BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:26

    * JETA E PROFETIT MUHAMED * 2qdo27k

    JETA E PROFETIT MUHAMED

    Nga
    Leila Azzam dhe Aisha Gouvernuer

    Si filloi e tėrė kjo

    Para afėr katėr mijė vjetėsh, nė qytetin Sumer Ur, nė luginėn e lumit Eufrat, jetonte njė djalė qė quhej Ibrahim. Nė fillim banorėt e Urit e adhuronin Zotin mirėpo me kalimin e kohės, ata e harruan fenė e tyre tė vėrtetė dhe filluan tė adhurojnė idhujt e ndryshėm, skulpturat e bėra nga druri apo argjili e disa herė edhe gurėt e ēmuar.
    Edhe pse ishte i vogėl Ibrahimi nuk mund tė kuptonte se pėr ē’arsye populli i tij, e veēanėrisht i ati, sendet te cilat i krijonin me duart e veta i quanin zota, e pastaj edhe i adhuronin. Ai ēdo herė refuzonte qė, sė bashku me tė tjerėt, t'i respektojė keto skulptura. Ne vend te kesaj ai e lėshonte qytetin dhe i vetmuar mendonte mbi qiellin dhe botėn rreth tij. Ai ishte i sigurt se populli i tij gabonte dhe kėshtu i vetmuar e kėrkonte rrugėn e drejtė. Njė natė tė kthjellėt duke shikuar qiellin, ai pa njė yll shkelqyes shumė tė bukur, aq tė bukur saqė klithi: "Ky duhet tė jetė Allahu!"
    Pėr njė kohe ai e shikoi yllin me admirim, derisa papritmas filloi tė zbehet dhe tė zhduket. Ai pėrsėri iu kthye dėshpėrimit duke thėnė:

    “Unė nuk i dua ata qė humbin”
    (El En’am: 76)

    Njė natė tjetėr, Ibrahimi pėrsėri shikonte qiellin dhe pa hėnėn aq tė madhe e aq tė ndritshme qė ngrihej nė qiell dhe sakaq mendoi se mund ta prekė atė. Ai tha nė vetvete:

    “Ky ėshtė Zoti im”
    (El En'am : 77)

    Pas pak kohe hėna perėndoi. Atėherė ai tha:

    “Nėse Zoti im nuk mė udhėzon, unė do tė jem prej njerėzve tė humbur.”

    (El En’am: 77)


    Pastaj Ibrahimi pa bukurinė dhe mrekullinė e lindjes sė diellit, dhe mendoi se dielli do tė duhej tė ishte mė i madhi dhe mė i fuqishmi i gjithėsisė. Mirėpo, edhe kėtė herė gaboi, sepse nga fundi i ditės edhe dielli perėndoi. Atėherė atij iu bė e qartė se Allahu ėshtė mė i Fuqishmi Krijuesi i tė gjitha yjeve, i hėnės i diellit, i tokės dhe i tė gjitha krijesave tė gjalla. Papritmas pėr njė ēast e ndjeu veten plotėsisht tė qetėsuar, ngase e dinte se e gjeti te Vėrtetėn.

    “Kur i tha babait tė vet dhe popullit tė vet: "Ēka jeni duke adhuruar?" Ata i thanė: "Adhurojmė idhuj, vazhdimisht u jemi besnikė atyre!" Ai tha: "A ju dźgjojnė ata juve kur luteni?" Ose, " a ju sjellin juve dobi apo dėm?" Ata thanė: "Jo, por kėshtu i gjetėm se bėnin edhe prindėrit tanė!" Ai tha: "A po shihni se ē'po adhuroni? Ju dhe prindėrit tuaj tė mėparshėm. Nė tė vėrtetė, ata (qė adhuroni ju) janė armiq tė mi, pėrveē Zotit tė botėve (nėse pėrveē idhujve adhuroni edhe Atė). Zoti qė mė krijoi, Ai me udhėzon mua. Dhe ai mė ushqen dhe mė jep tė pijė, dhe kur tė sėmurem Ai mė shėron, Ai mė bėn tė vdes e mandej mė ngjall, Ai tek i cili kam shpresė se do tė m'i falė mėkatet e mia nė Ditėn e Gjykimit.”

    (Esh-Shuara: 70-82)

    Njė ditė, kur tė gjithė bashkėqytetarėt gjendeshin jashtė qytetit Ibrahimi i zemėruar, me dorėn e tij tė djathtė i theu tė gjithė idhujt pėrveē njėrit prej tyre, i cili ishte shumė i madh. Kur njerėzit u kthyen, ata u zemėruan shumė. Atyre iu kujtuan fjalėt qė Ibrahimi u kishte thėnė rreth idhujve. E sollėn atė para tė gjithėve dhe:
    “I thanė: "A e bere ti kėtė me zotat tanė, o Ibrahim?" Ai tha: "Jo, por atė, e bėri i madhi i tyre, ju pyetini ata nėse mund tź flasin?”
    (El-Enbija: 62-63)


    Turma iu pėrgjigj:
    “Po ti e ke ditur se kėta nuk flasin?”
    (El-Enbija: 65)
    “Ai (Ibrahimi) tha: "A adhuroni atė qė vetė e keni gdhendur? E Allahu ju krijoi juve dhe atė qė e punoni.”

    (Es-Safat: 95-96)
    Ibrahimi vazhdoi:
    “A po adhuroni nė vend tė Allahut diēka qė nuk u sjell kurrfarė dobie e as dėmi?”
    (El-Enbija: 66)
    Nė fund, Ibrahimi i paralajmėroi ata:
    “Adhuroni Allahun dhe kini frikė prej Atij, se kjo, nėse e kuptoni, ėshtė shumė mė mirė pėr ju. Ju nė vend tė Allahut jeni duke adhuruar vetėm idhuj qė i trilloni vetė si gėnjeshtarė. S'ka dyshim se ata qė i adhuroni nė vend tė Allahut, nuk posedojnė furnizimin tuaj, pra kėrkojeni furnizimin tek Allahu, adhurojeni Atė dhe shprehini falenderimin Atij, sepse tek Ai do te ktheheni.”

    (El-Ankebut: 16-17)

    Njerėzit e Urit vendosėn qė t’i japin Ibrahimit dėnimin mė tė ashpėr qė mund tė gjenin: ta digjnin deri nė vdekje. Nė ditėn e caktuar, tė gjithė njerėzit si edhe mbreti i qytetit Ur u grumbulluan nė qendėr tė qytetit.
    Pastaj e vendosėn Ibrahimin brenda njė ndėrtese tė mbushur me dru. Pas kėsaj drunjve iu vu zjarri. Sė shpejti u pėrhap aq shumė zjarri, saqė njerzit filluan tė zprapsen nga flaka. Mirėpo Allahu tha:


    “O zjarr, bėhu i ftohtė dhe shpėtim pėr Ibrahimin!”

    (El-Enbija: 69)

    Njerėzit pritėn derisa pėrfundimisht u shua, pastaj e panė Ibrahimin, qė rrinte sikur tė mos kishte ndodhura asgje! Nė atė ēast u hutuan plotėisht. Sido qė tė jetė, ata nuk mund tė lėviznin nga mrekullia qė ndodhi para syve tė tyre. Ibrahimi akoma mundohej ta bindte tė atin e tij tė dashur, i cili quhej Azer, qė tė mos i adhurojė idhujt e verbėr, memecė e tė pafuqishėm. Ibrahimi ia shpjegoi njohurinė e posaēme qė i kishte ardhur dhe e luti tė atin:
    “0 babi im, mua mė ėshtė dhėnė nga dituria ēka ty nuk tė ėshtė dhėnė, andaj mė dėgjo se unė tė udhėzoj nė rrugė tė drejtė. O babai im, mos adhuro djallin.”

    (Merjem: 44)

    Mirėpo Azeri nuk dėgjonte. Ai iu kėrcėnua tė birit se do ta qėllojė me gurė nėqoftėse akoma vazhdon t’i refuzojė zotat e Urit. Ai e urdhėroi Ibrahimin qė ta braktisė qytetin duke thėnė:
    “… ndaj largohu prej meje pėr njė kohė tė gjatė.”
    (Merjem: 46)


    “Ibrahimi tha: “ Qofsh i lirė prej meje! Unė do ta lus Zotin tim
    pėr tė tė falur ty, pse ai (babai) ishte i kujdesshėm ndaj meje.”
    (Mejrem: 47)

    Merreni me mend se sa vėshtirė e ka pasur ai qė ta lėshojė shtėpinė e vet, familjen e vet dhe ēdo gjė qė kishte, dhe tė arratisej drejt sė panjohurės. Por nga ana tjetėr, si mund tė mbetej nė mesin e njerėzve qė nuk besonin nė Allahun por adhuronin idhujt? Ibrahimi ēdo herė e kishte atė ndjenjė se Allahu kujdesej pėr tė, dhe gjatė tėrė udhėtimit e ndjente Allahun pranė tij.
    Mė nė fund, pas njė rruge tė gjatė, arriti nė njė vend pranė detit Mesdhe, jo fort larg Egjiptit. Atje U martua me njė grua bujare, qė quhej Sara dhe u vendosėn nė tokėn e Palestinės.
    Edhe pse disa vjet martesė, Ibrahimi dhe e shoqja e tij, nuk patėn fėmijė. Me shpresė qė tė kenė fėmijė dhe nė pajtim me traditėn, Sara i sugjeroi Ibrahimit qė tė martohet me Haxheren, rrobaqepėsen e saj egjiptianse. Pasi u realizua kjo, Haxherja lindi njė djalė qė e quajtėn Ismail.
    Pas njė kohe, Allahu i premtoi Ibrahimit edhe njė djalė tjeter, mirėpo kėsaj rradhe nėna e fėmijės ishte gruaja e parė Sara. Djali i dytė u quajt Is'hak. Gjithashtu, Allahu i tha Ibrahimit se nga dy bijtė e tij - Ismaili dhe Is'haku – do tė krijohen dy popuj e tri fe, dhe pėr kėtė shkak ai do tė duhej ta marrė Haxheren dhe Ismailin dhe t’i ēojė larg Palestinės nė njė tokė tė re.
    Kėto ngjarje ishin pjesė e rėndėsishme e planit tė Allahut, sepse pasardhėsit e Ismailit do tė krijonin njė popull, nga i cili do tė dalė i dėrguari i madh qė do t’i udhėheqė njerėzit drejt rrugės sė Allahut. Ky ishte Muhamedi (s.a.v.), i Dėrguari i Allahut. Nga pasardhėsit e Is’hakut, fėmijės sė Sarės, do tė vijnė Musai dhe Isai.
    Kėshtu Ibrahimi, Haxhereja dhe Ismaili e lėshuan Palestinėn. Ata udhėtuan shumė ditė, derisa mė nė fund arritėn nė luginėn e thatė tė Bekės (mė vonė tė qujtur Meka), e cila gjendej nė njėrėn nga rrugėt e karvanėve tė mėdhenj. Nė luginė nuk kishte ujė, dhe megjithėse Haxhereja dhe Ismaili kishin vetėm pak ujė, Ibrahimi i la aty qė Allahu tė kujdesej pėr ta.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:27

    Sė shpejti, i tėrė uji u harxhua. Nga etja qė kishte, fėmija rritej ngadalė dhe ishte i dobėt. Nė afėrsi kishte dy kodra; njėra quhej Safa kurse tjetra Merua. Haxherja hipi nė njėrėn prej tyre me shpresė se ndoshta do tė gjejė ujė, por nuk gjeti asgjė. Pastaj shkoi nė kodrėn tjetėr dhe bėri tė njėjtėn gjė. Ajo e bėri kėtė shtatė herė. E pikėlluar u kthye tek i biri, dhe pėr ēudi vėrejti se nė tokėn rreth tij gurgullonte uji i burimit. Ky burim, rreth tė cilit u vendosėn nėna dhe i biri, mė vonė u quajt Zemzem. Vendi rreth tij u bė vendpushim pėr karvanėt qė udhėtonin nėpėr shkretėtirė, dhe me kohė u rrit nė njė qytet tė njohur tregtar tė quajtur Meka. Kohe pas kohe, Ibrahimi vinte nga Palestina qė tė vizitojė familjen e tij dhe tė shohė se si rritej Ismaili dhe bėhej njė i ri i fuqishėm. Gjatė njėrės prej kėtyre vizitave Allahu i urdhėroi qė ta rindėrtojė Qaben - vendin e parė ku njerėzit e kanė adhuruar Allahun xh.sh. Atyre saktėsisht u ishte thėnė se si dhe ku ta ndėrtojnė atė. Ajo do tė duhej tė ngrihej pranė burimit tė Zemzemit dhe tė ndėrtohej nė formė kubi.
    Nė skajin lindor tė saj do tė vendosej njė gur i zi, qė kishte rėnė nga qielli.
    Nga kodra e afėrt Ebu Kubejs gurin ua solli njė melek (ėngjėll).
    Ibrahimi dhe Ismaili punuan shumė qė ta rindėrtojnė Qaben dhe tėrė kohėn i luteshin Allahut qė nga pasardhėsit e tyre tė dalė njė i dėrguar.

    “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtėpisė (Qabes) luteshin: "Zoti ynė, pranoje prej nesh, se me tė vėrtetė Ti je qė dėgjon dhe di! Zoti ynė, bėna ne tė dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tonė dhe falna ne, vėrtetė Ti je qė fal shumė, je Mėshirues! Zoti ynė, dėrgo ndėr ta, nga gjiri i tyre tė dėrguar qė t'u lexojė atyre ajetet e Tua, t'u mėsojė atyre librin dhe urtėsinė, e t'i pastrojė (prej ndyrėsisė sė idhujtarisė) ata. S'ka dyshim se Ti je Ngadhnjyesi, i Dituri.”

    (El-Bekare: 127-129)

    Kur Qabeja u kompletua, Allahu e urdhėroi Ibrahimin qė ta ftojė njerėzimin pėr haxh nė Shtėpinė e Tij tė Shenjtė. Ibrahimi pyetej se nė ē’mźnyrė tė gjithė do tė dėgjonin thirrjen e tij. Allahu i tha: "Ti thirri, kurse Unė do t'i sjell ata." Kėshtu filloi Haxhi nė Qaben e Mekės, kėshtu qė haxhi i sotėm i muslimanėve ėshtė vazhdim i ftesės sė lashtė tė Ibrahimit.

    Fėmijėt e Ismailit

    Gjatė shumė viteve edhe fėmijėt e Ismailit patėn fėmijė tė tyre. Pasardhėsit e tij u shtuan dhe formuan fise tė shpėrndara nėpėr tėrė Arabinė. Njėri nga kėto fise ishte ai i Kurejshėve. Kėta njerėz asnjėherė nuk u larguan nga Meka dhe ēdo herė jetonin pranė Qabes.
    Njėra nga detyrat e udhėheqėsit tė kurejshėve ishte qė tė kujdeset pėr ata qė vijnė nė Qabe pėr tė bėrė haxhin. Haxhilerėt mund tė vinin nga tėrė Arabia, ndėrsa sigurimi i tyre me ushqim dhe ujė paraqiste njė nder tė madh.
    Me kalimin e kohės arabėt e ndėrprenė adhurimin e drejtpėrdrejtė tė Allahut, dhe nga vendet e ndryshme nga tė cilat vinin, prapė filluan t'i sjellin idhujt e tyre. Kėta idhuj ishin tė vendosur nė Qabe, e cila nuk konsiderohej mė si shenjtore, qė kishte qenė edhe vetė qėllimi i Ibrahimit. Sidoqoftė, arabėt akoma e respektonin atė. Gjatė kėsaj kohe burimi i Zemzemit u zhduk nėpėr rėrė.
    Nė kėtė kohė Kuseji, njėri nga udhėheqėsit e kurejshėve u bė sundues i Mekės. Ai mbante ēelėsat e faltores dhe kishte tė drejtėn qė t'u japė ujė haxhilerėve, t'i ushqejė ata, tė kryesojė me mbledhjet dhe t'i shpėrndajė flamujt e luftės para fillimit tė betejės. Nė shtėpinė e tyre vendosej edhe pėr ēėshtjet e kurejshėve.
    Pas vdekjes sė Kusejit, udhėheqjen e kurejshėve e mori i biri Abdulmenafit, i cili ishte bėrė i njohur gjatė jetės sė tė atit. Pas tij erdhi i biri, Hashimi. Thuhej se Hashimi ishte i pari i cili filloi dy udhėtimet e para me karvanė tė kurejshėve atė tė verės drejt Sirisė dhe veriut dhe atė tė dimrit drejt Jemenit dhe jugut. Si pasojė e kėsaj, Meka u zgjerua, u pasurua dhe u shndėrrua si qendėr e madhe tregtare.
    Njė verė Hashimi shkoi nė veri pėr tė blerė mallra dhe pėr t'i shitur nė Jemen. Gjate rruges ai u ndal nė Jethrib qė tė bėjė tregti dhe nė tregun e atjeshėm pa njė grua shumė tė bukur. Ajo ishte Selma e bija e Amr ibn Zejdit, i cili e kishte prejardhjen nga njė familje shumė e ndershme. Hashimi i propozoi asaj qė tė martohen gjė qė u bė sepse ai ishte njė njeri i ndershėm dhe i shquar. Pas njė kohe Selma lindi njė djalė tė bukur tė cilit pėr flokėt e bardha qė kishte ia vunė emrin Shejbe qė nė arabishte do tė thotė "flokėthinjur".
    Pėrderisa Hashimi u kthye nė Mekė pėr shkak tė klimės mė tė freskėt dhe mė tė shėndetshme tė Jethribit nėna dhe i biri mbetėn aty. Mirėpo sa herė qė karvani i tij udhėtonte pėr nė veri ai kthehej tek ata qė t'i vizitojė. Gjatė njė udhėtimi tė kėtillė Hashimi u sėmur dhe vdiq. Shejbe njė djalosh i pashėm dhe inteligjent u rrit nė shtėpinė e
    xhaxhait tė tij nė Jethrib. Ai mburrej qė ishte i biri i Hashim ibn Abdulmenafit kryetarit tė kurejshėve ruajtėsit tė Qabes dhe mbrojtėsit tė haxhilerėve edhe pse asnjėherė nuk e kishte njohur tė atin qė kishte vdekur sepse Shejbe kishte qenė i ri.
    Me vdekjen e Hashimit detyrat dhe pėrgjegjėsitė e tij i mori i vėllai El-Muttalibi. Ai udhėtoi deri nė Jethrib qė ta shohė tė nipin Shejben dhe vendosi qė kur tė vinte dita qė ky djalė tė trashėgonte tė atin do tė ishte pikėrisht koha qė ai duhej tė vinte tė jetonte nė Mekė.
    Pėr Selmėn nėnėn e Shejbes ishte shumė e vėshtirė qė ta lejonte tė birin tė shkojė me xhaxhanė e tij mirėpo mė nė fund u bind se kjo ėshtė mė mirė pėr tė. El-Muttalibi u kthye nė Mekė duke hyrė nė qytet nė kohėn e mesditės hipur mbi deve me Shejben pas tij.
    Kur njerėzit e Mekės e panė djalin menduan se ėshtė rob dhe e quajtėn Abdulmuttalib; fjala "Abd" nė arabishte do tė thotė "rob". El-Muttalibi u tha atyre se Shejbe nuk ėshtė rob por ėshtė nipi i tij i cili ka ardhur qė tė jetojė me ta. Sidoqoftė nga kjo ditė me dashuri
    quhej Abdulmuttalib.
    Pas vdekjes se El-Muttalibit i cili vdiq nė Jemen ku kishte shkuar pėr tregti vendin e tij e zuri Abdulmuttalibi. Ai u bė anėtari mė i nderuar i familjes i dashur dhe i respektuar nga tė gjithė. Sido qė tė jetė, ai ėshtė njėri nga ata arabė qė ishin dhėnė pas mėsimeve tė Ibrahimit.

    Premtimi nė Zemzem

    Kur Arabėt i vendosėn idhujt e tyre nė Qabe, burimi i Zemzemit u zhduk dhe u tret nėn rėrė. Kėshtu, vite me rradhė, njerėzit e kurejshėve ishin tė detyruar qė tė bartnin ujė prej sė largu. Njė ditė,duke bėrė kėshtu, Abdulmutalibi u lodh shumė dhe e zuri gjumi pranź Qabes. Ai pa njė ėndėrr ku iu tha qė pėrsėri ta rrėmihė Zemzemin. Kur u zgjua, ishte i hutuar, sepse nuk e dinte se ē’ėshtė Zemzemi,sepse ky burim ishte zhdukur shumė vjet para lindjes sė tij. Ditėn tjetėr pa tė njėjtėn ėndėrr, por kėtė herė atij iu tregua vendi se ku gjendej Zemzemi.
    Nė atė kohė Abdulmuttalibi kishte njė djalė dhe sė bashku filluan tė rrėmihin. Puna ishte aq e rėndė, saqė Abdulmuttalibi iu betua Allahut se, nė qoftė se njė ditė do tė ketė dhjetė djem qė do t'i ndihmojnė dhe t'i ketė prane tij atėherė njėrin prej tyre do ta flijojė pėr hir tė Allahut. Pas punės triditėshe ata mė nė fund e gjetėn burimin e Zemzemit. Qė atėherė haxhilerėt prej atij burimi pijnė ujė.
    Vitet kalonin dhe Abdulmuttalibit i lindėn dhjetė djem. Ata u rritėn e u bėnė djem tė mirė e tė fuqishėm e kėshtu erdhi koha qė edhe ai ta mbajė premtimin qė ia kishte dhėnė Allahut. Ai u tregoi bijve pėr premtimin e dhėnė e ndėrkaq ata ranė dakort qė njėri prej tyre tė flijohej. Qė tė shihnin se cili do tė jetė ata vendosėn tė hedhin short qė ishte zakon i kurejshėve kur vendosnin pėr ēėshtje me rėndėsi. Abdulmuttalibi i tha ēdonjėrit prej djemve qė tė marrin nga njė shigjetė dhe nė tė tė shkruajnė emrin e vet e pastaj t'ia sjellin
    atij. Pasi e bėnė kėtė i mori dhe i ēoi nė Qabe ku ishte njė njeri detyra e posaēme e tė cilit ishte qė t'i vlerėsojė shigjetat dhe tė zgjedhė njėrėn prej tyre. Ky njeri me nderim tė madh pranoi ta bėjė kėtė. Nė shigjetėn qė zgjodhi ishte shkruar emri i Abdullahut, djalit mė tė ri
    dhe mė tė dashur tė Abdulmuttalibit. Atėherė i ati e mori tė birin afėr Qabes dhe u pėrgatit qė ta flijojė atė.
    Shumica e udhėheqėsve kurejshė, qė u gjendėn aty u zemėruan shumė, ngase Abdullahu ishte shumė i ri dhe shumė i dashur nga tė gjithė. Ata u pėrpoqėn tė gjejnė zgjidhje, se nė ē'mėnyrė t'ia shpėtojnė jetėn. Dikush sugjeroi se do tė duhej tė kėrkohet edhe mendimi i njė gruaje plakė e tė urtė, qė jetonte nė Jethrib, andaj Abdulmuttalibi e mori tė birin dhe shkuan tė shohin se si do tė jetė gjykimi i plakės. Disa nga banorėt e Mekės shkuan me ta dhe posa arritėn atje, gruaja pyeti: "Cili ėshtė ēmimi i jetės sė njeriut?"
    Ata i thanė: "Dhjetė deve" sepse aso kohe, kur dikush vriste dikė, atėherė familja e dorasit i jepte dhjetė deve familjes sė tė vrarit, vetėm me qėllim qė tė ruanin paqen nė mes tyre. Kėshtu, gruaja u tha atyre qė tė kthehen nė Mekė dhe tė hedhin short ndėrmjet Abdullahut dhe dhjetė deveve. Nėse shorti binte mbi devetė, atėherė ato do tė vriteshin dhe mishi i tyre do t'u jepej tė varfėrve. Nė qoftė se zgjidhej Abdullahu, atėherė numrit tė deveve do tė duhej t'i shtohen edhe dhjetė tė tjera dhe kėshtu shorti vazhdimisht tė
    pėrsėritej derisa mė nė fund tė bie mbi devetė.

    Abdulmuttalibi u kthye nė Qabe bashkė me tė birin dhe me njerėzit e Mekės. Pastaj filluan tė hedhin short ndėrmjet Abdullahut dhe deveve, duke filluar me dhjetė deve. Abdulmuttalibi iu lut Allahut qė t'ia kursejė te birin ndėrkaq tė tjerėt pritnin rezultatin nė heshtje. Shorti ra mbi Abdullahun, kėshtu qė i ati i shtoi edhe dhjetė deve tė tjera. Pėrsėri shorti ra mbi Abdullahun, kėshtu qė ata e pėrsėritėn kėtė gjė shumė herė, vazhdimisht duke shtuar nga dhjetė deve. Vetėm kur numri i tyre arriti nė njėqind, shorti ra mbi devetė. Abdullahu shpėtoi dhe ēdonjėri ishte shumė i gėzuar. Mirėpo, Abdulmuttalibi prapėsėprapė dėshironte qė tė sigurohej se ky ėshtė rezultat i drejtė, prandaj e pėrsėriti shortin edhe tri herė dhe ēdo here ai binte mbi devetė. Pastaj falenderoi Allahun qė ia shpėtoi jetėn Abdullahut. Devetė u sakrifikuan dhe pati mjaft ushqim pėr tėrė qytetin, madje edhe pėr kafshėt dhe shpendėt.
    Abdullahu u rrit dhe u bė njė i ri i pashėm, kur i ati i zgjodhi pėr grua Aminen, tė bijėn e Uehbit. Ishte ky njė takim i mirė, sepse ajo ishte mė e mira nga vajzat e kurejshėve ndėrkaq Abdullahu ishte mė i miri nga tė gjithė djemtė. Ai kaloi disa muaj me tė mirėpo me vonė u detyrua ta lerė, dhe me njėrin nga karvanet e tregtarėve tė tregtojė me Sirinė. Duke u kthyer prej Sirie pėr nė Mekė, Abdullahu u sėmur dhe u ndal nė Jethrib me qėllim qė tė shėrohej. Karvani e vazhdoi rrugėn, pa pjesmarrjen e tij dhe arriti nė Mekė. Me tė dėgjuar pėr sėmundjen e tė birit, Abdulmuttalibi dėrgoi djalin tjetėr el Harithin qė ta sjellė Abdullahun nė Mekė mirėpo tani ishte tepėr vonė. Kur arriti ai nė Jethrib Abdullahu kishte vdekur. Amineja mbeti me zemėr tė thyer pėr humbjen e burrit tė saj dhe tė babait tė fėmijės qė sė shpejti duhej tė lindte. Vetėm Allahu e dinte se ky fėmijė jetim njė ditė do tė bėhej i Dėrguari i madh.

    Elefanti refuzon tė lėvizė

    Ebrehe, i cili kishte ardhur nga Abisinia - njė vend nė Afrikė – e pushtoi Jemenin dhe atje u bė zėvendės i udhėheqėsit. Mė vonė vėrejti se, nė njė kohė tė caktuar tė vitit njė numėr i madh njerėzish udhėtonin nėpėr tėrė Jemenin dhe Arabinė deri nė Mekė. Ai pyeti pėr arsyen e kėsaj lėvizjeje dhe i thanė se ata shkojnė pėr haxh nė Qabe.
    Ebrehe e urrente idenė qė Meka tė jetė mė e rėndėsishme se vend i tij, prandaj vendosi qė tė ndėrtojė njė kishė mermeri me ngjyra, me dyer tė arta dhe me zbukurime tė argjenda dhe njerėzit i urdhėroi qė nė vend tė Qabes tė vizitojnė atė. Mirėpo askush nuk iu nėnshtrua kėtij urdhėri.
    Ebrehe u zemėrua dhe vendosi qė ta shkatėrrojė Qaben. Ai pėrgatiti njė ushtri tė madhe tė udhėhequr nga elefantėt dhe e dėrgoi drejt Mekės. Kur banorėt e Mekės dėgjuan se ai po vjen, u frikėsuan pa masė. Ushtria e Ebrehesė ishte shumė e madhe dhe nuk mund tė luftonin me tė. Mirėpo si ta lejonin atė qė tė shkatėrrojė Qaben?
    Ata shkuan tek udhėheqėsi i tyre Abdulmuttalibi qė ta lusin pėr kėshillė.
    Kur Ebrehe arriti para Mekes Abdulmuttalibi shkoi qė tė takohej me tė. Ebrehe e pyeti, “Ē'dėshiron?” Ai kishte marrė devetė e Abdulmuttalibit tė cilat i kishte gjetur duke kullotur nė hyrje tė Mekės kėshtu qė Abdulmuttalibi iu pėrgjigj: “Dua tė m'i kthesh pėrsėri devetė e mia.”
    Ebrehe u befasua shumė dhe i tha: “Unė kam ardhur qė tė shkatėrroj Qaben tuaj tė Shenjtė vendin e shenjtė tė etėrve tuaj kurse ti mė lut pėr disa deve?”
    Abdulmuttalibi iu pėrgjigj vendosmėrisht: "Devetė mė takojnė mua. Qabeja i takon Allahut dhe Ai do ta mbrojė atė." Pastaj e la Ebrehenė, u kthye te kurejshėt dhe i urdhėroi ata qė ta lėnė Mekėn dhe t'i presin armiqtė e tyre lart nė male.
    Nė mėngjes Ebrehe u pėrgatit tė hyjė nė qytet. Ai i vuri parzmoret mbi elefantin e tij dhe i hodhi trupat nė luftė. Qėllimin e kishte tė shkatėrrojė Qaben e pastaj tė kthehet nė Jemen. Mirėpo nė atė cast elefanti, pėrkundėr pėrpjekjeve qė bėnin ushtarėt pėr ta vėnė nė lėvizje, ra nė gjunjė dhe refuzoi tė ngrihej. Por, kur ata ia drejtuan fytyrėn nga Jemeni elefanti menjėherė u ngrit dhe u nis. Nė tė vėrtetė, ai bėnte tė njėjtėn gjė pėr cilėndo kahje, mirėpo sa herė qė e kthenin nė drejtim tė Mekės, ai pėrsėri gjunjėzohej.
    Papritmas, njė tufė shpendėsh erdhi nga deti. Secili shpend mbante nga tre gurė nė madhėsi tė groshės dhe i hodhi mbi ushtrinė e Ebrehesė. Ushtarėt papritmas e ndjenė veten tė sėmurė. Madje edhe Ebreheja ishte qėlluar nga gurėt, dhe i frikėsuar, bashkė me
    ushtrinė e tij, ua mbathi kėmbėve pėr nė Jemen ku mė vonė vdiq.
    Duke i parė armiqtė e tyre qė iknin me tė katra, arabėt qė ishin nė male zbritėn nė Qabe dhe falenderuan Allahun.
    Pas kėsaj, kurejshėt fituan nder tė madh dhe u bėnė tė njohur si popull i Allahut", ndėrsa viti nė tė cilėn ndodhėn kėto ngjarje, 570 e.r. u quajt “Viti i Elefantit”. Nė atė vit Allahu e shpėtoi Qaben dhe sė shpejti nga rradhėt e kurejshėve do tė sillte njė tė Dėrguar.
    Nė emėr tė Allahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    “A nuk e ke parė se ē'bėri Zoti yt me pronarėt e elefantit? A nuk ua bėri pėrpjekjen atyre tė dėshtuar? Dhe Ai kundėr tyre lėshoi shpendė qė vinin tufė-tufė! Dhe i gjuanin ata me gurė nga balta e gurėzuar! Dhe ata i bėri si gjeth i grimcuar (i pėrtypur) !”
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:34

    Lindja e tė Dėrguarit (s.a.v)
    Njė ditė duke udhėtuar pėr nė veri, njė nga fiset arabe tė Mekės nė shkretėtirė takoi njė murg (eremit). Disa nga njerėzit u ndalėn qė tė flasin me tė. Murgjit njiheshin si njerėz tė menēur e tė urtė dhe arabėt shpesh i pyetnin pėr kėshilla.
    Murgu i pyeti prej nga vijnė. Kur ata iu pėrgjigjėn se janė nga Meka, ai u tha se Allahu sė shpejti do t'u dėrgojė njė tė Dėrguar, i cili do tė rridhte nga njerėzit e tyre. Ata e pyetėn pėr emrin e kėtij tė Dėrguari, ndėrsa murgu u pėrgjigj se emri i tij do tė jetė Muhamed
    dhe se ai do t'i udhėheqė ata drejt njė rruge tė re tė jetės.
    Ndėrkohė nė Mekė, Amineja dukshėm e pikėlluar pėr humbjen e tė shoqit sa vinte e ndihej gjithnjė e mė mirė e mė e shėndoshė duke pritur lindjen e foshnjės sė saj. Gjatė kėsaj kohe ajo ėndėrroi shumė gjėra. Nė njė rast pa se si njė dritė e madhe dilte nga ajo.
    Ndėrsa herėn tjetėr dėgjoi njė zė, qė i thoshte se ajo do tė kishte njė djalė dhe emri i tij do tė ishte Muhamed. Ajo kurrė nuk e haroi atė zė, mirėpo askujt nuk i tregoi pėr kėtė.
    Tė hėnėn, ditėn e dymbėdhjetė tė Rebi-ul Euuelit tė Vitit tė Elefantit, Amineja lindi djalė. Allahu i dėrgoi njerėzve shumė shenja kur lindi njėri nga tė Dėrguarit e Tij tė zgjedhur. Edhe nė atė ditė tė dymbedhjetė tė Rebi-ul Euuelit nė vitin 570 e.r. ishin vėrejtur shumė shenja tė tilla. Disa ishin vėrejtur nga dijetarėt hebraikė, tė cilėt nėpėr librat e tyre kishin lexuar pėr ardhjen e tė Dėrguarit. Pėr shembull njėri nga kėta njerėz tė mėsuar nė Jethrib vėrejti njė yll tė bukur e tė shkėlqyeshėm, qė nuk e kishte parė kurrė mė parė, ndėrkohė qė studionte natėn qiellin. Ai i ftoi njerėzit rreth tij dhe duke u rrėfyer pėr yllin, u tha se sigurisht ka lindur njė i Dėrguar.
    Nė tė njėjtėn natė, njė tjetėr hebre ishte duke kaluar pranė vendbanimit tė udhėheqėsve kurejshė nė Mekė. Ai pyeti se mos vallė nė atė ēast kishte lindur ndonjė djalė dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė ky do tė jetė i Dėrguari i kombit arab.
    Lajmet pėr lindjen e djalit, Amineja ia dėrgoi Abdulmuttalibit, i cili nė atė kohė ishte ulur nė afėrsi tė Qabes. Ai u gėzua shumė dhe menjėherė filloi tė mendojė pėr emrin e djalit. Njė emėr i rėndomtė nuk do t'i pėrgjigjej. Shkuan ditė tė tėra dhe ai akoma nuk kishte vendosur. Mirėpo ditėn e shtatė pasi ishte shtrirė pranė Qabes dhe e kishte zėnė gjumi Abdulmuttalibi ėndėrroi se fėmijės do tė duhej t'i jepej emri i pazakonshėm Muhamed , pikėrisht ashtu siē kishte ėndėrruar edhe Amineja vetė. Dhe kėshtu fėmija u quajt Muhamed (s.a.v.), qė do tė thotė “I Lavdėruari”.
    Kur Abdulmuttalibi u tregoi udhėheqėsve tė kurejshėve se ē'emėr i dha nipit tė vet, shumė prej tyre e pyetėn: “Pėrse nuk zgjodhe njė lloj emri qė pėrdoret nga njerėzit tanė?”
    Ai menjėherė u pėrgjigj: “Unė dua qė ai tė jetė i lavdėruar nga Allahu nė qiejt dhe i lavduar nga njerėzit nė tokė.”

