Legjenda e Doruntinės, ose historia e Besės, e premtimit qė nuk lejohet tė shkelet, po shfaqet nė njė teatėr tė Nju Jorkut nė formėn e njė drame moderne dhe njė rrėfimi tė pazakontė. Ėshtė bashkėpunimi i parė mes njė kompanie teatrale amerikane Blessed Unrest dhe njė trupe nga Kosova, teatri ODA. Ata po pėrpiqen tė pėrcjellin te shikuesit amerikanė mesazhin e fuqishėm tė besės, qė vjen nga njė botė njėkohėsisht e largėt dhe e afėrt.
Drama Doruntina debutoi mė 9 tetor dhe do tė vazhdojė tė shfaqet deri mė 26 tė kėtij muaji. Doruntina ėshtė njė bashkėpunim mes kompanisė teatrale Blessed Unrest nė Manhattan dhe trupės sė teatrit ODA nė Kosovė. Janė 6 aktorė amerikanė dhe 4 shqiptarė, qė paraqesin nė njė mėnyrė mjaft tė veēantė dramėn e Konstandinit dhe Doruntinės, bazuar nė romanin klasik tė Ismail Kadaresė. Kėtu aktorėt flasin dy gjuhė, kryesisht anglisht dhe mė pak shqip, por kjo nuk duket se pėrbėn problem pėr shikuesin amerikan ose shqiptar.