BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fjalori i Faqes islame

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Fjalori i Faqes islame

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:15

    Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit


    Fjalori i Faqes


    Allah - .



    Abdes - Nje lloj pastrimi qe duhet bere para se dikush falet ose para se te lexoje Kur'an.



    Ezan - Thirrja para kohes se faljes quhet Ezan. Personi i cili therret Ezanin quhet Mu'ezin. Muezini therrer Ezanin pese here ne dite kur Muslimanet falin namazin e tyre. Ezani ka disa fjale dhe shprehje specifike qe recitohen me ze te larte ne gjuhen Arabe qe te lajmeroje njerezit se koha per t'u falur erdhi.



    Es-selamu Alejkum - Kjo eshte pershendetja e Muslimaneve kur takojne njeri tjetrin. Kuptimi i te ciles eshte "Paqja qofte mbi ju!" Kjo pershendetje mund te ndeshet edhe ne keto forma: "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullah" qe do te thote "Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi ju"; ose "Es-selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berekatuhu", e cila perkthehet "Paqja, Meshira dhe Bekimi i Allahut qofte mbi ju!"



    Bismilah - Do te thote "Ne emer te Allahut". Me kete shprehje Muslimani fillon aktivitetet e tij ditore, leximin e Kur'anit, etj. Forma e gjate e shprehjes eshte "Bismilahir rahmanir rahim" qe do te thote "Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit".


    Da'ua - Kuptimi i kesaj fjale eshte "Te ftosh te tjeret ne Islam".



    Dhiker - Permendja e Allahut



    Dua - Nje lutje/ kerkese drejtuar Allahut xh.sh.



    Dynja - Kjo bote ku jetojme aktualisht, ose jeta ne kete bote, ndryshe nga Ahireti - Jeta tjeter.



    Farz - Dicka ose nje veprim qe eshte i detyrueshem per nje Musliman, si psh namazi 5 here ne dite, etj.



    Fat'ua - Opinion ligjor qe ka lidhje me Ligjin Islam.



    Fikh - Do te thote kuptimi i plote, dituria dhe ligji ne Islam. Juristi quhet Fakih, i cili eshte ekspert ne ceshtjet ligjore te Islamit. Shkollaret me te njohur te Fikhut ne histori jane themeluesit e kater shkollave te Islamit: Imam Malik, Imam Shafi, Imam Ebu Hanifa, dhe Imam Ahmad.



    Haram - E ndaluar: Dicka ose nje veprim qe eshte i ndaluar per t'u bere nga Muslimanet.



    Hadith - Transmetimet e thenieve dhe traditat e Profetit Muhammed (as) ose cka ai deshmoi dhe aprovoi quhen Hadith. Keto perfshijne shpjegime, interpretime, ose shembuj te jetes se Profetit as. Disa nga mbledhesit me te njohur te Hadithit jane Imam Bukhari, Imam Nasa'i, Imam Ebu Daud, Imam Tirmidhiu, etj.



    Hadith Kudsi - jane hadithe te cilat Profeti tha cfate Allahu thote. Kuptimi i ketyre haditheve i zbriten Profetit as. por ai i tha me fjalet e veta, ndryshe nga Kur'ani qe eshte fjale e Allahut te Madheruar te cilen Profeti e percolli ashtu sic iu zbrit atij.



    Hallall - Dicka qe eshte e lejuar dhe e ligjshme ne Islam.



    Hixhra - do te thote migrim. Hixhra lidhet me migrimin e Profetit nga Meka ne Medine, i cili ndodhi ne vitin e 12 te misionit te tij (viti 622 e.s.). Ky migrim shenon edhe fillimin e kalendarit te Muslimaneve.



    Imam -.



    Iman - Besimi tek Allahu xh.sh.



    In sha'Allah - Kur njeriu planifikon per te ardhmen, kur premton dicka, kur ben nje betim dhe kur merr vendime, ai i ben keto me lejen dhe deshiren e Allahut. Per kete shkak, Muslimani ndjek udhezimin Kuranor duke thene "Insha'Allah". Kuptimi i kesaj thenieje eshte "Ne dashte Allahu".



