BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    “Ėndrra ime pėr futbollin shqiptar”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje “Ėndrra ime pėr futbollin shqiptar”

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/10/2008, 15:28


    “Ėndrra ime pėr futbollin shqiptar” 2222911605

    Igli Tare

    Ka qenė njė ndėr futbollistėt mė tė njohur shqiptarė qė ka luajtur nė skuadra tė ndryshme evropiane. Nė Italia ka luajtur pėr ngjyrat e Breshias, Bolonjės e Lacios. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn periodike "Bota Shqiptare", ish-sulmuesi i Kombėtares shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lacios, flet pėr karrierėn e tij dhe bėn njė rezyme rreth futbollit nė Shqipėri.

    Ēfarė do tė thotė tė jesh njė futbollist shqiptar nė kontekstin e futbollit evropian?


    Varet nga aspekti qė kėrkon tė marrėsh nė konsideratė. Nėse do tė isha njė futbollist shqiptar nė Shqipėri, raportet me futbollin evropian do tė ishin inekzistente, pėr faktin e thjeshtė se futbolli shqiptar ndodhet nė njė gjendje, qė nuk tė lejon tė afirmohesh pėrtej kufijve tė vendit. Ndėrsa, pėr sa i pėrket eksperiencės sime si futbollist shqiptar nė skuadrat evropiane, pėr mua ka qenė arritja e njė objektivi tė pamundur. Diēka thjesht madhėshtore.

    Si keni hyrė nė botėn e futbollit?

    Ashtu si tė gjithė fėmijėt shqiptarė, jam rritur nė njė vend qė ėshtė nga tė paktėt nė Evropė, ku akoma edhe sot e kėsaj dite luhet futboll nėpėr rrugė. Kjo ėshtė diēka pozitive pėr tė tė ndezur pasionin pėr futbollin. Brezi im ėshtė rritur nė kėtė mėnyrė. Nga ndeshjet e futbollit me shokėt e lagjes, rreth moshės 15-vjeēare kalova te skuadra e tė rinjve tė Partizanit. Mė pas nisa tė luaja me skuadra tė kategorisė sė parė. Nga fundi i viteve ‘90, ashtu si shumė shqiptarė tė brezit tim, u largova nga vendi im dhe nisa karrierėn nė futbollin evropian.

    Cilat janė eksperiencat mė tė rėndėsishme jashtė Shqipėrisė?

    Nė fillim shkova nė Greqi, ku arrita tė luaj me disa skuadra greke. Mirėpo, nuk mund tė luaja nė kampionat, sepse nuk kisha dokumente. Nuk m’i jepnin sepse nuk isha nga “Vorio Epiri”, pra nuk i pėrkisja minoritetit grek nė Shqipėri. U pėrballa me njė situatė tė tillė, ku duhet tė zgjidha mes kthimit nė vendin tim ose tė refuzoja kombėsinė shqiptare dhe tė pranoja atė greke. Gjė qė tė them tė drejtėn, mė dukej absurde dhe nuk doja ta pranoja. Duke mos pasur zgjidhje tjetėr u ktheva nė Shqipėri dhe mė pas gjeta mėnyrėn pėr t’u nisur drejt Gjermanisė, ku nė fillim u aktivizova nė kategorinė e tretė. Kanė qenė vite tė vėshtira dhe tė trishtueshme, mbi tė gjitha sepse ėshtė e vetmja periudhė e jetės sime gjatė tė cilės hoqa dorė nga Kombėtarja shqiptare. Mė pas kalova te Karlsruhe dhe te disa skuadra tė tjera tė ligės elitare nė Gjermani, Bundesliga.

    Dhe keni qenė ndėr futbollistėt e parė shqiptarė qė kanė milituar nė futbollin evropian...

    Po, unė bėj pjesė nė atė gjeneratė qė i hapi rrugėn gjithė tė tjerėve mė pas, sidomos nė Gjermani. Tė tjerė qė kanė luajtur jashtė qenė Lala, Skela, Rraklli, Strakosha apo Cana, sa pėr tė cituar disa prej tyre. Na ėshtė dashur tė pėrballemi me vėshtirėsi tė papėrshkrueshme. Pėr mua ka qenė shumė e vėshtirė sepse vija nga njė futboll i nivelit tė dobėt dhe pa asnjė prestigj. Kėshtu qė mė ėshtė dashur ta nis gjithēka nga e para, duke e vėnė seriozisht karrierėn nė diskutim. Mendoj se, tė paktėn psikologjikisht, njė futbollist i ri shqiptar sot ka avantazhe mė tė mėdha. Ka ndryshuar imazhi qė kanė nga kjo anė e botės pėr futbollin shqiptar dhe mbi tė gjitha ėshtė pėrmirėsuar imazhi i shqiptarėve.

    Futbolli a ka ndonjė meritė sipas jush nė kėtė pėrmirėsim?

