BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Muriqi kryqėzon dorėzat nė muajin mars?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Muriqi kryqėzon dorėzat nė muajin mars?

    Mesazh nga Albatros 3/2/2010, 22:37

    Muriqi kryqėzon dorėzat nė muajin mars? GetAttachment

    Boksieri i mirėnjohur, Elvir Muriqi ėshtė duke u pėrgatitur me intensitet tė lartė qė tė jetė sa mė i gatshėm pėr sfidat e radhės qė e presin nė muajin mars. Boksieri pejan qė dėshmohet nė boksin profesionist premton se do t’i kėnaq me boks cilėsorė dhe fitore adhuruesit kudo qė janė shqiptar. Elvir Muriqi do tė ketė meēin e parė kėtė vit nė muajin mars? Muriqi 37-5 (23 KO) ka kohė qė ėshtė nė biseda me boksierin perspektiv amerikan, Marcus Oliveira 19-0 (17 KO) dhe brenda kėsaj jave mund tė nėnshkruhet marrėveshja dhe meēi do tė zhvillohet sipas tė gjitha gjasave nė qytetin e lotarisė, Las Vegas, bėhet e ditur nga uebfaqja KosovaBoxing.org.

    Elvir Muriqi ditė mė parė ka marrė edhe njė ofertė nga promotori i njohur turk, Ahmet Oner i cili ėshtė pronar i ekipit tė njohur Arena Box Promotion pėr njė meē tė mundshėm nė Hamburg tė Gjermanisė me 27 mars dhe nėse dėshtojnė bisedimet me Oliveira atėherė boksieri ynė do tė paraqitet nė Hamburg. “Meēi im i radhės ėshtė shumė i rėndėsishėm. Kam pritur qė do tė luftoj pėr titull bote, por pėr momentin kjo ėshtė e vėshtirė. Lufta me Oliveira ka peshė tė madhe sepse do tė jetė pėr titullin “NBFA – National Boxing Federation Assosiation” qė do tė thotė kush fiton bėhet kampion i Amerikės”, tha Muriqi. Ditė mė parė ranglistat botėrore te disa versione janė shfaqur se boksieri ynė Elvir Muriqi ka pėrparuar nė versionin WBC-sė ku ishte i 14-ti, kurse kėtė muaj ka pėrparuar pėr dy vende, tani gjendet nė pozitėn e 12-tė nė versionin WBC. Muriqi ka synim tė ngjitet sa mė lartė nė renditje dhe ka besim se kėtė gjė do tė bėj duke u bazuar nė punėn qė ėshtė duke bėrė dhe cilėsinė e tij.

    Boksieri i cili mund tė jetė kundėrshtar i boksierit tonė, Marcus Oliveira renditet si i 14 nė WBA. “Shpresoj tė takohem me Oliveira, mirėpo nuk brengosem edhe shumė, sepse e kam edhe ofertėn tjetėr pėr nė Gjermani. Nėse boksoj nė Gjermani nuk do tė kam ndonjė kundėrshtar tė fortė si tė kalibrit botėrorė siē ėshtė Oliveira, mirėpo e mira e kėsaj ėshtė se unė do t`a mbaj formėn dhe tė pėrparoj nė renditjet botėrore nė tė gjitha versionet. Po ashtu ėshtė kėnaqėsi e imja tė boksoj nė Gjermani ku nuk kam boksuar asnjėherė dhe e di se do tė kam pėrkrahjen nė maksimum nga bashkatdhetarėt e mi shqiptar atje”- tha Elvir Muriqi.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:33