BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shpresojnė nė rezultate tė mira

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shpresojnė nė rezultate tė mira

    Mesazh nga Albatros 3/2/2010, 22:27

    Shpresojnė nė rezultate tė mira Mundje

    Zyrtarėt e Federatės sė Mundjes tė Kosovės janė optimist se do tė arrijnė rezultate tė mira nė turneun ndėrkombėtar “Hubert Flatz” nė mundje, qė mbahet nga data 4-6 shkurt nė Wolfurt tė Austrisė. Kryetari i FMK-sė, Naim Muja, tha se ėshtė njėri prej turneve mė tė rėndėsishme pėr juniorė qė organizohet nė Austri dhe ēdo rezultat i favorshėm qė arrihet do tė jetė shumė i rėndėsishėm pėr mundjen e Kosovės. Sekretari i pėrgjithshėm i FMK-sė njėherėsh edhe pėrzgjedhės i kombėtares sė Kosovės, Sylejman Shala, tha se turneu ėshtė nė kalendarin e Federatės Ndėrkombėtare tė Mundjes dhe ka rėndėsi tė veēantė. ‘Nė turneun nė Austri marrim pjesė me ftesė tė Federatės Ndėrkombėtare tė Mundjes (FILA), pėr ēka edhe ėshtė turne zyrtarė dhe ēdo rezultat i arritur ngrit edhe pikė pėr mundjen e Kosovės.

    Besojmė se do tė shėnojmė rezultate tė mira megjithėse jemi tė vetėdijshėm se bėhet fjalė pėr njė turne shumė tė fortė”, tha Shala. Sipas tij, ekspedita e kombėtares sė Kosovės pėr juniorė ishte paraparė t’i ketė gjashtė mundės, por vetėm pesė do tė jenė prej tyre. “Mundėsi Kenan Daci ėshtė vonuar qė tė aplikojė pėr vizė nė ambasadėn austriake dhe ėshtė i vetmi qė do tė mungojė. Pesė garues tė tjerė qė pėrfaqėsojnė Kosovėn nė Austri janė: Kastriot Sedolli (55 kg), Pajtim Shala (66 kg), Bajram Shala (77 kg), Edon Shala (84 kg) e Egzon Shala (96 kg). Mendoj se tė gjithė kėta tė pėrzgjedhur pėr kėtė turne janė tė pėrgatitur mirė dhe qė premtojnė rezultate”, theksoi Shala. Zyrtarėt e FMK-sė shpresojnė qė se shpejti do tė fitojnė edhe dy-tri bursa olimpike, qė sipas tyre, tė gjitha do tė varen nga rezultatet qė do tė arrijnė nė garat zyrtare ndėrkombėtare. Muja tha se pret brenda njė kohe tė shkurtėr qė tė jenė edhe anėtar me drejta tė plota nė FILA.

    “Besojmė se shpejti tė jemi tė anėtarėsuar nė FILA me drejta tė plota dhe jo sikur jemi deri tash me kushtėzime”, tha Muja. Kėshilltari pėr sport i ministrit, Valton Beqiri, Muharrem Sahiti, shkuarjen e mundėsve nė turneun ndėrkombėtar e vlerėsojė si tė rėndėsishme dhe ėshtė i bindur se nuk do tė mungojnė rezultatet. Mundėsi Egzon Shala, tha se janė tė pėrgatitur nė tė gjitha pikėpamjet dhe presin medalje. “Nė pėrgjithėsi jemi tė gatshėm dhe besojmė nė rezultate tė mėdha qė do tė shėnojmė nė Austri”, tha Shala.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:33