjedh shpehere t’i beje vete tekstet e kengeve te saj.

    “Qe ne moshe te re, ra ne sy pasioni per muziken dhe letersine. Poezite e saj spikasin edhe ne tekstet qe ndryshojne nga banalitetet qe jane ne treg”, shton Jeta. Larg pasionit dhe suksesit ne skene, ne jeten e saj te perditshme, Rovenen e gjejme te angazhuar ne manaxhimin e nje lokali, qe ajo ka ne zoterim ne kryeqytet. Duket se mes pasioneve te saj te shumta shquan edhe ai per kopshtarine. Rovena ka shkelqimin e nje ylli sa here qe ngjit skenen. Cila do te jete surpriza e saj e radhes? Jemi gjithe sy e vesh te performaces se saj te pritshme ne festivalin e fundivitit.


    Rovena Dilo: Kengetarja-poete qe nuk lodhet kurre! Rovena11
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 08:11