BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Muēolli: Kastrioti kandidat pėr titull, por jo Prishtina!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Muēolli: Kastrioti kandidat pėr titull, por jo Prishtina!

    Mesazh nga Albatros 21/1/2010, 19:10

    Muēolli: Kastrioti kandidat pėr titull, por jo Prishtina! Arben muqolli

    Njėri prej hendbollistėve mė me pėrvojė, Arben Muēolli, qė luan me sukses nė radhėt e skuadrės sė Besa Famiglias nga Peja, ka thėnė se skuadra e tij nuk do tė heq dorė nė luftė pėr titull tė kampionit. “Jemi tė vetėdijshėm se qėndrojmė gjashtė pikė larg liderit tė tabelės, Kastrioti i Ferizajt, por kemi ende gjasa pėr titull. Besa ka skuadėr tė shkėlqyeshme dhe qė do ta ndjek titulli. Deri nė javėn e 19 apo 20-tė mund tė dihet se ēfarė janė gjasat reale qė ta fitojmė kampionatin. Nėse Prishtina e mposht Kastriotin, por edhe ne e mundim, atėherė Besa ėshtė kandidate pėr titull. Nėse ndodh e kundėrta atėherė mendoj se ferizajasit pa telashe do tė bėhen kampion. Nuk ėshtė e tepėr tė them se Kastrioti gjasa pėr ta fituar kampionatin i ka 80 pėr qind, por jo edhe Prishtina. Kastrioti ėshtė kandidat kryesor pėr titull, ndėrsa Prishtina nuk ka kapacitet tė luftojė pėr titull tė kampionit”, tha Muēolli. Kapiteni i klubit pejan, beson se nėse pėr titull nuk mund tė bėjnė gjė, do ta fitojnė trofeun e kupės. “Do tė luftojmė deri nė fund pėr trofeun e kupės. I kemi tė gjitha mundėsit dhe kushtet qė tė fitojmė kupėn. Kemi kushtet mė tė mira fala sponsorit Fadil Idrizit”, tha Muēolli. Skuadra pejane tash e sa ditė ka nisur pėrgatitjet pėr stinorin pranveror nėn drejtimin e trajnerit tė mirėnjohur, Jasmin Mėrkoja. “Stėrvitem njė herė nė ditė dhe nė aspektin kondicional.

    Nga java e ardhshme do tė ushtrojmė dy herė nė ditė dhe nė tė gjitha pikėpamjet”, ka thėnė Muēolli. Besa Famiglia ka nisur negociatat me disa nga hendbollistėt e Maqedonisė, Malit tė Zi dhe Bosnjės. “Bisedime janė duke vazhduar dhe kemi pėrparime. Sa i pėrket emrave nuk mund t’i bėj tė ditur pėr arsye se nuk ka diēka konkrete. Kur tė arrijmė marrėveshjen me hendbollistėt qė jemi nė bisedime, edhe do t’i bėjmė tė ditur”, nėnvizoi Muēolli. Ai nė vazhdim ankohet edhe pėr kushtet jo tė mira pėr stėrvitje nė palestrėn e sportit “Karagaēi” nė Pejė. “Ėshtė shumė ftohtė pėr tė stėrvitur, megjithatė po i pėrballojmė tė ftohtit”, theksoi Muēolli. Besa Famiglia stinorin vjeshtor e ka pėrfunduar nė vendin e tretė me 20 pikė tė tubuara, ndėrsa nė pozitėn e parė ėshtė Kastrioti me 26 pikė.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 20:42