BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    MAGJIA E BARDHĖ

    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje MAGJIA E BARDHĖ

    Mesazh nga enigma 31/1/2010, 20:46

    MAGJIA E BARDHĖ

    „Magjia e bardhė“ vjen si rezultat i produktit tė sė
    mirės dhe operimet e saj janė: shėrimet psikike, lutjet, largimet e vetive tė
    paqėndrueshme tė karakterit, zhvillimin e aftėsive mentale etj., ndėrsa „Magjia
    e Zezė“ si rezultat ka produktin e sė keqes, qė tė prish dhe tė shkatėrroj
    gjithēka qė ėshtė lartėsuar si e bukur dhe si e mirė, ashtu qė e keqja tė
    triumfojė mbi tė mirėn.

    [/td][/tr][tr][td width="693"
    height="109" colspan="2"]
    Ky nocion, qė e ka njė tė kaluar shumė tė largėt, e qė
    pėrdoret edhe sot e kėsaj dite nė mbarė rruzullin tokėsor, interpretohet nė
    mėnyra nga mė tė ndryshmet dhe zakonisht merret si sinonim i sė keqes, e qė nė
    fakt nuk ėshtė plotėsisht e vėrtet. Magji do tė thotė: mrekulli, ēudi, aftėsi e
    jashtėzakonshme qė ka dikush, pėr tė ndikuar tek tjetri etj., e sipas Franc
    Bardonit ajo konsiderohet edhe si shkencė e shenjtė.

    Siē dihet, nė natyrė gjithēka rrezaton. Njeriu si qenie me
    komplekse ka llojin e veēantė tė rrezatimit. Rrezatimi, sipas parimit tė
    pėrgjithshėm tė antipolaritetit, mund tė jetė pozitiv ose negativ, tėrheqės ose
    dėbues, i mirė ose i keq etj. Gjithashtu, rrezatimet varen edhe nga shkalla e
    zhvillimit tė jetės shpirtėrore tė personit. Mendimet, dėshirat, ndjenjat tona
    paraqesin burim shumė tė madh tė energjisė rrezatuese. Nė qoftė se jeta jonė
    shpirtėrore ėshtė e drejtuar nė njė drejtim tė caktuar, atėherė edhe rrezatimet
    pėrkatėse kanė karakterin e vet tė caktuar. E nė qoftė se nė tė kundėrtėn, u
    nėnshtrohen labiliteteve tė ndryshme, atėherė edhe rrezatimet pasuese do t’u
    nėnshtrohen oscilimeve tė pėrhershme dhe dobėsimit tė tyre.

    Drejtimi i caktuar i mendimeve (energjisė psikike), i
    drejtuar qoftė pėr tė mirė, ose pėr tė keq, nė qoftė se ka karakter stabil,
    formon rrymė tė fortė psikike, e cila rrezaton nė rreth dhe formon tek rrethi
    ndjenjėn e simpatisė ose antipatisė, dashurisė ose urrejtjes etj.

    Kjo energji psikike ėshtė sikurse ēdo lloj tjetėr i
    energjisė, neutrale: as e mirė as e keqe, i mirė ose i keq ėshtė pėrdorimi i
    saj. Te dyja kėto komponentė e ndjekin njėra tjetrėn. Sikurse nata qė nė mėnyrė
    tė pashmangshme ndjek ditėn, po kėshtu edhe e mira zėvendėson tė keqėn nė ēdo
    hap. Dallimi qėndron vetėm nė kuptimet individuale, sepse derisa diēka nė sytė e
    dikujt ėshtė e mirė, pėr tjetrin ajo mund tė ketė kuptim negativ. Parimi i
    pėrgjithshėm natyror formohet nga e mira, ndėrsa e keqja ėshtė prodhim i
    mospranimit tė sė mirės. Kėtu pra, qėndron edhe esenca e magjisė. Nė fushėn e
    „Magjisė sė Bardhė“, vihen nė dukje, nė rend tė parė, lutjet e ndryshme, nė tė
    cilat: dėshira, besimi, dashuria, dhe shpresa e koncentruar veprojnė nė mėnyrė
    magjike. Kėshtu pra, secili mendim, nė qoftė se ėshtė i pastėr, intensiv, dhe
    stabil, ka tendenca qė tė realizohet. Nė qoftė se nė kėtė bindje ekziston edhe
    besimi i patundur se ajo do tė plotėsohet dhe se dėshira e caktuar do tė
    realizohet, atėherė veē janė tė plotėsuara kushtet kryesore qė tė vijė gjer te
    realizimi i qėllimit.

