BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rikard Ljarja, artisti i pazėvendėsueshėm!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Rikard Ljarja, artisti i pazėvendėsueshėm!

    Mesazh nga Albatros 13/2/2010, 17:44

    Rikard Ljarja, artisti i pazėvendėsueshėm! 8portr10

    I lindur nė prill tė vitit 1943 nė qytetin e artit Shkodėr, qytet nė tė cilin Ljarja ndoqi vitet e para tė mjeshtėrisė sė aktrimit. Mė 1960 mbaroi maturėn, kurse mė 1965 diplomoi nė Shkollėn e Lartė tė Aktrimit "Aleksandėr Moisiu", Tiranė. Pėr tetė vite pas diplomimit punoi aktor i teatrit nė Teatrin "Migjeni" nė Shkodėr. Prej 1996 deri 2002, kur doli nė pension, ishte drejtor artistik nė televizionin publik shqiptar.

    Vite mė parė portreti i tij ka qenė vazhdimisht i pranishėm, si nė kinema ashtu dhe nė televizionin e vetėm tė asaj kohe. Madje, aq i pranishėm sa qė nė vendlindjen e tij, nė qytetin e Shkodrės. Dhe ai realitet kishte tė bėnte me faktin se aktori i famshėm, me origjinė nga Shkodra, me lojėn dhe portretin e tij tė veēantė kishte pushtuar i tėri si ekranin e kinemasė ashtu dhe atė tė televizionit. Aktori shkodran nė kohėn sa ishte gjimnazist nė qytetin e Shkodrės, ėshtė marrė edhe me muzikė, ku gjatė stinės sė verės teatri i kėtij qyteti jepte shfaqje nėpėr fshatra.

    Pas diplomimit, roli i parė nė tė cilin interpretoi ai ishte te filmi artistik “Komisari i dritės”, njė film shumė i suksesshėm. Rolin e Dritanit, Ljarja e kishte fituar nė njė audicion, nė tė cilin merrnin pjesė edhe Guljelm Radoja, Viktor Zhysti, etj.

    Nga viti 1965 deri mė 1973, Ljarja ka interpretuar nė rreth 30 role nė Teatrin "Migjeni" tė Shkodrės, ku pjesa mė e madhe ishin role kryesore. Por nė atė kohė televizioni ishte nė hapat e parė dhe brezat e rinj nuk e mbajnė mend si aktor teatri.

    Ka vėnė nė skenė shfaqje nė Teatrin Kombėtar, dhe nė atė tė Prishtinės, dhe ka interpretuarėn shumė shfaqje. Ka bashkėpunuar edhe me IFEF (shoqatė amerikane) pėr skenar filmash. Po kėshtu, para disa vitesh ai bėri njė reklamė brilante pėr AMC ( telefoni mobile nė Shqipėri). Nga viti 1996 deri nė vitin 2002 Ljarja ka punuar si drejtor artistik i kėtij mediumi. Ndonėse emri i tij nuk ėshtė pėrfaqėsuar denjėsisht nė skenėn dhe ekranin e pas viteve nėntėdhjetė, para viteve nėntėdhjetė figura aktoriale e Rikard Ljarjės ka qenė gjithmonė nė qendėr tė ekranit dhe tė skenės shqiptare. Portreti i tij ka qenė vazhdimisht i pranishėm, si nė kinema, ashtu dhe nė televizionin shqiptar, i vetmi televizion pėr atė kohė. Aktori i famshėm nga Shkodra me lojėn dhe portretin e tij tė veēantė ka pushtuar i tėri si ekranin e kinemasė ashtu dhe atė tė televizionit. Ai ka interpretuar rreth njėqind role nė skenė dhe nė kinematografi.

    Rolet mė tė spikatura tė Ljarjės janė Dritani te filmi “Komisari i dritės”, Skėnder Guri te “Duel i heshtur”, Perlat Pėllumbi nė “Ngadhėnjim mbi vdekjen”, Deda nė “Rrugė tė bardha”, Rrema nė “Shtigje lufte”, Gaqo tipografi nė “Rrugicat qė kėrkonin diell”,

    inxhinier Tosti nė “Ilegalėt” etj. Si regjisor, filmi mė i arrirė i tij ėshtė “Kur hapen dyert e jetės”, i cili u realizua nė vitin 1986, ku ishte edhe autor i skenarit. Ky film u nderua me ēmimin “Aleksandėr Moisiu”. Pėr meritat e tij aktoriale dhe regjisoriale ėshtė nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Gjithashtu Ljarja ka botuar sė fundi dhe librin “Njė humbėtirė kėtej rrotull”, njė tjetėr sfidė nė rrugėtimin e tij tė karrierės.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:16