Kuvend, Berisha: Rama tė kthejė opozitėn nė Parlament
Vizitor- Vizitor
Kryeministri Sali Berisha shfrytezoi seancen e fundit parlamentare per kete vit, per ti bere serish thirrje kryetarit te Partise Socialise Edi Rama qe te lejoje kthimin e deputeteve ne sallen e Parlamentit. Sipas shefit te qeverise, opozita duhet te kontribuoje ne parlament per reformat integruese ne vend, ndersa ritheksoi se hapja e kutive te votimit, sic kerkon selia roze, eshte e pamundur.
I bej thirrje zotit Rama te mos pengoje partine e tij te kthehet ne Parlament. Opozita eshte e domosdoshme, ajo ka bere hapa te medha ne ecurine e saj. Por te deklarosh se njoh rezultatin e zgjedhjeve por nuk kthehem ne Parlament, kjo eshte dicka absurde. Shpresoj qe vitin e ardhshem opozita te zere vendin e saj ne Parlament. Ajo do te kete hapesiren e nevojshme per reformat, ne menyre qe te luaje rolin e vet ne procesin e integrimit,Te bllokosh hyrjen e opozites ne Parlament duke kerkuar qe ky tempull te dale mbi nje vendim gjykate eshte e pamundur. Kutite do ti kishim hapur 100 here per opoziten, por procedurat juridike dhe ligjet nuk lejojne qe ky tempull te marre pushtetin gjyqesor, tha Berisha.
Berisha deklaroi se maxhoranca eshte e gatshme te plotesoje cdo kerkese te Partise Socialiste qe nuk bie ndesh me ligjet e vendit. Ai vleresoi punen e maxhorances gjate 2009-es, ne harkun e dy legjislaturave, para dhe pas zgjedhjeve te 28 qershorit. Kryeministri numeroi reformat dhe ligjet e rendesishme qe deputetet kane miratuar gjate 365 diteve te vitit qe po leme pas.