    Koha me Halimenė

    Si shumica e grave tė Mekės, edhe Amineja, gjithashtu, vendosi qė i biri, vitet e hershme t'i kalojė jashtė qytetit, nė shkretėtirė, atje ku do tė ishte mė i shėndoshė. Gratė e Mekės e kishin bėrė shprehi qė t'i marrin foshnjet e porsalindura dhe tė kujdesen pėr to, derisa ato tė rriteshin e tė bėheshin djem tė fortė e tė shėndoshė pėr tė cilėn gjė paguheshin mirė nga prindėrit e tyre.
    Nė mesin e grave, tė cilat udhėtonin nė Mekė pėr tė marrė fėmijė, nė kohėn kur ishte lindur i biri i Aminesė, qe edhe njė grua beduine e njohur me emrin Halime. Me tė gjendeshin i shoqi dhe foshnja e saj. Ata gjithmone kishin qenė tė varfėr, mirėpo kėtė vit skamja kishte qenė mė e rėndė se kurdoherė. Gomari, qė gjatė udhėtimit barte Halimenė, ishte dobėsuar aq shumė nga uria, saqė shpesh pengohej.
    Fėmija e Halimesė gjatė tėrė kohės qante, sepse e ėma nuk mund ta ushqente me rregull. Madje edhe deveja qė kishin nuk u jepte asnjė pikė qumėshti. Halimeja nuk dinte se ē'tė bėnte. Ajo mendoi me vete:”Si do ta ushqej edhe njė fėmijė tjetėr, kur unė nuk kam qumėsht tė mjaftueshėm as pėr birin tim?”

    Mė nė fund arritėn nė Mekė. Tė gjitha gratė e fisit tė Beni Sa'dėve, tė cilat edhe Halimeja i takonte, gjetėn nga njė fėmijė qė ta marrin prapė, kurse Halimeja jo. Fėmija i vetem qė kishte mbetur ishte Muhamedi (s.a.v.). Rėndom kėto mėndesha i pagonte babai, mirėpo i ati i Muhamedit kishte vdekur. Kėshtu, edhe pse i takonte familjes bujare tė kurejshėve atė askush nuk donte ta merrte. As Halimeja nuk dėshironte ta merrte mirėpo nuk desh tė ishte e vetmja nga gratė e fisit tė vet, e cila do tė kthehej pa fėmijė.
    Ajo e pyeti burrin e vet se a mund ta merrte Muhamedin (s.a.v.) apo jo. Ai e kėshilloi qė ta bėje kėtė, dhe shtoi: “Ndoshta pėr kėtė Allahu do tė na bekojė.” Ata u nisėn tė kthehen prapė, dhe kur Halimeja filloi ta ushqejė Muhamedin (s.a.v.) asaj papritmas iu shtua qumėshti saqė tani mjaftonte si pėr tė atź edhe pėr foshnjėn e saj. Kur u kthyen nė shtėpi ēdo gjė filloi tė ndėrrohet.
    Toka u gjelbėrua kurse hurmat qė ishin ndėr burimet kryesore tė ushqimit dhanė shumė fryte. Madje edhe delet e deveja e tyre plakė filluan tė japin gjithnjė e mė shumė qumėsht. Halimeja dhe i shoqi i saj e dinin se ky fat i mire erdhi ngaqź ata e kishin fėmijėn e vogėl, Muhamedin (s.a.v.) tė cilin e donin sikur ta kishin birin e tyre.
    Kur Muhamedi (s.a.v.) ishte dy vjeēar, Halimeja e ktheu prapė tek e ėma e tij. Ajo iu drejtua Aminesė qė ta lejojė ta mbajė edhe mė gjatė dhe pėr habi tė madhe tė saj e ėma ra dakord.
    Gjatė kohės tė cilėn e kaloi nė shkretėtirė me familjen e Halimesė, Muhamedi (s.a.v.) luante me fėmijėt e saj dhe sė bashku i kullosnin delet. Ndėrkaq kishte edhe raste kur Halimeja shpesh e gjente atė kur rrinte ulur dhe i vetmuar.
    Thuhet se me njė rast, te Muhamedi (s.a.v.) erdhėn dy melekė dhe ia shpėlanė zemrėn me borė. Nė kėtė mėnyrė Allahu ia bėri zemrėn tė pastėr sepse Ai kishte pėr qėllim qė Muhamedi (s.a.v.) tė ishte mė i madhi nga tė gjithė njerėzit dhe tė behej mė i Larti i tė
    Dėrguarve.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:35

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit Mėshirėplotit!
    “A nuk ta hapėm Ne krahėrorin tėnd? Dhe Ne hoqėm prej teje barrėn tėnde, e cila shtypte shpinėn tėnde. Dhe Ne, ta ngritėm lart famėn tėnde? E, pa dyshim se pas vėshtirėsisė ėshtė lehtėsimi. Vėrtet, pas vėshtirėsisė vjen lehtėsimi. E kur ta kryesh (obligimin), atėbotė mundohu me adhurimin (Allahut). Dhe vetėm te Zoti yt pėrqėndro synimin!”
    (El-Inshirah: l-8)
    Kur mė nė fund Halimeja ia ktheu prapė Aminesė Muhamedin (s.a.v.), ai ishte bėrė njė djalė i shėndoshė e i fuqishėm. Ai me njė kėnaqėsi tė madhe do ta kujtonte kohėn e kaluar me Halimenė dhe ēdo herė do ta konsideronte veten si njėrin prej Beni Sa'dėve.

    Fėmijėria jetime

    Nė moshėn trevjeēare Muhamedi (s.a.v.) u kthye nė Mekė qė tė jetojė me tė emėn. Tre vjet mė vonė Amineja vendosi qė ta marrė tė birin qė tė vizitojė dajat e tij nė Jethrib. Ajo i tha shėrbėtores sė vet, Berekesė qė tė pėrgatisė ēdo gjė tė nevojshme pėr njė udhėtim tė gjatė e pastaj iu bashkangjit njėrit prej karvaneve qė ishin nisur pėr atje.
    Ata qėndruan nė Jethrib afėr njė muaj ndėrsa Muhamedi (s.a.v.) u gėzua shumė qė i vizitoi kushėrinjtė. Atje klima ishte shumė e pėrshtatshme, kurse ai u mėsua tė notojė dhe t'i fluturojė fluturaket. Mirėpo, duke u kthyer prapė nė Mekė Amineja sėmuret dhe vdes.
    Ajo varroset nė fshatin el Ebue, jo fort larg Jethribit. I pikėlluar, Muhamedi (s.a.v.) sė bashku me shėrbėtoren e sė ėmės kthehet nė Mekė. Tani ai ishte vetėm gjashtė vjeē dhe kishte humbur tė dy prindėrit. Atė pastaj e mori gjyshi i tij Abdulmuttalibi, i cili e donte
    shumė ndaj ēdo herė e pėrkrahte.
    Abdulmuttalibi e kishte zakon qė tė rrinte pranė Qabes i ulur mbi njė batanije. Atje ēdoherė ishte i rrethuar nga njerėz qė vinin pėr tė biseduar me tė. Askush nuk e kishte tė lejueshme qė tė ulej nė batanije pranė tij pėrveē nipit te vet Muhamedit (s.a.v.) qė tregon
    se sa tė afėrt ishin ata ndėrmjet tyre. Shpesh herė mund tė dėgjohej Abdulmuttalibi duke thėnė: “Ky djalė, njė ditė do tė bėhet shumė i rėndėsishėm.”
    Pas dy vjetėsh Abdulmuttalibi u sėmur ndėrkaq Muhamedi (s.a.v.) tėrė kohėn qėndroi pranė tij. Abdulmuttalibi i tha tė birit Ebu Talibit qė pas vdekjes sė tij tė kujdeset pėr Muhamedin (s.a.v.) gjė tė cilėn ai e bėri. Ebu Talibi kishte shumė fėmijė mirėpo Muhamedi (s.a.v.) menjėherė u bė pjesė e familjes sė tij dhe fėmija mė i dashur.
    Erdhi koha qė kurejshėt tė pėrgatisin karvanin e tyre pėr tė shkuar nė Siri. Me tė shkonte edhe Ebu Talibi, i cili me vete mori edhe Muhamedin (s.a.v.).
    Ky qe udhetimi i parė i Muhamedit (s.a.v.) pėr nė veri. Pas disa ditėsh udhėtimi, karvani arriti deri nė njė vend afėr Sirisė, i njohur pėr nga tregtia qė romakėt bėnin me arabėt. Afėr kėtij tregu jetonte njė murg i quajtur Behira. Qelia e tij ishte shfrytėzuar nga gjeneratat e murgjve para tij dhe pėrmbante shumė dorėshkrime tė lashta.
    Behira e pa karvanin nga larg dhe u habit kur pa se mbi tė qėndronte njė re e bardhė. Ajo ishte reja e vetme nė qiellin e kthjellėt e tė kaltėr dhe ishte paraqitur me qėllim qė udhėtarėve t'u bėnte hije.
    Murgu edhe mė tepėr u befasua kur vėrejti se reja qė ndiqte karvanin, ēdo herė zhdukej kur njeriu, tė cilit ajo i bėnte hije, ulej nėn hijen e ndonjė druri. Nga shkrimet e vjetra, Behira e dinte se pas Isait a.s., pritej tė vinte njė i dėrguar dhe dėshira e tij ishte qė ta shohė kėtė tė Dėrguar para se tė vdesė. Kur e kuptoi se e tėrė kjo qź ndodhi para pak ēastesh ishte njė mrekulli, ai filloi tė mendojė se mė nė fund, dėshira e tij do tė plotėsohej.
    Murgu i ftoi mekasit qė tė vijnė dhe tė hanė me tė. Arabėt u befasuan ngaqź ata shpesh kishin kaluar pranė, mirėpo Behira nuk i kishte ftuar asnjėherė. Kur u mblodhėn pėr tė ngrėnė, murgu pyeti: “A jeni tė gjithė?” “Jo!” tha dikush. “Njė djalė mbeti qė tė ruajė devetė.”
    Behira nguli kėmbė qė edhe djali tė bashkohej me ta. Ai djalė ishte Muhamedi (s.a.v.). Kur arriti ai, Behira nuk tha asgjė, por gjatė tėrė kohės sė drekės, vetėm e shikonte. Ai vėrejti shumė gjėra, tė cilat cekeshin edhe nė dorėshkrimet e vjetra lidhur me paraqitjen e tij. Pastaj e tėrhoqi Muhamedin (s.a.v.) mėnjanė dhe i bėri shumė pyetje. Sė shpejti kuptoi se ē’'ndien ai rreth idhujve tė Qabes. Kur Behira u pėrpoq ta binde qė tė betohet mbi to, ashtu siē bėnin edhe arabėt e tjerė, Muhamedi (s.a.v.) i tha:" Nuk ka gjė nė botė, tė cilėn e urrej mė tepėr." Ata biseduan sė bashku pėr Allahun dhe rreth jetės dhe familjes sė Muhamedit (s.a.v.).
    Nga e tėrė ajo qė u tha, Behira u bind se ky me tė vėrtetė ėshtė i Dėrguari qė vjen pas Isait. Pastaj murgu shkoi te Ebu Talibi dhe e pyeti se ē’e kishte Muhamedin (s.a.v.). Ebu Talibi iu pėrgjigj se Muhamedi (s.a.v.) ishte biri i tij. Behira ia ktheu se nuk mund tė jetė kėshtu, se fėmija ėshtė i paracaktuar tė jetojė jetim, dhe pastaj e urdhėroi qė ta ruajė Muhamedin (s.a.v.) dhe tė kujdeset mirė pėr tė.
    Ka shumė rrėfime pėr rininė e Muhamedit (s.a.v.). Disa tregojnė se ai i ka marrė delet e familjes dhe i ka kullotur, dhe ēdoherė ka qenė i sjellshėm me to. Ndėrkohė qė ato kullosnin, ai ulej duke menduar pėr fshehtėsinė e natyrės. Pėr dallim nga njerėzit rreth tij,
    ai kurrė nuk i adhuroi idhujt dhe kurrė nuk u betua nė ta. Ai gjithashtu habitej se pėrse njerėzit luftojnė pėr tė holla dhe pėr pushtet dhe kjo e pikėllonte shumė dhe e bėnte tė vetmuar, mirėpo kėto ndjenja ai i ruante pėr vete. Ai ishte njė djalė i qetė dhe i thelluar nė mendime, dhe rrallėherė luante me moshatarėt e vet.
    Njėherė, Muhamedi (s.a.v.) me disa djem tė tjerė shkuan nė njė dasmė nė Mekė. Kur arritėn nė shtėpi, ai dėgjoi zėrin e kėngės dhe tė valles, mirėpo nė ēastin kur duhej tė hyjė brenda, papritmas e ndjeu veten tė lodhur dhe ashtu tė ulur e zuri gjumi. Ai nuk u zgjua
    deri tė nesėrmen nė mėngjes kėshtu qė nuk arriti t'i shohė ceremonitė.
    Nė kėtė mėnyrė Allahu e parandalonte atė qė tė mos bėjė diēka tė papėlqyeshme, sepse Ai e ruante Muhamedin (s.a.v.) pėr diēka shum mė tė rėndėsishme.

    Martesa e tė Dėrguarit (s.a.v.)

    Nė moshėn njėzetėpesėvjeēare Muhamedi (s.a.v.) u bė i famshėm pėr bujarinė e tij. Ishte i respektuar nga ēdokush, saqė ēmohej edhe nga vetė pleqtė e Mekės. Me kalimin e viteve, rritej edhe dlirėsia e natyrės sė tij. Shihej se kishte njė dituri tė brendshme tė cilėn tė tjerėt nuk e kishin. Ai besonte nė njė Zot - Krijues tė botės - dhe e adhuronte atė me tėrė zemrėn dhe shpirtin e tij. Muhamedi (s.a.v.) ishte mė i miri nga tė gjithė njerėzit e tij, mė i sjellshmi, mė i drejti dhe personi mė i besuar nė Mekė. Nė rradhėt e kurejshėve ai njihej si mė "i besueshmi" - El Emin", sepse Allahu atij i kishte dhuruar cilėsite mė tė mira. Shumė orė tė qeta ai i kaloi nė shpellėn e malit Hira, jo fort larg Mekės duke menduar pėr Allahun xh.sh.
    Nė mesin e kurejshėve ishte njė grua e ndershme dhe e pasur qė quhej Hatixhe. Ajo merrej me tregti dhe me tė dėgjuar pėr famėn e Muhamedit (s.a.v.), i dėrgoi lajm dhe e luti atė qė t'i marrė mallrat e saj dhe tė bėjė tregti mė tė nė Siri. Muhamedi (s.a.v.) u pajtua dhe me njėrin nga karvanet e Hatixhes u nis pėr nė Siri. Me tė u nis edhe robi i Hatixhes, Mejsereh, me tė cilin kohėn mė tė madhe e kalonin duke biseduar. Sė shpejti Mejsereh filloi ta admirojė Muhamedin (s.a.v.). Ai mendonte se ky nė tėrėsi dallonte nga njerėzit e tjerė tė kurejshėve.
    Gjatė kėtij udhėtimi ndodhėn dy gjėra jo tė rėndomta, tė cilat e hutuan shumė Mejseren. E para ndodhi kur u ndalėn pėr tė pushuar afėr njė shtėpie tė vetmuar tė njė murgu. Pėrderisa Mejsereh ishte i zėnė me punėn e vet, Muhamedi (s.a.v.) u ul nėn hijen e njė druri. Murgu iu afrua Mejseres dhe e pyeti: “Kush ėshtė ky njeri qė pushon nėn kėtė hije?”
    “Njėri nga kurejshėt, njerėzit qė ruajnė Qaben”, u pėrgjigj Mejsereh.
    “I uluri nėn hije nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē tė Dėrguarit!”, ia ktheu murgu.
    Ngjarja e dytė ndodhi duke u kthyer nė Mekė. Ajo ndodhi nė mesditė, kur dielli ishte mė i nxehtė. Mejsereh udhėtonte pas Muhamedit (s.a.v.) dhe kur dielli filloi tė pėrcėllojė, ai vėrejti dy melekė qė u dukėn pėrmbi Muhamedin dhe e mbrojtėn nga rrezet e dėmshme tė diellit. Tregtia ishte mjaft e suksesshme dhe Muhamedi (s.a.v.) fitoi aq shumė sa Hatixheja nuk kishte fituar kurrė mė parė. Kur arritėn prapė nė Mekė, Mejsereh i rrėfeu Hatixhese pėr ēdo gjė qė kishte ndodhur gjatė udhėtimit dhe pėr atė qė kishte vėrejtur nė karakterin dhe sjelljen e Muhamedit (s.a.v.).
    Hatixheja ishte vejushe nė vitet e dyzeta, dhe ashtu siē ishte e pasur dhe mjaft e nderuar, ajo gjithashtu ishte edhe shumė e bukur. Shumė njerėz dėshironin tė martoheshin me tė, mirėpo asaj askush nuk i pėrshtatej. Kur takoi Muhamedin (s.a.v.) ajo pa se ka tė bėjė me njė njeri tė veēantė. Ajo dėrgoi njė mik tė saj qė ta pyesė Muhamedin (s.a.v.) se pėrse nuk ishte martuar. Muhamedi (s.a.v.) u pėrgjigj se nuk e ka bėrė kėtė sepse nuk ka pasur para, kurse miku iu pergjigj: “Po e zėmė se njė zonjė e pasur, e bukur dhe e ndershme bie dakord qė tė martohet me ty?”
    Muhamedi (s.a.v.) shfaqi dėshirėn tė dijė se cila mund tė ishte ajo. Miku i tregoi se kjo ishte Hatixheja. Muhamedi (s.a.v.) ishte shumė i lumtur sepse ai e ēmonte shumė Hatixhen. Me xhaxhallarėt e tij Ebu Talibin dhe Hamzanė, ai shkoi te xhaxhai i Hatixhesė dhe e luti qė tė martohet mė tė.
    Xhaxhai i saj e lejoi kėtė dhe sė shpejti Muhamedi (s.a.v.) dhe Hatixheja u martuan.
    Martesa e tyre ishte gėzimplotė dhe shumė e pėlqyeshme. Jeta e tyre e pėrbashkėt nuk mund tė thuhet se ishte pa brenga. Ata u bekuan me gjashtė fėmijė, dy djem dhe katėr vajza.Fėmija i tyre i parė, djali me emrin Kasim, vdiq shpejt, pas ditėlindjes sė tij tė dytė,
    ndėrkaq fėmija i fundit qė gjithashtu ishte djalė, jetoi vetėm pak kohė.
    Pėr fat tė mirė, katėr vajzat e tyre - Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi dhe Fatimeja - qė tė gjitha mbetėn gjallė.
    Disa vjet me rradhė, Muhamedi (s.a.v.) jetoi nė Mekė njė jetė tė qetė tregtari. Nga urtėsia e tij pėrfituan shumė njerėz. Diēka e kėtillė ndodhi edhe kur kurejshėt vendosėn qė ta rindėrtojnė Qaben. Ishte ky njė vendim i vėshtirė pėr ta, sepse duhej qė ata nė fillim ta shembnin atė, e pastaj tė fillonin rindėrtimin e saj, ndėrkohė qė njerėzit kishin frikė, sepse Allahu mund tė zemėrohej me ta pėr shkak tė shembjes sė faltores sė Tij. Mė nė fund, njė plak i urtė i kurejshėve vendosi qė tė fillojė punė e mė pas tė gjithė i shkuan pas.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:36

    Ata punuan derisa arritėn te themeli i parė qė kishte ndėrtuar Ibrahimi. Posa filluan tė lėvizin gurėt e kėtij themeli e tėrė Meka filloi tė dridhej. Ata u trembėn aq shumė saqė vendosėn qė t'i lenė kėta gurė ashtu siē ishin dhe filluan tė ndėrtojnė mbi ta.
    Secili fis solli gurė dhe Qabeja u ndėrtua deri nė atė vend ku duhej tė vendosej guri i zi. Pastaj filluan tė bėjnė fjalė se kush duhej ta kishte nderin qė tė mbajė gurin e zi dhe ta vinte atė nė vendin e tij nė njėrin nga skajet e Qabes. Ata pėr pak do tė kacafyteshin kur pėr fat tė mirė njėri prej tyre ofroi njė zgjidhje. Ai sugjeroi se ata duhet tė udhėhiqen nga njė njeri qė i pari do tė hynte nė vendin e adhurimit.
    Tė gjithė ranė dakord me kėtė dhe Muhamedi (s.a.v.) ishte i pari qė hyri, kurse tė tjerėt mbetėn tė kėnaqur sepse atij i besonin tė gjithė.
    Ata i treguan atij pėr shkakun e mosmarrėveshjes, kurse ai u kėrkoi atyre qė tė sjellin njė mbulėse tė madhe. Pasi vepruan kėshtu, ai e shtroi mbulesėn nė tokė dhe gurin e zi e vendosi nė mesin e saj. Pastaj kėrkoi qė, njė njeri prej secilit fis tė kapė skajin e mbulesės
    dhe sė bashku ta ngrenė atė deri nė lartėsinė, nė tė cilėn guri i zi duhej tė vendosej. Kur kjo u bė, atėherė ai mori gurin nga mbulesa dhe vetė e vuri nė vendin e tij.
    Ky rrėfim tregon se nė ē'masė tė madhe kurejshėt e ēmonin dhe i besonin Muhamedit (s.a.v.), dhe se nė ē'mėnyrė, me anėn e urtėsisė dhe mirėsisė sė tij, ai ishte nė gjendje qė ta ruajė paqen.

    Ardhja e ėngjėllit Xhibril

    Muhamedi (s.a.v.) besonte se ka vetėm njė Allah, Krijues i diellit. i hėnės, i tokės, i qiellit dhe i tė gjithė gjallesave, dhe se tė gjithė njerėzit duhet tė adhurojnė vetėm Atė. Muhamedi (s.a.v.) shpesh e lėshonte qytetin e mbushur plot e pėrplot me njerėz dhe shkonte nė shpellėn e malit Hira. Atij i pėlqente tė rrinte atje i vetėm dhe tė ushqehej nga pak, larg nga tė gjitha mendimet e botės dhe tė jetės sė pėrditshme.
    Nė moshėn dyzetvjeēare Muhamedi (s.a.v.) e lėshoi Mekėn me qėllim qė Ramazanin, muajin e agjėrimit ta kalojė nė shpellė. Nė gjysmėn e dytė tė Ramazanit, Allahu filloi qė nėpėrmjet Muhamedit (s.a.v.) t'ia zbulojė njerėzimit porosinė e Tij.
    Shpallja e parė ndodhi si vijon: Meleku Xhibril erdhi nė shpellė te Muhamedi (s.a.v.) dhe
    atij i urdhėroi: “Lexo!”. Muhamedi (s.a.v.) u pėrgjigj: “Unė nuk di tė lexoj”.
    Nė kėtė ēast meleku e mori Muhamedin (s.a.v.) nė duart e veta dhe e shtrėngoi shumė. Pastaj e lėshoi atė dhe pėrsėri i tha: “Lexo!”.
    “Nuk mundem” u pėrgjigj Muhamedi (s.a.v.) e pas kėsaj pėrsėri meleku e pėrqafoi. Pėr tė tretėn herė meleku e urdhėroi Muhamedin (s.a.v.) qė tė lexojė, mirėpo ai akoma thoshte se nuk mundej dhe pėrsėri u pėrqafua. Sidoqoftė, duke e lėshuar kėtė herė meleku Xhibril i tha:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit Mėshirėplotit!
    “Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (nė mitrėn e nėnės) Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e
    mėsoi (njeriun) tė shkruajė me penė. I mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.” (El-Alak: l-5)
    Muhamedi (s.a.v.) i pėrsėriti kėto ajete ashtu siē i kishte thėnė meleku. Kur meleku u sigurua se Muhamedi (s.a.v.) i mėsoi kėto pėrmendėsh, atėherė u largua.
    Tani kur mbeti vetėm, Muhamedi (s.a.v.) nuk mund tė kuptonte se ēfarė kishte ndodhur me tė. Ai ishte i friksuar dhe menjėherė nxitoi jashtė shpellės. Ndoshta shpella ishte e magjepsur? Ndoshta shejtani kishte zėnė vend nė mendjen e tij?
    Mirėpo, atė e ndaloi njė zė i cili erdhi nga qielli dhe i tha: “0 Muhamed (s.a.v.) ti je i Dėrguari i Allahut dhe unė jam Xhibrili.” Ai e ngriti kokėn lart, nga qielli, dhe ngado qė kthehej shihte melekun Xhibril.
    Nė gjendje tė hutuar u kthye nė shtėpi te Hatixheja. Kur e pa se dridhej, sikur tė kishte ethe, gruaja e tij u brengos shumė. Ai e luti qė ta mbulojė me batanije tė cilėn gjė ajo e bėri menjėherė. Pas njė kohe u qetėsua aq sa tė tregojė se ē'i kishte ngjarė nė malin Hira.
    Hatixheja i besoi ēdo gjė qė tha dhe me njė respekt tė madh i tha:
    “Bėhu i lumtur, o djali i xhaxhait tim dhe bėhu i besueshėm. Unė me tė vėrtetė betohem nė Allahun, i Cili shpirtin tim ka nė duart e Tij, se ti do tė jesh i Dėrguari i njerėzve tanė.” Muhamedi (s.a.v.), i dėrguari i Allahut, u rehatua prej besimit qė ajo kishte nė tė, mirėpo
    pas gjithė atyre qė kishin ndodhur e ndjente veten tepėr tė lodhur dhe menjėherė e zuri gjumi.
    Hatixheja e la tė Dėrguarin (s.a.v.) duke fjetur dhe shkoi tė takojė kushėririn e saj Uereka ibn Neufelin, me qėllim qė ta pyeste se ē’mendonte rreth asaj qė kishte ndodhur. Uereka ishte njė njeri shumė i urtė, i cili kishte lexuar mjaft libra, ndėrsa pas leximit tė Ungjillit,
    ishte bėrė edhe i krishterė. Ai i tha Hatixhesė se Muhamedi (s.a.v.) kishte qenė i zgjedhur nga Allahu qė tė jetė i Dėrguari i tij. Ashtu sikundėr edhe mė parė, kur meleku Xhibril kishte ardhur te Musai dhe e kishte urdhėruar qė ta udhėheqė popullin e vet, ashtu edhe
    Muhamedi (s.a.v.) do tė bėhet Pejgamber i njerėzve tė tij.
    Mirėpo, Uereka paralajmėroi se tė Dėrguarin nuk do ta dėgjojnė tė gjithė njerėzit, ndėrsa disa nuk do t'i shohin me sy tė mirė ithtarėt e tij. Sido qė tė jetė, ai duhet tė jetė i durueshėm, sepse ka njė porosi tė madhe pėr tėrė botėn.
    Prej asaj dite, meleku Xhibril vinte shpesh te i Dėrguari (s.a.v.) kurse ajetet qė ai i thoshte porositė e Allahut drejtuar njeriut, mė vonė filluan tė shkruhen dhe ndėr ne njihen si Kurani i Shenjtė.