    „Magjinė e Bardhė“ mund ta aplikoj vetėm ai individ, qė ka
    arritur ta njohė vetveten, i cili ka transparent mendimin dhe esencėn e jetės si
    dhe me ushtrime tė gjata dhe tė mundimshme ka arritur tė koncentrojė gjithė
    forcėn e vet psikike dhe ta pėrkryej deri nė atė masė mendimin sa qė qėllimisht
    dhe vetėdijshėm ta pėrdor me qėllim qė t’i shėrbej sė mirės. Pra „Magjia e
    Bardhė“ vjen si rezultat i produktit tė sė mirės dhe operimet e saj janė:
    shėrimet psikike, lutjet, largimet e vetive tė paqėndrueshme tė karakterit,
    zhvillimin e aftėsive mentale etj.

    Ndėrsa, pėr dallim nga kjo, „Magjia e Zezė“ si rezultat ka
    produktin e sė keqes. “Magjia e Zezė“ ka pėr qėllim qė tė prish dhe tė
    shkatėrroj gjithēka qė ėshtė lartėsuar si e bukur dhe si e mirė, ashtu qė e
    keqja tė triumfojė mbi tė mirėn. Veprimet e individit qė zbaton „Magjinė e Zezė“
    janė tė lidhura ngushtė me interesat materiale dhe plotėsimin e motiveve nga
    sferat mė tė ulėta shpirtėrore e sidomos ajo seksuale, nėpėrmjet sė cilės
    instinktet e shėmtuara dhe nervat e topitura duhet tė gjejnė kėnaqėsi. I lidhur
    pėr kėto veprime tė llojit mė tė ulėt, ai gjen kulmin e kėnaqėsisė nė dhimbjet e
    huaja. Nderi, dinjiteti, dhembshuria, keqardhja janė ndjenja, tė cilat qysh nė
    fillim i shuan nė vete.

    Pėr lexuesin e rėndomtė kjo gjendje ėshtė e vėshtirė tė
    kuptohet, sepse ajo ėshtė transcendentale, njė gjendje e cila shumė vėshtirė
    kapet nėpėrmjet pesė shqisave qė i pranon shkenca bashkėkohore. Si krahasim mund
    tė merret orgazma ku humbin kufijtė midis objektives dhe subjektives. Nė kohėn e
    sotme, kur shkenca ka arritur pėrparime tė mėdha nė kėrkimet teknike, industri,
    mjekėsi etj, njeriu modern vėshtirė edhe pajtohet me kėtė dukuri, qė nė biseda
    formale vlerėsohet si marrėsi supersticioze (besim i kot), por, prapėseprapė nė
    thellėsitė e shpirtit tė tij fshihet njė dozė e misteriozitetit.

    Lind pyetja pėrse?


    MAGJIA E BARDHĖ Image002
    Incizime dokumentare nga TV-ja Italiane, ku ėshtė
    dashur tė tregohet e vėrteta mbi njerėzit qė merren me magji tė zezė. Emisioni
    ėshtė incizuar, por kurrė nuk ėshtė emetuar (thonė,“me
    arsye“!)
    Sepse gati tė gjitha tė arriturat shkencore i plotėsojnė
    vetėm nevojat tona materiale, fizike etj.! Po shpirti (psika) ku
    mbeti?

    Ai mbeti nė prapavijė. Gjithashtu, nė prapavijė mbeti edhe
    ana etike e njeriu! Pra, shkenca harroi se pranė kauzalitetit fizik, ekziston
    edhe ai psikik dhe ai ėshtė shumė mė i rėndėsishėm pėr jetėn e njeriut (kėtė e
    vėrtetojnė edhe kėrkimet mė tė reja nė lidhje me trurin, nga tė cilat rezulton
    se truri i njeriut ėshtė njė gjigant i fjetur dhe se kapaciteti i tij
    shfrytėzohet vetėm 4%). Njeriu modern mashtrohet kur mendon se shkenca e
    kompjuterizimit do t’i zgjidh tė gjitha dilemat tona. Ajo me tė vėrtet lehtėson
    jetėn tonė elementare, por nuk i zgjidh dot tė gjitha mungesat, pėrkundrazi, ajo
    na bėn qė t’i ndiejmė edhe mė qartė ato...!

    Por, edhe pėrkundėr kėtij mosbesimi, njeriut modern nuk i
    pengon qė edhe sot, si para disa mijėra vjetėsh, tė lidhet ngushtė me disa
    dukuri pėr tė cilat pikėrisht ai shpreh dyshim, e nė anėn tjetėr ato i ruan me
    xhelozi, si: bartjen e unazės nė gisht, zinxhirit, shamisė etj. (si dhuratė nga
    mė e dashura, nga miku, shoku etj.), pėr t‘i sjellė, kujtim, fat, disponim,
    dashuri etj.