    Ndoshta futbolli ka qenė e vetmja fushė qė ka kontribuuar nė njė pėrfaqėsim sa mė pozitiv tė Shqipėrisė dhe ka pėrmirėsuar imazhin e saj nė Evropė. Sigurisht, si rrjedhojė edhe imazhin e shqiptarėve. Ėshtė diēka qė e kuptoj menjėherė kur mė qėllon tė jem para tifozėve nė Gjermani dhe mbi tė gjitha nė Itali. Ėshtė e qartė se ne futbollistėt jemi shndėrruar nė njė lloj ambasadori prestigji dhe shqiptarėt qė jetojnė jashtė vendit tyre na konsiderojnė si tė tillė. Unė kam qenė nga tė parėt qė kam firmosur peticione kur shqiptarėt kanė rėnė viktima tė sulmeve mediatike qė kanė prodhuar njė farė vale antishqiptare nė tė gjithė Italinė. Personazhet publike me origjinė shqiptare kanė njė detyrim natyral pėr tė kontribuuar nė pėrmirėsimin e imazhit tė Shqipėrisė. Personalisht e ndjej njė obligim moral. Nė njė farė mėnyre ne jemi pikė referimi pėr njerėzit e zakonshėm dhe duhet ta shfrytėzojmė kėtė pozicion.

    Ēfarė lloj reputacioni gėzon aktualisht futbolli shqiptar sipas jush?

    Tifozėt evropianė kanė njė opinion gjithnjė e mė tė mirė pėr futbollin shqiptar, duke pasur parasysh tė gjithė futbollistėt shqiptarė qė aktivizohen nė skuadrat evropiane. Mirėpo, futbolli nė Shqipėri nuk ka aspak lidhje me lojtarėt qė luajnė nė Evropė. Ka njė disnivel tė paimagjinueshėm. Ėshtė njė fatkeqėsi pėr ata qė duan tė zhvillojnė futbollin nė Shqipėri. Kanė probleme tė mėdha me organizimin, administrimin, financimet si dhe aspekte tė tjera.

    Pėrse mendoni se ka ardhur gjendja deri nė njė situatė tė tillė?

    Ka tė bėjė me shumė aspekte. Ka mangėsi tė mėdha me stadiumet, me idetė, profesionalizmin... Ambiciet mund tė jenė mė tė mėdha, sepse futbolli ėshtė sporti mė i ndjekur nė Shqipėri, por as Ministria e Sporteve e as Federata Shqiptare e Futbollit nuk kanė strategji.

    Fakti qė nė vitet e fundit ėshtė synuar afrimi i trajnerėve tė huaj, a ka pasur njė efekt pozitiv nė pėrmirėsimin e futbollit shqiptar?


    E kam mbėshtetur gjithmonė idenė e ardhjes sė trajnerėve tė huaj nė Shqipėri, sepse kam menduar se ėshtė zgjidhja mė e mirė pėr t’i sjellė futbollit shqiptar eksperienca tė reja dhe metoda pune qė mungojnė aty. Pėr momentin trajnerėt e huaj ofrojnė eksperienca qė shqiptarėt nuk i kanė, por mendoj se nė tė ardhmen do tė formohen breza tė rinj shqiptarėsh qė do tė jenė po aq tė pėrgatitur. Domethėnė, qė deri tani ka munguar sipas meje edhe puna psikologjike. Nėse ne humbnim ndonjė ndeshje me rezultatin 2-1 ose 2-0, trajnerėt tanė gėzoheshin sikur tė kishim fituar dhe thoshin: “E rėndėsishme ėshtė qė na mundėn me 2 gola diferencė dhe jo me 4”. Mirėpo, ky lloj mentaliteti ka pasoja tė rėnda pėr futbollistėt.

    Ju do tė donit tė ktheheshit nė Shqipėri pėr t’u bėrė trajner, pėr shembull i Kombėtares shqiptare?

    Ėndrra ime ėshtė t’i ofroj futbollit shqiptar atė qė kam pėrfituar nė karrierėn time. Mbase di trajner i njė skuadre ose me ndonjė shkollė... Nuk e di se kur mund tė ndodhė kjo, por ėshtė gjithmonė nė projektet e mija.


    Azerbajxhani, mundėsia e vetme pėr miqėsore


    Kombėtarja shqiptare, ashtu si dhe herėt e tjera, tė vetmen mundėsi pėr njė ndeshje miqėsore mė 19 nėntor e ka me Azerbajxhani. Lajmi dje nė mbrėmje ėshtė konfirmuar nga zėdhėnėsi pėr shtyp i Federatės sė Futbollit tė Azerbajxhanit, qė ka deklaruar nė sitin e interneti se nė parim ėshtė rėnė dakord me drejtuesit e institucionit mė tė lartė tė topkėmbės shqiptare. Madje e njėjta gjė ėshtė konfirmuar dhe nga sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Arben Bici, sipas tė cilit tashmė pritet shkėmbimi i kėrkesave zyrtare. Ajo qė duhet bėrė e ditur ėshtė se Azerbajxhani e ka kėrkuar vetė kėtė miqėsore me Shqipėrinė, kur Letonia kishte refuzuar ndeshjen mė 19 nėntor pėr shkak tė problemeve tė transportit tė kombėtares sė vet drejt Bakusė. Nė tė njėjtėn kohė, kur kombėtares sonė i ka rėnė poshtė mundėsitė pėr ndeshje miqėsore me Turqinė, Sllovakinė, Slloveninė, por, sė fundi, dhe me Paraguain, atėherė i leverdis kjo miqėsore me Azerbajxhanin, me tė cilėn ėshtė luajtur tre herė; mė 2000 nė turneun “Rothmans” tė Maltės, 1-0; mė 2002, nė Tiranė, 1-0; mė 2006-ėn, po nė Tiranė, 2-1. Tashmė ėshtė radha jonė qė t’i kthejmė vizitėn Azerbajxhanit, e cila stėrvitet nga Berti Fogst, qė mė 1997 ishte trajner i Gjermanisė, nė atė fitore tė ngushtė 4-3 ndaj kombėtares sonė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/5/2024, 18:07