    Muslimanėt e pare

    Pas asaj dite madhėshtore tė muajit tė Ramazanit, Shpallja filloi t'i vijė tė Dėrguarit (s.a.v.) gjithnjė e mė shpesh. Tani ai e kuptoi se ē'duhej bėrė dhe u pėrgatit pėr atė qė e priste. Vetėm njeriu i fortė dhe guximtar i ndihmuar nga Allahu mund tė bėhet i dėrguar i vėrtetė sepse njerėzit shpesh refuzojnė qė ta dėgjojnė porosinė e Allahut xh.sh.
    Hatixheja ishte e para qė i besoi tė Dėrguarit (s.a.v.) dhe e pranoi si tė vėrtetė atė qė ai e solli nga Allahu. Me ndihmėn e saj Allahu xh.sh. ia lehtėsoi gjėrat tė Dėrguarit (s.a.v.). Hatixheja i jepte fuqi i ndihmonte qė ta pėrhapnin shpalljen e tij duke i qėndruar pranė edhe nė rastet kur njerėzit ishin kundėr tij.
    Pėr njė kohe Shpallja u ndėrpre. I Dėrguari (s.a.v.) ishte i shqetėsuar dhe i pikėlluar duke menduar se Allahu xh.sh. e ka lėnė ose ndoshta ai nė njė farė mėnyrė e ka zemėruar Allahun, kėshtu qė Allahu nuk e konsideron mė tė denjė pėr Shpalljen e Tij. Mirėpo
    meleku Xhibril pėrsėri erdhi tek ai dhe i solli suren, apo kaptinėn e Kuranit:
    Me emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    “Pafsha mėngjesin (paraditen)! Pafsha natėn kur shtrin errėsirėn! Zoti yt as nuk tė ka lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur. Dhe se bota e ardhshme ėshtė shumė mė e mirė pėr ty se e para. E Zoti yt do tė japė ty, e ti do tė kėnaqesh. A nuk tė gjeti ty jetim, e Ai tė bėri vend (tė dha pėrkrahje) Dhe tė gjeti tė paudhėzuar e Ai tė mėsoi. Dhe tė gjeti tė varfėr, e Ai tė begatoi. Pra, mos e pėrul jetimin! As lypėsin mos e pėrze! E me tė mirat qė tė dha Zoti yt, trego (udhėzo njerėz)!”
    (Ed-Duha: l-ll)
    I Dėrguari (s.a.v.) filloi t'u flasė fshehurazi pėr lajmin e Allahut atyre qė i kishte tė afėrt dhe tė cilėve mund t'ju besojė. Asokohe Meka kalonte nėpėr vėshtirėsi tė mėdha. Ndihej mungesė e madhe e ushqimit. Xhaxhai i tė Dėrguarit, Ebu Talibi, i cili pas vdekjes sė gjyshit ishte kujdesur pėr tė, pa se e kishte shumė tė vėshtirė tė ushqente familjen e tij tė madhe. I Dėrguari (s.a.v.) i tha se ai dhe xhaxhai tjetėr Abbasi, i cili ishte njeri i pasur, nė vend tė ndihmės sė tyre, do tė rrisnin nga njė fėmijė tė Ebu Talibit. I Dėrguari (s.a.v.) mori Aliun, ndėrsa xhaxhai i tij mori Xhaferin.
    Njė ditė, ndėrkohė qė i Dėrguari (s.a.v.) ishte jashtė qytetit, iu paraqit meleku Xhibril. Meleku i ra me kėmbė njėrės anė tė kodrės dhe prej aty filloi tė burojė ujė. Pastaj ai filloi tė lahet nė ujin e rrjedhshėm, me qėllim qė t'i tregojė tė Dėrguarit (s.a.v.) ritualin e abdesit qė bėhet pėrpara faljes. Pastaj meleku i tregoi atij tė gjitha lėvizjet e faljes sė muslimanėve - lėvizjet e ndryshme dhe gjėrat qė thuhen nė ēdonjėrėn prej tyre.
    Kur u kthye nė shtėpi, tė gjitha kėto, i Dėrguari (s.a.v.) ia tregoi Hatixhesė e mė pas edhe ithtarėve tė vet.
    Prej atėherė, muslimanėt gjithmonė pastrohen para faljes duke bėrė ritualin e adestit dhe i ndjekin lėvizjet dhe lutjet e njėjta, tė cilat nė fillim i kishte bėrė i Dėrguari (s.a.v.).
    Nė fillim, kėto gjėra i dinin vetėm i Dėrguari (s.a.v.) dhe e shoqja e tij. Mirėpo njė ditė, Aliu hyri nė dhomė dhe e gjeti tė Dėrguarin (s.a.v.) me Hatixhene duke u falur. Ai i hutuar i pyeti se ē'janė duke bėrė. I Dėrguari (s.a.v.) i shpjegoi atij se ishin duke iu lutur Allahut dhe duke e falenderuar Atė. Atė natė Aliu mbeti zgjuar duke menduar shumė rreth tėrė asaj qė i Dėrguari (s.a.v.) i tha; ai e admironte shumė dhe e ēmonte kushėririn e tij. Mė nė fund mori vendimin e tė nesėrmen shkoi tek i Dėrguari (s.a.v.) dhe i tha se dėshironte qė ta ndiqte. Kėshtu, Hatixheja ishte gruaja e parė qė pėrqafoi Islamin, mėsimet e tė cilit i Dėrguari (s.a.v.) i solli prej Allahut kurse Aliu ishte i riu i parė.
    Pas pak kohe, atyre iu bashkangjit edhe Zejd ibn Harithi qė ishte njė rob tė cilin e kishte
    ēliruar vetė i Dėrguari (s.a.v.)
    Me qėllim qė tė falen i Dėrguari (s.a.v.) dhe Aliu filluan qė ta lėshojnė Mekėn. Rastėsisht njė ditė Ebu Talibi kaloi atypari dhe i pa, e pastaj pyeti se ē'janė duke bėrė. I Dėrguari (s.a.v.) i tha se janė duke u falur dhe duke ndjekur fenė e njėjtė tė Ibrahimit. Ai i shpjegoi
    se ashtu sikur Ibrahimi edhe ky ishte urdhėruar qė ta udhėheqė popullin e vet drejt sė vėrtetės sė Allahut. Ebu Talibi shikoi tė birin Aliun dhe tha: “Muhamedi kurrė nuk do tė tė kishte shtyrė qė tė bėje diēka tė gabuar. Shko me tė. Mirėpo unė tani nuk mund tė lė
    fenė qė ndjek babai im.” Pastaj iu kthye tė Dėrguarit (s.a.v.) duke i thėnė: “Edhe pse ėshtė kėshtu, tė premtoj ty, o Muhamed (s.a.v.) se sa tė jem unė gjallė askush nuk ka pėr tė tė lėnduar.” Pasi tha kėtofjalė Ebu Talibi vazhdoi rrugėn e vet.
    Nė kėtė kohė lajmet e caktimit tė Muhamedit (s.a.v.) pėr Pejgamber apo profet, arritėn edhe deri tek tregtari i urtė dhe gojėmbėl nga Meka, Ebu Bekri. Ai e njihte shumė mirė Muhamedin (s.a.v.) dhe besonte se ai nuk gėnjen kurrė, prandaj shkoi qė tė bindet vetė pėr vėrtetėsinė e rrėfimit tė tij. I dėrguari (s.a.v.) i tha se me tė vėrtetė atė e kishte dėrguar Allahu me qėllim qė tė mėsojė ēdonjėrin qė tė adhurojė tė vėrtetėn e vetme tė Allahut. Kur kėtė e dėgjoi nga vetė goja e tė Dėrguarit (s.a.v.), Ebu Bekri e dinte se kjo ishte e vėrtetė prandaj pranoi menjėherė dhe u bė besimtar.
    Mė vonė i Dėrguari (s.a.v.) tregonte se ēdonjėri tė cilin e kishte ftuar tė pranojė Islamin
    kishte treguar shenja tė mosbesimit dhe dyshimit pėrveē Ebu Bekrit, tė cilit kur i kishte thėnė nuk kishte ngurruar aspak dhe nuk ishte hamendur.
    Pėr shkak tė mirėsisė dhe urtėsisė qė kishte njerėzit ēdoherė i drejtoheshin Ebu Bekrit pėr ndonjė kėshillė. Ai ishte njeri me ndikim tė madh prandaj nėpėrmjet tij shumė njerėz kaluan nė Islam.
    Nė mesin e tyre ishte edhe Sa'd ibn Ebi Uekasi xhaxhai i Aminesė nėnės sė tė Dėrguarit. Njė natė mė parė atė e vizitoi Ebu Bekri dhe e vuri nė dijeni mbi Islamin. Sa'd ibn Ebi Uekasi pa ėndėrr se ishte duke ecur nėpėr njė errėsirė. Duke ecur ai pa hėnėn, Aliun, Ebu Bekrin dhe Zejdin, robin e ēliruar tė tė Dėrguarit, qė ia bėnin me shenjė atij tė vinte e tė bashkohej me ta. Kur Ebu Bekri i tregoi pėr fenė e tė Dėrguarit, ai e kuptoi domethėnien e ėndrrės sė tij dhe menjėherė vajti tek i Dėrguari (s.a.v.) dhe u deklarua si musliman. Ai e kuptoi se, tė bėhesh musliman, do tė thotė qė ta pranosh njėsinė e vullnetit tė Allahut dhe t'i shėrbesh vetėm Atij.
    Njeriu tjeter, qė nga ana e Ebu Bekrit, pranoi Islamin, ishte Bilali.
    Njė mbrėmje, Ebu Bekri shkoi nė shtėpinė e Umejje ibn Halefit, njėrit prej njerėzve mė tė rėndėsishėm tė kurejshėve. Umejje kishte dale pėrjashta dhe Ebu Bekri nė shtėpi gjeti vetėm Bilalin, robin e Umejjes. Ebu Bekri bisedoi me tė rreth Islamit dhe para se tė shkojė, Bilali u bė musliman.
    Numri i njerėzve qė ishin duke ndjekur tė Dėrguarin (s.a.v.) filloi tė rritet. Herė pas here shkonin jashtė qytetit, nė malet rreth e qark Mekės, qė ta dėgjojnė atė duke lexuar Kuranin dhe tė bisedojnė me tė. E tėrė kjo bėhej fshehurazi, dhe nė kėto ditė tė hershme, vetėm njė numėr i vogėl njerėzish dinte pėr Islamin.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:37

    Trazirat fillojnė

    Pas kalimit tė tri viteve, njė ditė, meleku Xhibril erdhi tek i Dėrguari (s.a.v.) dhe u tha njerėzve tė Mekės se ka pėr t'u treguar diēka shumė tė rėndėsishme. Ai qėndroi nė rrezen e Mekės, tė quajtur Safa, ndėrsa ata u mblodhėn rreth e qark tij qė ta dėgjojnė se ē’kishte pėr tė thėnė. Ai filloi duke i pyetur ata se a thua vallė do t'i besonin nė qoftė se u thoshte se do t'i sulmojė njė ushtri. Ata u pėrgjigjėn se me tė vėrtetė do tė besonin, sepse ai kurrė nuk i kishte gėnjyer. Mė pas ai u tha se ishte Lajmėtar i Allahut, i dėrguar qė t'u tregojė rrugėn e drejtė dhe t'i mbrojė nga dėnimet e tmerrshme, tė cilat do t'i pėsonin "nė qoftė se nuk do tė ndiqnin atė drejt adhurimit tė Allahut e askujt tjetėr. Ebu Lehebi, njėri nga xhaxhallarėt e tė Dėrguarit, i cili gjendej nė mesin e turmės, papritmas u ngrit nė kėmbė e tha: “A mbarove? Vetėm pėr tė na treguar kėtė na thirre kėtu?” Nė kėtė ēast, Allahu xh.sh. i dėrgoi tė Dėrguarit suren si vijon:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit Mėshirėplotit!
    “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi, e ai ėshtė mė i shkatėrruar! Atij nuk i bėri dobi pasuria e vet as ajo ēka fitoi! Ai do tė hyjė nė njė zjarr tė ndezur flake.Edhe gruaja e tij, ajo qė barti dru (ferra). E nė qafėn e saj ajo ka njė litar tė pėrdredhur.”
    (El-Mesed: l-5)
    Pastaj turma u shpėrnda, ndėrsa i Dėrguari (s.a.v.) mbeti i vetmuar. Disa ditė me vonė, i Dėrguari (s.a.v.) pėrsėri u pėrpoq. Ai shtroi njė gosti nė shtėpi pėr tė gjithė xhaxhallarėt e vet. Pas darkės, u foli atyre: “0 bijtė e Abdulmuttalibit! Unė e di se asnjė arab nuk i ka ardhur kėtij populli me porosi mė tė mirė se sa kjo e imja. Unė ua kam sjellė juve lajmet mė tė mira pėr kėtė jetė dhe pėr tė ardhmen. Allahu mė ka urdhėruar qė t'ju ftoj nė rrugėn e Tij. Pra, cili nga ju do tė mė ndihmojė?”
    Tė gjithė njerėzit heshtėn. Pastaj Aliu, kushėriri i tij u ngrit dhe tha: “0 i Dėrguari i Allahut! Unė do tė ndihmoj.” Pastaj tė gjithė u ngritėn dhe ikėn duke qeshur, sepse vetėm njė djalė i ri kishte rėnė dakord qė ta ndihmojė tė Dėrguarin (s.a.v.).
    Porosia qė nuk u pėrfill nga shumica e njerėzve dhe nga ana e xhaxhallarėve tė tij, e shtyri tė Dėrguarin (s.a.v.) qė fshehurazi t'i vazhdojė takimet me shokėt e vet nė shtėpinė rrėzė malit Safa. Atje ata faleshin sė bashku, ndėrsa ai u tregonte pėr fenė Islame. Mirėpo, edhe pse e mbanin pėr vete, ata disa herė u fyen nga njerėzit qė nuk deshėn tė besojnė. Nga njė incident i kėtillė ndodhi edhe njė kalim i papritur nė Islam. Njė ditė, kur i Dėrguari (s.a.v.) kthehej pźr ne shtepi takon Ebu Xhehlin I cili e urrente tė Dėrguarin (s.a.v.) dhe mėsimet e tij. Ebu Xhehli filloi tė fyejė atė dhe tė shajė Islamin, mirėpo i Dėrguari (s.a.v.) nuk iu pėrgjigj dhe vazhdoi rrugėn e vet.
    Mė vonė, Hamzai, njėri nga xhaxhallarėt e tė Dėrguarit, qė ishte trim dhe guximtar dhe nga i cili trembeshin tė gjithė, dėgjoi se ia kishin sharė nipin. I tėrbuar, ai vrapoi drejt Qabes ku ishte ulur Ebu Xhehli dhe me njė grusht tė rėndė i ra mu nė mes tė fytyrės. Pastaj Hamzai i bėrtiti: “A do ta fyesh atė edhe nėse unė ndjek fenė e tij, dhe nėse unė them atė qė thotė edhe ai? Ma kthe tė rėnėn po munde!”
    Disa nga njerėzit u ngritėn qė t'i ndihmojnė Ebu Xhehlit, mirėpo ai i ndali duke thėnė: “Lėreni tė qetė Hamzanė, sepse pafsha Allahun, unė e shava shumė keq nipin e tij.” Nga ky ēast Hamzai ndoqi mėsimet e tė Dėrguarit (s.a.v.), dhe me kalimin e tij nė Islam, kurejshėt panė se i Dėrguari (s.a.v.) ka njė pėrkrahės tė fortė dhe pėr pak kohė i ndėrprenė keqtrajtimet ndaj tij.
    Sido qė tė jetė, kurejshėt pėrsėri u zemėruan, kur panė se i dėrguari (s.a.v.) po shkonte pėrpara me mėsimet e tij. Njė grup prej tyre vajti te xhaxhai i tij, Ebu Talibi, i cili kishte premtuar se do ta mbrojė. Ata i thanė ta lusė tė Dėrguarin (s.a.v.) qė t'i lerė sulmet mbi zotat e tyre dhe mėnyrėn e tyre tė jetėsės, kurse nga ana e tyre do ta lejonin qė me fenė e tij tė bėjė ē'tė dojė. Pas njė kohe ata panė se asgjė nuk ndryshoi, prandaj prapė shkuan te Ebu Talibi dhe i thanė se, nė qoftė se nuk e ndalonte nipin, atėherė do tė kenė probleme qė tė dy. Ebu Talibi u shqetėsua shumė pėr kėtė fjalosje midis njerėzve tė vet, mirėpo nuk mund tė shkelte fjalėn qė i kishte dhėnė nipit tė vet. Ai e thirri tė Dėrguarin (s.a.v.) dhe i tregoi se ē'kishte ndodhur duke i thėnė: “Kursemė mua, kurseje dhe veten; mos vė barrė mė tė rėndė nga ajo qė mund tė mbaj.”
    I Dėrguari (s.a.v.) mendoi se xhaxhai i tij ndoshta edhe e braktis , dhe se nuk do tė gėzojė mė pėrkrahjen e tij, por megjithatė u pėrgjigj:
    “0 xhaxhai im, pėr Allahun, nė qoftė se nė krahun e djathtė mė vėnė
    diellin, ndėrsa nė tė majtėn hėnėn, dhe atė vetėm qė tė heq dorė nga
    thirrja ime, unė nuk do ta braktisja kurrė, derisa Allahu ta bėjė tė
    vėrtetėn ngadhnjyese, ose tė vdes nė shėrbim tė Tij.”
    Ebu Talibi u prek thellė nga kjo pėrgjigje. Ai i tha tė Dėrguarit (s.a.v.) se do ta pėrkrahė deri sa tė jetė gjallė dhe do ta trimėrojė atė nė shpėrndarjen e porosive tė Allahut.
    Prej atėherė, udhėheqėsit e kurejshėve e patėn shumė tė vėshtirė tė bindin Ebu Talibin, qė tė mos e mbrojė nipin e vet, sepse ai ēdo herė refuzonte qė t'i dėgjojė.
    Me qėllim qė tė shpėtojnė nga Pejgamberi dhe ithtarėt e tij, armiqtė e tyre filluan t'i persekutojnė ata muslimanė qė ishin mė tė varfėr apo mė tė dobėt, ose qė nuk ishin miq tė fortė. Person i atillė ishte edhe Bilali, robi i Umejjeh ibn Halefit. I zoti i tij e merrte dhe e
    ēonte nė shkretėtirė, e lidhte dhe i vinte njė gur tė rėndė nė krahėror, duke e lėnė kėshtu tėrė ditėn nė diell. Mirėpo, pėr fat tė mirė, njė ditė atypari kaloi Ebu Bekri dhe duke e parė se nė ē'mėnyrė Umejjeh e torturonte Bilalin, ai menjėherė e bleu pėr njė shumė tė madhe tė hollash dhe pastaj e liroi.
    Mirėpo jo tė gjithė muslimanėt e persekutuar e kishin fatin tė njėjtė me atė tė Bilalit. Shumė nga ata vuajtėn, por tė gjithė e duruan dhembjen, sepse e dinin se vepronin drejt dhe se shpėrblimi i tyre nė jetėn e ardhme do tė ishte mė I madh nga ēdo lumturi tjetėr, tė cilėn do tė mund ta gjenin nė tokė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:37

    Mbreti qė besoi

    Ashtu siē rritej numri i ithtarėve tė tė Dėrguarit, gjithashtu shtoheshin edhe armiqtė e muslimanėve dhe bėheshin gjithnjė e mė tė egėr. Mė nė fund, disa muslimanė vendosėn tė shkojnė nė ndonjė vend tjetėr me qėllim qė tė jetojnė nė paqe. Kishin kaluar vetėm pesė vjet nga ardhja e parė e melekut Xhibril te i Dėrguari (s.a.v.), dhe dy vjet qė kur i Dėrguari (s.a.v.) kishte folur publikisht. Muslimanėt e lutėn tė Dėrguarin (s.a.v.) t'u lejojė atyre qė ta lėshojnė Mekėn. Ai u pajtua duke thėnė: “Do tė ishte mė mirė pėr ju qė tė veni nė Abisini. Mbreti i atjeshėm ėshtė i drejtė dhe ky ėshtė njė vend mik. Qėndroni atje pėrderisa Allahu t'ua mundėsojė qė tė ktheheni.”
    Muslimanėt u pėrgatitėn pėr rrugė. Ata vendosėn tė presin natėn dhe kėshtu tė shkojnė pa rėnė nė sy. Gjashtėmbėdhjetė tė parėt e lėshuan Mekėn dhe pasi arritėn nė brigjet e Detit te Kuq, kaluan nė Abisini. Tė tjerėt, tetėdhjetė burra dhe nėntėdhjetė gra, i ndoqėn pas, duke shpresuar se do tė jenė tė atij vendi. Ky ishte hixhreti, apo migrimi i parė nė Islam.
    Banorėt e Mekės u zemėruan shumė kur zbuluan sė kėta muslimanė e kanė braktisur qytetin fshehurazi, sepse nė mesin e tyre gjendeshin bijtė dhe bijat e shumė familjeve tė njohura tė Mekės. Zemėrimi i mekasve ishte edhe mė i madh kur zbuluan se muslimanėt nė Abisini janė pritur mirė. Udhėheqėsit e kurejshėve vendosėn qė tė dėrgojnė dy njerėz te mbreti i Abisinisė, me shpresė se do tė mund ta bindnin atė qė muslimanėt t'i kthejnė prapė. Kėta ishin Amr ibn el-Asi, njė folės shumė i zgjuar, dhe Abdullah ibn Rebi'a.
    Para se tė takojnė mbretin, ata u dhanė kėshilltarėve shumė dhurata duke u thėnė: “ Disa budallenje nga njerėzit tanė erdhėn tė fshihen nė vendin tuaj.
    Udhėheqėsit tanė na kanė dėrguar te sundimtari juaj, pėr ta bindur atė qė kėta njerėz t'i kthejė prapė, prandaj kur t'i flasim mbretit rreth kėsaj, ju lutemi qė ta kėshilloni atė qė ta bėjė kėtė.” Kėshilltarėt ranė dakort tė bėjnė atė qė kėrkuan mekasit.
    Pastaj Amr ibn el-Asi dhe Abdullah ibn Ebi Rebi'a shkuan te mbreti dhe pasi i dhanė dhuratat qė kishin marrė, i thanė:
    “Lartmadhėria juaj, kėta njerėz kanė braktisur fenė, tė cilėn ne nė Mekė ēdo herė e kemi ndjekur, madje nuk kanė bėrė edhe tė Krishterė, ashtu siē jeni ju.”
    Kėshilltarėt mbretėrorė, tė cilėt gjithashtu merrnin pjesė aty, i thanė mbretit se mekasit flasin tė vėrtetėn dhe se ai duhet t'i kthejė muslimanėt prej nga kanė ardhur. Mirėpo, mbreti i zemėruar tha:
    “Jo, pėr Zotin, unė nuk i dorėzoj ata. Ata, tė cilėt kanė kėrkuar mbrojtjen time e u vendosėn nė vendin tim, dhe tė cilėt mė me dėshirė mė zgjodhėn mua se sa dikė tjetėr, nuk do tė tradhtohen.
    Unė do t'i mbledh ata dhe do t'i pyes rreth asaj qė kėta dy njerėz mė thanė. Nė qoftė se muslimanėt janė tė atillė siē thonė mekasit, atėherė do t'i dorėzoj dhe do t'i kthej pėrsėri nga kanė ardhur, por nėse mekasit mė kanė gėnjyer, atėherė unė muslimanėt do t'i mbroj.”
    Amr ibn el-Asi u shqetėsua shumė, sepse gjėja qė mė sė paku dėshironte, ishte qė mbreti t'i dėgjonte muslimanėt se ē'kishin pėr tė thėnė. Por, mbreti i thirri muslimanėt. Kur hynė brenda, ata nuk u gjunjėzuan para tij ashtu siē e kishin zakon abisinasit e tjerė.
    “Pėrse nuk gjunjėzoheni para mbretit tonė?” - i pyeti njėri nga kėshilltarėt e tij.
    “Ne gjunjėzohemi vetėm para Allahut", u pėrgjigjėn ata. Pastaj mbreti kėrkoi prej tyre, qė t'i rrėfejnė lidhur me fenė e tyre.
    Xha'fer ibn Ebi Talib, i vėllai i Aliut dhe kushėriri i tė Dėrguarit (s.a.v.) ishte i caktuar qė tė flasė nė emėr tė muslimanėve. Ai u pėrgjigj: “0 mbret, nė fillim neve nuk na pėrfillnin. Ne dhe stėrgjyshėrit tanė devijuam nga besimi i Ibrahimit, i cili sė bashku me Ismailin e rindėrtoi Qaben dhe adhuronin vetėm Allahun. Gjatė adhurimit tonė ndaj Allahut ne i pėrdornim idhujt; ne hanim mishin qė nuk ishte i therrur nė mėnyrė tė drejtė; ne nuk i respektonim tė drejtat e fqinjėve tanė; i fuqishmi filloi tė sundojė tė dobėtin. Ne
    bėnim gjėra tė tmerrshme, pėr tė cilat nuk mund tė marr guxim tė flas. Kjo ishte jeta jonė, derisa Allahu nė mesin tonė dėrgoi tė Dėrguarin e Tij, njė kushėririn tonė, tė cilin ēdo herė e kemi njohur si gojėmbėl, tė pafajshėm dhe tė besueshėm.
    Ai kėrkoi nga ne qė tė adhurojmė vetėm Allahun dhe tė heqim dorė nga traditat e kėqija
    tė parardhėsve tanė. Ai kėrkoi nga ne qė ta duam tė vėrtetėn dhe tė jemi besimtarė, t'i ēmojmė dhe t'i duam fqinjėt tanė, t'i nderojmė familjet tona dhe tė mos bėjmė punė tė kėqija dhe zėnka tė kota. Ai kėrkoi nga ne qė tė kujdesemi pėr bonjakėt. Ai na urdhėroi qė tė mos shpifim ose tė flasim keq pėr gratė apo pėr burrat. Ai na urdhėroi qė tė adhurojmė vetėm Allahun e tė mos adhurojmė askėnd e asgjė tjetėr, pėrveē Tij. Ai na urdhėroi qė tė falemi, tė japim sadaka dhe tė agjėrojmė. Ne besojmė se ai ka tė drejtė, prandaj dhe e ndjekim dhe veprojmė ashtu siē na urdhėron ai.
    Mekasit filluan tė na sulmojnė dhe tė ndėrhyjnė midis nesh dhe fesė sonė. Kėshtu qė, ne ishim tė detyruar qė t'i braktisnim vatrat tona dhe tė vijmė tek ju, me shpresė se do tė gjejmė drejtėsi.”
    Mbreti, i cili ishte i krishterė, u prek thellė nga kėto fjalė. Amr ibn el-Asi duhej tė mendohej shpejt qė ta prishte kėtė dėshmi. Me njė dinakėri tė madhe iu drejtua mbretit: “Kėta njerėz nuk besojnė nė Isanė ashtu siē besoni ju.”
    Mbreti pas kėsaj kėrkoi tė dijė se ē'kishte thėnė pėr Isanė i Dėrguari (s.a.v.). Xha'feri u pėrgjigj duke recituar njė sure nga Kurani, e cila flet pėr Isanė dhe nėnėn e tij Merjemen. Kėto janė disa nga ajetet qė ai recitoi:
    Nė emėr tė Allahut tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    “E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. Ajo tha: “Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (pra, mė lė tė lirė)!” Ai (Xhibrili) tha: "Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)." Ajo tha: “Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qėnė e pamoralshme?” Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!” Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt. E dhembja ( e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: “Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha harruar qė moti!” E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili):
    “Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji).
    E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bien pėr ty hurma tė freskėta. Ti pra, ha dhe pi e qetėsohu, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: “Unė kam vendosur heshtje pėr hir tė Gjithėmėshirshmit.
    Dhe duke e bartur nė grykė shkoi me tė te tė afėrmit e vet. Ata i thanė: “Oj Merjeme ke bėrė njė punė shumė tė keqe! Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!”
    Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai). Ata thanė: “Si t'i flasim atij qė ėshtė foshnjė nė djep?”Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i Allahut, mua me ka dhėnė ( ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqat pėr sa tė jem gjallė! Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė e as tė padėgjueshėm! Selami (shpėtimi prej Allahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dalė (prej varrit) i gjallė!"
    (Merjem: 16-33)
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:39

    Kur mbreti i dėgjoi kėto fjalė, sytė iu mbushėn me lot. U drejtua nga kėshilltarėt, dhe u tha: “Kėto fjalė sigurisht vijnė nga Allahu; pak gjėra i ndajnė muslimanėt nga tė krishterėt. Atė qė sollėn Isai dhe Muhamedi, tė Dėrguarit e Allahut, vijnė nga i njėjti burim.”
    Kėshtu muslimanėve iu dha leja e mbretit qė tė jetojnė nė paqe nė vendin e tij. Amrit iu kthyen prap dhuratat qė ia kishte dhėnė mbretit, dhe kėshtu tė dy mekasit, tė dėshpėruar thellė, u kthyen nėpėr shtėpitė e veta.