    Po tė shikohen zakonet e popullit, do tė vėrejmė se ato janė
    tė mbushura me rituale magjike, tė cilave ju pėrmbahet edhe ai, pra, njeriu
    modern. Nė ato rituale dihet saktėsisht secili veprim dhe kush duhet ta bėj. Tė
    gjitha kėto veprime nė tė shumtėn e rasteve kanė karakter pozitiv. Mirėpo,
    sikurse „Magjia e Bardhė“ qė disponon me veprime tė shumė llojshme dhe shumė
    drejtimshme, ashtu edhe „Magjia e Zezė“ operon me shumėllojshmėri ceremonish,
    rrjedhash e kahjesh pėr orientimin e mendimeve.

    Pėr rituale magjike zakonisht pėrdoren pjesė tė trupit dhe tė
    rrobave. Duhet tė cekim se tė gjitha sekrecionet, si: jashtėqitja, urina,
    djersa, por edhe thonjtė, flokėt, dhėmbėt e sidomos gjaku e sperma, pas ndarjes,
    mbesin nė gjendje okultike nė raport me trupin nga i cili e kanė prejardhjen,
    pasi ato pėrmbajnė energjinė rrezatuese tė po atij trupi. E siē e cekem edhe mė
    lartė, energjia e gjithmbarshme natyrore pėrshkon nė masė mė tė madhe ose mė tė
    vogėl gjithēka qė ndodhet nė natyrė, pavarėsisht se a janė qenie tė gjalla apo
    tė vdekura. Pasi qė tė gjitha kėto gjėra (edhe njeriu me gjithė pėrbėrjen e
    tij), u nėnshtrohen kėtyre lėvizjeve tė pandėrprera tė grimcave, ato e pranojnė
    kėtė energji, e absorbojnė, e transformojnė dhe nė raste tė caktuara, siē ndodh
    tek rastet e operacioneve magjike, edhe e emetojnė atė.

    Kėto operime magjike, tė cilat nė esencėn e vet bazohen nė
    aktivizimin e energjisė, nuk duhet tė na ēudisin, e sidomos sot, nė kohėn e
    zbulimeve tė mėdha elektronike. Nė mėnyrė tė njėjtė sikurse energjia e emetuar
    nėpėrmjet radio-valėve, qė bartet nėpėr eter, qė nė radioaparatet pranuese tė
    shndėrrohet nė zė ose fotografi, po kėshtu edhe energjia e pjesėve tė ndryshme
    tė trupit, e sidomos ajo psikike mund tė shėrbej si detektor ose indikator.
    Duhet tė theksojmė se tė gjitha dėshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinė,
    e cila aq sa ėshtė e fortė, po aq nxit ndjeshmėri tė pastėr dhe tė fortė.
    Gjithashtu, suksesi i ritualit ėshtė i lidhur ngushtė me kualifikimin moral, si
    tė personit qė operon me kėtė lloj energjie, ashtu edhe tė atij kundėr tė cilit
    ėshtė drejtuar ajo. Njėjtė, sikurse tė radio-valėt, mendimi mund tė rrezatoj mė
    fortė ose mė dobėt, varėsisht nga fuqia e energjisė me tė cilėn ėshtė i
    pėrcjell. Nė qoftė se emetimi ėshtė mė i fuqishėm edhe radio-valėt do tė
    transmetohen mė larg dhe pranimi i tyre do tė jetė mė i mirė. Kėshtu pra, edhe
    mendimi kur ėshtė mė intensiv, veprimi i tij do tė jetė mė i
    fuqishėm...

    Dhe sė fundi dua tė theksoj, se pavarėsisht nga tempoja e
    jetės nė shoqėritė e sotme ku ne jetojmė, e e cila ėshtė aq e shpejtė, dinamike,
    automatike dhe e ngarkuar me flower materialiste (sidomos
    nė perėndim), synim themelor i secilės qenie njerėzore duhet tė mbetet kultivimi
    i mendimeve dhe veprimeve pozitive. Forca krijuese e njeriut, qoftė psikike apo
    fizike, ėshtė e pakufishme. Jeta e tij ėshtė shesh ku zhvillohen procese tė
    panumėrta emocionale, mendore e trupore, prandaj varėt plotėsisht prej tij se
    ēfarė fare do tė hedh nė kopshtin shpirtėror.

      Ora ėshtė 6/5/2024, 20:17