    Islam - Eshte nje fjale e gjuhes Arabe e cila rrjedh nga fjala ' paqe' dhe ne kontekstin fetar do te thote bindje dhe besnikeri ndaj Allahut - Krijuesit te Universit. Islami eshte feja e paqes, meshires dhe faljes. Eshte nje fe universale per gjithe njerezimin pavaresisht nga raca, kombesia, gjuha, apo pozita shoqerore. Islami eshte feja te cilen All-llahu (xh.sh) ia shpalli njerezimit nepermjet Te Derguarit te vet, Muhammedit (a.s). Islam do te thote perkushtim i plote ndaj All-llahut (xh.sh).



    Mehri - Eshte nje vlere pasurore qe burri ia jep gruas kur martohen. Kjo eshte pjese e kontrates se marteses se muslimaneve.



    Mahram - Ky term i referohet grupit te njerezve me te cilet nje grua nuk mund te martohet per shkak martesor apo lidhje gjaku.Ketu perfshihen:
    1. Mahram per shkak te lidhjeve te gjakut si babai, biri, vellai, xhaxhai, daja, djali i vellait dhe djali i motres.

    2. Mahram per shkak te qumeshtit (nqs ka pire qumesht prej nje nene si foshnje).

    3. Mahram per shkak te marteses jane babai i burrit, djali i burrit, burri i nenes dhe burri i vajzes



    Shariah - Ligji Islam



    Shehadeti - Deklarimi i besimit. Nje person duhet te recitoje Shehadetin kur pranon fene Islame. Shehadeti ne Islam eshte: "Deshmoj se nuk ka zot tjeter pervec Allahut dhe deshmoj se Muhamedi eshte i Derguari i Tij."



    Shirk - T'i besh partnere Allahut, dmth ne adhurimin ndaj tij te shoqerosh zota te tjere. Ky eshte nje nga mekatet me te renda dhe nuk do te falet. Shirk mund te jete nje objekt ose nje person i ngritur ne nivel me te larte se Allahu.



    Shura - Konsultim.



    Suneti - Ne pergjithesi fjala Sunah do te thote zakon, tradite ose norme. Ne menyre specifike fjala Sunah perdoret per t'iu referuar Profetit Muhamed as, dhe permbledh theniet, punet dhe zakonet e tij te jetes. Hadithi eshte nje raportim i Sunetit.



    Sure - Eshte nje kapitull ne Kur'an. Gjithsej jane 114 sure ne Kur'an. Meso disa sure.



    Teuhid - Konfirmimi i Njesise se Allahut. Kjo eshte baza e Islamit.



    Umeti - Eshte nje komunitet ose nje popull. Termi perdoret per t'iu referuar komunitetit te besimtareve ose muslimaneve.



    Xhilbab - Nje veshje e gjere per grate, e cila nuk tregon vijat e trupit.



    Xhihad - Eshte nje fjale e gjuhes arabe qe nenkupton perpjekje, mundim dhe lufte ne emer te Allahut per mbrojtjen e jetes, tokes dhe fese. Xhihad nuk do te thote lufte per t' i detyruar te tjeret ne fene Islame, pasi ne Kur'an eshte nje ajet teper i qarte qe thote: "Nuk ka dhune ne fe." (Kur'an, 2:256) Xhihadi nuk eshte vetem nje lufte per t'u mbrojtur ndaj sulmit te dikujt, por edhe lufte kunder regjimit te padrejte. Ne qofte se nje regjim i tille ekziston, atehere lufta drejtohet ndaj liderve te regjimit dhe jo njerezve te atij vendi. Njerezit duhet te lirohen nga regjimet e padrejta. Jo vetem ne paqe por edhe ne lufte Islami e ndalon terrorizmin, grabitjen dhe keqtrajtimin e civileve. Gjate luftes Islami e ndalon demet ndaj civileve, grave, femijeve, pleqve, dhe njerezve te fese si prifti apo rabai, si dhe ndalohet te presesh pemet dhe te shkaterrosh banesat e civileve.



    Zekat -

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 11:53