    Vrazhdėsia e kurejshėve

    Udhėheqėsit kurejshė u brengosėn sė tepėrmi pėr atė se populli i Mekės filloi tė ndahet nėn ndikimin e mėsimeve tė tė Dėrguarit. Mė nė fund, Umer ibnul Hattabi, njėri nga bujarėt e Mekės, vendosi se mėnyra e vetme pėr ta heshtur tė Dėrguarin (s.a.v.), ėshtė vrasja e tij. Pasi e vendosi kėtė doli jashtė dhe filloi ta kėrkojė.
    Rrugės takoi njė njeri, i cili e kuptoi menjėherė qėllimin e Umerit dhe i tha: “Pėrse njė herė, para se tė vrasėsh Muhamedin, nuk hedh njė shikim rreth shtėpisė tėnde? A nuk e di se motra jote Fatimeja ėshtė muslimane?”
    Umeri u befasua shumė. Nuk mund tė besonte se kjo ishte e vėrtetė, menjėherė vajti te shtėpia e sė motrės. Kur arriti para shtėpisė, ai dėgjoi Fatimenė dhe tė shoqin, Saidin, se si me zė tė lartė lexonin suren “Ta Ha” nga Kurani. Posa dėgjoi zėrin e tė vėllait,
    Fatimeja menjėherė fshehu pergamenin nė tė cilin ishte shkruar sureja.
    Umeri me shpejtėsi hyri nė dhomė dhe bėrtiti: “Ē'ėshtė kjo marrėzi qė dėgjova?” Fatimeja i mohoi tė gjitha. Pastaj Umeri e humbi durimin dhe sulmoi burrin e Fatimesė duke ulėritur: “Mua mė thane se ju i jeni bashkangjitur Muhamedit nė fenė e tij!” Fatimeja u pėrpoq ta mbrojė tė shoqin, mirėpo Umeri i ra edhe asaj.
    Pastaj ajo pranoi: “ Po, ne jemi muslimanė dhe besojmė nė Allahun dhe nė tė Dėrguarin e Tij, kurse ti mund tė bėsh ē'ka tė duash.”
    Duke e parė besimin dhe guximin e saj, Umerit i erdhi keq pėr atė qė i bėri tė motrės dhe i tha: “A mund ta shoh atė qė dėgjova se jeni duke lexuar, me qėllim qė tė mund ta kuptoj atė qė i Dėrguari juaj ua ka sjellur?” Fatimeja ia dha pergamenin dhe, pasi u la e u
    pastrua, me qėllim qė para se ta prekė atė tė jetė i pastėr, ai i premtoi asaj se pas njė kohe do t'ia kthejė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:39

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    “Ta Ha.Ne nuk ta shpallėm Kuranin pėr tė munduar ty. Ta shpallėm vetėm kėshillė (pėrkujtim) pėr atė qė frikėsohet. (Kjo ėshtė) Shpallje nga Ai qė krijoi tokėn dhe qiejt e lartė. (E Ai ėshtė) Mėshiruesi qė qėndron mbi arshin (e mban sundimin mbi gjithēka qė ekziston). E Tij ėshtė ēdo gjė qė ekziston nė qiej e nė tokė dhe ēdo gjė qė gjendet nė mes tyre, edhe ē'ka nėn dhe. Andaj, nėse bėn shprehjen (lutjen) haptazi, Ai e di tė fshehtėn, madje edhe mė shumė se kjo. Ai ėshtė Allahu, nuk ka zot pėrveē Tij. Atij i takojnė emrat mė tė bukur.”
    (Ta-Ha: 1-8)
    Posa e lexoi, Umeri e diti se kėto fjalė janė nga mė tė bukurat qė kishte dėgjuar ndonjėherė dhe se kjo fe duhet tė jetė ajo e vėrteta.
    Pa e hequr shpatėn nga dora, ai shkoi drejt e nė shtėpinė e tė Dėrguarit dhe trokiti fort nė derė. Njėri nga ithtarėt e tė Dėrguarit doli jashtė. Aty qėndronte Umeri, i cili njihej pėr nga guximi e trimėria. Kur e pa Umerin tė shqetėsuar e me shpatė nė dorė, ai u friksua pėr jetėn e tė Dėrguarit. Mirėpo i Dėrguari (s.a.v.) i tha qė ta lejojė Umerin tė hyjė dhe e luti qė t'i lerė vetėm.
    I Dėrguari (s.a.v.) e pyeti se pėrse kishte ardhur dhe Umeri iu pėrgjigj:
    “Unė kam ardhur tė betohem se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti Muhamed je i Dėrguari i Allahut." Duke thėnė kėto fjalė, ai ende e mbante nė dorė shpatėn, me tė cilėn dikur dėshironte tė vriste tė Dėrguarin (s.a.v.). E njėjta shpatė tani do tė pėrdoret pėr mbrojtjen e tė Dėrguarit (s.a.v.) dhe tė besimit Islam.
    Nė atė kohe, sa herė qė muslimanėt dėshironin tė bėnin adetin e rrotullimit rreth Qabes, tė njohur si tavaf, ishin tė detyruar qė kėtė ta bėnin fshehurazi dhe me frikė. Sidoqoftė, Umeri ishte shumė guximtar. Posa e shpalli besimin e tij, ai shkoi drejt e nė Qabe dhe
    nė mes tė ditės e bėri njė rrotullim pėrskaj Shtėpisė sė Shenjtė dhe atė nė praninė e qytetarėve tė habitur tė Mekės. Askush nuk mori guxim qė t'i thotė asgjė.
    Mirėpo tani udhėheqėsit e kurejshėve u friksuan mė tepėr, sepse Islamin filluan ta shohin si kėrcėnim pėr jetėn e tėrėsishme tė Mekės. Ata vazhdimisht bėheshin gjithnjė e mė tė vrazhdė, pėrderisa nga ana tjetėr numri i muslimanėve vetėm rritej, prandaj vendosėn ashtu siē kishte vendosur Umeri kohė mė parė, ta vrasin tė Dėrguarin (s.a.v.).
    Me tė dėgjuar pėr kėto plane, Ebu Talibi, xhaxhai i tė Dėrguarit (s.a.v.), menjėherė i porositi tė gjithė bijtė e Abdulmuttalibit qė ta mbrojnė nipin e tyre, mė tė cilėn ata ranė dakord. Kur e pane kurejshėt, se pėr shkak tė kėsaj mbrojtjeje, nuk do tė mund ta vrisnin
    tė Dėrguarin (s.a.v.), vendosėn qė t'i shmangen tėrėsisht atij dhe ithtarėve tė tij. Ata varėn nė Qabe njė deklaratė. Sipas kėsaj, askujt nė qytet nuk i lejohej tė bėjė asgjė qė ėshtė nė lidhje me tė Dėrguarin (s.a.v.) apo njerėzit e tij, madje edhe tė mos u shisnin as ujė e ushqim.
    Nė fillim, muslimanėt gjetėn pėrkrahje te njerėzit e Beni Hashimit, qė ishte njė degė e kurejshėve, sė cilės i takonte edhe vetė i Dėrguari (s.a.v.). Disa nga kėta njerėz nuk ishin muslimanė, por treguan besnikėri ndaj farefisit tė tyre duke vuajtur sė bashku me ta.
    Por, jeta bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė dhe ushqimi sa vinte e pakėsohej. Urrejtja e kurejshėve ndaj ithtarėve tė tė Dėrguarit (s.a.v.) u rrit aq shumė, saqė kur shokėt e tij mundoheshin tė blinin ushqime nga karvanėt qė kalonin pranė Mekės, atėherė Ebu Lehebi, njėri nga armiqtė e pėrbetuar tė muslimanėve, u ofronte tregtarėve ēmime tė
    mallrave dhjetė herė mė tė larta. Me kėtė, ai ia dilte qė t'ua ndalojė muslimanėve blerjen e gjėrave tė domosdoshme.
    Gjatė viteve tė kėtij trajtimi tė tmerrshėm, ndodhi diēka e mrekullueshme. Nė vend qė Islami tė dobėsohej, ai u bė edhe mė i fortė. Allahu dėrgoi gjithnjė e mė tepėr Shpallje. Megjithatė, muslimanėt bėheshin gjithnjė e mė tė fuqishėm dhe tė dlirė, sepse mundimet qė pėrjetonin ishin sprovė e besimit tė tyre.
    Ēdo vit, nė kohėn e haxhit nė Mekė, vinin njerėz nga e tėrė Arabia. Kėta haxhilerė e panė vrazhdėsinė dhe padrejtėsinė e kurejshėve qė tregonin karshi muslimanėve dhe shumicės prej tyre u vinte keq pėr ithtarėt e tė Dėrguarit. Kurejshėt filluan ta ndiejnė veten tė turpėruar pėr sjelljen e tyre tė egėr, sepse pjesa dėrmuese e muslimanėve ishin farefis dhe kushėrinj tė tyre.
    Pas tre vjetėve, ata mė nė fund u bindėn se erdhi koha qė tė pėrfundojnė vuajtjet e muslimanėve dhe vendosėn ta heqin shpalljen qė kishin vendosur nė Qabe. Pėr habi tė tyre, shpalljen e kishin ngrėnė krimbat, pėrveē fjalėve “Me emrin Tėnd, o Allah” e cila kishte qenė e shkruar nė krye tė shpalljes sė tyre.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:40

    Viti i hidhėrimeve

    I Dėrguari dhe ithtarėt e tij pėrsėri iu kthyen mėnyrės normale tė jetėsės, mirėpo vitet e vuajtjes e dobėsuan Hatixhen pėr sė tepėrmi. Ajo u sėmur dhe sė shpejti vdiq. Kėshtu, i Dėrguari (s.a.v.) e humbi gruan dhe shoqen e tij tė dashur, personin e parė qė pranoi Islamin dhe e pėrkrahu atė. Ajo ishte strehim nga tė gjitha shqetėsimet e tij, ndėrsa pėr shkak tė zemrės sė mirė qė kishte, edhe shoqja mė e mirė e tij nėpėr mjerimet qė pėrjetuan.
    Menjėherė pas kėsaj vdiq edhe Ebu Talibi, xhaxhai dhe mbrojtėsi i tė Dėrguarit Muhamed (s.a.v.). Ebu Talibi ishte ndėr njerėzit mė tė ēmuar tė Mekės dhe njėri nga kurejshėt mė tė vjetėr. Edhe pse kurrė nuk u bė ithtar i Islamit, ai gjithmonė e mbrojti tė Dėrguarin (s.a.v.) nga armiqtė e tij. Ky nuk ishte vetėm njė pikėllim pėr tė Dėrguarin (s.a.v.), por njėkohėsisht edhe rrezik pėr tė. Sipas zakoneve arabe, ēdokush qė ishte nėn mbrojtjen e dikujt, ishte i sigurt pėrderisa mbrojtėsi i tij ishte gjallė.
    Tani, me vdekjen e xhaxhait tė tij, i Dėrguari (s.a.v.) nuk kishte mė mbrojtje.
    Armiqtė e tė Dėrguarit gėzoheshin pa masė kur e shihnin tė pikėlluar, pa gruan, nė tė cilėn mbėshtetej dhe pa xhaxhanė qė e mbronte. Ata filluan tė sillen me tė mė keq se kurdoherė. Madje edhe fėmijėt e vegjėl filluan ta fyejnė. Me njė rast, njė i ri hodhi disa
    fėlliqėsira mbi kokėn e tė Dėrguarit (s.a.v.), mirėpo i Dėrguari shkoi nė shtėpi pa e bėrė tė madhe. Kur njėra nga bijat e tij, duke e parė, deshi ta fshijė dhe ta lajė, ai me qetėsi i tha: “Mos qaj bija ime e vogėl, sepse babain tėnd do ta mbrojė Allahu.”
    Ebu Talibi ishte lidhja e fundit e tė Dėrguarit me kurejshėt, prandaj tani i Dėrguari (s.a.v.) pandehu se pėr shkak tė zemrave qė kurejshėt kishin mbyllur ndaj tij, Islami nuk ishte mė nė gjendje qė tė pėrparonte nė Mekė. Prandaj vendosi qė tė udhėtojė nė Taif ku shpresoi se do tė gjejė pėrkrahje.
    Tėrė rrugėn deri nė qytet, e cila ishte e gjatė afro shtatėdhjetė kilometra, ai e kaloi nė kėmbė. Atje foli kudo ku tuboheshin njerėzit, mirėpo askush nuk e dėgjoi. Ai u takua me udhėheqėsit e tri fiseve mė tė rėndėsishme, mirėpo as ata nuk deshėn ta dėgjojnė. Jo vetėm qė nuk ia vinin veshin asaj qė ai thoshte, por filluan edhe tė tallen, dhe i urdhėruan robėrit e tyre qė ta fyejnė e gjuajnė me gurė.
    I pikėlluar, i Dėrguari (s.a.v.) e lėshoi qytetin dhe gjeti njė vend tė qetė pranė njė muri nė skaj tė qytetit, ku mund tė ishte i vetmuar. Atje iu lut Allahut me kėto fjalė:
    “ 0 Allah, Ty tė qahem pėr dobėsinė, pėr paaftėsinė dhe pėrulėsinė qė e kam para njerėzve. 0 i Mėshirueshmi, Ti je Zot i tė dobtėve dhe Ti je Zoti im. Ti, kujt do t'ia falėsh fatin tim? Tė huajit qė mė fyen apo armikut, tė cilit Ti i ke dhėnė pushtet mbi mua? Nėse Ti nuk je zemėruar nė mua, unė atėherė nuk do tė brengosem se ē'do tė ndodhė me mua. Qėllimi im ėshtė ndihma Jote. Unė strehohem nė dritėn e pėrkrahjes Tėnde, nga e cila ndriēohet errėsira dhe varet kjo botė dhe e ardhmja; le tė mos zbresė zemėrimi Yt apo i drites Tėnde. Sepse, Ti duhet tė jesh i kėnaqur. Nuk ka fuqi dhe madhėshti, pėrveē prej Teje."
    Muri pranė tė cilit ishte mbėshtetur i Dėrguari (s.a.v.) ishte pjesė e njė kopshti qė u takonte dy vėllezėrve. Kur ata e dėgjuan kete lutje, u erdhi shumė keq pėr tė dhe pas njė robi tė tyre i dėrguan njė pjatė plot me rrush. Para se tė fillojė tė hajė, i Dėrguari (s.a.v.) tha: “Bismil-lah” – “Me emrin e Allahut”. Shėrbėtori, emri i tė cilit ishte Addas, u befasua shumė nga kėto fjalė, sepse nuk i kishte dėgjuar kurrė mė parė. “Pėr Allahun”, tha Addasi, “kjo nuk ėshtė mėnyra me tė cilėn flasin njerėzit e kėtushėm”. Atėherė o Addas, nga cili vend je dhe cila ėshtė feja jote?” e pyeti i Dėrguari (s.a.v.)
    “Unė jam i krishterė nga qyteti Asirian Ninive”, u pėrgjigj ai.
    “Nga qyteti i njeriut tė mirė Jahjasė, birit tė Matta-sė”, vazhdoi i dėrguari (s.a.v.)
    “Ku di ti pėr atė?”, pyeti Addasi.
    “Ai ėshtė vėllai im - ai ka qenė i Dėrguar dhe unė jam i Dėrguar”, u pėrgjigj i Dėrguari i Allahut (s.a.v.).
    Addasi u pėrkul dhe e puthi kokėn e tė Dėrguarit, duart dhe kėmbėt e tij, sepse tani e pa se ai me tė vėrtetė ėshtė i Dėrguar.
    Pastaj i Dėrguari (s.a.v.) u kthye nė Mekė. Tani ishte nė gjendje qė pėr ēdo gjė tė ishte mė i durueshėm, sepse e dinte se Allahu kurrė nuk do ta linte mė vetėm. Rruga e tij pėr nė Taif nuk qe e kotė, sepse Addasi i krishterė, tani u bė musliman dhe ky ishte vetėm fillimi i ndryshimeve tė mėdha.

    Israja dhe Mi’raxhi

    Kur njė mbrėmje Muhamedin (s.a.v.) e kishte zėnė gjumi afėr Qabes, nė tė njėjtin vend ku Abdulmuttalibi e kishte zakon tė flerė, atė e zgjoi meleku Xhibril. Mė vonė i Dėrguari (s.a.v.) rrėfente se ē'kishte ndodhur. “Unė u ngrita dhe ai mė kapi pėr krahu. Qėndrova pranė tij dhe ai mė solli para njė dere tė xhamisė ku ishte njė kafshė e bardhė, qė mė priste t'i hip.”
    I Dėrguari (s.a.v.) tregoi se si i hipi kafshės dhe me melekun Xhibril pranė tij u bartėn prej Mekės nė xhaminė El-Aksa, jo fort larg Jerusalemit. Nė mesin e tė Dėrguarve tė tjerė, atje i Dėrguari (s.a.v.) gjeti Ibrahimin, Musain dhe Isain. Gjatė faljes, i Dėrguari Muhamed (s.a.v.) kishte rolin e udhėheqėsit, atė tė imamit. Pastaj i sollėn dy kėnata, njėren me qumėsht e tjetrėn me verė. Ai zgjodhi qumėshtin, kurse verėn e refuzoi. Atėherė meleku Xhibril i tha: “Ti je udhėhequr drejt nga fitre, natyra e vėrtetė e njeriut, prandaj edhe njerėzit e tu, o Muhamed, do tė jenė tė kėtillė. Vera pėr ju ėshtė e ndaluar.”
    I Dėrguari (s.a.v.) gjithashtu rrėfente se si kishin kaluar nėpėr dyert e Qiellit dhe kishin parė melekė tė panumėrt. Nė mesin e tyre gjendej edhe Maliku, rojtari i Xhehenemit, i cili nuk buzėqesh kurrė. Maliku bėri njė hap para dhe i tregoi tė Dėrguarit (s.a.v.) njė pamje tė Xhehenemit dhe mundimet e tmerrshme tė atyre qė vuanin aty.
    Pastaj, me ndihmėn e melekėve, Muhamedi (s.a.v.) kaloi nėpėr shtatė qiejt dhe atė njėrin pas tjetrit. Gjatė udhės ai pėrsėri pa Isanė, Musanė dhe Ibrahimin dhe tha se kurrė nuk kishte parė njeri qė i ngjante aq shumė siē ishte Ibrahimi. Ai gjithashtu pa Johnin, qė nė
    arabishte i thonė Jahja, Jozefin apo Jusufin, Enohun apo Idrizin, si dhe Harunin.
    Mė nė fund arriti te Druri i Plotė i Kufirit tė Fundit, Sidretul-Munteha, ku asnjė i Dėrguar mė parė nuk kishte qenė. Kėtu i Dėrguari (s.a.v.) e pranoi shpalljen e asaj nė tė cilėn muslimanėt besojnė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:40

    Nė emėr tė Allahut tė Gjithėmėhirshmit, Mėshirėplotit!
    “I Dėrguari i besoi asaj qė u shpall prej Zotit tė Tij, e ashtu edhe besimtarėt. Secili i besoi Allahut, ėngjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij. Ne nuk bėjmė dallim me asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij dhe thamė: "Ju pėrgjigjem (thirrjes) dhe respektuam (urdhėrin). Kėrkojmė faljen Tėnde, o Zoti ynė! Vetėm te Ti ėshtė ardhmėria jonė.”
    (El-Bekare: 285)
    Pastaj ate e ēuan nė Dritėn e pranisė Hyjnore tė Allahut, ku e kėshilluan se muslimanėt duhet tė falen pesėdhjetė herė nė ditė. I dėrguari (s.a.v.) pėrsėri rrėfente:
    “Me t'u kthyer prapė, unė kalova pranė Musait, dhe, ē'tė shihni, sa njeri i mirė qė ishte! Ai mė pyeti sa namaze jam urdhėruar tė kryej. Kur unė i thashė se janė pesėdhjetė, ai tha: “Namazi ėshtė ēėshtje serioze, ndėrsa populli yt ėshtė i dobėt, prandaj kthehu prap te Zoti yt dhe lute Atė qė ta zvogėlojė atė numėr pėr ty dhe pėr
    ummetin tėnd. “Unė bėra ashtu si mė tha dhe Ai i zbriti pėr dhjetė me pak. Pėrsėri kalova pranė Musait dhe ai pėrsėri me tha tė njėjtėn gjė; dhe kjo zgjati derisa mbetėn pesė namaze pėr gjatė ditės dhe natės.
    Musai pėrsėri me kėshilloi tė njėjtėn. Unė iu pėrgjigja se prapė shkova te Zoti im dhe e luta Atė qė ta zvogėlojė numrin, derisa nė fund mė erdhi turp, dhe nuk e pėrsėrita mė lutjen time. Ai prej jush, i cili do t'i bėjė pesė faljet me besim tė plotė, do tė ketė shpėrblimin e pesėdhjetė faljeve.”
    Tė nesėrmen i Dėrguari (s.a.v.) u rrėfeu kurejshėve lidhur me kėto ngjarje. Shumė prej tyre thanė: “Pėr Zotin! Kjo ėshtė qesharake!
    Karvanit i nevojitet njė muaj qė tė shkojė nė Siri dhe njė muaj qė tė kthehet. A mundesh ti ta bėsh njė udhėtim tė tillė vetėm pėr njė natė?”
    Edhe muslimanėt u ēuditėn nga e gjithė kjo dhe kėrkuan shpjegim nga i Dėrguari (s.a.v.). Disa nxituan menjėherė tė lajmėrojnė Ebu Bekrin, i cili tha: “Pafsha Allahun, nėse vetė Muhamedi (s.a.v.) thotė se ėshtė ashtu, atėherė kjo ėshtė e vėrtetė. Mos harroni, i Dėrguari (s.a.v.) na thotė se fjala e Allahut atij i vjen nga qielli e drejt nė tokė, nė ēdo kohė tė ditės e tė natės. A nuk ėshtė kjo njė mrekulli mė e madhe se ai dyshimi juaj?”
    Pastaj Ebu Bekri shkoi nė xhami dhe dėgjoi pėrshkrimin e pėrimtėsuar tė Muhamedit (s.a.v.) pėr Jerusalemin. Ai i tha: “ 0 i Dėrguari i Allahut, ti flet tė vėrtetėn!”
    Prej atėherė, Ebu Bekrin e nderuan me emrin “Es-Sidik” qė do tė thotė “ai qė jep fjalėn pėr tė pėrkrahur tė vėrtetėn”.
    Tani edhe tė tjerėt filluan tė besojnė nė rrėfimin e tė Dėrguarit (s.a.v.), atėherė kur ai filloi tė pėrshkruajė dy karvanet qė i kishte parė duke u kthyer rrugės pėr nė Mekė. Atyre qė dyshonin, ai u tregoi vendin ku kishte parė karvanet, mallrat qė bartnin dhe kohėn kur ato karvane do tė arrinin nė Mekė.
    E tėrė kjo qė tha i Dėrguari (s.a.v.) u vėrtetua atėherė kur karvanet arritėn nė kohėn, tė cilėn ai e kishte caktuar, duke bartur tėrė atė mall qė ai e kishte pėrshkuar.
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    “Pa te meta ėshtė Lartmadhėria e Atij qė robin e Vet e kaloi nė njė pjesė tė natės prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer nė Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinėn e se cilės ne e kemi bekuar, (ia bėmė kėtė udhėtim) pėr t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vėrtet, Ai ėshtė dėgjuesi (i fjalėve tė Muhamedit) pamėsi (i punėve tė Muhamedit).”
    (El-Isra: 1)

    “Pafsha yllin kur ai bie (prej sė larti poshtė)! Shoku juaj (Muhamedi qė ju e njihni) as nuk ėshtė njeri qė ka humbur, as qė ka devijuar (nga e vėrteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr veēse Shpallje qė i shpallet.
    Atė ia mėsoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Qė ka mendje preēize dhe qė u pėrqėndrua nė formėn e vet (reale).
    Dhe ai (Xhibrili) ishte nė horizontin e lartė (nga lindja). Pastaj u lėshua dhe iu afrua. E ishte afėr sa dy harqe (dy kute) apo edhe mė afėr. Dhe i shpalli robit tė Tij atė, qė ia shpalli Zemra nuk e mohoi atė qė e pa (me sy). A po i bėni polemikė atij pėr atė qė ka parė? Atė (Xhibrilin) e ka parė edhe herėn tjetėr. (E ka parė) tek Sidretul Munteha. Qė pranė saj ėshtė xhenetul Me'va (kopėsht strehimi i...) Atėherė kur Sidrėn e mbuloi ēka e mbuloi.
    Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi) vėrtet, pa disa nga shenjat mė tė mėdha tė Zotit tė vet.
    (En-Nexhm: l -18)

    Marrėveshja e Akabes

    Nė Jethrib kishte dy fise kryesore, Evsi dhe Hazrexhi. Qė tė dy ishin mjaft tė fuqishėm, ēdoherė ishin nė gjendje luftė me njėri-tjetrin dhe tė dy fiset i adhuronin idhujt. Nė Jethrib kishte edhe shumė hebrenj, te cilėt pėr dallim nga arabėt e asaj kohe, njihnin vetėm Njė Zot dhe adhuronin vetėm Atė. Ata disa herė u kishin thėnė arabėve se njė ditė nė mesin e tyre do tė vijė njė i Dėrguar.
    Erdhi koha e haxhit nė Qabe dhe nė mesin e njerėzve qė ishin duke shkuar nga Jethribi, gjendeshin edhe gjashtė njerėz tė fisit Hazrexh. Ata kishin dėgjuar pėr mėsimet e tė Dėrguarit Muhamed dhe pandehėn se ky do tė jetė ai i Dėrguar, pėr tė cilin u kishin folur hebrejtė. Kėshtu, ata vendosėn tė nisen pėr nė Mekė dhe tė shfrytėzojnė rastin, qė gjatė qėndrimit tė tyre tė bisedojnė me tė.
    Ata e takuan tė Dėrguarin (s.a.v.) nė vendin e quajtur Akaba, nė afėrsi tė Mekės, kurse ai i ftoi qė tė ulen me tė. Ai u shpjegoi atyre kuptimin e Islamit dhe u lexoi disa pjesė nga Kurani. Kur i dėgjuan recitimet e Kuranit, zemrat e tyre u prekėn aq shumė saqė ata menjėherė u bėnė muslimanė dhe nė tė larguar nga Meka, premtuan qė vitin e ardhshėm tė kthehen pėrsėri. Kur, me Islamin nė zemrat e tyre u kthyen nė Jethrib, ata u thanė shokėve dhe farefisit rreth asaj qė kishin dėgjuar nga i Dėrguari (s.a.v.), me ē'rast shumė njerėz u bėnė muslimanė.
    Kaloi njė vit dhe koha e haxhit pėrsėri u afrua. Nga Jethribi pėr nė Mekė u nisėn dymbėdhjetė njerėz tė rėndėsishėm, qė ta takojnė tė Dėrguarin (s.a.v.) dhe t'i premtojnė besnikėri nė shėrbimin ndaj tij dhe ndaj Islamit. Nė tė kthyer, i Dėrguari (s.a.v.) bashkė me ta dėrgoi edhe Mus'ab ibn Umejrin, njėrin nga miqtė e tij me qėllim qė t’ua mėsojė Kuranin dhe t'i kėshillojė nė lidhje me fenė e re.
    Kaloi edhe njė vit, me ē'rast numri i muslimanėve, qė vinin nga Jethribi pėr nė haxh nė Mekė, u rrit edhe mė shumė. Kėtė herė u organizua njė takim i fshehtė me tė Dėrguarin (s.a.v.). Nga njėra anė ishin shtatėdhjetė e tre burra dhe njė grua nga Jethribi, ndėrsa nga ana tjetėr i Dėrguari (s.a.v.) erdhi me xhaxhanė e tij Abbasin. Nė kėtė takim, njerėzit nga Jethribi, tė Dėrguarit (s.a.v.) dhe ithtarėve tė tij u ofruan mbrojtje dhe pėrkrahje nė qoftė se vendosin tė shkojnė tė jetojnė nė Jethrib. Ky premtim pėr pėrkrahje u bė i njohur si Marrėveshja e Akabesė.
    Marrėveshja ishte mė se e nevojshme sepse, megjithėse Islami nė Jethrib sa vinte e rritej, nga ana tjetėr muslimanėt e Mekės ende vuanin. Pastaj i Dėrguari (s.a.v.) u tha shokėve dhe ithtarėve tė vet qė tė shkojnė nė Jethrib, ku do tė ishin mė tė sigurt dhe kėtė rast shumė prej tyre e shfrytėzuan.
    Pavarėsisht nga kėto vuajtje, i Dėrguari (s.a.v.) nuk e kishte tė lejuar t'i luftojė armiqtė e vet, sepse Allahu i kishte thėnė qė t'i falė ata qė e fyejnė apo nuk e dėgjojnė porosinė e tij. Mirėpo, kurejshėt kryekėput i kishin mbyllur mendjet e tyre ndaj fjalėve tė Allahut xh.sh. dhe aq shumė i kishin prishur zemrat ndaj tė Dėrguarit (s.a.v.) dhe ithtareve tė tij, saqė Allahu e lejoi tė Dėrguarin (s.a.v.) t'i luftojė ata qė pėrpiqen ta dėmtojnė atė apo shokėt e tij.
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Atyre qė po sulmohen me luftė u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė, pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtėsi, e Allahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (muslimanėve) (U lejuan tė luftojnė) Ata, tė cilėt vetėm pse thanė: "Allahu ėshtė Zoti ynė", u dėbuan prej shtėpive tė tyre pa kurrfarė tė drejtė."
    (El Haxh: 39-40)
    Tani kurejshėt filluan t'i tremben Muhamedit (s.a.v.), sepse e panė se ai tani ishte mjaft i fuqishem pėr tė luftuar me ta dhe se pėr kėtė kishte leje edhe nga vetė Allahu. Ata e dinin gjithashtu se tani me tė ishte edhe populli i Jethribit, i cili e mbronte dhe e pėrkrahte atė. Duke parė se muslimanėt e lėshojnė qytetin, ata vendosėn qė ta vrasin Muhamedin (s.a.v.) pėrpara se ai t'u bashkohet ithtarėve tė tij nė Jethrib. Nė kėtė mėnyrė ata shpresonin se njė herė e pėrgjithmonė do t'i japin fund Islamit.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:41

    Hixhreti
    Ndėrprerja e tė gjitha lidhjeve me shtėpinė e tij, vetėm pėr hir tė Allahut
    Pasi shokėt e tij u nisėn nė Jethrib, i Dėrguari (s.a.v.) qėndroi nė Mekė duke pritur lejen e Allahut pėr ta lėshuar qytetin. Aty kishte edhe disa muslimanė, tė cilėve kurejshėt nuk u kishin lejuar ta lėshojnė qytetin. Ebu Bekri tėrė kohėn e luste Muhamedin (s.a.v.), qė ta lejojė tė niset pėr nė Jethrib, mirėpo i Dėrguari i Allahut (s.a.v.) vazhdimisht i thoshte: "Mos shpejto, ndoshta Allahu tė jep edhe ndonjė bashkudhėtar."
    Udhėheqėsit e kurejshėve u tubuan nė shtėpinė e stėrgjyshit tė tyre Kusajjit, siē e kishin zakon kur duhej tė sillen vendime tė rėndėsishme. Ata duhej tė gjenin mėnyrėn se si tė liroheshin nga i Dėrguari Muhamed (s.a.v.) para se ai t'u bashkėngjitej shokėve tė tij nė Jethrib.
    Ashtu siē ishin tė zėnė me bisedėn mes tyre, nė derė u paraqit shejtani, nė formėn e njė bujari plak e tė pashėm. Kur e panė kėtė zotėri tė moshuar tė qėndronte para tyre, ata e pyetėn se kush ėshtė. Ai u tha se ėshtė njė shejh i ardhur nga malet, qė kishte dėgjuar ē'kanė ndėrmend tė bėjnė dhe se mendonte se do tė mund tė jetė nė gjendje t'u ndihmojė. Atyre iu duk si njeri i menēur, prandaj dhe e ftuan tė hyjė brenda.
    Pastaj ēdonjėri nga udhėheqėsit filloi tė paraqesė idetė, pėr tė cilat mendonte se duheshin realizuar, mirėpo rreth asnjėrės prej tyre nuk mund tė pajtoheshin se cila ėshtė mė e mira, derisa Ebu Xhehli nuk ua rrėfeu planin e tij. Ky plan parashikonte qė ēdo fis tė sigurojė nga njė luftėtar tė ri e tė fortė, tė cilėt do tė kishin nga njė shpatė nė dorė. Pastaj tė gjithė luftėtarėt e rinj do tė prisnin para shtėpisė sė tė Dėrguarit dhe njėkohėsisht do ta sulmonin atė kur tė dilte nga ajo. Kėshtu ata do tė liroheshin prej tij, dhe pasi pėr vrasjen do tė fajėsoheshin tė gjitha fiset, atėherė familja e tė Dėrguarit nuk do tė ishte nė gjendje tė hakmerrej.
    Kur e dėgjoi kėtė, shejtan nėn maskėn e plakut tha: "Ky njeri ka tė drejtė; sipas mendimit tim, kjo ėshtė e vetmja qė mund tė bėhet!"
    Pastaj, tė kėnaqur me planin qė kishin kurdisur, udhėheqėsit e kurejshėve u shpėrndanė.


