BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 posters

    Ē’ėshtė dashuria ?!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Ē’ėshtė dashuria ?!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/2/2010, 15:03

    Ē’ėshtė dashuria ?! FileContent

    Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar? Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ? Ēdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

    Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

    Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

    “Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

    Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te ēmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush…

    Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

    Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perēmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithēka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.

    Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.

    Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne ēdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithēka behet e mundshme.

    Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.

    Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj ēdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

    Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se ēdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.

    Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.

    Ēdo premtim i shpirtit ka ēdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e ēon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

    “Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.

    Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.
    enigma
    enigma
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
    <b>Votat</b> Votat : 30
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

    Buzqeshje Re: Ē’ėshtė dashuria ?!

    Mesazh nga enigma 19/2/2010, 14:33

    Dashuria eshte vuajtje e embel
    Dona20
    Dona20
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1825
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 3863
    <b>Votat</b> Votat : 48
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

    Buzqeshje Re: Ē’ėshtė dashuria ?!

    Mesazh nga Dona20 20/2/2010, 18:17

    Ē'ėshtė dashuria? Rast i volitshėm pėr dhembje tė gjatė
    Dashuria ėshtė lumturi kur e ke pranė
    Dashuria ėshtė sherim kur ke doktorin ose doktoreshen afėr.
    Dashuria ėshtė semundje dhe iluzion kur je larg.
    Dashuria ėshtė vuajtje kur je i sinqertė."
    Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
    Dashuria ėshtė verbim kur vendoset para arsyes."
    Dashuria ėshtė shurdhim kur te largon nga njerzit e tjerė.
    Dashuria ėshtė memece kur nuk ke fantazi."
    Dashuria ėshtė e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
    Dashuria ėshtė roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
    Dashuria ėshtė liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mirė.
    Dashuria qėndron ne zemėr prandaj sduhet te zgjedhi vetėm me sy.
    Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... janė velat e dashurisė pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetės komplekse.
    Rruga mė e gjatė pėr nė varr ėshtė rrruga e dashurisė
    Kur njeriu ka dashuri, s'ka frikė.
    Edhe nė kasollen mė tė vogėl ka vend pėr dy tė dashuruar
    Dashuria ėshtė tėrė jeta e gruas, kurse njė episod nė jetėn e mashkullit
    majlinda
    majlinda
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Kosova
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/04/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 214
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 470
    <b>Votat</b> Votat : 11
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Lindaaa

    Buzqeshje Re: Ē’ėshtė dashuria ?!

    Mesazh nga majlinda 8/4/2010, 15:08

    Do tė lėvdoj dashurinė
    barabar me perėndinė,
    se dashuri e vėrtetė,
    na mban tė gjallė nė jetė.

    S'e kam parė perėndinė,
    shoh ngaherė dashunnė;
    dashuria mbretėron,
    se njeriu pa tė s'rron.
    Cinė tė besoj taninė,
    perėndin' a dashurinė?
    Perėndi nė kėte jetė
    ėshtė dashuria vetė
    Digjem, pėrvėlohem
    se tė dua shumė,
    ditėnė mendohem,
    natėn rri pa gjume love01

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Ē’ėshtė dashuria ?!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 16/11/2024, 11:07