Nje bletar polak, i cili ishte deklaruar i vdekur dhe ishte vendosur ne nje arkivol pas nje ataku ne zemer rezultatoi te ishte ende ne jete. Jozef Guzy, 76 vjec, pati nje kolaps teksa punonte ne Katowice dhe si pasoje iu organizua ceremonia mortore, perderisa mjeku e kishte deklaruar te vdekur. Zedhenesi i sherbimit mjekesor deklaroi se pacienti nuk po merrte fryme, nuk kishte rrahje dhe trupi ishte i ftohte. Te gjitha keto jane sinjale vdekjeje.
Por ja qe varrehimesi Dariusz Wysłuchato po i vendoste kapakun arkivolit, kur gruaja e Jozef, Ludmilla, i kerkoi ta rihape per te marre si kujtim oren e dores se te shoqit. Preka arterien e qafes dhe e kuptova se nuk ishte i vdekur ka rrefyer Wysłuchato kontrollova serish dhe bertita: Pulsi i rreh. E lashe ta kontrollonte edhe nje mik, i cili verejti se burri merrte ende fryme. Zot, ishte nje mrekulli! Falenderoj Zotin qe nuk e mbyllem ate kapak te arkivolit, perderisa do te kishte qene nje tragjedi. Dicka me shtyu per te prekur qafen e tij dhe jam i lumtur qe munda te konstatoj se eshte i gjalle. Me vone, edhe doktori qe kishte deklaruar Jozefin e vdekur eshte kthyer duke konfirmuar se burri ishte ne jete. Ndersa vete 76-vjecari ka pohuar: Varrehimesi me shpetoi jeten. Prandaj gjeja e pare qe do te bej kur te dal nga spitali do te jete dhurimi i nje poce me mjalte.
Kjo histori ka ndodhur pak jave pasi nje spital ne Kine dergoi perpara kohe ne morg nje burre te aksidentuar me motorciklete. Zhang Houming, 46 vjec, u gjet duke marre fryme dhe me rrahje normale zemre ne arkivol nga familjaret. Ai u kthye serish ne spital, por vdiq vertet nje ore me vone.