    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Pėrkujto (o i Dėrguar) kur ata qė nuk besuan thurnin kundėr teje; tė ngujojnė, tė mbysin ose tė dėbojnė. Ata bėnin plane, e Allahu i asgjesonte, se Allahu ėshtė mė i miri qė asgjeson (dredhitė)."
    (El Enfalė: 30)
    Para se tė binte nata, nė tė cilėn Muhamedi (s.a.v.) duhej tė vritej, meleku xhibril erdhi tek ai dhe i tha: " Sonte mos fli nė shtratin tėnd." I Dėrguari (s.a.v.) e kuptoi mirė se ē'ishte duke ngjarė, andaj edhe i tha Aliut qė tė shtrihej nė shtratin e tij dhe tė mbulohej me batanien, tė cilėn e pėrdorte zakonisht i Dėrguari (s.a.v.), duke i premtuar se nuk do t'i ndodhė asnjė e keqe.
    Posa u errėsua, tė rinjtė kurejshė u mblodhėn para shtėpisė sė tė Dėrguarit duke pritur qė ai te dalė. Kur u bind se Aliu ėshtė i sigurt, i Dėrguari (s.a.v.) e la shtėpinė. Nė atė moment, Allahu pėr njė ēast ua mori sytė luftėtarėve dhe ata nuk mundėn ta shihnin tė Dėrguarin (s.a.v.), i cili mori njė grusht pluhur dhe ua hodhi mbi kokat e tyre, duke recituar kėto ajete:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Ja Sin! Pasha Kuranin e pacėnueshėm nė urtėsinė e tij tė lartė. S'ka dyshim se ti (Muhamed) je prej tė dėrguarve. Je nė njė rrugė tė drejtė. (Kurani ėshtė) Zbritje e Plotfuqishmit, e Mėshiruesit. Pėr t'ia tėrhequr vėrejtjen njė populli, qė tė parėve tė tyre nuk u ėshtė tėrhequr, e pėr atė shkak ata janė tė hutuar. Pėr Zotin, tashmė ka marrė fund vendimi (thėnia) kundėr shumicės sė tyre, andaj ata edhe nuk besojnė. Ne u kemi varur nė qafat e tyre pranga e ato u arrijnė deri nė nofulla, andaj ata mbesin me kokėt lart. Ne u kemi vėnė edhe para tyre pendė dhe ua kemi mbuluar sytė, prandaj ata nuk shohin."
    (Jasinė: l-9)
    Tė rinjtė pritėn tėrė natėn dhe u mllefosen shumė kur nė mėngjes, nė vend tė tė Dėrguarit (s.a.v.), panė Aliun duke dalė nga shtėpia. Ata e panė se plani i tyre dėshtoi plotėsisht.
    Ndėrkohė, i Dėrguari (s.a.v.) shkoi nė shtėpinė e Ebu Bekrit dhe i tha: "Allahu mė ka thėnė se tani ėshtė koha qė tė lėshojmė Mekėn."
    "Sė bashku?", e pyeti Ebu Bekri.
    "Sė bashku", u pėrgjigj i Dėrguari (s.a.v.).
    Ebu Bekri fluturonte nga gėzimi, sepse tani e kuptoi se bashkėudhėtari i tij i premtuar ishte vetė Muhamedi (s.a.v.). Prandaj i tha:" 0 i Dėrguari i Allahut, kėto janė ato dy devetė qė kam ruajtur pėr atė ditė. " Kėshtu ata tė dy u nisėn pėr nė shpellėn Theur, nė njė
    mal nė jug tė Mekės, ku mendonin qė tė fshiheshin.
    Kur dolėn jashtė qytetit, i Dėrguari (s.a.v.) shikoi njė herė prapa dhe tha: "Nga e gjithė toka e Allahut, ti je vendi mė i dashur pėr Allahun dhe pėr mua, dhe po tė mos mė kishte pėrzėnė populli im, unė kurrė nuk do tė braktisja."
    Kur kurejshėt e kuptuan se Muhamedi (s.a.v.) dhe shoku i tij kishin ikur, filluan t'i kėrkojnė nga tė gjitha anėt. Tri ditė mė vonė arritėn deri te shpella ku fshihen i Dėrguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri mirėpo ndodhi diēka e ēuditshme. Nė hyrje tė shpellės kishte thurrur rrjetėn e saj njė merimangė, kurse aty pranė, njė pėllumb kishte ngritur folenė. Kur mekasit ndodheshin nė hyrje tė shpellės dhe vetėm rrjeta e merimangės i ndante nga tė arratisurit, Ebu Bekri u frikėsua shumė pėr sigurinė e tyre. Ai i pėshpėriti tė Dėrguarit (s.a.v.): "Ata janė shumė afėr. Nė qoftė se dikush prej tyre kthehet kėtej, atėherė do tė na shohin."
    Por pėrgjigjja e tė Dėrguarit (s.a.v.) e qetėsoi: "Ē’mendon ti pėr dy njerėz, qė si tė tretė midis tyre kanė Allahun?"
    "... Mos u pikėllo (frikso), Allahu ėshtė me ne."
    (EtTeube: 40)
    Pas disa ēastesh ndjekėsit u pajtuan me mendimin se askush nuk mund tė ketė hyrė nė kėtė shpellė pėr njė kohė tė gjatė, sepse pėrndryshe rrjeta e merimangės s'do tė ishte e paprekur dhe se aty nuk do tė bėnte dot folenė pėllumbi, prandaj edhe u larguan pa hyrź brenda.
    Tri ditė mė vonė, i Dėrguari (s.a.v.) dhe Ebu Bekri u bindėn se janė tė sigurt pėr ta lėshuar shpellėn. I biri i Ebu Bekrit, Amiri u siguroi tri deve dhe u ndihmoi qė tė vazhdojnė rrugėn e tyre pėr nė Jethrib. Amiri ecte pas tė atit.
    Ndėrkohė, udhėheqėsit e kurejshėve u kthyen nė Mekė dhe ofruan njė shpėrblim prej njėqind devesh pėr atė qė do tė kapė tė Dėrguarin (s.a.v.). Nė mesin e atyre qė vajtėn pėr ta kėrkuar atė ishte edhe njė luftėtar i famshėm. Nė tė vėrtetė, ai ishte i vetmi qė mund ta kapte, mirėpo sa herė qė i afrohej tė Dėrguarit (s.a.v.), kali i tij zhytej nė rėrė deri nė gjunjė. Kur kjo ndodhi tri herė me rradhė, atėherė ai kuptoi se tė Dėrguarin (s.a.v.) e mbron njė fuqi qė ėshtė shumė mė e madhe nga ēdo gjė qė kishte njohur mė parė prandaj edhe u kthye nė Mekė. Kur arriti atje ai i paralajmėroi tė tjerėt pėr rrezikun e kėrkimit tė mėtejshėm, duke i njoftuar se ē'kishte ndodhur me tė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:41

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Nė mos e ndihmofshit atė (Pejgamberin), atė e ka ndihmuar Allahu; kur ata qė nuk besuan, e nxorrėn atė vetė tė dytin; kur qė tė dy ishin nė shpellė, kur po i thoshte shokut tė vet: "Mos u pikėllo (frikso), Allahu ėshtė me ne!" E Allahu i zbriti qetėsi ( nė shpirtin e) atij, e fuqizoi me njė ushtri qė ju nuk e patė; e fjalėn e atyre qė nuk besuan e bėri mė tė ultėn, kurse fjala e Allahut ėshtė mė e larta. Allahu ėshtė mė i Fuqishmi, mė iUrti."
    (EtTeube: 40)
    Udhėtimi i tė Dėrguarit nga Meka u quajt hixhreti apo shpėrngulja. Nė tė vėrtetė, ky ishte hapi i parė i pėrhapjes sė Islamit nėpėr botė, kurse prej kėtij viti tė hixhretit, muslimanėt filluan kalendarin e tyre.

    Arritja nė Jethrib

    Kur njerėzit e Jethribit dėgjuan se Muhamedi (s.a.v.) e ka lėshuar Mekėn dhe ėshtė drejtuar pėr nė qytetin e tyre, ishin duke pritur me padurim arritjen e tij. Mė nė fund, tė hėnėn, mė 27 shtator tė vitit 622 e.r. dikush e pa sė largu dhe u bėri zė tė gjithėve: "Ja ku ėshtė Muhamedi (s.a.v.)! Erdhi i Dėrguari i Allahut!" Tė gjithė muslimanėt, tė ngazėllyer shkuan ta takojnė duke bėrtitur, "Allahu Ekber! Allahu ėshtė mė i Madhi! Arriti Muhamedi, i Dėrguari i Allahut!" Gratė dhe fėmijėt shprehnin me kėngė kėnaqėsinė e tyre.
    I Dėrguari (s.a.v.) hyri nė qytet bashkė me shokun e tij, Ebu Bekrin. Shumica e njerėzve qė nuk e kishin parė, u mblodhėn rreth tyre, pasi nuk e dinin se cili ishte i Dėrguari (s.a.v.); derisa Ebu Bekri nuk u ngrit dhe me mantelin e tij e mbuloi qė ta mbrojė nga dielli pėrcėllues. Prej tash e tutje, Jethribi do tė quhej el-Medine, qė do tė thotė Qyteti.
    I Dėrguari i Allahut, tri ditėt e para qėndroi nė Kuba, qė ėshtė njė vend nė hyrje tė Medinės. Tė premten e parė pas arritjes sė tij, I Dėrguari (s.a.v.) udhėhoqi namazin e xhumasė. Pas kėsaj, shumica e pasanikėve e ftuan qė tė jetojė me ta dhe po me ta tė ndajė pasurinė.Mirėpo ai e refuzoi kėtė dhe, duke treguar nga deveja e tij Kasva, tha: " Le tė shkojė nė rrugėn e saj", se e dinte se deveja e tij ishte nėn komandėn e Allahut xh.sh. dhe se do ta ēonte atė nė vendin ku duhej tė ndalej. Ata e lanė devenė tė shkonte ku tė donte, derisa mė nė fund ajo u gjunjėzua afėr shtėpisė se Benu Nexharėve, farefisit nėnės sė tė Dėrguarit. Kjo shtėpi pėrdorej si vend pėr tharjen e hurmave dhe i takonte dy jetimėve, Sehlit dhe Suhejiit. Ata ia ofruan shtėpinė tė Dėrguarit (s.a.v.), mirėpo ai nguli kėmbė qė ta paguajė, dhe kėshtu Asadi, i biri Zurares, i cili gjendej aty, bėri marrevėshjet e nevojshme.
    I Dėrguari (s.a.v.) urdhėroi qė nė ate vend tė ndėrtohet njė xhami dhe njė vendbanim pėr tė. Tė gjithė muslimanėt punuan sė bashku qė ta kryejnė sa mė shpejt - madje atyre iu bashkėngjit edhe i Dėrguari (s.a.v.).
    Kėtu muslimanėt do tė mblidheshin pėr t'u falur dhe pėr tė sjellė vendime dhe plane tė rėndėsishme. Ndėrtimi ishte i thjeshtė dhe u krye shpejt. Dyshemeja ishte prej dheu tė shtypur, ndėrsa pullazi nga gjethet e palmave dhe degėt e drujnve. Drejtimi i faljes u shėnua me dy shkėmbinj. Nė fillim besimtarėt u kthyen drejt Jerusalemit, mirėpo shumė shpejt kahja e tė falurit u kthye nga Qabeja nė Mekė.
    Pas ndėrtimit tė xhamisė, Muhamedi (s.a.v.) dėshironte tė forconte marrėdhėniet ndėrmjet njerėzve tė quajtur Muhaxhirė apo emigrantė, tė cilėt sė bashku me tė erdhėn nga Meka, dhe njerėzve tė Medinės, qė njiheshin me emrin Ensarė apo ndihmėtarė. Ēdo njeri i Medinės mori si vėlla tė vetin nga njė njeri tė ardhur prej Meke, duke ndarė ēdo gjė me tė dhe duke e konsideruar si anėtar tė familjes sė tij. Ky ishte fillimi i vėllazėrisė Islame.
    Nė ditėt e para tė Islamit, koha e faljes nuk ishte e caktuar prandaj muslimanėt vinin nė xhami dhe prisnin aty deri sa tė vinte koha e lutjes. I Dėrguari (s.a.v.) pyeti se nė ē'mėnyrė t'u tregojė njerėzve se kishte ardhur koha e faljes. Ai bisedoi me shokėt e tij rreth kėsaj dhe erdhėn deri nė dy pėrfundime: t'i frynin bririt ashtu siē bėnin hebrejtė, apo tė pėrdornin kėmbana tė drunjta siē bėnin tė krishterėt.
    Pastaj njeriu i quajtur Abdullah ibn Zejd erdhi tek i Dėrguari (s.a.v.) dhe i tha se kishte parė njė ėndėrr, nė tė cilėn njė njeri i veshur nė tė gjelbra mbante nė duart e tij njė kėmbane tė drunjtė. Ai i kishte thėnė njeriut: "A do tė ma shesėsh kėmbanėn tėnde qė t'i ftoj njerėzit pėr t'u falur?" Njeriu ishte pėrgjigjur: "Mėnyra mė e mirė pėr t'i ftuar njerėzit qė tė falen ėshtė:
    "Allahu Ekber", Allahu ėshtė mė i madhi! katėr herė, kurse pastaj
    "Pohoj se nuk ka Zot tjetėr, perveē Allahut." - dy herė.
    "Pohoj se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut." - dy herė.
    "Ejani tė faleni, ejani tė faleni."
    Ejani tė shpėtoni, ejani tė shpėtoni."
    "Allahu Ekber, Allahu Ekber."
    "Nuk ka Zot tjetėr, pėrveē Allahut!"
    Kur i Dėrguari i Allahut (s.a.v.) e dėgjoi kėtė, tha se kjo ėshtė njė ėndėrr e vėrtetė qė vjen nga Allahu. Ai thirri Bilalin, i cili kishte njė zė tė bukur e tė fortė, dhe e urdhėroi qė vetėm nė kėtė mėnyrė ta ftojė popullin pėr t'u falur. Bilali veproi kėshtu dhe ndėrkohė edhe Umeri, qė doli nga shtėpia, i tha tė Dėrguarit (s.a.v.) se edhe ai kishte parė tė njėjtėn ėndėrr. I Dėrguari iu pėrgjigj: "Qoftė i lavdėruar Allahu pėr kėtė!" .
    Thirrja pėr t'u falur, apo ezani, e cila iu paraqit nė ėndėrr Abdullah ibn Zejdit dhe tė cilėn, sipas kėshillave tė tė Dėrguarit e bėri Bilali, ėshtė e njėjtė qė edhe sot dėgjohet nga minaret e xhamive nė tėrė botėn.

    Beteja e Bedrit

    Tėrė pasurinė qė muslimanėt e kishin lėnė nė Mekė kur shkuan nė Medinė, ua morėn armiqtė e tyre qė kishin mbetur atje. Kėshtu, kur muslimanėt dėgjuan se Ebu Sufjani, njėri nga prijėsit e kurejshėve po kthehej me njė karvan tė mallrave prej Sirie pėr nė Mekė, vendosėn se ka ardhur koha qė t'i kthejnė prapė disa nga humbjet e tyre. Kėtė sulm, muslimanėve ua lejoi vetė i Dėrguari (s.a.v.), prandaj ata filluan tė pėrgatiten e me kėtė rast u erdhi edhe kjo shpallje:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Atyre qė po sulmohen me luftė u ėshtė dhėnė leje tė luftojnė pėr shkak se u ėshtė bėrė padrejtėsi, e Allahu ka fuqi pėr t'u ndihmuar atyre (muslimanėve)."
    (El Haxhxh: 39)
    Shpallja u pėrkujtoi se gjėja mė serioze pėr Allahun ėshtė:
    "... Pengimi nga rruga e Allahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga Xhamia e Shenjtė (Qabja)dhe dėbimi i banorėve tė saj nga ajo... E provokimi (kundėr muslimanėve) ėshtė edhe mė I madh se mbytja."
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:42

    (El-Bekare: 217)
    Sidoqoftė, kthimi i tė mirave tė tyre nuk ishte arsyeja e vetme pėr ta sulmuar karvanin. Muslimanėt nuk mendonin se ata thjesht duhet tė mbesin tė sigurt nė Medinė; ata dėshironin ta pėrhapin porosinė e Islamit. Menduan se nė qoftė se kurejshėt duan tė jenė tė lirė pėr tė bėrė tregti, atėherė gjithashtu edhe muslimanėt duhet tė jenė tė lirė qė tė besojnė nė Allahun, tė ndjekin tė Dėrguarin (s.a.v.) e Tij dhe ta pėrhapin fjalėn e Tij. Prandaj menduan se mėnyra e vetme dhe mė e mirė pėr t'i detyruar kurejshėt qė ta kuptojnė kėtė, ėshtė sulmi mbi atė qė mė sė shumti e ēmojnė - pra mbi karvanin.
    Mirėpo ndėrkohė, Ebu Sufjani e kuptoi planin e muslimanėve dhe menjėherė u dėrgoi porosi kurejshėve nė Mekė, ku i vinte nė dijeni pėr rrezikun qė i kanosej karvanit dhe njėkohėsisht u kėrkoi edhe ndihmė. Si pasojė e kėsaj, tė gjithė kurejshėt erdhėn ta mbrojnė karvanin. Ishin rreth njėmijė veta dhe kishin dyqind kuaj. U nisėn edhe gratė, qė me kėngėt e tyre tė pėrgėzojnė burrat.
    Pa ditur gjė pėr kėto, i Dėrguari (s.a.v.) u nis me ithtarėt e tij. Ishte muaji i Ramazanit dhe muslimanėt agjėronin. Ata ishin vetėm treqind e pesė burra, shumica prej tyre Ensarė, njerėz nga Medineja. Ata kishin me vete tre kuaj dhe shtatėdhjetė deve, mbi tė cilat hipnin me ndėrrime.
    Ata arritėn nė fushėn e Bedrit, qė ishte pak mė larg nga Medineja, u vendosėn kampin e tyre, duke pritur lajme tė reja pėr karvanin. Pastaj dėgjuan se kurejshėt janė nisur nga Meka me njė ushtri tė fortė. Situata papritur ndryshoi. Tanimė, ata nuk kishin tė bėnin vetėm me sulmin mbi karvanin, atyre u duhej tė luftonin edhe me kurejshėt.
    I Dėrguari (s.a.v.) i tuboi njerėzit rreth tij qė tė bisedonin se ē'duhej tė bėnin. Sė pari Ebu Bekri e pastaj Umeri folėn nė emėr tė muslimanėve qė kishin ardhur nga Meka. Ata thanė se do t'i zbatojnė urdhėrat e tė Dėrguarit (s.a.v.). Mirėpo i Dėrguari (s.a.v.) dėshiroi ta dėgjojė mendimin e Ensarėve, sepse nuk donte t'i detyronte tė bėnin atė qė nuk donin.
    Njėri nga udhėheqėsit e Ensarėve, Sa'd ibn Mu'adhi, u ngrit dhe tha: "Ne tė besojmė ty dhe tė betohemi para tė gjithėve se ajo qė ti e solle ishte e vėrteta. Ne ta kemi dhėnė fjalėn dhe pėlqimin tonė se tė tė dėgjojmė dhe do t'u bindemi urdhrave tuaja. Pra, nisu nga tė duash, ne jemi me ty, madje edhe po tė na udhėheqėsh drejt e nė det.” I Dėrguari (s.a.v.) u inkurajua shumė nga kėto fjalė dhe vendosi qė tė luftohet. Ebu Sufjani pasi e kuptoi se ku e kishin ngritur muslimanėt kampin e tyre, ndėrroi drejtimin e karvanit dhe e largoi atė nga kufiri i arritjes sė tyre. Pastaj i lajmėroi kurejshėt duke u thėnė se karvani ishte i sigurt dhe se do tė niseshin pėr nė Mekė. Mirėpo, udhėheqėsit e kurejshėve ishin njerėz krenarė dhe kokėfortė. Ata refuzuan tė kthehen sepse e kishin ndarė mendjen qė, me shkatėrrimin e muslimanėve t'u tregojnė tė gjithėve se sa tė fuqishėm janė.
    Nė Bedėr kishte njė vadė, apo luginė me burime nga ana e Medinės ku kishin zėnė vend muslimanėt, duke lėnė luginėn dhe burimet prapa tyre. Ndėrkohė, kurejshėt u vendosėn nė anėn tjetėr tė luginės. Muslimanėt groposėn njė rezervuar, e mbushėn me ujė nga njėri prej burimeve dhe e rrethuan. Mė pas thanė tė gjitha burimet e tjera. Kėshtu, ata kishin ujė me bollėk pėr vete, kurse mekasve u duhej tė kalonin luginėn dhe tė luftonin me muslimanėt me qėllim qė tė furnizohen me ujė.
    Natėn para betejės, kur muslimanėt po flinin tė qetė, ra njė shi i madh.

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Dhe kur Ai ju kaploi me njė kotje (gjumė) qė ishte siguri pėr ju nga ana e Tij, ju lėshoi shi nga qielli pėr t'ju pastruar me tė, largoi prej jush tė shtimet e shejtanit, e qė tė fuqizojė bindjen nė zemrat tuaja dhe qė t'ju pėrforcojė me tė (me shi) kėmbėt tuaja."
    (El-Enfalė:11)
    Tė premten nė mėngjes, mė shtatėmbėdhjetė tė Ramazanit, viti 2 i hixhretit (17 mars 623 e.r.), dy ushtritė u nisėn dhe iu afruan njėra- tjetrės. Nė anėn e kurejshėve shiu kishte rėnė mė i fortė, kėshtu qė kishte zbutur dheun dhe e bėnte lėvizjen mė tė vėshtirė. Ndėrkaq nga ana e muslimanėve shiu e kishte forcuar rėrėn, kėshtu qė kalimi pėr ta ishte bėrė shumė mė i lehtė. I Dėrguari (s.a.v.) kėrkoi qė njerėzit tė luftonin tė rradhitur nėpėr rreshta. Kur po bėheshin gati tė nisen, ai vėrejti se dikush kishte bėrė njė hap pėrpara nė krahasim me tė tjerėt. I Dėrguari (s.a.v.) e shpoi lehtė anash me shigjetė duke i thėnė: "Qėndro nė vijė!"
    Njeriu qė quhej Savad, u pėrgjigj: "Ti mė lėndove, o i Dėrguari i Allahut! Allahu tė dėrgoi ty qė tė jesh i mirė e i drejtė."
    I Dėrguari (s.a.v.) ngriti kėmishėn dhe i tha: " Mė bėj edhe ti tė njėjtėn gjė."
    Nė vend tė kėsaj, njeriu iu afrua dhe e puthi duke i thėnė: "0 i Dėrguari i Allahut, ti e sheh se ēka na pret, se unė pas betejės ndoshta nuk mbetem gjallė. Nėse ky ėshtė takimi ynė i fundit, atėherė kjo ėshtė gjėja e fundit nė jetė qė dua tė bėj." Menjėherė pas kėsaj, Savadi shkoi tė luftojė e vdiq si shehid.
    Pasi kontrolloi rradhėt, Muhamedi (s.a.v.) shkoi nė strehėn e ndėrtuar prej degėve tė palmės, nga e cila mund tė udhėhiqte betejėn. Me tė qėndroi Ebu Bekri, ndėrsa disa Ensarė mbetėn jashtė qė tė mbrojnė kasollen. Kur i Dėrguari (s.a.v.) e pa ushtrinė e madhe tė kurejshėve qė me flamujt dhe zhurmėn e daulleve po zbriste nga kodra nė luginė, filloi tė lutet pėr ndihmėn, tė cilėn Allahu ia kishte premtuar. Kėto ishin disa nga fjalėt e tij: " 0 Allah, ja se ku vijnė kurejshėt plot fodullėk e krenari, qė Ty tė kundėrshtuan, ndėrsa tė Dėrguarin Tėnd e quajtėn gėnjeshtar. 0 Allah, nė qoftė se ky grup i vogėl (muslimanėsh) sot shkatėrrohet, atėherė nė tokė nuk do tė mbesė askush qė tė tė adhurojė Ty."

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Pėrkujtoni, kur kėrkuat ndihmė prej Zotit tuaj, e Ai ju ėshtė pėrgjigjur: "Unė do t'ju ndihmoj me njė mijė engjėj qė vijnė njė pas njė (grup pas grupi). Allahu nuk e bėri atė (ndihmėn) pėr tjetėr, vetėm qė t'ju gėzojė (t'u japė myzhde) dhe pėr t'i forcuar (qetėsuar) me tė zemrat tuaja, pse ndihma nė realitet ėshtė vetėm prej Allahut. Allahu ėshtė mbizotėrues dhe i urtė."
    (El Enfalė: 9-10)
    Beteja nė fillim filloi si njė pėrleshje e vetme kur njėri nga kurejshėt u betua se do ta pijė ujin nga rezervuari i muslimanėve e pastaj do ta shkatėrrojė atė, ose pėrndryshe do tė vdesė. Hamza, xhaxhai i tė Dėrguarit i doli pėr ballė dhe e vrau. Pastaj tre njerėz tė rėndėsishėm tė kurejshėve bėnė njė hap pėrpara dhe kėrkuan dyluftim. I Dėrguari (s.a.v.) nxorri Aliun, Hamzanė dhe Ubejd ibn Harithin qė tė luftojnė me ta. Menjėherė pas kėsaj, Hamza dhe Aliu i vranė kundėrshtarėt e tyre. Sa i pėrket Ubejdit, ai e kishte plagosur kundėrshtarin e tij, por ishte plagosur edhe vetė. Dy shokėt e tij e vranė mekasin e plagosur dhe e bartėn Ubejdin nė vend tė sigurt, te rradhėt e myslirnanėve.
    Pas kėsaj dy ushtritė u vėrsulėn mbi njėra-tjetrėn, ndaj lufta u pėrhap nė tė gjitha anėt. Qielli u mbush me shigjeta. Ushtria muslimane e mbrojti tokėn e vet pėrballė ushtrisė sė madhe tė kurejshėve, dhe, edhe pse muslimanėt ishin me tė paktė nė numėr, ata arritėn njė fitore tė madhe, duke e shkatėrruar kėshtu ushtrinė e mekasve dhe duke vrarė shumė prej prijėsve tė tyre. Ndėr ta ishin edhe Ebu Xhehli dhe Umejjeh ibn Halefi, i cili u vra nga robi i vet i mėparshėm Bilali. Kur e panė se gati tė gjithė udhėheqėsit e tyre u vranė, pjesa tjetėr e kurejshėve u tėrhoq.

    I Dėrguari (s.a.v.) ēoi fjalė nė Medinė qė t'u tregojnė pėr fitoren. Pastaj i mblodhi plaēkat e luftės dhe i ndau ndėrmjet muslimanėve nė mėnyrė tė barabartė. Disa nga mekasit u zunė rob, ndėrsa i Dėrguari (s.a.v.) urdhėroi qė ata tė trajtohen mirė, derisa farefisi i tyre nga kurejshėt tė shkojė e t'i marrė.
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Ju nuk i mbytet (nė tė vėrtetė) ata, por Allahu (me ndihmėn qė ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte (nė tė vėrtetė) kur i gjuajte ata, por Allahu (tė ndihmoi) i gjuajti, e (bėre kėtė) pėr t’I shpėrblyer besimtarėt me njė dhunti tė mirė nga ana e Tij. Allahu dėgjon dhe di gjithēka.”
    (El-Enfalė:17)
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:42

    Uhudi - Disfata vjen nga mosbindja

    Kurejshėt qė mbetėn tė gjallė nė betejėn e Bedrit u kthyen ne Mekė dhe u tubuan tė bisedojnė me Ebu Sufjanin. Ata i thanė:
    "Muhamedi na i vrau njerėzit mė tė mirė, prandaj ndihmona tė luftojmė me tė dhe tė hakmerremi pėr humbjet tona. Pėr ta mundėsuar kėtė, ata ranė dakort qė secili tė japė nga aq tė holla sa kushton pjesa e tij e mallrave tė karvanit, dhe pėr kėtė tė mbulojnė shpenzimet e njė ushtrie tė re, e cila do tė ishte tri herė me e madhe se sa ajo nė Bedėr.
    Nė mesin e atyre qe iu bashkuan ushtrise se re, ishte edhe robi abisinas Vahshiu, i cili njihej si eshtar shumė i saktė. I zoti i tij, Xhubejr ibn el-Mut'im, i tha: "Nisu me ushtrinė, dhe kur ta vrasėsh Hamzanė, xhaxhain e Muhamedit, e me kėtė i shpaguhesh pėr vdekjen e xhaxhait tim, atėherė do tė tė liroj." Gjithashtu, edhe Hinda, gruaja e Ebu Sufjanit, e porositi Vahshiun se do ta veshė me ar dhe me mėndafsh nėse e plotėson dėshirėn e tė zotit, sepse edhe ajo e dėshironte vdekjen e Hamzait, i cili i kishte vrarė babanė dhe vėllanė.
    Ndėrkohė qė mekasit bėnin planet e tyre, Abbasi, njėri nga muslimanėt e pakėt qė jetonin nė Mekė, i dėrgoi njė letėr tė Dėrguarit (s.a.v.) nė Medinė ku e paralajmėroi pėr rrezikun qė po vinte. Ai i tregoi se kurejshėt po dėrgonin njė ushtri tė madhe nė Uhud, njė
    vend jo fort larg Medines. Duke e kuptuar rrezikun me kohė, i Dėrguari (s.a.v.) i mblodhi shokėt rreth tij qė tė bisedojnė se ē'duhet tė bėnin. Ai mendoi se do tė ishte mė mirė qė ta presin armikun brenda nė qytet se sa tė dalin e ta presin jashtė, sepse mbrojtja e Medines ishte mė e lehtė brenda mureve tė saj. Mirėpo muslimanėt e rinj ishin tė etshėm pėr tė dalė jashtė e pėr t'u ballafaquar me kurejshėt. Ata thanė: "0 i Dėrguari i Allahut, na prij kundėr armiqve tanė, pėrndryshe ata do tė mendojnė se jemi frikacakė dhe tė dobėt qė tė luftojmė me ta."
    Sidoqoftė edhe Abdullah ibn Ubejj, njėri nga udhėheqėsit e Medines, ra dakord me tė Dėrguarin (s.a.v.) dhe e kėshilloi qė tė mbesin nė qytet, duke thėnė: "Kurdoherė qė kemi dalė pėr ta luftuar armikun, kemi pėsuar katastrofė, ndėrkohė qė tė gjithė qė kanė
    ardhur tek ne kanė pėsuar disfatė." Mirėpo, kur i Dėrguari (s.a.v.) e pa se shumica ishte pėr tė dale e pėr t'u takuar jashtė qytetit, atėherė edhe ai u pajtua me ata, ndaj
    pasi fali xhumanė, mori armėt me vete. Pastaj rreth njėmijė muslimanė u nisėn drejt malit Uhud qė gjendej mbi Medine. Armiku ishte vendosur nė rrėzė tė malit dhe ishte shtrirė nėpėr tė mbjellat e muslimanėve.
    Abdullah ibn Ubejji ishte shumė i zemėruar pėrse i Dėrguari (s.a.v.) nuk e kishte dėgjuar kėshillėn e tij, dhe pas kalimit tė njė pjese tė rrugės, u kthye prap nė Medine, duke marrė me vete njė tė tretėn e ushtrisė. Pas kėsaj, tė Dėrguarit (s.a.v.) i mbeti qė me shtateqind veta tė pėrballojė ushtrinė e madhe tė mekasve qė numėronte tre mijė frymė.
    Ushtarėt qė mbetėn me tė, e vazhduan rrugėn derisa arritėn nė malin Uhud. Atje, i Dėrguari (s.a.v.) u tha tė qėndrojnė nė rradhė me qėllim qė tė mbrohen nga prapa. Pastaj, rreth pesėdhjetė shigjetarė i kėshilloi si vijon: "Me shigjetat tuaja t'i mbani kalorėsit e mekasve larg prej nesh dhe mos t'i lejoni tė na sulmojnė nga prapavija, pa marrė parasysh se si do tė jetė fati i betejės. Ēka do qė tė ndodhė, ruani pozitat tuaja nė mėnyrė qė tė mos kenė mundėsi tė na sulmojnė nga ana e juaj, madje edhe sikur tė shihni se na vrasin apo na plaēkisin."
    Kur muslimanėt i zunė pozitat e veta, i Dėrguari (s.a.v.) e ngriti shpatėn dhe tha: " Kush do ta pėrdorė kėtė shpatė me drejtėsinė e saj?" Ky ishte njė nder i madh dhe shumė veta u paraqitėn qė ta bėjnė kėtė, mirėpo i Dėrguari (s.a.v.) vendosi qė t'ia japė Ebu
    Duxhanės, njė luftėtari sypatrembur. Pas kėsaj, lufta filloi.
    Muslimanėt ishin tė organizuar shumė mirė dhe kishin pėrparėsi, kundrejt numrit katėr herė mė tė madh tė kurejshėve qė ishin shumė tė lodhur nga rruga e gjatė dhe kėshtu nuk ishin tė gatshėm qė t'i bėjnė ballė njė sulmi tė rrufeshėm, tė cilin e udhėhiqte Ebu Duxhane, i cili mbante njė turban tė kuq e tė shkėlqyer.
    Me zhvillimin e luftės, gratė e kurejshėve, tė cilat i udhėhiqte Hindi, filluan t'u bien daulleve, me qėllim qė t'u japin zemėr burrave tė tyre. Ato recitonin edhe poezi, vetėm e vetėm qė t'i inkurajojnė burrat e tyre.
    "Nė qoftė se pėrparoni, ne do t'ju pėrqafojmė dhe nėn ju do tė shtrojmė qilima tė butė. Nė qoftė se tėrhiqeni, do t'ju lėmė e kurrė nuk do t'ju dashurojmė."
    Ebu Duxhane rrėfente: "Unė pashė njė njeri qė e nxiste armikun dhe ulėrinte si egėrsirė dhe iu vėrsula, mirėpo kur nxorra shpatėn ai filloi tė bėrtasė dhe atėherė pashė se ajo ishte grua; atėherė respektova fjalėn e tė Dėrguarit (s.a.v) qė tė mos e pėrdor shpatėn mbi gratė." Ajo grua ishte Hindi.
    Si zakonisht, edhe Hamza, xhaxhai i tė Dėrguarit, luftoi me trimėri tė rrallė, mirėpo duke i udhėhequr muslimanėt nė sulmin mė tė rreptė, qė gati sa nuk i shkatėrroi mekasit, ai nė njė moment u godit dhe u rrėzua nė tokė nga robi Vahshi. Mė vonė Vahshi do tė tregonte
    se si kish ndodhur e tėrė kjo: " Unė e shihja se si Hamza i vriste njerėzit me shpatė. Unė...e bėra gati shtizėn dhe kur u sigurova se do ta qėlloj, u hodha mbi tė. Ai u drejtua nga unė, mirėpo e humbi vetėdijen dhe ra pėrdhe. E lashė aty derisa vdiq, e pastaj shkova
    dhe e mora shtizėn prapė. Pas kėsaj u ktheva nė kamp, sepse nuk dėshiroja mė tė vrisja tjetėr kėnd veē tij. Qėllimi im ishte tė vras vetėm atė dhe nė kėtė mėnyrė tė fitoj lirinė time."
    Sė shpejti, luftėtarėt kurejshė u shpėrndanė dhe u detyruan tė tėrhiqen. Kjo la pėrshtypjen sikur ata po pėsonin disfatė. Me tė pare kėtė, dyzet shigjetarė muslimanė qė gjendeshin nė majė tė malit, i lėshuan pozitat e veta vetėm e vetėm qė tė plaēkisin, sepse kurejshėt
    kishin lėnė pas vetes shumė gjėra. Shigjetarėt vrapuan tė mbledhin gjithēka qė gjetėn, duke i harruar kėshtu urdhėrat e Muhamedit (s.a.v.).
    Halid ibn Velidi, konmandanti i kalorėsve kurejshė, pasi vėrejti situatėn luftarake tė momentit, menjėherė i urdhėroi njerėzit e tij qė tė kthehen dhe t'i sulmojnė muslimanėt pas shpine. Muslimanėt u befasuan nė tėrėsi. Pastaj kurejshėt filluan tė sulmojnė njėkohėsisht nga tė dy anėt. Shumė muslimanė u vranė dhe nė vend qė ta fitojnė
    betejėn, filluan ta humbin.
    Qė tė shtohej ēoroditja, armiku hapi fjalė se ishte vrarė edhe Muhamedi (s.a.v.). Dhe vėrtet, kur e dėgjuan kėtė muslimanėt, e humbėn krejt toruan. Pastaj njė njeri qė quhej Enes thirri: "Vėllezėr! Nė qoftė se Muhamedi (s.a.v.) ėshtė vrarė, atėherė ē'ju duhet jeta pa tė? Mos mendoni mė pėr jetėn apo vdekjen. Luftoni pėr Allahun. Ngrihuni dhe vdisni ashtu siē vdiq Muhamedi (s.a.v.)!" Me tė dėgjuar kėto fjalė, muslimanėve iu rikthye guximi.
    Mbi pozicionet e muslimanėve qė udhėhiqeshin nga i Dėrguari (s.a.v.) u kryen disa sulme tė kalorėsisė, prej tė cilave ai mori edhe
    njė plagė tė rėndė nė fytyrė. Kur mekasit pėrsėri iu afruan, ai bėrtiti: " Kush do ta japė jetėn e tij pėr ne?". Atėherė u ngritėn pesė Ensarė dhe luftuan derisa u vranė. Sidoqoftė vendet e tyre u plotėsuan nga muslimanė tė tjerė qė i zmbrapsėn sulmuesit. Nė mesin e
    mbrojtėsve muslimanė ishte Ebu Duxhane, i cili me krahėt e tij e mbėrtheu tė Dėrguarin (s.a.v.) dhe u bė mburojė e gjallė. Gjatė tėrė kohės sė betejės ai e mbronte tė Dėrguarin (s.a.v.), mirėpo, me vazhdimin e luftimeve, ai papritmas ra. Ebu Duxhane kishte vdekur
    nga shigjetat e shumta nė shpinėn e tij, e cila nuk lejoi qė ato tė depėrtonin pėr tek i Dėrguari (s.a.v.).
    Me disfatėn e muslimanėve, mė nė fund edhe kurejshėt u shpaguan. Posa lėshuan fushėbetejėn, Ebu Sufjani ftoi njerėzit e vet dhe u tha: "Luftuat mirė, fitorja dhe fati i luftės ndėrron - sot u muar koka pėr Bedrin!"
    Kur e dėgjoi kėtė, i Dėrguari (s.a.v.) i tha Umerit qė t'i pėrgjigjet nė kėtė mėnyrė: " Allahu ėshtė mė i Madhi dhe mė i Lėvduari. Ne nuk jemi tė njėjtė. Tė vdekurit tanė janė nė xhenet, ndėrsa tė vdekurit tuaj nė xhehenem!" Pastaj ushtarėt muslimanė i ndoqėn pas kurejshėt qė ishin duke u larguar, derisa u siguruan se ata nuk do ta sulmojnė Medinen.
    Pas largimit tė armikut, i Dėrguari (s.a.v.) bėri njė kalim nėpėr fushėbetejė qė tė shohė sasinė e humbjeve tė muslimanėve. Shumė prej muslimanėve mė tė besueshėm ishin vrarė. Nė mesin e tė vrarėve, i Dėrguari (s.a.v.) gjeti edhe kufomen e xhaxhait dhe mikut
    tė tij mė tė mirė Hamzait, tė cilin e kishte vrarė robi Vahshi. Kur e pa kėtė, i Dėrguari (s.a.v.) tha: "Kurrė mė nuk do tė ketė ēast mė tė pikėllueshėm pėr mua se sa ky." Safija, e motra e Hamzait erdhi duke u lutur e duke kėrkuar falje pėr tė vėllanė, dhe tha: " Ne i takojmė Allahut dhe Allahut do t'i kthehemi."
    Pas lutjes, tė cilėn i Dėrguari (s.a.v.) e bėri pėr tė vdekurit e
    shumtė, ai tha: " Po ju them se askush nuk ėshtė lėnduar nė kauzėn e Allahut, sepse Allahu do ta mbajė mend atė dhe nė Ditėn e Gjykimit do ta ngjallė nga tė vdekurit. Kėrkoni atė qė mė sė shumti e ka lexuar Kuranin dhe varroseni nė krye tė shokėve tė tij." Ata u varrosėn pikėrisht aty ku ranė shehidė. Allahu pėr ata thotė:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Kurrsesi tė mos mendoni se janė tė vdekur ata qė ranė dėshmorė nė rrugėn e Allahut. Pėrkundrazi, ata janė tė gjallė duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janė tė gėzuar me atė qė u dha Allahu nga tė mirat e Tij, dhe atyre qė kanė mbetur ende pa iu bashkuar radhėve tė tyre, u marrin myzhde se pėr ta nuk ka as frikė dhe as qė kanė pse tė brengosen."
    (Ali lmran: 169-170)
    Thuhet se Muhamedi (s.a.v.) ėshtė betuar se asnjė musliman qė ka rėnė pėr besimet e tij nuk do tė dėshironte tė kthehej prap nė jetė as pėr njė orė tė vetme, madje edhe po t'ia jepnin tėrė botėn, pėrveē se atėherė kur mund tė kthehet e tė luftojė pėr Allahun dhe tė vritet pėr sė dyti. Muslimanėt e kuptuan se disfata e tyre u shkaktua nga mosbindja ndaj tė Dėrguarit (s.a.v.). Kurani thotė se nė Uhud, Allahu i vuri muslimanėt nė sprovė, nė tė cilėn edhe dėshtuan, megjithatė Allahu atyre ua fali dobėsinė.

