BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mark Sopi – pėrfaqėsuesi i denjė i fesė, kulturės dhe i epokės shqiptare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Mark Sopi – pėrfaqėsuesi i denjė i fesė, kulturės dhe i epokės shqiptare

    Mesazh nga Albatros 14/2/2010, 17:00

    Mark Sopi – pėrfaqėsuesi i denjė i fesė, kulturės dhe i epokės shqiptare Mark_s10

    Nė katėrvjetorin e shkuarjes nė amshim tė ipeshkvit tė Kosovės, Imzot Mark Sopi (1)

    Nė jetėn shoqėrore, pėrgjithėsisht ndodh, qė njerėz tė shquar, tė fesė, tė kulturės, shkencės, artit, e tė historisė sonė kombėtare, tė veēohen nga tė tjerėt pėr aftėsi intelektuale, pėr pėrkushtim nė ēėshtjet madhore, pėr veprimtari tė devotshme dhe pėr pathyeshmėri tė vullnetit e tė idealit tė lartė qė kanė nė shpirt. Tė tillė njerėz lindin nė ēdo kohė, janė tė nevojshėm pėr jetėn, shoqėrinė dhe kombin nė pėrgjithėsi dhe, secili nė fushėn e vet e njėherėsh bashkėrisht i vėnė vulėn fesė, tė kulturės dhe historisė sė njė kombi. Brezat qė pasojnė, si begati mė e ēmuar e njė kombi, tė kaluarėn e rimarrin, pikėrisht nėpėrmjet kėtyre njerėzve tė shquar.

    Njėra nga ato figura qė ka mbetur nė gjurmėt e fesė, kulturės dhe tė shkencės, padyshim ėshtė edhe ajo e Imzot Mark Sopit, qė i takon profilit tė personaliteteve tė shquara, emri i tė cilit posa t’u zihet ngojet tė kreshpėros nė shtat, tė drithėron nė ndėrgjegje, tė mbush me frymėzim dhe, qė, me porosinė e veprat e tij tė jep shumėēka pėr tė kuptuar brendinė dhe qėllimin e krejt asaj pėr tė cilėn janė pėrkushtuar; tė mobilizojnė edhe mė shumė pėr t’iu qasur edhe mė me ngulm studimit tė jetės dhe veprės sė tyre.

    Edhe veprimtaria e gjithanshme e Imzot Mark Sopit, nė planin fetar, kulturor, shkencor, shoqėror e atė kombėtar, pėrputhet plotėsisht me kohėn kur kombit tonė po i pėrgatitej njė kataklizmė e tmerrshme; fund e krye ajo pėrshkohet me pėrpjekjet dhe aspiratat dhe tė idealeve tė mbarė popullit shqiptar. Prandaj, duke qenė personalitet mė i shquar qė iu pėrgjigj me devotshmėri kėrkesave tė popullit, qė i ripohoi ato me njė gjerėsi dhe me njė cilėsi tė shkallės mė tė lartė, duke ruajtur kontiunitetin e traditės. Imzot Mark Sopi konsiderohet pėrfaqėsuesi mė tipik i fesė, shkencės dhe i lėvizjes shoqėrore-kombėtare tė popullit tonė nė njė kohė tė caktuar, si njėri nga pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė epokės secilės i takoi.

    Njė rrugė e begatė jetėsore

    Imzot Mark Sopi u lind mė 29 shkurt 1938 nė Binē tė Vitisė, nga prindėrit Mėhilli dhe Maria. I takon njė familje me tradita kombėtare, e cila nė tė kaluarėn kishte dhėnė martirė tė kombit. Nė vendlindje kreu shkollimin fillestar, gjimnazin klasik nė seminarin e Pazinit (Kroaci), ndėrkaq Fakultetin e filloi nė Zagreb, ku i kreu dy vite tė filozofisė, pas sė cilave ipeshkvi Smiljan F. Ēekada e dėrgoi si student tė dalluar pėr tė vazhduar nė Romė. Studimet i ka pėrfunduar me sukses, pas secilave menjėherė ka mafjistruar me temėrn “Martirėt e Karadakut”.

