BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Tė huajt: Shqipėria e fitoi "botėrorin" e saj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Tė huajt: Shqipėria e fitoi "botėrorin" e saj

    Mesazh nga Albatros 17/10/2008, 16:57


    Mediat portugeze kanė "kryqėzuar" kombėtaren e tyre, duke e quajtur turp barazimin


    "Afrika e Jugut gjithnjė e mė larg pėr Portugalinė", "Kombėtarja i largohet botėrorit", kėto kanė qenė komentet e gazetave portugeze tė nesėrmen e ndeshjes se Portugalisė pėrballė njė Shqipėrie qė kishte mbetur me 10 lojtarė. "Poshtėrim", "Gjėmė", "Turp", ishin disa nga citimet e tjera tė shtypit tė pėrditshėm portugez dhe jo vetėm atij sportiv. Ekipi kombėtar ishte nė qendėr tė tė gjitha gazetave, qė sipas "Correio da Manha", ­kishte zhvilluar njė nga ndeshjet mė tė kėqija kėto 30 vitet e fundit.

    Ndėrsa "A Bola" komenton se nuk ishte njė ndeshje 0-0, por njė ndeshje nėn zero. "Edhe duke luajtur nė shtėpi, me lojtarėt mė tė mirė tė botės, duke luajtur pėrballė njė ekipi me 10 lojtarė, nuk fitojmė," - shkruhet nė njė tė pėrditshme tjetėr sportive. Pėr gazetėn "­Jornal de Noticias", me kėtė ndeshje "dėrrmuese", ekipi "ka komplikuar detyrėn pėr t'u kualifikuar nė botėror". "Tani gjithēka duhet tė llogaritet," - shkruan "Record", duke shtuar dobėsitė taktike tė trajnerit Karlos Kueiroz. "Ekipi i Kueirozit gjithnjė e mė larg botėrorit," - shkruan "Diario de Noticias", ndėrsa "Correio da Manha" publikon njė foto, duke treguar kurrizin e trajnerit me titull: "Kueiroz nėn zero".

    Pėrtej kėtij barazimi tė ­merituar, sipas "A Bola", shtypi portugez shton edhe mungesėn e dashurisė mes portugezėve dhe lojtarėve tė ekipit kombėtar. "Njė president federate, Gilberto Madail, i cili largohet nga stadiumi 10 minuta para pėrfundimit, lojtarė qė shajnė publikun e pakėnaqur, njė trajner qė bojkoton deklaratat tradicionale pas ndeshjes, ­na ka ardhur nė majė tė hundės me kėtė lloj filmi," - shkruan e pėrditshmja sportive "Record". "Queiroz ka prerė kordonin lidhės mes kombėtares dhe portugezėve, duke i lėnė lojtarėt jetimė nga empatia fantastike popullore qė i bėnte ata tė hynin nė stadium me detyrėn pėr tė shėruar plagėt e atdheut, tė mbrojtjes sė krenarisė dhe qė tė na prezantonin tė gjithėve ne," - pohon editorialisti i gazetės nė fjalė.

    Por nėse gazetat portugeze e kanė kryqėzuar kombėtaren e tyre, shtypi tjetėr i huaj ka thėnė fjalė tė mira pėr ekipin shqiptar. "Shqipėria e fitoi botėrorin e saj", - shkruan prestigjiozja franceze "L'Equipe", e cila pėrmend edhe faktin se si futbollistėt mė tė mirė tė botės nuk arrijnė tė fitojnė pėrballė njė ekipi modest nė synimet e veta. Natyrisht, edhe nė sitet e tyre, FIFA dhe UEFA, kishin pasqyruar barazimin e Shqipėrisė nė Portugali. "Shqipėria mė 10 lojtarė ndal Portugalinė," - ishte titulli i komentit tė ndeshjes nė sitin zyrtar tė FIFA-s. Por jehona e kėsaj ndeshjeje ėshtė pasqyruar edhe nė mediat spanjolle. "Yjet e Portugalisė turpėrohen," - ishte titulli i "Marca", e cila kishte nė shėnjestėr Kristiano Ronaldon me shokė, tė cilėt nuk arritėn tė shėnonin dot njė gol.

    Por ky barazim historik i Shqipėrisė ka pasur jehonė edhe nė Kosovė e Maqedoni, ku natyrisht shtypi vendės i ka quajtur heronj kuqezinjtė. Po ashtu, njė numėr i madh shqiptarėsh, dje, nė sitin zyrtar gazetės "Sporti shqiptar", www.sportishqiptar.com.al, kanė klikuar pėr tė lexuar "Kuqezinjtė, 10 heronjtė e Bragės".