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Askush nuk vdes pa lejen dhe vullnetin e Allahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar. E kush e dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, Ne atij ia japim, e kush dėshiron shpėrblimin e botės tjetėr, edhe atij do t'ia japim atė, kurse mirėnjohėsit Ne do t'i shpėrblejmė."
    (Ali lmran:145)
    Njerėzit e sotėm do tė duhej tė nxjerrin mėsime nga mėsimet, tė cilat muslimanėt e hershėm i nxorrėn nė Uhud. Disfatėn e tyre e shkaktoi mosbindja ndaj Pejgamberit (s.a.v.) dhe dashuria pėr gjėrat e kėsaj bote. E njėjta gjė mundet tė na ndodhė edhe neve. Edhe pse nuk kemi beteja siē ishte ajo e Uhudit, ne akoma mund tė vdesim pėr hir tė Allahut, dhe atė duke e luftuar tė keqen qė kemi brenda.
    Kur u kthye nga beteja, Pejgamberi (s.a.v.) u tha njerėzve tė tij: "Ne u kthyem nga lufta mė e vogėl drejt luftės mė tė madhe." Me kėtė, ai nėnkuptonte se beteja mė e vėshtirė ėshtė pėrpjekja, tė cilėn ēdo qėnie njerėzore e bėn vetėm e vetėm qė tė pėrmirėsohet.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:43

    Beteja e Hendekut

    Kur Pejgamberi (s.a.v.) pėr herė tė parė arriti nė Medine, hebrejtė qė ishin atje i uruan mirėseardhjen. Pejgamberi (s.a.v.) ua ktheu pėrshėndetjet, sepse dėshironte qė tė kishte marrėdhėnie tė mira me ta. Gjithashtu u arrit edhe njė pajtim midis hebrejve dhe muslimanėve, i cili tė parėve u dha lirinė qė tė ushtrojnė fenė e tyre dhe u nxorri nė shesh tė drejtat dhe detyrat e tyre. Sa u pėrket detyrave qė kishin, ishte edhe ajo se nė rast lufte me kurejshėt, hebrejtė do tė duhej tė luftonin nė anėn e muslimanėve.
    Mirėpo pėrkundėr kėsaj, disa nga fiset hebreje, qė nuk e dėshironin praninė e Pejgamberit nė Medine, sė shpejti filluan tė shkaktojnė trazira nė mesin e muslimanėve. Ata u pėrpoqėn qė t'i fusin nė grindje Muhaxhirėt nga Meka dhe Ensarėt. Disa herė ua tėrhoqėn vėmendjen, por ata vazhdonin tė bėnin gjėra tė papėlqyeshme. Mė nė fund muslimanėt nuk patėn rrugėdalje tjetėr dhe u detyruan t'i largojnė nga Medina. Hebrejve qė mbetėn u ofruan tė jetojnė nė paqe, mirėpo pėrsėri shqetėsimet nuk pėrfunduan. Njėri nga fiset hebreje, Benu Nadirėt, pėrgatiti njė komplot pėr vrasjen e Pejgamberit (s.a.v.), mirėpo plani i tyre u zbulua dhe ata u pėrzunė nga qyteti.
    Kur e panė se vetė nuk do tė mund t'ia dilnin nė krye me muslimanėt, atėherė disa nga udhėheqėsit e dėbuar hebrenj shkuan nė Mekė qė tė kėrkojnė ndihmė nga kurejshėt. Duke e ditur mirė se ē'ka donin mekasit, ata shtireshin sikur besonin nė gjėra tė njėjta. Ata u thanė atyre se tradita e vjetėr arabe ishte shumė mė e mirė se mėsimet e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.) dhe se feja e adhurimit tė disa idhujve qė praktikonin kurejshėt, ishte mė e mirė se ajo e Pejgamberit (s.a.v.), qė adhuronte vetėm njė Zot. Pastaj hebrejtė u
    thanė atyre se, nė qoftė se tė gjitha fiset arabe e sulmojnė Medinen, atėherė hebrejtė brenda qytetit do t'u ndihmonin ata qė ta mundin Pejgamberin (s.a.v.) dhe Islamin njėherė e pėrgjithmonė.
    Prijėsit u kėnaqėn kur e dėgjuan kėtė dhe pasi e konsideruan si rast tė mirė, filluan tė mblidhen e tė formojnė njė ushtri. Nga ana tjetėr, nė Medine kishte mbetur vetėm njė fis hebre, ai i Benu Kurejdhes, qė kishte refuzuar t'i tradhėtojė muslimanėt.
    Muslimanėt rastėsisht kuptuan pėr pėrgatitjet e luftės qė bėheshin nė Mekė dhe pėr komplotin e hebrejve brenda Medines. Tradhtia e hebrejve ndaj muslimanėve nuk e befasoi Pejgamberin (s.a.v.), i cili u tha: "Zemrat e hebrejve janė tė mbyllura pėr tė vėrtetėn. Ata kanė harruar se ēka u tha Musai shumė kohė mė parė - se ka vetėm njė Zot."
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Shembulli i atyre, qė janė obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnė atė, ėshtė si shembulli i ndonjė gomari qė bart libra. Shembull i keq, ėshtė shembulli i popullit qė pėrgėnjeshtroi ajetet e Allahut, e Allahu nuk udhėzon nė rrugė tė drejtė popullin jobesimtar."
    (El Xhumu'a: 5)
    Muslimanėt mendoheshin se nė ē'mėnyrė ta mbrojnė Medinen. Ata dėgjuan se po vinte Ebu Sufjani qė t'i sulmojė me njė ushtri tė madhe, nė tė cilėn, pėrveē kurejshėve kishte edhe pjestarė tė fiseve tė tjera arabe. Ē'tė bėnin mė parė brenda javės qė u kishte mbetur? Pejgamberi (s.a.v.) dhe njerėzit e tij e dinin se ishte e pamundur qė tė luftojnė kundėr tė gjitha fiseve menjėherė! Tė vetmen gjė qė ishin nė gjendje tė bėnin ishte qė tė mbeteshin brenda qytetit dhe tė pėrpiqeshin ta mbronin atė ashtu siē do tė mundnin mė mirė.
    Nė Medine jetonte edhe njė persian me emrin Selman, i cili kishte ardhur tė jetonte nė kėtė qytet edhe para ardhjes sė Pejgamberit. Pasi ishte bėrė i krishterė, ai kishte ardhur nė Medine, sepse njė sagė i krishterė i kishte thėnė se nė arabi do tė lind njė Pejgamber. Kur arriti nė Medine, ai u shit si rob nga ana e tregtarėve me tė cilėt kishte udhėtuar sė bashku. Mė vonė u bė musliman dhe kėshtu fitoi lirine e u bė anėtar i familjes sė Pejgamberit (s.a.v.).
    Kur njerėzit u mblodhėn tė bisedojnė pėr planin se si t'i kundėrvihen armikut qė po afrohej, aty qėlloi edhe Selmani, i cili propozoi qė rreth e pėrqark qytetit tė hapet njė hendek. Kjo ide i pėlqeu Pejgamberit (s.a.v.), kėshtu qė muslimanėt edhe pse ishte mesi i dimrit, iu pėrveshėn punės. Ata punuan ditė e natė, vetėm e vetėm qė tė hapnin hendekun pėr njė kohė sa mė tė shkurtėr. Vetė Pejgamberi (s.a.v.) mbante gurė dhe i inkurajonte tė tjerėt kur lodheshin. Mė vonė dikush rrėfente se sa i bukur dukej, i veshur me mantel tė kuq e i pluhurosur dhe me flokė tė zinj qė i arrinin deri te supet.
    Asokohe kishte pak ushqim dhe njerėzit ishin mė shumė tė uritur sesa tė ngopur. Njė herė, njė vogėlushe i dha Pejgamberit (s.a.v.) disa hurma, kurse ai i derdhi mbi njė batanije. Pastaj thirri tė tjerėt dhe i ftoi tė hanė. Ndėrkohė numri i hurmave filloi tė rritet
    vazhdimisht derisa u ngopėn tė gjithė. Edhe pasi hėngrėn tė gjithė, hurmat akoma shtoheshin dhe erdhi njė moment kur batanija nuk i zinte dot mė.
    Njėsoj ėshtė pėrhapur tek ne edhe rrėfimi pėr qingjin, nga njė njeri qė ka punuar atje.
    "Ne punonim nė hendek sė bashku me tė Dėrguarin. Unė kisha njė qengj gjysmė tė rritur dhe mendova se do tė ishte njė gjė e mirė, nė qoftė se atė e pėrgatitja pėr Pejgamberin e Allahut. I thashė gruas qė tė bluajė elbin dhe tė na pjekė ca bukė. E therra qengjin dhe e poqa pėr Pejgamberin (s.a.v.). Kur ra nata dhe pėrgatitej qė ta braktise hendekun, unė i thashė se nė shtėpi kam pėrgatitur bukė e mish dhe e ftova tė vijė pėr darkė. Unė desha qė tė vijė vetė, mirėpo ai dėrgoi dikė qė tė thėrrasė edhe tė tjerėt. Erdhėn tė gjithė dhe darka
    u shtrua. Ai e bekoi dhe falenderoi Allahun pėr atė ushqim. Pastaj filloi tė hajė e ashtu bėnė edhe tė tjerėt. Kur kėta hėngrėn, erdhi grupi tjetėr i puntorėve, derisa mė nė fund u ngopėn tė gjithė, kurse ushqimi nuk kishte tė sosur.
    Mė 24 mars, 627 e.r., arriti Ebu Sufjani me mė se dhjetė mijė njerėz. Kurejshėt dhe aleatėt e tyre e rrethuan Medinen, mirėpo ndėrmjet dy ushtrive ishte hendeku i gjate dhe mjaft i gjerė. Pejgamberi (s.a.v.) dhe njerėzit qė qėndronin prapa hendekut, pėr afėr njė muaj e mbrojtėn qytetin nga armiku i tyre qė ishte shumė mė i fortė. Ushtarėt e armikut disa herė u pėrpoqėn qė ta kalojnė hendekun dhe tė hyjnė nė qytet, mirėpo ēdoherė zbrapseshin sepse, nė qoftė se dikush arrinte ta kalonte hendekun, atėherė atyre do t'u bashkoheshin edhe hebrejtė qė gjendeshin brenda nė Medinė, dhe kėshtu muslimanėt
    do tė pėsonin disfatė. Fisi hebre i Benu Kurejdhės, i cili qėndronte nė marrėveshjen qė kishte bėrė me muslimanėt, kishte shumė presion nga emisarėt hebrej tė armikut tė jashtėm, qė ta shkelė premtimin e dhėnė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:43

    Rastėsisht, ata vendosėn qė ta bėjnė kėtė, dhe kur tė tilla lajme arritėn nė veshin e Pejgamberit (s.a.v.) dhe tė shokėve tė tij, ata u shqetėsuan shumė. Pejgamberi (s.a.v.) i tha Sa'd ibn Mu'adhit, tė fisit Evs dhe dy njerėzve tė tjerė qė tė shkojnė e ta shohin tė vėrtetėn rreth tėrė kėsaj. Kur arriten nė pjesėn e Medinės ku jetonin hebrejtė,
    ata zbuluan se gjėrat qėndronin edhe mė keq se sa u dukej me shikimin e parė. Sa'd ibn Mu'adhi, fisi i tė cilit ishte shumė i afėrt me atė tė benu Kurejdhės, u pėrpoq ta bindė udhėheqėsin e tyre qė tė mos e shkelė marrėveshjen e bėrė me muslimanėt, mirėpo ai as
    qė donte tė dėgjonte pėr kėtė. Kjo nėnkuptonte se muslimanėt pėr asnjė ēast nuk duhej t'i lejonin vetes pushim, sepse tani kėrcėnimi nuk vinte vetėm nga armiku prapa hendekut, por edhe nga Beni Kurejdhėt qė gjendeshin brenda mureve tė qytetit.
    Kohėt vėshtirėsoheshin nga dita nė ditė. Bėnte shumė ftohtė dhe filloi tė ndihet edhe mungesa e ushqimit. Aq mė tepėr, edhe Benu Kurejdhėt filluan haptazi t'i bashkojnė fuqitė me hebrejtė e tjerė dhe t'ua ndėrpresin muslimanėve furnizimet, ku mė i rėndėsishmi ishte ushqimi. Pastaj, armiqtė e Islamit u morėn vesh se nė ē'mėnyrė ta
    pushtojnė Medinen.
    Gjendja ishte dėshpėruese, ndaj Pejgamberi (s.a.v.) i lutej Allahut qė t'i ndihmojė muslimanėt pėr tė mundur armikun e tyre. Atė natė fryu njė stuhi e fortė qė i shkatėrroi tendat e kurejshėve. Stuhia zgjati tri ditė e tri netė dhe nuk e linte armikun as tė ndizte zjarr pėr t'u ngrohur apo pėr tė pėrgatitur ushqimin.
    Nė njė mbrėmje tė kėtillė, Pejgamberi (s.a.v.) i kėrkoi njeriut tė tij, Hudhejfe ibn el Jemani, tė shkojė nė njė mision tė rrezikshėm. Pejgamberi (s.a.v.) i tha tė kalojė hendekun, tė shkojė te kampi i armikut dhe tė kuptojė se ē'kanė ndėrmend tė bėjnė.
    Me shumė vėshtirėsi, Hudhejfe e kaloi hendekun dhe iu afrua njė grupi tė kurejshėve, qė ishin duke biseduar nė errėsirė. Ai dėgjoi zėrin e Ebu Sufjanit: "Tė shkojmė nė shtėpi!", tha ai. "Mjaft mė. Kuajt dhe devet janė duke na ngordhur, tendat na i shkatėrroi era, pjesa dėrrmuese e pajisjeve na ka humbur, kurse ne nuk mund tė pėrgatisim as ushqim. Nuk ka asnjė arsye qė tė rrimė mė"
    Mirėpo, me kėtė vėshtirėsi nuk pėrfundoi, sepse meleku Xhibril erdhi tek Pejgamberi (s.a.v.) dhe i tha qė ta dėnojė Benu Kurejdhėn pėr tradhtinė e bėrė ndaj muslimanėve. Me tė dėgjuar kėtė, Pejgamberi (s.a.v.) i urdhėroi muslimanėt qė tė marshojnė kundėr Benu Kurejdhės, tė cilėt ishin fortifikuar nė fortesėn e tyre. Muslimanėt i rrethuan pėr njėzet e pesė ditė me rradhė, pas sė cilėsmė nė fund ata u dorėzuan. Duke qenė tė rrethuar, ata e luten Pejgamberin (s.a.v.) t'i lejojė dikujt qė ta gjykojė rastin e tyre, gjė me tė cilėn ai ra dakord. Ai gjithashtu u lejoi qė ta zgjedhin vetė njeriun qė do tė bėnte kėtė.
    Njeriu i zgjedhur pėr tė gjykuar Benu Kurejdhėt ishte Sa'd ibn Mu'adhi, udhėheqėsi i fisit tė Evsit, i cili i kishte mbrojtur pėrherė Kurejdhėt nė tė kaluarėn. Sa'd ibn Mu'adhi, i cili edhe vetė ishte plagosur nė luftė, vendosi qė hebrejtė tė trajtohen sipas Ligjit tė tyre tė Shenjtė, i cili pėr atė qė e shkel marrėveshjen, parashihte dėnim me vdekje. Si pasojė e kėsaj, burrat e Benu Kurejdhės u ekzekutuan, ndėrsa gratė dhe fėmijėt u shndėrruan nė robėr.
    Nė qoftė se hebrejtė arrinin sukses nė paktin e tyre, atėherė Islami do tė shkatėrrohej. Nė vend tė kėsaj, prej asaj dite Medina u bė qendėr ku do tė jetonin vetėm muslimanėt.
    Fill pas vendosjes sė paqes, nga plagėt e marra, vdiq edhe Sa'd ibn Mu'adhi. Thuhet se meleku Xhibril ka ardhur atė mesnatė dhe i ka thėnė Pejgamberit (s.a.v.): "0 Muhamed, cili ėshtė ky njeri i vdekur? Kur ai arriti, dyert e qiellit u hapėn, ndėrsa froni i Allahut u lėkund." Posa dėgjoi kėtė, Pejgamberi (s.a.v.) u ngrit, mirėpo vėrejti se Sa'di tashmė kishte vdekur. Megjithėse ishte njeri i rėndė, atyre qė e bartėn drejt varrit iu duk shumė i lehtė. Atyre u tha se engjėjt po u ndihmojnė. Kur u varros, Pejgamberi (s.a.v.) tha tri herė: "Subhanallah!" (Lavdi Allahut) dhe Allahu Ekber!" (Allahu ėshtė mė
    i Madhi!) I pyetur pėrse e bėri kėtė, ai u pėrgjigj: " Varri ishte i ngushtė pėr kėtė njeri tė mirė, derisa Allahu nuk ia lehtėsoi atė." Ky ėshtė njėri nga shpėrblimet qė Allahu ua jep shehidėve dhe muslimanėve tė mirė.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:44

    Marrėveshja e Hudejbijes

    Kurejshėt janė pėrpjekur ta shkatėrrojnė Islamin, mirėpo ēdoherė kanė dėshtuar. Numri i muslimanėve u shtua dhe ushtritė e tyre arrinin prej treqind vetave nė luftėn e Bedrit, shtatėqind nė betejėn e Uhudit e deri nė njėmijė nė betejėn e hendekut.
    Pas agjėrimit vjetor tė Ramazanit, Pejgamberi (s.a.v.) pa njė ėndėrr, nė tė cilėn iu tregua se muslimanėt duhet tė shkojnė nė Mekė pėr haxh. Njė mijė e katėrqind muslimanė u bėnė gati qė tė nisen me tė pėr tė shkuar nė haxhin mė tė vogėl, tė quajtur "Umre". Ata u
    veshėn me tė bardha dhe shkuan tė paarmatosur, me qėllim qė t'u tregojnė kurejshėve se kanė ardhur pėr haxh, e jo pėr luftė. Kur dėgjuan kurejshėt se Pejgamberi (s.a.v.) ishte nisur nė rrugė, ata i dėrguan trupat e tyre me Halid ibn Velidin nė krye, qė muslimanėve
    t'ua ndalojnė hyrjen nė qytet.
    Pėr t'iu shmangur takimit me kėtė ushtri, Pejgamberi (s.a.v.) e ndėrroi drejtimin e udhėtimit dhe i udhėhoqi njerėzit nėpėr ngushticat shkėmbore tė maleve. Kur arritėn nė njė vend mė tė mirė, ai iu drejtua atyre: "Thoni, ne e lusim Allahun pėr mėshirė dhe pendohemi para Tij." Nė Hudejbije, nė jug tė Mekės, deveja e Pejgamberit (s.a.v.) ra nė gjunjė dhe refuzoi tė shkojė mė tutje. Muslimanėt kujtuan se ajo e bėri kėtė nga kokėfortėsia apo nga lodhja, mirėpo Pejgamberi (s.a.v.) u tha: "E njėjta fuqi, e cila e ndali edhe njė herė elefantin tė hyjė nė Mekė, tani na ndal edhe ne!" Ai pastaj urdhėroi qė aty tė ngrenė kampin, gjė qė edhe u bė, por megjithatė tė gjithė shpresonin se tė nesėrmen do tė mund ta vazhdonin udhėtimin drejt Qabes sė Shenjtė.
    Duke vendosur kampin, besimtarėt u tmerruan kur panė se pothuajse tė gjitha burimet kishin shterrur. Kur Pejgamberi (s.a.v.) e dėgjoi kėtė, i tha njeriut tė quajtur Naxhijeh qė tė marrė njė tas me ujė, tė cilin e pėrdorte pėr nevojat e veta, ta vėrė nė njė vrimė prej nga dilte njė vrushkull i vogėl uji dhe ta pėrziejė me shigjetat e veta. Naxhijeh veproi ashtu dhe nė moment, papritmas doli ujė i freskėt nė atė masė, saqė nuk pati kohė tė largohet e tė mos laget.
    Te kurejshėt u dėrguan lajmetarė pėr t'u treguar atyre se muslimanėt kanė ardhur vetėm pėr haxh, tė adhurojnė Allahun dhe tė vizitojnė Qaben e Shenjtė dhe se dėshironin tė hynin nė paqe nė qytet. Mirėpo, kurejshėt nuk ua vunė veshin. Nė fund, muslimanėt zgjodhėn dhėndėrrin e Pejgamberit (s.a.v.), Uthman ibn Affanin, njė njeri tė urtė e tė ndershėm, qė tė shkojė nė Mekė e tė pėrgjojė, ndėrsa ata do tė rrinin nė pritje tė lajmeve tė reja. Pas njė pritjeje tė gjatė, muslimanėt filluan tė brengosen. Menduan edhe se ndoshta e kanė vrarė. Pejgamberit (s.a.v.) i erdhi njė lajm i ngjashėm me atė tė shpalljes. Ai i mblodhi muslimanėt nėn hijen e njė akacieje dhe kėrkoi prej tyre qė t'i betohen pėr besnikėri, gjė qė ata e bėnė menjeherė. Ky pakt, qė pėrmendet edhe nė Kuran, njihet nėn emrin Marrėveshja e Ridvanit (xhenetit). Menjėeherė pas kėsaj, Uthman ibn Affani u kthye gjallė e shėndoshė dhe kėshtu muslimanėt u lehtėsuan shumė kur e panė se nuk i kishte ndodhur asnjė e keqe.
    Disa luftėtarė mekas u pėrpoqėn ta sulmojnė kampin e muslimanėve, mirėpo u zunė dhe u sollėn para Pejgamberit (s.a.v.), i cili i fali pasi ata i premtuan se nuk do t'i sulmojnė kurrė mė muslimanėt. Menjėherė pas kėsaj, nga ana e kurejshėve erdhėn biseduesit zyrtarė, me qėllim qė tė fillojnė negociatat pėr vendosjen e paqes. Nga ana e tyre mekasit dėrguan Suhejl ibn Amrin. Kur Pejgamberi (s.a.v.) i tha Aliut qė nė krye tė faqes tė shkruajė "Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!", Suhejii u ankua duke thėnė: "Shkruaj vetėm "Bismike Allahume (me emrin Tėnd, o Allah). Unė nuk e pranoj atė si err-Rrahman (i Gjithėmėshirshėm) dhe err-Rrahim (Mėshirėplotė)".
    Pejgamberi (s.a.v.) ra dakord dhe vazhdoi: "Kjo ėshtė njė marrėveshje ndėrmjet Muhamedit, tė Dėrguarit tė Allahut dhe Suhejl ibn Amrit."
    "Ndalu!", bėrtiti Suhejii. "Unė nuk besoj se ti je Resulullah (I Dėrguari i Allahut). Po tė mendoja se je Pejgamber i Allahut, atėherė unė nuk do tė luftoja kundėr teje, apo jo?"
    Pejgamberi (s.a.v.) nė heshtje pranoi qė emri i tij tė figurojė si Muhamed, i biri i Abdullahut. Muslimanėt u shqetėsuan shumė nga kjo, ndėrsa Umeri bėrtiti: " A nuk je ti Pejgamberi i Allahut dhe a nuk jemi ne muslimanė? Si ta pranojme njė marrėveshje tė tillė kur ne jemi nė rrugė tė drejtė, ndėrsa ata gabojnė? Kjo do t'i shtyjė njerėzit qė tė tallen me fenė tonė!"
    Mirėpo, Pejgamberi (s.a.v.) e dinte se ē'ishte mė e mira, prandaj Marrėveshja e Hudejbijes mė nė fund u nėnshkrua. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje tė dyja palėt u zotuan qė t'i ndėrpresin zėnkat mes tyre brenda njė periudhe dhjetėvjeēare. Gjithashtu u arrit pajtimi qė muslimanėt tė kthehen menjėherė nė Medine, por me tė drejtė qė vitin e ardhshėm pėrsėri tė mund tė shkojnė nė haxh. Ky haxh do tė zgjaste tri ditė. Si shtojcė e marrėveshjes ishte edhe e drejta e muslimanėve qė tė mund ta braktisin Islamin dhe tė kthehen nė Mekė. Ajo gjithashtu u lejonte mekasve qė tė kenė tė drejtėn pėr t'u bėrė muslimanė. Muslimanėt ranė dakord qė t'i kthejnė prapa nė Mekė ata, tė cilėt nuk e kanė pasur lejen e mbrojtėsve tė tyre.
    I biri i Suhejlit kishte ardhur me tė atin, me qėllim qė t'i bashkėngjitet Pejgamberit (s.a.v.), mirėpo pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, u detyrua tė kthehet nė Mekė. Ai u hidhėrua shumė. Pejgamberi (s.a.v.) i tha: " 0 Ebu Xhendel, bėhu i durueshėm dhe mbaje veten. Allahu do ta sigurojė lehtėsimin tėnd dhe do tė gjejė rrugėdalje pėr ty, ashtu siē gjeti edhe pėr tė tjerėt."
    Pjesa dėrrmuese e muslimanėve u dėshpėrua shumė kur dėgjuan pėr kushtet e marrėveshjes dhe mendonin se do tė ishte mė mirė nėse ajo nuk pranohej. Ata nuk e kuptuan se nė tė vėrtetė kjo ishte njė fitore e madhe e Pejgamberit (s.a.v.), fitore tė cilėn Allahu mė vonė do ta konfirmojė edhe me njė Shpallje. Paqja u siguroi atyre qė tė hyjnė lirisht nė tė ardhmen nė Mekė dhe rezultoi qė me kalimin e kohės, muslimanėt tė bėheshin edhe mė tė fortė dhe tė nderohen nė tėrė arabinė. Nė kohėn e nėnshkrimit tė marrėveshjes, muslimanėt nuk ishin nė gjendje tė parashikonin se vitin e ardhshėm numri i njerėzve qė do tė vinin nė Medine pėr t'u bėrė muslimanė, do tė ishte shumė mė i madh se numri i atyre tė vitit tė mėparshėm.
    Para se tė largoheshin, muslimanėt ndoqėn shembullin e Pejgamberit (s.a.v.) pėr tė flijuar ndonjė kafshė e pėr t'i qethur flokėt e tyre. Edhe pse nuk ishin nė gjendje tė vizitonin Xhaminė e Shenjtė, haxhi i tyre u pranua, sepse ishte qėllimmirė.
    Gjatė kthimit nė Medine, Pejgamberit (s.a.v.) iu shpall sureja "Fitorja". Ajo fillon kėshtu:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Ne ty tė dhamė (vendosėm pėr ty) njė fitore tė sigurt. Ashtu qė Allahu (pas fitores) tė liroi ty prej mėkateve (qė t'i mbathėn) tė mėparshme dhe prej atyre tė mėvonshme (kur njerėzit do tė pranojnė fenė islame dhe nuk do tė jenė mė mėkatarė) dhe ashtu tė plotėson mirėsinė e Vet ndaj teje, e tė orienton ty nė rrugėn e drejtė. Dhe qė Allahu tė ndihmon ty me njė ndihmė tė fortė." (El Fet’h:l - 3)

