BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bullgaria me 17 shkurt nė Prishtinė, nė dyshim Italia

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Bullgaria me 17 shkurt nė Prishtinė, nė dyshim Italia

    Mesazh nga Albatros 3/2/2010, 22:36

    Bullgaria me 17 shkurt nė Prishtinė, nė dyshim Italia Hendboll666

    Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Kosovės nė konkurrencėn e meshkujve, Alfred Llazari, nė emėrore pėrveē hendbollistėve nga Kampionati i Kosovės do tė llogaritė edhe ata qė luajnė jashtė Kosovės.

    Kreu i Federatės sė Hendbollit tė Kosovės njofton se me 17 shkurt, me rastin e ditės sė shpalljes sė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, kombėtarja e Kosovės nė konkurrencėn e femrave, do tė zhvillojė ndeshje miqėsore ndėrkombėtare me kombėtaren A tė Bullgarisė. “Zyrtarėt e Federatės sė Hendbollit tė Bullgarisė e kanė konfirmuar ardhjen e kombėtares sė Bullgarisė pėr ta zhvilluar ndeshjen revyale”, thuhet nė njoftimin e FHK-sė. Pėrzgjedhėsi prof. Ismet Jupa se shpejti do tė bėj tė ditur edhe emėroren e kombėtares sė Kosovės qė do tė pėrballet me bullgaret. Se shpejti do tė mėsohet se nė cilėn palestėr do tė zhvillohet ndeshja dhe sa ora fillon. “Ky takim ka ardhur pas kontakteve tė drejtpėrdrejta qė patėn kreu i FHK-sė Mexhit Devaja dhe Izet Gjinovci gjatė zhvillimit tė kampionatit evropian pėr meshkuj nė Vjenė tė Austrisė fundjavėn qė lamė pas. Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Kosovės (femrat), Ismet Jupa, tha se kjo do tė jetė edhe ndeshja e parė zyrtare pėr tė qė sa ėshtė emėruar pėrzgjedhės i kėsaj kombėtare. “Ballafaqimi me Bullgarinė ėshtė ndeshje e rėndėsisė sė madhe dhe pėr shumė arsye. Ėshtė ndeshja e parė zyrtare pėr mua qė sa jem pėrzgjedhės i kombėtares sė Kosovės. Rėndėsia tjetėr ėshtė se kjo ndeshje revyale ndėrkombėtare do tė zhvillohet pėr nder tė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės. Kemi planifikuar t’i zhvillojmė edhe pesė-gjashtė ditė pėrgatitje tė pėrbashkėta me kombėtaren dhe tė shohim formėn e secilės hendbolliste.

    Ėshtė paraparė tė punojmė dy herė nė ditė, vetėm mbetet tė dihet se nė cilėn ditė do tė tubohemi. Do tė bazohem mė shumė nė hendbollistet qė janė mė tė pėrgatitura, pėr arsye se disa nga klubet ende nuk i kanė nisur edhe stėrvitjet pėr stinorin pranveror. Pėrbėrjen e kombėtares sė Kosovės do tė kompozohet 50 pėr qind me hendbolliste me pėrvojė dhe 50 pėr qind me hendbolliste qė janė perspektiv e kėtij sporti”, tha Jupa. Ai shtoi: “Nuk kam njohuri aq shumė pėr kombėtaren e Bullgarisė, pėrveē qė kam informacione nėpėrmjet shtypit. Nuk ėshtė kombėtare aq e fortė sikurse qė janė ato tė rajonit, Kroacia etj. por nuk duhet nėnēmuar, por tė jemi tė kujdesshėm”. Po ashtu FHK-ja parimisht kontraktuan edhe njė ndeshje tė Pėrfaqėsueses sė meshkujve me kombėtaren e Italisė, por kjo pritet qė tė zyrtarizohet pėrfundimisht brenda dy-tri ditėve, sepse sipas presidentit tė Federatės tė Hendbollit tė Italisė Francesko Purramuto duhet ndryshuar termini i zhvillimit tė garave nė Kampionatin italian, nė mėnyrė qė kombėtarja italiane tė zbarkon mė 17 shkurt nė Prishtinė”, njoftojnė nga zyra e FHK-sė. Sipas pėrzgjedhėsit Alfred Llazari, kjo do tė ishte njė sprovė e re pėr kombėtaren e rinovuar tė Kosovės. Ai nė emėrore pėrveē hendbollistėve nga Kampionati i Kosovės do tė gjenden edhe ata qė luajnė nė klubet e shteteve tė tjera, si: Besfort Bilalli, Alban Bislimi, Valon Dedaj, Fatlum Ahmetaj, Muhamed Maloku, Arbėr Qerimi dhe Besnik Shala.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:37