BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sa ka investuar deri mė tash KF Trepēa?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Sa ka investuar deri mė tash KF Trepēa?

    Mesazh nga Albatros 21/1/2010, 19:27

    Sa ka investuar deri mė tash KF Trepēa? Treppqa000

    “Shumė shpejt do tė rregullohet edhe fusha ndihmėse, qė do tė jetė njė kapital i madh pėr skuadrėn e futbollit Trepēa”, tha Eroll Vitaku, drejtor i KF Trepēa.

    Drejtori i klubit tė futbollit Trepēa nga Mitrovica, Eroll Vitaku, ka thėnė se do tė investohet sa mė shumė qė tė bėjnė njė skuadėr sa mė moderne dhe qė tė ia kanė lakmi edhe shtetet nga rajoni. Sipas Vitakut Trepēa ka traditė dhe me investimet qė po bėhen do tė jetė njėra nga skuadrat qė nė edicionin pranveror edhe adhuruesve do t’i dhurojė futboll tė bukur. “Synimi jonė qė tė bėjmė atmosferė impozante dhe rinia tė kėnaqet me artin e futbollit”, tha nė fillim Vitaku. Trepēa ka investuar mjaft shumė qė se ka nisur kampionati i ri. “Kemi investuar 190 mijė euro prej se ka filluar kampionati i ri. Mė njė fjalė mesatarja nė muaji i vjen 25-26 mijė euro. Investimet nuk do tė ndalen, por do tė investojmė sa mė shumė pėr arsye qė tė bėjmė njė skuadėr tė fortė dhe tė modelit evropian”, tha Vitaku.

    Kjo skuadėr nė radhėt e veta deri mė tash ka sjellė disa futbollist tė dėshmuar, si Nuriman Ismajlin nga skuadra La Paz e Bolivisė, pastaj edhe Berat Hysenin nga Teuta e Durrėsit, Patrik Doēin nga Liria e Prizrenit, Arbėr Malajn nga Flamurtari i Vlotės si dhe nė negociata janė edhe mė njė futbollist tė dėshmuar nė repartin e sulmit nga Maqedonia. “Mė duket se i kemi plotėsuar tė gjitha repartet me futbollist dhe nuk kemi nevojė tė sjellim edhe pėrforcime tė tjera. Punojmė pėr shtigje tė gjata dhe kjo mė sė miri e dėshmon edhe kontrata qė kemi njė vit e gjysmė e mė shumė me 5-6 futbollist. Realisht ēdo klub lufton pėr rezultate dhe trofe, por skuadra jonė do tė ndėrtojė lojė pėr t’i kėnaqur adhuruesit e futbollit sidomos ‘Torcida” qė janė adhuruesit mė tė mrekullueshėm”, tha Vitaku. KF Trepēa, kampione vjeshtore me 32 pikė tė tubuara ose dy mė shumė se pėrcjellėsi i saj, KF Hysi.

    Mitrovicasit nga e hėna e ardhshme do t’i vazhdojnė pėrgatitjet nė Shqipėri. “Pritet t’i zhvillojmė disa ndeshje miqėsore nė Shqipėri, me gjasė me skuadrėn e Teutės sė Durrėsit, Besėn e Kavajės, Apoloninė e Fierit, por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe me Partizanin e Tiranės. Nė Kosovė kur tė kthehem pritet tė luajmė miqėsore me Shkėndijėn e Tetovės. Me 20 shkurt na pret ndeshja pėr kupėn e Republikės sė Kosovės pėrballė skuadrės sė Gjilanit. Trepēa ka synime qė tė pėrgatitet nė tė gjitha pikėpamje qė tė jemi tė gatshėm pėr ēdo sfidė dhe si kam deklaruar edhe mė herėt qė ta kthejmė titullin pas 17 vjetėve nė Mitrovicė”, nėnvizoi Vitaku.

    Drejtori tė skuadrės me traditė i vjen keq qė nuk e kanė edhe shkollėn e fuqishme tė futbollit dhe kjo nuk po ndodh pėr shkak tė mungesės sė fushės ndihmėse. Ai tha se nė marrėveshje me strukturat komunale ėshtė projekti qė fusha ndihmėse tė ndėrtohet nė krahun e djathtė tė stadiumit nė mes tė lumit Ibėr. “Shumė shpejtė do tė rregullohet edhe fusha ndihmėse, qė do tė jetė njė kapital i madh pėr skuadrėn”, tha Vitaku. Drejtuesit e Trepēės parėsore kanė tė rikthejnė shkėlqimin e dikurshme tė kėsaj skuadre, qė dikur i tėrė qyteti ka jetuar me rezultatet e saj.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:42