    Por tani, shumica e tyre qė e lėshuan Mekėn dhe pa pėlqimin e mbrojtėsve tė vet iu bashkangjitėn Pejgamberit (s.a.v.) nuk u kthyen mė nė Mekė, por filluan tė jetojnė nė grup pėrgjatė bregdetit. Atyre iu bashkuan edhe njerėz tė tjerė, tė cilėt e braktisėn Mekėn, dhe se bashku filluan tė sjellin njė rrezik tė madh pėr karvanėt e kurejshėve qė kalonin atypari dhe pėrpiqeshin tė ērregullonin tregtinė e tyre. Pėr kėtė arsye kurejshėt i thanė Pejgamberit (s.a.v.) se nuk do ta pengojnė t'i marrė me vete kėta muslimanė dhe se nuk do tė kėrkojnė qė t'i kthejė prapė. Prandaj, tė rinjtė iu bashkangjitėn Pejgamberit (s.a.v.) dhe kėshtu popujt e Mekes dhe tė Medines filluan tė jetojnė nė qetėsi. Shpejt pas kėsaj, tė rinjve nga bregdeti iu bashkuan edhe muslimanėt qė jetonin nė Abisini, kėshtu qė numri i besimtarėve nė Medine u dyfishua.
    Nė kėtė kohė, Halid ibn Velidi, luftėtari i madh qė ngadhnjeu muslimanėt nė betejėn e Uhudit, u shpėrngul nga Meka nė Medine. Gjatė rrugės takoi Amr ibn el-Asin, folėsin e urtė qė i kishte ndjekur muslimanėt kur ata u larguan pėr nė Abisini. Amri, i cili ishte orvatur tė gjejė strehim nė Abisini, sapo ishte kthyer nga ky vend ku Nexhashiu e kishte urdhėruar tė pranojė Islamin. Ai e pyeti Halidin: "Pėr ku je nisur?" Halidi u pėrgjigj: "Tani tė gjitha i kam tė qarta. Njeriu me siguri ėshtė i Dėrguar, dhe pafsha Allahun, unė po shkoj tė bėhem musliman. Edhe sa kohė duhet tė pres?" Amr ibn el-Asi u
    pėrgjigj: "Edhe unė jam duke udhėtuar pėr tė njėjtėn gjė."
    Kėshtu, qė tė dy udhėtuan pėr nė Medine pėr t'iu bashkuar Pejgamberit (s.a.v.).
    Megjithatė, brengoseshin pėr takimin e tyre me Pejgamberin (s.a.v.), sepse nė tė kaluarėn qė tė dy kėta kishin luftuar kundėr muslimanėve. Prandaj, kur Amri erdhi pėrpara Pejgamberit tė Allahut, i tha: "0 i Dėrguar, a do tė mė falen gabimet qė kam bėrė nė tė kaluarėn dhe a do tė harrohen ato qė kanė ndodhur mė parė?"
    Pejgamberi (s.a.v.) iu pėrgjigj: "Amr, Islaami fshin ēdo gjė qė ka ndodhur mė parė, ashtu siē bėri edhe hixhreti."
    Njė vit pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Hudejbijes, Pejgamberit (s.a.v.) iu dha rash qė tė jetė nė ballė tė dy mijė haxhilerėve nė Umre. Kurejshėt e lėshuan Mekėn dhe i shikonin tė gjitha ritualet nga kodrat rreth qytetit. Afati treditor i caktuar pėr paqe kaloi, dhe muslimanėt u kthyen prap nė Medine.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:44

    Ftesa

    Paqja, e cila me marrėveshjen e Hudejbijes ishte vendosur pėr dhjetė vjet me rradhė, nėnkuptonte se njerėzit mund tė udhėtonin nėpėr tėrė Arabinė pėr ta vizituar Muhamedin (s.a.v.) dhe se njė numėr i madh i tyre mund tė deklarohej pėr Islamin. Gjithashtu, brenda kėsaj kohe, Pejgamberi (s.a.v.) vendosi se ka ardhur koha qė porositė e tij tė barten edhe nėpėr viset e tjera. Kėshtu ai dėrgoi shokėt e vet tė besueshėm qė porosinė e tij ta shpėrndajnė tek udhėheqėsit e popujve mė tė fuqishėm tė asaj kohe. Ėshtė shėnuar se ai ka thėnė: "Allahu mė dėrgoi mua si mėshirė pėr tė gjithė njerėzit, andaj pranoni porosine time, sepse Allahu ka mėshirė pėr ju." Gjithashtu ėshtė shėnuar se kohė mė parė, kur Pejgamberi (s.a.v.) ishte duke punuar pėrpara betejės sė Hendekut, prej gurit qė po pėrpiqej tė luante nga vendi, u paraqitėn tri shkreptima drite. Kėto xixa i treguan atij drejtimin e qyteteve tė qytetėrimeve tė jugut, tė lindjes dhe tė perėndimit, tė cilat sė shpejti do ta pranonin Islamin.
    Nė kohėn kur Pejgamberi (s.a.v.) i dėrgoi porositė e tij, Ebu Sufjani dhe disa kurejshė tė tjerė ishin duke bėrė tregti nė Siri, e cila ishte provincė e Perandorisė Romake tė Lindjes (mė vonė do tė njihet me emrin Bizant). Gjithashtu nė kėtė kohe, perandori Herakliu, sunduesi i kėsaj perandorie, pas njė ėndrre, qė kishte parė, u tha vizitorėve tė oborrit tė tij nė Siri: " E pashė rėnien e perandorisė, ndėrsa fitoren e ngadhnjeu njė popull, qė nuk ėshtė i fesė sonė." Nė fillim mendoi se ishte fjala pėr hebrejtė dhe i shkoi ndėr mend t'i vrasė tė gjithė ata qė jetonin nėn pushtetin e tij. Por mė vonė, arriti njė emisar i sunduesit tė Basrės, qė me vete kishte sjellė njė porosi pėr perandorin: "0 perandor Herakli, nė qytet ka disa arabė, qė flasin pėr ngjarjet e mrekulueshme qė kanė ndodhur nė vendin e tyre dhe pastaj i rrėfeu pėr atė qė kishte dėgjuar pėr Pejgamberin (s.a.v.).
    Kur e dėgjoi kėtė, Herakliu i urdhėroi ushtarėt e tij: "Shkoni e mė gjeni dikė, i cili do tė mė flasė mė hollėsisht rreth kėsaj."
    Sido qė tė jetė, ushtarėt nuk gjetėn asnjė prej atyre, qė flisnin rreth Pejgamberit (s.a.v.), por nė vend tė tyre gjetėn Ebu Sufjanin dhe shokėt e tij, tė cilėt i sollėn pėrpara perandorit. Herakliu i pyeti: "A ka ndonjė prej jush qė ėshtė nė farefisni me Pejgamberin
    Muhamed (s.a.v.)?"
    "Unė jam", u pėrgjigj Ebu Sufjani.
    Tani perandori iu drejtua atij, duke menduar se Ebu Sufjani e njeh Pejgamberin (s.a.v.) mė mirė se tė tjerėt.Ai i tha: " Mė thuaj se cili ėshtė vendi i Pejgamberit nė fisin tuaj?"
    "Ai ėshtė anėtar i familjes sonė tė ēmuar", u pėrgjigj Ebu Sufjani.
    "A i ka thėnė dikush para tij, gjėrat tė cilat i thotė ai?" vazhdoi perandori.
    "Jo" u pėrgjigj ai.
    "A ėshtė akuzuar ndonjėherė pėr ndonjė gėnjeshter apo pėr ndonjė mashtrim?"
    "Kurrė".
    "Po pėr idetė dhe mendimet e tij dhe pėr aftėsitė e tė menduarit?" e pyeti perandori.
    "Kurrė dhe askush nuk ka gjetur ndonjė gabim apo ka shfaqur ndonjė fije dyshimi nė mendimet e tij", u pėrgjigj Ebu Sufjani.
    "Kush i shkon pas, krenari apo i pėrvuajturi?"
    "I pėrvuajturi."
    "A rritet numri i ithtarėve tė tij apo zvogėlohet?"
    "Rritet" u pėrgjigj Ebu Sufjani. "Asnjė nga ithtarėt e tij deri mė sot nuk e ka braktisur."
    Pastaj perandori filloi ta pyesė pėr ēėshtje tė tjera, dhe vazhdoi:
    " Nė qoftė se bėn marrėveshje, a e mban atė?"
    "Po", u pėrgjigj Ebu Sufjani.
    "A ke luftuar kundėr tij ndonjėherė?", pyeti perandori.
    Rreth kėsaj, Ebu Sufjani u pėrgjigj: "Po. Disa herė ngadhnjyem ne, kurse disa ngadhnjeu ai, por kurrė nuk e shkeli marrėveshjen e paqes."
    "Ē’duhet tė bėjnė njerėzit sipas tij?" pyeti perandori.
    "Tė adhurojnė vetėm njė Allah", u pėrgjigj Ebu Sufjani. "Ai u ndalon njerėzve tė adhurojnė atė qė kanė adhuruar baballarėt e tyre, u thotė t'i luten Allahut, tė japin sadaka, ta mbajnė fjalėn e dhėnė, si dhe t'i kryejnė detyrat dhe obligimet e tyre."
    Ebu Sufjani fliste tė vėrtetėn edhe pse ishte armik i Pejgamberit (s.a.v.) dhe pėrkundėr faktit se u bė musliman nė ditėt e fundit tė jetės sė tij. Por nga ana tjetėr kishte frikė tė gėnjente pėrpara anėtarėve tė karvanit tė vet, tė cilėt gjithashtu ishin me tė. Takimi pėrfundoi me kėto fjalė tė perandorit:" Nga tėrė kjo po shoh se ai me tė vėrtetė ėshtė Pejgamber. Fakti se ithtarėt e tij nuk e braktisin, dėshmon se ata kanė besim tė vėrtetė, sepse besimi qė hyn nė zemėr nuk del aq lehtė prej saj. Unė e dija se ai do tė vijė, dhe nėse ajo qė thatė ju ėshtė e vėrtetė, atėherė ai me siguri do tė mė pushtojė. Po tė isha nė vendin tuaj, unė do t'i laja kėmbėt. Tani mund tė shkoni."
    Nuk kaloi shumė kohė, dhe nė oborrin Sirian mbėrriti lajmėtari Dihje duke sjellė me vete letrėn e Pejgamberit Muhamed, nė tė cilėn thuhej: "Nėse e pranon Islamin do tė jesh i sigurt dhe Allahu do tė tė japė shpėrblim tė dyfishtė. Nėse jo, atėherė do tė tė duhet te jetosh me pasojat e vendimit tėnd."
    Herakliu e rrėmbeu letrėn. Ishte shumė i shqetėsuar dhe nuk mund ta kontrollonte veten. Ai i tha Dihjes: "Unė e di se zotėria yt ėshtė Pejgamber i vėrtetė i Allahut. Librat tona tregojnė pėr ardhjen e tij. Po tė mos kisha frikė se do tė mė vrisnin romakėt, unė do t'i bashkohesha Islamit. Ti duhet tė shkosh te peshkopi Daghatir dhe t'ia tregosh atij tė gjitha. Fjala e tij peshon mė shumė ndėr njerėzit se fjala ime."
    Kur dėgjoi pėr lajmin, tė cilin Dihje ia rrėfeu, Daghatiri tha:" Po, zotėria yt, tė cilin ne e quajmė Ahmed, ėshtė pėrmendur nė shkrimet tona." Pastaj, e ndėrroi mantelin e tij tė zi me njė tė bardhė dhe shkoi t'u flasė njerėzve nė kishė. "0 romakė, neve na ka ardhur njė letėr nga Ahmedi, nė tė cilėn ai na fton drejt Allahut. Unė pohoj se nuk ka Zot tjetėr veē Allahut dhe se Ahmedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij." (Ahmedi ėshtė emėr tjetėr pėr Pejgamberin Muhamed). Mirėpo, me tė dėgjuar kėtė, njerėzit u zemėruan dhe e sulmuan Daghatirin, tė cilin e rrahėn deri nė vdekje.
    Herakliu u tremb se mos vallė i ndodhte edhe atij e njėjta gjė, prandaj nga ballkoni iu drejtua gjeneralėve tė tij duke u thėnė: "0 romakė! Njė njeri mė ka shkruar njė letėr, nė tė cilėn mė fton nė fenė e tij. Unė me tė vėrtetė besoj se ky ėshtė i Dėrguari, pėr tė cilin na ėshtė thėnė se do tė vijė. Ti vemė pas, kėshtu qė tė jemi tė lumtur si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn e ardhshme." Kur e dėgjuan kėtė, romakėt u zemėruan dhe filluan tė bėrtasin, sa Herakliu menjėherė tha:" Unė vetėm shtiresha; desha tė shoh se sa i fortė ėshtė besimi juaj. Ndiej kėnaqėsi kur shoh se i qėndroni besnik besimit tuaj." Pastaj Herakliu propozoi qė muslimanėve t'u paguhet njė tatim apo t'u jepet tokė, vetėm e vetėm qė tė mbahet paqja, mirėpo edhe kėtė propozim romakėt e hodhėn poshtė. Kur pa se nuk mund tė bėjė asgjė mė tepėr, dhe duke ditur se njė ditė Islami do ta pushtojė Sirinė, Herakliu e lėshoi provincėn dhe u kthye nė Konstantinopojė, nė kryeqytetin e Perandorisė Romake tė Lindjes. Duke u nisur, ai hodhi njė shikim prapa dhe tha:" Lamtumirė pėr herė tė fundit, o tokė e Sirisė!"
    Ndėrkohė, emisarit tjetėr tė Pejgamberit qė arriti nė pallatin e Kisrės, shahut (mbretit) tė Persisė, roja mbretėrore i tha: "Kur tė dalėsh pėrpara shahut, duhet tė pėrkulesh e tė mos e ngresh kokėn gjatė kohės kur ai tė flet."
    Emisari i Pejgamberit iu pėrgjigj: "Unė kurrė nuk do ta bėj kėtė. Unė pėrkulem vetėm pėrpara Allahut." "Atėherė shahu nuk do tė ta pranojė letrėn qė ke sjellė", i thanė ata.
    Kur erdhi koha qė tė takohen, shahu me tė vėrtetė u befasua shumė kur e pa njeriun me kokėn lart qė refuzoi tė pėrkulet pėrpara tij, ashtu siē bėnin tė tjerėt. Megjithatė shahu e lexoi letrėn:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Nga Muhamedi, Pejgamberi i Allahut, drejtuar Kisrės, shahut tė Persisė.
    Paqja qoftė mbi ata qė e ndjekin tė vėrtetėn, qė besojnė nė Allahun dhe nė Pejgamberin e Tij dhe qė pohojnė se nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Tij. Unė kėrkoj nga ti me emrin e Allahut, pasi jam Pejgamberi i Tij, qė ta paralajmėrosh popullin tėnd, se nė qoftė se ata nuk e pranojnė porosinė e Tij, atėherė do t'u duhet tė jetojnė me pasojat. Bėhu musliman dhe do tė jesh i sigurt. Nėse refuzon t'u tregosh atyre, atėherė do tė jesh fajtor pėr injorancėn e treguar."
    Shahu u zemėrua shumė kur lexoi letrėn dhe prandaj e grisi dhe e bėri copė-copė.
    Kur lajmėtari u kthye nė Arabi dhe i tha Pejgamberit (s.a.v.) pėr atė qė kishte bėrė Kisra, Pejgamberi (s.a.v.) tha: "Allahu ia ējerrtė mbretėrinė dhe ia bėftė copė-copė." Disa vite mė vonė ndodhi pikėrisht ajo qė tha Pejgamberi (s.a.v.).

    Me letėr tė ngjashme, ashtu siē ndodhi me Sirinė dhe Persinė, njė lajmėtar vajti edhe tek Nexhashiu (mbreti) i Abisinisė: "Paqe. Lavdėrimi i takon Allahut, Mbretit, tė Madhėrishmit, Krijuesit tė paqes, Rojtarit tė besimit, Mbikqyrėsit.
    "Ai ėshtė Allahu, qė nuk ka zot tjetėr, pėrveē Tij, sundues i pėrgjithshėm, i pastėr (prej tė metave qė i mvishen), shpėtimtar (qė i shpėton njerėzit prej ndėshkimit tė padrejtė), sigurues (qė siguroi njerėzit me premtimin e vet dhe pejgamberėt me mrekulli) mbikqyrės ( qė mbikqyr dhe pėrcjell ēdo send), i Plotfuqishėm, Mbizotėrues, i Madhėrishėm. I lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė!"
    (El Hashr:23)
    Dhe unė pohoj se Isai, i biri i Merjemes, ėshtė fryma e Allahut dhe e fjalės sė Tij qė hodhi mbi Merjemen e virgjėr mirėsinė e pastėrtinė, ashtu qė ajo mbeti me barrė me Isain. Atė e krijoi Allahu nga shpirti i Tij dhe fryma e Tij. Unė tė ftoj ty drejt Allahut, tė Vetmit, tė Pashoqit, t'i pėrulesh Atij dhe tė mė ndjekėsh e tė besosh nė atė qė zbriti tek unė, sepse unė jam Pejgamberi i Allahut. Paqja qoftė mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e drejtė."
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:45

    Mbreti i Abisinisė ishte njeri i urtė dhe thuhet se ishte edhe i krishterė i mirė. Natyrisht, ai kishte dėgjuar pėr Pejgamberin (s.a.v.) dhe pėr fenė e tij nga muslimanėt, tė cilėt vitet e fundit ishin strehuar tek ai. Ai u prek thellė nga letra dhe kur zbriti nga front, nuk e bėri kėtė vetėm pėr tė treguar respekt, por edhe pėr tė deklaruar se u bė musliman.
    Letrės sė Pejgamberit ai iu pėrgjigj me njė letėr tė tij.
    "Muhamedit, tė Dėrguarit tė Allahut nga Nexhashiu el-As’hami, mbreti i Abisinisė.
    Esselamu alejkum - 0 Pejgamberi i Allahut - ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.
    Askush nuk ėshtė si Ai qė mė udhėhoqi drejt Islamit.
    Unė e pranova letrėn tėnde o Pejgamber i Allahut. Disa nga ithtarėt e tu, ashtu sikundėr edhe Xha'feri, jetojnė akoma kėtu. Unė besoj se ti me tė vėrtetė je Pejgamber i Allahut dhe pėrsėri e ripohoj zotimin qė kohė mė parė e dhashė para kushėririt tėnd Xha'ferit, me tė cilin i bashkangjitem Islamit dhe i dorėzohem Allahut tė botėve."
    Ndėrkohė, lajmėtari i katėrt udhėtoi me anije pėr nė Aleksandri, qė tė takohet me Mukavkisin, sunduesin e Egjiptit, i cili ishte kopt i krishterė. Nė letrėn e tij, Pejgamberi (s.a.v.) e ftoi atė qė tė pranojė Islamin, sepse i krishteri qė besonte nė Isain duhej qė gjithashtu tė besojė edhe nė atė, se ai kishte ardhur me porosinė e njėjtė nga Allahu.
    Nė letėr shkruante si vijon:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Nga Muhamedi, i biri i Abdullahut, drejtuar tė madhit Kopt.
    Paqja qoftė mbi tė gjithė ata qė ndjekin tė vėrtetėn. Unė kėrkoj me ngulm nga ti qė tė pranosh Islamin. Bėhu musliman. Allahu do tė tė shpėrblejė dyfish. Nė qoftė se refuzon, atėherė do tė jesh fajtor qė nuk i lejove njerėzit e tu pėr ta ndarė kėtė bekim."

    Mukavkisi tregoi respekt rreth asaj qė shkruante nė letėr. Ai e priti mirė lajmėtarin dhe i dha shumė dhurata pėr Pejgamberin | (s.a.v.), por megjithatė nuk u bė musliman.Edhe pse vetėm Abisinia iu pėrgjigj ftesės sė Pejgamberit pėr ta pranuar Islamin, akoma nuk ishin humbur tė gjitha shpresat, sepse - pas disa vitesh, Siria, Persia dhe Egjipti u bėnė vende muslimane.

    Hyrja nė Mekė

    Pėrkundėr pėrmirėsimit tė marredhėnieve ndėrmjet Mekės e Medines, pas nėnshkrimit tė marreveshjes sė Hudejbijes, paqja dhjetevjeēare u ndėrpre nga kurejshėt, tė cilėt sė bashku me aleatėt e tyre Benu Bekr, e sulmuan fisin Huza'a. Huzate tani mbanin anėn e muslimanėve, ndaj kur Pejgamberi (s.a.v.) dėgjoi pėr kėtė sulm, ai menjėherė urdhėroi qė tė fillojnė pėrgatitjet pėr luftė. Kur njerėzit e tij u bėnė gati, ai u tregoi se caku i tyre ėshtė Meka dhe pasi nuk donte qė tė luftonin brenda mureve tė qytetit, u tha tė shpejtojnė me qėllim qė tė mund ta zinin armikun nė befasi. Nė kėtė mėnyrė, mekasve nuk do t'u mbetej kohe tė pėrgatiteshin pėr luftė, kėshtu qė tė rrethuar do tė dorėzoheshin. Pas kėsaj, muslimanėt do tė mund tė hynin nė qytet pa pėsuar asnjė humbje dhe pa asnjė tė lėnduar.
    Ishte muaji i Ramazanit dhe viti i tretė i Hixhrit, kur ushtria muslimane e pėrberė prej dhjetė mijė ushtarėve, u nis pėr nė Mekė. Pothuajse tė gjithė agjėronin, edhe pse nuk ishin tė obliguar, pasi udhėtonin. Ēdonjėri ishte i ngazėllyer sepse shkonte nė Meke, e veēanėrisht ata qė pėr tetė vjet me rradhė nuk i kishin parė shtėpitė e tyre.
    Ndėrkohė, Abbasi, xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.) vendosi se kishte ardhur koha qė ta marrė tė shoqen e ta lėshoje Meken dhe tė bashkohet me Pejgamberin (s.a.v) nė Medine. Atyre nuk iu desh tė udhėtojnė gjatė, sepse pas njezėt e pesė kilometrave erdhėn afėr kampit tė muslimanėve. Kur i pa, Pejgamberi (s.a.v.) u tha: "Xhaxha, shpėrngulja juaj ėshtė shpėrngulja e fundit. Dėrgimi im ėshtė dėrgimi i fundit." Pastaj Abbasi u bashkua me ushtrinė, ndėrsa gruaja e tij vajti nė vend tė sigurt, nė Medine.
    U ngrys muzgu dhe muslimanėt ndezėn zjarret nė kampin e tyre. Duke shikuar nga qyteti, mekasit u habitėn kur panė gjithė kėto zjarre tė ndezura dhe dėrguan Ebu Sufjanin, qė tė dalė nga qyteti e tė zbulojė se i kujt ėshtė gjithė ai kamp i madh. Duke dalė, ai pa Abbasin, i cili vinte nga drejtimi i zjarreve dhe ishte drejtuar nga ai. Abbasi vinte si lajmėtar i paqes nga Pejgamberi (s.a.v.) dhe posa e pa Ebu Sufjanin i tha: "Muslimanėt kanė ardhur me njė ushtri tė madhe. Ata nuk duan tė luftojnė, por vetėm tė hyjnė nė qytet. Do tė ishte me mirė qė tė dorėzoheni dhe tė mos luftoni. Ejani nėn mbrojtjen time dhe takohuni me Pejgamberin (s.a.v.)"
    Ebu Sufjani ra dakord dhe u nis pas Abbasit, i cili kishte hipur mbi mushkėn e bardhė tė Pejgamberit. Ende ishte natė kur ata hynė nė kampin e muslimanėve. Sa herė qė kalonin pranė ndonjė zjarri, nga errėsira dėgjohej pyetja: "Kush ėshtė atje?" Askush nuk e trajtoi
    tė huajin si udhėheqės tė armiqve tė tyre, sepse Abbasin e njihnin tė gjithė, prandaj edhe i lejonin tė kalojnė.
    Mirėpo, kur kaluan pranė Umerit, ai menjėherė e njohu Ebu Sufjanin dhe klithi: "Ebu Sufjani! Armiku i Allahut!" Vrapoi pas tij me qėllim qė ta vrasė, mirėpo Abbasi e shpejtoi mushkėn dhe ikėn. Ata arritėn para tendės sė Pejgamberit vetėm njė ēast para Umerit, i cili erdhi pas tyre me njė frymė. Umeri e luti Pejgamberin (s.a.v.): "0 Pejgamber i Allahut, mė lejo qė ta pėrfundoj jetėn e Ebu Sufjanit, armikut tė Allahut, qė i ka udhėhequr kurejshėt atėherė kur ata na sulmonin."
    Abbasi ndėrhyri duke thėnė: "Unė jam betuar se do ta mbroj gjatė kohės qė ai gjendet kėtu", kurse Pejgamberi (s.a.v.) i tha xhaxhait tė vet qė ta marrė Ebu Sufjanin nė tendėn e tij.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:46

    Nė mėngjes, Pejgamberi (s.a.v.) e thirri Ebu Sufjanin e i tha: " Ebu Sufjan! A e di ti se nuk ka zot tjetėr veē Allahut?"
    Ebu Sufjani u pėrgjigj nė kėtė mėnyrė: " Po tė kishte, atėherė deri tani ai do tė mė kishte ndihmuar."
    "Tė kesh turp Ebu Sufjan", u pėrgjigj Pejgamberi (s.a.v.). "Erdhi koha tė kuptosh se unė me tė vėrtetė jam Pejgamberi i Allahut."
    Mirėpo, disa ēaste mė vonė, kur Ebu Sufjanit iu kujtua se Umerit nuk iu lejua ta vrasė, u pėrgjigj:" Unė shoh se ti je zemėrgjerė dhe i fal gabimet, por pėrsėri nuk jam i sigurt pėr kėtė."
    Abbasi i cili qėndronte praėn, u kthye nga ai dhe i tha: "Beso ashtu siē besoj edhe unė tani."
    Ebu Sufjani pėr njė moment heshti, por pastaj me njė zė tė qartė dhe tė lartė u betua para tė gjithėve: "Nuk ka zot tjetėr, pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė Pejgamberi i Allahut."
    Pejgamberi (s.a.v.) i tha pastaj Ebu Sufjanit qė tė kthehet nė Meke dhe t'u tregojė tė tjerėve se tė nesėrmen nė mėngjes, muslimanėt do tė hyjnė nė qytet. Para nisjes sė Ebu Sufjanit, Abbasi i sugjeroi Pejgamberit (s.a.v.) se Ebu Sufjani ėshtė njeri krenar dhe se do tė ishte mirė qė t'i jepej ndonjė post nderi. Pejgamberi (s.a.v.) e pranoi kėshillėn e tij dhe i tha Ebu Sufjanit: "Thuaju tė gjithėve, se kur tė hyjmė ne, ata qė duan tė strehohen mund ta bėjnė kėtė te shtėpia juaj dhe se aty do tė jenė tė sigurt." Ishte ky njė nder i madh pėr Ebu Sufjanin. Gjithashtu, Pejgamberi (s.a.v.) i tha tė garantojė qytetarėt e Mekes se ata qė do tė mbesin ne shtėpitė e tyre apo nė Qabe, do tė gėzojnė mbrojtjen e muslimanėve.
    Ebu Sufjani menjėherė u kthye nė qytet. Ai u nis drejt kodrės Hagar, nga e cila mė vonė foli edhe Pejgamberi (s.a.v.) dhe i ftoi kurejshėt qė tė vijnė tek ai. Ebu Sufjani pastaj iu drejtua turmės: "0 njerėz tė Mekės, zjarret qė ndizeshin rreth nesh ishin zjarret e kampit
    tė Muhamedit dhe tė njerėzve tė tij. Ai ka ardhur me njė ushtri tė madhe, kurse ne jemi tė paktė pėr tė luftuar. Andaj, mė mirė ėshtė qė tė dorėzohemi. Cilido qė mbetet nė shtėpinė e vet, nė shtėpinė time apo nė Qabe, do tė jetė i sigurt."
    Herėt nė mėngjes, muslimanėt hynė nė Mekė nga tė gjitha anėt e qytetit. Ata kishin urdhėr qė tė mos shkaktojnė asnjė dėm, veē nė rastin e dikujt qė do tė pėrpiqej t'i ndalonte. Kur arriti Pejgamberi (s.a.v.), zbriti nga deveja e vet, bėri sexhde dhe falenderoi Allahun pėr kėtė fitore. Kur e panė kėtė mosbesimtarėt, e kuptuan se Pejgamberi (s.a.v.) ka ardhur nė paqe. Njerėzit filluan t'i lėshojnė shtėpitė e tyre dhe tė vrapojnė nė drejtim tė Qabes. Kur arritėn atje, e panė Pejgamberin (s.a.v.) hipur mbi deven e tij dhe tė rrethuar
    nga muslimanėt, i cili bashkė me ta ishte duke kryer ecjen rreth e pėrqark Qabes (tauafin). Kur e mbaroi, tha: "Nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Ai nuk ka shok. Burra dhe gra kurejshė, mos u mburrni sepse tė gjithė janė tė barabartė, tė gjithė jemi bijtė e Ademit, kurse Ademi u krijua nga dheu." Pastaj u recitoi atyre kėto vargje:

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "0 ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet jush, e s'ka dyshim se tek Allahu mė i ndershėm ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur (nga tė kėqijat) e Allahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė."
    (El Huxhurat: 13)
    Pas kėsaj, ai u tha atyre: "0 kurejshė, si mendoni, ē’kam pėr t'ju bėrė?"
    Para se tė pėrgjigjen, njerėzit filluan tė mendojnė me kujdes, sepse e dinin qė sipas ligjeve tė luftės, tė gjithė mund tė burgoseshin. Megjithatė, ata e dinin gjithashtu se Pejgamberi (s.a.v.) ishte zemėrgjerė, andaj edhe u pėrgjigjėn: " Ti do tė sillesh me ne ashtu siē do tė sillej njė nip apo njė vėlla i mirė."
    Ai kėsaj iu pėrgjigj me fjalėt e Pejgamberit Jusuf kur vėllezėrit e tij erdhėn nė Egjipt: "Allahu ju fal juve dhe ai ėshtė mė Mėshirėbėrėsi nga Mėshirėbėrėsit." Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) shkoi nė kodrėn Safa, ku e ndoqi tėrė turma dhe njerėzit tė zėnė dorė pėr dore u deklaruan si muslimanė. Pastaj ai u kthye nė Qabe, dhe duke treguar mbi treqind e gjashtėdhjetė e pesė idhujt qė ishin vendosur atje, lexoi kėto fjalė nga Kurani:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Dhe thuaj: "Erdhi e vėrteta e u zhduk e kota.":
    Vėrtet, e kota gjithnjė ka qenė e zhdukur."
    (El Isra: 81)

    Pas kėsaj, tė gjithė idhujt u shembėn. Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) bashkė me ithtarėt e tij vazhdoi pastrimin e Qabes e i tha edhe Bilalit qė tė hipė nė majė tė saj dhe tė ftojė besimtarėt qė tė falen. Prej atėherė, thirrja pėr t'u falur dėgjohet nė Meke nga pesė herė nė ditė. Pėr kėtė shėrbeu Qabeja, Shtėpia e Shenjtė, tė cilėn pėr tė njėjtin qėllim e kishte ndėrtuar edhe Ibrahimi mijėra vjet mė parė, dhe atė si faltore pėr adhurimin e Allahut, Krijuesit tonė, prandaj Meka edhe sot vazhdon tė jetė qėndėr shpirtėrore e Islamit.
    Nė ditėn e ēlirimit tė Mekės, Pejgamberi (s.a.v.) iu drejtua popullit me kėto fjalė: "Allahu e shenjtėroi Meken atė ditė kur Ai krijoi qiellin edhe Tokėn, dhe ajo ėshtė mė e shenjta nga tė gjitha deri nė Ditėn e Ringjalljes.Askujt qė beson nė Allahun dhe nė ditėn e fundit, nuk i lejohet qė aty tė shkaktojė gjakderdhje apo t'i presė
    drunjtė. Nuk i ėshtė lejuar askujt pėrpara meje e as nuk do t'i lejohet askujt pas meje. Nė tė vėrtetė, nuk mė lejohet as mua, pėrveē nė ditėt e sotme, sepse zemėrimi i Allahut ndaj njerėzve tė Tij kėtė e lejon. Meka tani e ka rifituar shenjtėrinė e mėparshme. Ata qė janė kėtu, tani le tė shkojnė dhe t'u tregojnė tė tjerėve."
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:46

    Mėsimi i mburrjes nė luginėn e Hunejnit
    Islami lulėzoi nė Mekė dhe muslimanėt filluan tė bėhen gjithnjė e mė tė fortė. Mirėpo, nė jug tė Mekės jetonte njė fis i luftėtarėve tė quajtur Havazinė, tė cilėt nuk ishin bėrė muslimanė. Ata bėnė marrėveshje me njė fis tjetėr nga Taifi, tė quajtur Thekife me qėllim qė tė luftojnė kundėr muslimanėve dhe t'i shkatėrrojnė ata para se t'i arrijnė qė ta pėrhapin fenė e tyre nė tėrė Arabinė.