    Acarimi i Ronaldos, meritė e Vangjelit

    Tė gjithė pas ndeshjes ishin nė njė mendim: Kristi Vangjeli mbuloi shkėlqyeshėm njė nga futbollistėt mė tė mirė nė botė, Kristiano Ronaldo. Madje pėr kėtė, presidenti i FSHF‑sė, Armand Duka, tha: "Ka nxjerrė jashtė loje njė futbollist, i cili ka vlerėn e buxhetit tė shtetit shqiptar." Ndėrkohė, vetė mbrojtėsi tregon se bėri ē'ėshtė e mundur pėr ta acaruar portugezin. "Sapo filloi loja, e surprizova, duke ia futur topin poshtė kėmbėve. Mė pas i thashė tė ndėrronim bluzat bashkė, por ai nė fund iku shumė i acaruar nė dhoma. E rėndėsishme ėshtė qė ia arritėm qėllimit. Eshtė shumė e vėshtirė tė mbulosh njė lojtar me shpejtėsinė e tij." Ronaldo u vėrshėllye nga tifozėt portugezė pas pėrfundimit tė ndeshjes.


    Cana, humor pėr gjuhėn e Vangjelit dhe Berishės

    Nė festėn pas ndeshjes, Lorik Cana ishte mė nė formė se kurrė dhe nuk i ndali batutat pėr shokėt e tij. Njė nga kėto, e cila shkaktoi tė qeshura tė papara te kuqezinjtė, ishte pėr Kristi Vangjelin dhe Besart Berishėn. Siē dihet, kėta tė fundit kanė probleme me gjuhėn shqipe, pasi pėr njė kohė tė gjatė kanė jetuar jashtė vendit. Nė lidhje Cana tha: "Kėta tė dy janė mė tė mirėt pėr t'u kuptuar me shenja. Nėse flasin, nuk i merr vesh asnjėri." Por Cana nuk u ndal kėtu, duke thumbuar nė njė mėnyrė lojtarėt qė mbajnė topin te kuqezinjtė. "Ne luajmė me katėr topa. Njė e mban Duro, njė Hyka, njė Berisha, dhe tė katėrtin pjesa tjetėr e skuadrės".

    Berisha pėr rastin: Nuk e pashė Skelėn

    Rastin mė tė pastėr pėr tė shėnuar nė portėn e Portugalisė, e kishte Besart Berisha nė fundin e lojės. Kosovari i kuqezinjve, pasi dribloi kėdo qė i doli para, goditi jashtė, edhe pse kishte mundėsi tė pasonte tek Ervi Skela, i lirė brenda zonės. Pas pėrfundimit tė lojės, biondi ėshtė pyetur personalisht nga presidenti Duka, pėr kėtė rast. "Tė them sinqerisht, nuk e pashė Skelėn. Kujtova se isha vetėm, prandaj gjuajta direkt nė portė,"‑ i tha Berisha kreut tė FSHF‑sė. Mė pas, ka vend edhe pėr humor. "Pse s'mė kallzove kur kisha topin,"‑ vazhdon Berisha, ndėrsa Duka i thotė: "Unė tė fola, por ti nuk mė dėgjove."


    Hani pėrgėzon Vrapin pėr debutimin zyrtar

    Pas ndeshjes, pasi takoi tė gjithė futbollistėt, trajneri Ari Han pėrgėzoi nė mėnyrė tė veēantė pėr lojėn qė zhvilloi ndaj luzitanėve mbrojtėsin Endri Vrapi, pėr tė cilin ishte ndeshja e parė zyrtare me fanellėn kuqezi. "Duke parė qė kishte shumė alternativa nė repartin mbrojtės dhe ecurinė e lojės, tė them tė drejtėn nuk e mendoja tė aktivizohesha, por ēuditėrisht trajneri, ngaqė kishte besim tek unė, mė futi nė lojė. Kėtė ma thoshte herė pas herė nė stėrvitje: Asnjėherė mos mendo qė nuk do tė aktivizohesh, pavarėsisht se nė kėto ndeshje nuk ke qenė jashtė 18‑shes,"‑ tregon pėr "Sportin shqiptar" mbrojtėsi kuqezi, qė u tregua i saktė nė ndėrhyrjet e tij nė krahun e majtė.


    Kombėtarja "harron" mė hotel Ylli Mihalin

    Nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm, pjesa e mbetur e ekipit kombėtar dhe delegacioni qė e shoqėronte atė u nis pėr nė Oporto, qė mė pas tė udhėtonte me ēarter drejt Tiranės. Por pak minuta para nisjes sė ēarterit, zyrtarėt e federatės kujtohen qė mungon masazhatori i kombėtares, Ylli Mihali. Mė pas, ai telefonohet, dhe arsyeja e mugesės ishte gjumi. Nė fakt, masazhatorin kuqezi nuk e kishte njoftuar njeri. Festa bėri tė vetėn, por megjithatė me mirėkuptimin e kapitenit tė avionit masazhatori Mihali u prit pėr dy orė dhe mė pas u bė nisja.
    Esster
    Esster
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 19/10/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 11
    <b>Pikėt</b> Pikėt : -4
    <b>Votat</b> Votat : 1
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : rrini urt se ju thy ne mes

    Buzqeshje Re: Tė huajt: Shqipėria e fitoi "botėrorin" e saj

    Mesazh nga Esster 19/10/2008, 14:41

    BRAVO sinqeriht kombetares SHQIPTARE < O SA MIRE E QEN SHQIPTAR/E > oleeeeeeeeee oleeeeeeeeeee

      Ora ėshtė 6/5/2024, 21:32