    I prirė nga ndjenja e maturisė, e urtėsisė dhe e mendimeve tė thella, nė fillim si meshtar u agazhua nė Ferizaj nė detyrėn sekretar i ipeshkvit imzot Nikė Prela. Pas gjashtė vjet shėrbimi u transferua nė Zllakuqan, qė ishte dioqeza mė e madhe nė Kosovė, me ērat shėrbeu pėr afėr dy dekada. Nė kėtė vend Imzot Sopi erdhi nė kohėra shumė tė vėshtira, kur nė kėtė lokalitet udhėhiqej njė politikė diskridituese dhe antikombėtare. Menjėherė Sopin e sfidojnė rrethanat qė tė sfidohet me noimenklaturėn e atėhershme komuniste, e cila bėnte pėrpjekje tė vazhdueshme qė tė pengonte veprimtaritė qė binin ndesh me platformėn politike e filozofike tė partisė komuniste. Mirėpo, edhe nė kėto momente delicate vėrehet modestia dhe maturia e tij prej njė intelektuali tė formuar, karizmat e lindura pėr drejtėsi, pėr punė dhe seriozitet.

    Bashkė me presidentin Rugova, nismėtar i katedrales nė Prishtinė

    Edhe nė vitet e ’90-ta, kur kauza kombėtare kėrkonte veprimtarė tė devotshėn nė shėrbim tė kombit, kėtij zėri iu pėrgjigje edhe imzot Mark Sopi, duke u radhitur njėri nga veprimtarėt mė tė devotshėm nė Lėvizjen e pajtimeve tė gjaqeve. Ishte kjo koha kur uniteti i kėtij populli kėrkohej mė tepėr se kurdoherė, si parakusht pėr daljen nga ato kthetra qė kishte mbėrthyer kėtė popull nga hegjemonia serbe. Nga ai kėrkohej qė kjo plagė shumėshekullore njė herė e pėrgjithmonė tė flaket nga ky popull. Pra, Imzot Sopi, gjatė gjithė veprimtarisė sė tij pėr popullin shqiptar pėrcolli mesazhin pėrunitet, mirėqenie dhe harmoni, si parakusht pėr realizimin e aspiratės shumėshekullore. Rruga e tij ishte rrugė qė i kishin preferuar etėrit e kombit tonė, si Budi, Buzuku, Bogdani, Gjeēovi, Fishta e shumė e shumė tė tjerė, idealeve tė tė cilėve u mbeti besnik deri nė frymėn e fundit tė tij. Me mbėrritjen e frymės sė demokracisė nė Shqipėri dhe pėrmbysjen e ideologjisė ekstreme komuniste, imzot Sopi me qėllim pėr ta ndihmuar atė popull tė kadandisur, shkoi nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Durrės, kur shėrbeu pėr plot gjashtė vjet, duke lėnė trashėgiminė e madhe tė patriotit tė flaktė, tė besimtarit tė madh, prelatit gojėtar, edukuesit tė palodhur e dashamirės, misionarit tė zellshėm qė pėr njė periudhė 6-vjeēare u bė famulltari mė i dashur i Kishės sė Durrėsit. Shembullit tė pėrkryer tė pėrkushtimit ndaj Zotit, vlerave hyjnore tė njeriut tė kombit, shembullit frymėzues pėr drejtėsi dhe pėrparim. Ėshtė mė tė vėrtetė madhėshtore ku qėndronte gjitha ajo energji dhenga e gjente gjithė atė kohė pėr tė gjithaato veprimtari me tė cilat merrej. Ripunoi me dashuri shkrimet e hershme dhe i pėrfshiu nė librin e tij “Baca Kolė dhe famullitari” pastaj shkroi librin tjetėr publicistik “Martirėt e Karadakut”, shkroi refleksionet pėr librin e profesorit skocez Drumond, pėrktheu letra e enciklika tė Papės. Pati pėrfunduar njė libėr rreth koncileve. Ai shkroi edhe shjetra artikuj ne shtypin e kohės, sidomos tė Shkodrės. Derisa veproi nė Durrės i dha jetė revistės kulturore “Vegim drite”. Ai shkroi edhe shumė shkrime publicistike. Ka shkruar dhe botuar artikullin “Mall e nderime Kosove pėr imzot Lazėr Mjedėn”.

    Imzot Mark Sopi, ishte nismėtari i parė pėr ndėrtimin e katedrales “Nėna Tereze” nė Prishtinė. Ai, bashkė mė Presidentin historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovėn bėri edhe bekimin e parė tė kėsaj Katedraleje, pra vuri gurin themeltar tė tėtij tempulli tė fesė dhe tė kombit. Kjo nismė e tij tashmė po bėhet realitet, pasi qė punėt ne sublimimin e kėsaj katedraleje po shkojne mjaft mbarė. Kėshtu, me kėtė rast, do tė realizohet ėndrra e Imzot mark Sopit dhe e dr. Ibrahim Rugovės, po ashtu edhe e gjithė popullatės vullnetmirė tė Kosovės dhe mė gjerė. (vijon)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 16:18