    Sė shpejti Thekifėt, tė cilėt ishin tė njohur pėr nga trimėria, fituan edhe pėrkrahjen e fiseve tė tjera, qė jetonin nė rrethinėn e Taifit, e veēanėrisht kur u thoshin: "Shikoni se ē'po ndodh! Kur edhe kurejshėt, tė cilėt janė fisi mė i madh, ranė nėn Muhamedin, atėherė ėshtė vetėm ēėshtje kohe se kur do tė ndodhė e njėjta gjė edhe me ne. Ne duhet t'i godasim muslimanėt pėrpara se tė vendosen nė Meke dhe tė fitojmė pėrkrahjen e kurejshėve."
    Si udhėheqės u zgjodh kryetari i njėrit fis, i quajtur Malik ibn Auf, qė ishte njė luftėtar sypatrembur. Ai u parashtroi kėtė plan: "Ju duhet tė dilni e tė luftoni sė bashku me familjet tuaja, me tendat tuaja si edhe me dhentė e dhitė, sepse kur t'i keni tė gjitha me vete, atėherė nuk do tė mund t'i shmangeni luftimit."
    Tė gjithė u pajtuan me planin e Malikut, pėrveē plakut tė verbėr qė e quanin Durejd. Ai kishte qenė luftėtar i madh i kohės sė tij, prandaj pėr shkak tė pėrvojės sė madhe qė kishte dhe kėshillave tė urta qė jepte, akoma i shoqėronte njerėzit nė luftė. "Mua nuk mė pėlqen plani i Malikut", nguli kėmbė ai. "Nė qoftė se dikush ėshtė aq frikacak, saqė ėshtė nė gjendje ta lėshojė betejėn, atėherė ai do ta bėjė atė gjė sikur ta ketė me vete edhe familjen e tij. Gratė dhe fėmijėt do tė jenė njė barrė e rėndė pėr ne, sepse nėse pėsojmė disfatė, atėherė e tėrė pasuria jonė do tė bie nė duart e armikut." Mirėpo Maliku nuk e pėrfilli kėtė kėshillė dhe i mbeti besnik planit tė vet.
    Kur Pejgamberi (s.a.v.) dėgjoi pėr planet e fiseve armike, u detyrua ta pranojė luftėn dhe e urdhėroi ushtrinė e vet qė tė niset drejt Taifit. Ai kishte dymbėdhjetė mijė njerėz, ndėrsa armiku vetėm katėr mijė. Muslimanet mburreshin me fuqinė e tyre dhe kur shihnin
    numrin e madh tė njerėzve qė kishin, thoshin me vete: "Ne kurrė nuk do tė pėsojmė disfatė!" Me tė dėgjuar kėto fjalė, Pejgamberi (s.a.v.) e kuptoi se muslimanėt mburreshin sė tepėrmi e pėr shkak tė kėsaj nuk do tė kishin sukses. Ai i paralajmėroi ata: "Drejtojuni fuqisė sė Allahut e jo fuqisė qė keni."
    Koha e betejės u afrua. Ushtria muslimane pėrparonte nėpėr shtegun e Hunejnit, gjerėsisht nėpėr grykat e ngushta tė maleve shkėmbore, drejt luginės, ku ishin duke pritur Havazinėt dhe fiset e tjera. Ishte mėngjes i hershėm dhe dita ende nuk kishte zbardhėlluar. Muslimanėt nuk e dinin se nėn hijen e errėsirės luftetarėt Havazinė kishin hipur nė male dhe kishin zėnė pritat. Kur muslimanėt arritėn nė njė ngushticė, atėherė Havazinėt u hodhen nė sulm. Nė fillim ata hodhėn gurė e mė vonė sulmuan me shigjeta dhe shpata.
    Tė befasuar e tė frikėsuar, muslimanėt filluan tė tėrhiqen. Pejgamberi (s.a.v.) u dėshpėrua duke parė terrorin qė po bėhej, por megjithatė qėndroi i patundur nė vendin ku gjendej sė bashku me Ebu Bekrin, Aliun, xhaxhain e tij Abbasin dhe me disa shokė tė tjerė.
    Pastaj Abbasi i ftoi muslimanėt tė kthehen dhe tė mos e braktisin Pejgamberin (s.a.v.) Tė turpėruar nga ajo qė bėnė, duke e lėnė Pejgamberin (s.a.v.) qė tė ballafaqohet vetė me armikun, muslimanėt menjėherė u kthyen tė luftojnė. Si ndihmė Allahu u dėrgoi melekėt e Tij. Lufta vazhdoi e rreptė. Luftetarėt muslimanė filluan tė pėrparojnė duke i zbrapsur Havazinėt nė luginė, ku luftimet u ashpėrsuan edhe mė tepėr. Nga fundi i ditės muslimanėt ngadhnjyen, por vetėm atėherė kur u bėnė tė vetėdijshėm pėr rrezikun, tė cilin sjell me vete mburrja.
    Ashtu siē kishte paralajmėruar edhe ai plaku i verbėr, armiku ua mbathi kėmbėve duke lėnė pas vetes familjet dhe tė mirat e tyre, tė cilat u zunė. Pas kėsaj, tė gjitha fiset, pėrveē njėrit, erdhėn qė t'i marrin ato prapė dhe u deklaruan pėr pranimin e Islamit. Pejgamberi (s.a.v.) ua fali dhe ua ktheu familjet prapė, por jo edhe plaēkat qė kishin.
    Pėrjashtim bėri vetėm udhėheqėsi i Havazinėve. Ai u strehua nė Taif, ku mbrojtjen e kėrkoi nė fortesėn e qytetit, mirėpo muslimanėt i shkuan pas dhe e rrethuan qytetin, tė cilin e mbajtėn tė rrethuar afro tri javė. Ata u pėrpoqėn tė hyjnė nė fortesė, por pas humbjeve tė mėdha qė patėn, Pejgamberi (s.a.v.) urdhėroi tė tėrhiqen. Rrėfimi nuk pėrfundoi me kaq, sepse shpejt pas kėsaj, Havazinėt dhe fiset e tjera erdhėn nė Meke dhe u deklaruan si muslimanė. Me ta ishte edhe Malik ibn Aufi, qė i udhėhiqte nė beteja dhe tė cilin tani Pejgamberi (s.a.v.) e emėroi si udhėheqės tė tyre.
    Pas betejės nė luginėn e Hunejnit, Pejgamberi (s.a.v.) i shpėrndau plaēkat qė ishin marrė nga kurejshėt dhe fiset e tjera beduine. Ensarėt nga Medina, tė cilėt e pėrkrahėn atė gjatė viteve tė vėshtira para pushtimit tė Mekes, nuk morėn asgjė. Ata u zemėruan pėr kėtė dhe
    shkuan tė ankohen tek Pejgamberi (s.a.v.). Ai u tha: "Ē'ėshtė kjo qė dėgjoj prej jush? A mendoni keq pėr mua? A nuk erdha tek ju atėherė kur nuk e njihnit tė vėrtetėn dhe a nuk ju priu Allahu; a nuk ju bėri Allahu tė pasur pikėrisht atėherė kur ishit tė varfėr; kur ishit armiq dhe kur Allahu jua zbuti zemrat? A i lakmoni gjėrat e kėsaj bote, tė cilat jam i detyruar t'i pėrdor vetėm e vetėm qė tė fitoj besimin e njerėzve dhe t'u prij atyre drejt Islamit? Natyrisht se Islami ju mjafton. A nuk jeni tė kėnaqur se, pėrderisa dikush i merr me vete plaēkat e bagėtitė, ju merrni me vete nė Medine Pejgamberin Allahut?"
    Kur e dėgjuan kėtė tė gjithė njerėzit u penduan dhe filluan qajnė. Pastaj, me njė pėrkulje tė thellė, folėsi i tyre tha: "Ne me tė vėrtetė jemi tė kėnaqur, qė si dhuratė pėr kėtė jetė kemi Pejgamberin e Allahut."
    Ndoshta edhe ne duhet t'i parashtrojmė vetes tė njėjtėn pyetje.
    A nuk jemi tė bekuar qė kemi Pejgamberin Muhamed (s.a.v.) dhe Librin, tė cilėt pėrgjithmonė do tė na prijnė? A nuk ėshtė mė me rėndėsi kjo, sesa tė mendojmė pėr kėnaqėsitė momentale tė ditės?"
    Menjėherė pas kėsaj, tė shoqėruar nga Pejgamberi (s.a.v.), Ensarėt u nisėn pėr nė Medine. Ai mund tė mbetej nė Meke e tė jetonte nė mesin e njerėzve tė tij, por u kthye pikėrisht ashtu siē premtoi, tė jetojė nė mesin e njerėzve tė Medinės, qė pėr ta ishte njė bekim i madh.
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Nuk ka dyshim se Allahu ju ka ndihmuar nė shumė beteja, e edhe nė ditėn e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh, i cili nuk ju vlejti asgjė, dhe me gjerėsinė e saj qė kishte toka u ngushtua pėr ju, pastaj ju u zbrapsėt (ikėt). Pastaj Allahu zbriti qetėsinė e Vet nė tė Dėrguarin e Tij dhe nė besimtarė, zbriti njė ushtri qė ju nuk e patė, i dėnoi ata qė mohuan, e ai ishte ndėshkim ndaj mosbesimtarėve. Allahu pastaj i fal atij qė do,Allahu fal shumė dhe mėshiron shumė."
    (Et-Teube: 25-27)

    Tebuku sprova e besimit

    Lajmet pėr rritjen e forcės sė muslimanėve dhe tė ithtarėve tė Pejgamberit (s.a.v.) anekėnd Arabisė, rastėsisht arritėn edhe te Herakliu, perandori i Perandorise Romake tė Lindjes. Romakėt e panė se bashkimi i Arabėve nėn Islamin paraqiste njė kėrcėnim tė mundshėm pėr perandorinė dhe pėr kėshilltarėt dhe gjenaralėt perandorakė, prandaj vendosėn se do tė ishte mė mirė t'i sulmonin muslimanėt, njėkohėsisht, nga lindja dhe nga veriu dhe kėshtu tė shkatėrrojnė Islamin njėherė e pėrgjithmonė. Kishin kaluar dy vjet qė kur Herakliusi u kishte rrėfyer atyre pėr letrėn e Pejgamberit, nė tė cilėn kėrkohej t'i nėnshtroheshin Islamit, por edhe tani, ashtu siē ndodhi atėherė, ata nuk deshėn tė dėgjojnė ide tė tilla.
    Kur Pejgamberi (s.a.v.) dėgjoi pėr planin e romakėve, vendosi se do tė ishte mė mirė, qė me ushtrinė romake tė takohen nė Tebuk, nja 500 kilometra larg Medines nė drejtim tė Sirisė, se sa t'i presė tė sulmojnė Medinen. Arsyeja pėr kėtė vendim qėndronte nė atė, se
    Pejgamberi (s.a.v.) mendoi se nė qoftė se muslimanėt nė Medine pėsojnė disfatė, atėherė edhe qyteti do tė pushtohej e kjo do tė sillte si pasojė edhe fundin e Islamit. Ky ishte njė vendim i vėshtirė pėr tė, sepse jo vetėm qė Tebuku gjendej shumė larg, por ishte edhe koha e korrjeve dhe bėnte shumė nxehtė. Kėsaj i duhej shtuar edhe fakti se armiku kishte njė ushtri shumė tė madhe.
    Asokohe nė Medine jetonin edhe njerėz qė nuk ishin besimtarė tė vėrtetė. Ata i quanin "hipokritė", sepse shtireshin sikur besonin, por nė tė vėrtetė e fshihnin atė qė kishin nė zemėr. Kur Pejgamberi (s.a.v.) dha kushtrimin pėr luftė, kėta hipokritė u pėrpoqėn tė mbjellin frikė dhe dyshim nė mesin e muslimanėve, duke thėnė: "Si mund tė shpresojmė se do t'i mundim romakėt, perandoria e madhe e tė cilėve shtrihet nėpėr tėrė botėn? Por edhe po tė mundemi, ne nuk do ta arrijmė ta bėjmė kėtė, sepse rruga e gjatė dhe i nxehti i madh do tė na shkatėrrojnė. Sidoqoftė, tė lashtat janė gati pėr t'u korrur ndėrsa frytet duhet tė vilen; si mund t'i lemė ato? Ne do tė merremi nė qafė nėse e lejojmė njė gjė tė tillė."
    Tė tilla fjalė qė u pėrsėritėn disa herė, i vunė muslimanėt pėrpara sprovave. Kush do tė kishte mundėsi ta vijonte luftėn pėr fenė e tij me tė tilla gjasa? Cili do tė guxonte ta japė pasurinė e tij qė tė pajisė njė ushtri? Sprova e besimit do tė tregojė se cilėt janė muslimanėt e vėrtetė. Mbi kėtė ēėshtje, Allahu shpalli ajetet vijuese:

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "0 ju qė besuat, Ē'ėshtė me ju, qė kur u thuhet: "Dilni nė (luftė) rrugėn e Allahut", ju u rėnduat nė vend (si tė ishit tė gozhduar). A mos ishit mė tė kėnaqur me jetėn e kėsaj bote, se sa me atė tė ardhmen? Pėrjetimi i jetės sė kėsaj bote ndaj asaj tė ardhmes, nuk ėshtė asgjė."
    (Et Tevbe:38)
    Pėr ta mbledhur e pajisur ushtrinė, Pejgamberit (s.a.v.) i nevojiteshin tė holla dhe pėrkundėr asaj qė pėrhapnin hipokritėt, shumė muslimanė, e veēanėrisht shokėt e afėrt tė Pejgamberit (s.a.v.) ishin tė gatshėm t'i ndihmojnė. Pėr shembull, Uthman ibn Affani siguroi kuaj dhe armė pėr dhjetė mijė ushtarė, ndėrkaq Ebu Bekri i dha tė tėra ato qė kishte nė kėtė botė. Edhe Umeri, gjithashtu dha njė kontribut tė madh, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė Pejgamberi (s.a.v.) qe nė gjėndje tė tubojė rreth vetes njė ushtri prej dyzet mijė ushtarėsh.
    Kur ēdo gjė ishte bėrė gati dhe ushtria po nisej, Pejgamberit (s.a.v.) i erdhėn shtatė njerėz dhe iu lutėn qė tė nisen me tė. Pėr fat tė keq, ai i refuzoi sepse nuk kishte mbetur e lirė asnjė deve apo kalė. Qė tė shtatė u shqetėsuan shumė dhe ikėn ashtu siē erdhėn. Kur u nisėn ushtarėt, disa deve mbetėn tė lira. Atėherė Pejgamberi (s.a.v.) i lajmėroi ata shtatė njerėzit, tė cilėt u gėzuan shumė qė do tė mund t'i bashkohen atij pėr nė luftė.
    Romakėt e kishin kuptuar se muslimanėt ishin nisur tė ballafaqohen me ta.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:47

    Kur e dėgjuan kėtė, ata u bindėn edhe mė tepėr nė fitoren e tyre, sepse besonin se ishte e pamundur qė njė ushtri e tillė tė kalojė nė shkretetirė pa ujė dhe nėn diellin pėrcėllues. Edhe po tė ndodhte ndonjė mrekulli dhe muslimanėt tė arrinin ta bėnin kėtė, ata do tė lodheshin aq shumė, saqė ngadhnjimi mbi ta do tė ishte njė punė shumė e lehtė.
    Koha ishte shumė e nxehtė, ndėrsa udhėtimi tepėr i vėshtirė, saqė disa muslimanė u kthyen prapa. Sidoqoftė Pejgamberi (s.a.v.) dhe pjesa mė e madhe e ushtrisė e vazhduan udhėtimin derisa mė nė fund mbetėn edhe pa ujė. Ekspedita dukej gjithnjė e mė tepėr e pashpresė sepse njerėzit i mundonte etja. Pejgamberi (s.a.v.) iu lut Allahut xh.sh. pėr ndihmė dhe posa mbaroi lutjen, filluan tė bien pikat e para tė shiut. Shiu vazhdoi tė bjerė derisa tė gjithė muslimanėt u ngopėn duke pirė ujė dhe e shuan etjen e tyre. Pėr herė tė parė qė nga koha qė ishin nisur, ata fjetėn tė qetė, tė freskuar nga uji dhe tė bindur se Bilali do t'i zgjojė pėr tė falur sabahun. Mirėpo, Bilalin e kishte zėnė njė gjumė i thellė, kėshtu qė nuk u zgjua. Ishte hera e parė qė muslimanėt e kapėrcyen faljen e tyre, andaj edhe u shqetėsuan shumė. Megjithatė Pejgamberi (s.a.v.) nuk u zemėrua me Bilalin dhe u tha muslimanėve se nuk ka arsye tė shqetėsohen, sepse faljen nuk e kanė kapėrcyer qėllimisht.
    Pejgamberi (s.a.v.) dhe ushtria e tij e vazhduan rrugėn nėpėr shkretėtirė dhe mė nė fund arritėn nė oazet e Tebukut. Kur arritėn atje u habitėn shumė, sepse kuptuan se kur ushtria romake kishte dėgjuar pėr mrekullinė qė u kishte ngjarė muslimanėve duke kaluar nėpėr shkretėtirė, ishte tėrhequr nga frika. Pejgamberi (s.a.v.) priti ca kohė tek oazet, por kur u bė e qartė se romakėt nuk do tė luftojnė ai dha urdhėr qė tė kthehen nė shtėpitė e veta. Armikun nuk e ndoqėn pas, sepse Pejgamberi (s.a.v.) luftonte vetėm kur sulmohej.
    Marshimi i gjatė deri nė Tebuk ishte edhe njė sprovė e besimit tė muslimanėve. Madje edhe atėherė, nė mesin e atyre qė bėnė atė udhėtim heroik, kishte tė atillė qė bėheshin hipokritė; shtireshin se janė tė sinqertė, ndėrsa nė zemrat e tyre ishin armiq tė Islamit.
    Askush nuk mund tė besonte se dikush qė kishte bėrė tėrė atė udhė nėpėr shkretėtirė bashkė me Pejgarnberin (s.a.v.), do tė mund tė ishte armik i tij. Duke parė kėtė, disa hipokritė vendosėn ta vrasin Pejgamberin (s.a.v.) duke e shtyrė nga majat e shkėmbijve tė njė gryke malore, qė gjendej ndėrmjet maleve tė Akabesė.
    Mirėpo, para arritjes sė ushtrisė nė kėtė grykė malore, Allahu e paralajmėroi Pejgamberin (s.a.v.) pėr kėtė plan tė lig. Prandaj, Pejgamberi (s.a.v.) e urdhėroi tėrė ushtrinė qė tė kalojė nėpėr luginė, ndėrsa ai me dy rojet e tij u nis nėpėr shkėmbijtė. Kur komplotistėt filluan t'i afrohen, ai u bėrtiti me zė tė lartė, kėshtu qė ata e kuptuan se ai e dinte planin e tyre dhe shpejtuan t'i bashkohen ushtrisė e tė fshihen ndėrmjet ushtarėve tė tjerė.
    Mė vonė, Pejgamberi (s.a.v.) i tuboi rreth tij ithtarėt e vet dhe u rrėfeu pėr atė qė kishte ndodhur. Ai nxorri para tė gjithėve njerėzit qė kishin kurdisur komplotin kundėr tij dhe u tha tė njėjtat fjalė qė ata kishin folur mes tyre. Disa nga shoket e Pejgamberit (s.a.v.) thane se kėta duheshin vrarė, por Pejgamberi (s.a.v.) i fali.
    Posa arritėn nė Medine, Pejgamberi (s.a.v.) shkoi nė xhami dhe u fal. Shumica e hipokritėve dhe e tė ligėve, qė nuk kishin shkuar me tė nė Tebuk, erdhėn tė shfajėsohen pėr shkaqet e veprimeve tė tyre tė tilla. Tri njerėz, qė kishin vlera shpirtėrore dhe qė nuk i ishin bashkangjitur ushtrisė, Pejgamberi (s.a.v.) i dėnoi, qė tė leēitur tė prisnin faljen nga Allahu. Pesėdhjetė ditė, askush nuk ndėrroi njė fjalė me ta. Mė nė fund, Allahu i shpalli Pejgamberit (s.a.v.) njė ajet, nė tė cilin deklarohej se kėta tri njerėz ishin tė falur:

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Allahu ia fali Pejgamberit, edhe muhaxhirėve edhe ensarėve, tė cilėt nė ēastin e vėshtirė shkuan pas tij, kur (nga vėshtirėsitė) zemrat e njė grupi nga ata, gati u lėkundėn, por Ai ua fali (i qetėsoi zemrat e) atyre. Vėrtet Ai ėshtė i butė, i mėshirshėm ndaj tyre. (Ai ua fali) Edhe atyre tė treve, tė cilėve iu pat shtyrė aq (pranimi i pendimit) saqė toka u bė e ngushtė pėr ta, pėrkundėr gjerėsisė sė saj, kur u ngushtuan edhe shpirtėrat e tyre saqė u bindėn se nuk ka strehim prej Allahut (tjetėrku), pos te Ai. Prandaj edhe atyre ua fali Ai, nė mėnyrė qė tė pendohen. Allahu pranon pendimin se ėshtė mėshirues. 0 ju qė besuat! Ta keni nė kujdes Allahun dhe tė jeni me ata tė drejtit." (Et Teube:117-119)
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:47

    Haxhi i Lamtumirės

    Pejgamberi (s.a.v.) ishte duke u bėrė prijėsi mė i fuqishėm nė tėrė Arabinė. Pas shembjes sė idhujve tė Qabes dhe islamit tė kurejshėve, shumica e fiseve tė tjera tė Arabisė erdhėn tė deklarohen pėr Islamin. Viti, gjatė tė cilit ata erdhėn, mė vonė do tė quhej Viti i Delegimeve. Nė ēdo fis tė ri qė pranonte Islamin, Pejgamberi (s.a.v.) dėrgonte nga njė njeri tė tij me qėllim qė ti mėsojė ata pėr fenė e re.
    Gjithashtu, shumė njerėz vinin nė Medine qė personalisht ta pyesnin Pejgamberin (s.a.v.) pėr Islamin. Njėri prej fiseve dėrgoi njė njeri tė madh e tė fuqishėm, qė njihej me emrin Dimam. Me tė arritur nė Medine, ai shkoi drejt e nė xhami, ku rrinte Pejgamberi (s.a.v.) me shokėt dhe u ndal para tij. Me zė tė lartė dhe tė vrazhdė ai pyeti: "Cili prej jush ėshtė i biri i Abdulmuttalibit?" Kur Pejgamberi (s.a.v.) u pėrgjigj, Dimami vazhdoi: "Unė do tė tė bėj njė pyetje tė vėshtirė, andaj mos mė keqkupto. Kėrkoj tė betohesh nė Allahun, Allahun tėnd, Allahun e atyre para teje dhe Allahun e atyre qė do tė vijnė pas teje, se a thua vallė tė ka dėrguar Ai te ne si Pejgamberin e Tij?"
    "Po, Ai mė ka dėrguar", u pėrgjigj Pejgamberi (s.a.v.)
    " A tė ka kėshilluar tė na udhėzosh qė t'i shėrbejmė Atij, tė falemi pesė herė nė ditė, tė japim sadaka, tė agjėrojmė, ta bėjmė haxhin dhe tė ndjekim ligjet e tjera tė Islamit?", vazhdoi Dimami.
    Kur Pejgamberi (s.a.v.) u pėrgjigj se Allahu me tė vėrtetė kėshtu e ka kėshilluar, Dimami u bė musliman dhe duke ikur shtoi: "Atėherė unė do t'i bėj gjėrat qė na janė tė lejuara dhe do t'u shmangem gjėrave qė i kemi tė ndaluara, as mė shumė e as mė pak."
    Ndėrkohė, qė Dimami pėrgatiste devenė e tij me qėllim qė tė nisej, Pejgamberi (s.a.v.) u tha njerėzve rreth tij: "Nėse ky njeri ėshtė i sinqertė, atėherė ai do tė shkojė nė xhenet." Kur Dimami arriti te njerėzit e tij, ata tė gjithė menduan se ėshtė i marrė, mirėpo pas muzgut, kur ai mbaroi fjalimin e tij, nė mesin e tyre nuk mund tė gjendej njeri qė s'e kishte pranuar Islamin.
    Kur u afrua koha e haxhit vjetor, u shpall lajmi se edhe Pejgamberi (s.a.v.) do tė shkonte nė Meke. Muslimanėt u grumbulluan nė Medine nga tė gjitha anėt e Arabisė, vetėm e vetėm qė t'i bashkohen atij nė rrugėn e tij pėr nė Qabe. Ashtu si arrinin, fiset e vendosnin kampin e tyre rreth qytetit, derisa mė nė fund u bėnė mbi tridhjetė mijė frymė. Pejgamberi (s.a.v.) sė bashku me familjen dhe shokėt e tij, doli qė t'i presė dhe t'u prijė pėr nė haxh, por para se tė nisen ai u priu nė lutjen e pėrbashkėt. Pas lutjeve, Pejgamberi (s.a.v.) hipi mbi devenė e tij dhe u nis nė drejtim tė Mekės, i ndjekur nga haxhilerėt, shumica e tė cilėve pėr herė tė parė nė shekujt e shkuar, e adhuronin tė vetmin Zot, Allahun xh.sh.
    Pejgamberi (s.a.v.) dhe shokėt e tij u prekėn thellė nga pamja madhėshtore e numrit tė madh tė muslimanėve qė u shkonin pas nė Meke, ku tė gjithė ishin tė paarmatosur dhe sypatrembur. Atyre nuk mund tė mos u kujtohej arratisja e tyre nga Meka kur ishin aq tė paktė nė numėr dhe kur u detyruan tė ikin vetėm e vetėm qė t'i shmangen zemėrimit tė kurejshėve.
    Duke udhėtuar pėr nė Meke, besimtarėt pėrsėritnin lutjen qė u kishte mėsuar Pejgamberi (s.a.v.), tė cilėn pjesė-pjesė e kishte pranuar nga meleku Xhibril. Prej atėherė, kjo lutje e quajtur telbijje, ėshtė pjesė e ritualit tė haxhit. Ajo ėshtė pėrgjigje nė thirrjen, qė kishte bėrė Ibrahimi kur, sė bashku me Ismailin, kishin pėrfunduar ndėrtimin e Qabes.
    Lebbejke All-llahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk. Innel-hamde venni'mete leke vel-mulk, la sherike leke.
    Ja ku jam, o Allah, nė shėrbimin Tėnd, Ja ku jam, Ti nuk e ke shokun, ja ku jam. Tė gjitha lutjet dhe bekimet janė pėr Ty edhe Sundimi! Ti nuk e ke shokun!
    Dhjetė ditė mė vonė, nė kohėn e muzgut, haxhilerėt kaluan nėpėr tė njėjtin vendkalim, nėpėr tė cilin kishin hyrė nė ditėn e pushtimit tė Mekes. Kur arritėn nė Qabe, Pejgamberi (s.a.v.) qėndroi pėrpara saj dhe u fal, e pastaj sė bashku me tė gjithė muslimanėt e tjerė i bėnė shtatė rrathė pėrqark Qabes duke i thėnė lutjet e tyre me zė tė lartė. Pas kėsaj, ashtu siē kishte bėrė edhe Ibrahimi; ata u nisėn nė drejtim tė malit tė Mėshirės (Xhebelurr-Rrahme) nė Arefat, tė cilėn rrugė Pejgamberi (s.a.v.) e kaloi hipur mbi devenė e tij.
    Nga mali, ai u priu njerėzve gjatė lutjes sė pėrbashkėt dhe pastaj u foli tė tubuarve nė rrafshinėn e gjerė qė shtrihej nėn tė. Ajo qė tha Pejgamberi (s.a.v.) njihet me emrin "Hutbeja e Lamtumirės", sepse ishte fjalimi i fundit i Pejgamberit (s.a.v.) para vdekjes sė tij. Ai tha: "Ju me siguri do tė takoheni me Zotin tuaj dhe Ai do t'ju pyesė pėr punėt tuaja." Ai kėrkoi nga muslimanėt qė tė udhėhiqen nga Kurani dhe nga shembulli i tij personal. Kjo, tha ai, ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė jetuar. Ai u urdhėroi ta braktisin mėnyrėn e jetesės qė kishin para Islamit. Hakmarrja, njėra nga traditat mė tė vjetra nė Arabi, mori fund njėherė e pėrgjithmonė; fajdeja u ndalua; prona duhet tė respektohet. Gjėrat, tė cilat mė parė ishin tė ndaluara vetėm gjatė katėr muajve tėe vitit, tani u ndaluan gjatė tėrė vitit." Ai pastaj urdhėroi: "Ta dini se ēdo musliman ėshtė vėlla i muslimanit", e cila ishte njė ide plotėsisht e re pėr fiset qė nė tė kaluarėn kanė pasur shumė mosmarrėveshje midis tyre. Ai gjithashtu tha: "Allahu secilit i ka dhėnė tė vetėn, pikėrisht atė qė meriton." Pas ēdo ēėshtjeje, Pejgamberi (s.a.v.) pyeste: "A e kam shpjeguar mirė? A ėshtė plotėsisht e qartė?"
    Tė gjithė u pėrgjigjėn: "Po". Sepse, kėta njerėz ishin ata qė do tė duhej tė bartnin porositė dhe kėshillat e Pejgamberit (s.a.v.) pėr tek njerėzit e tjerė qė nuk patėn mundėsinė tė ishin aty, si dhe gjeneratave tė ardhshme.
    Pejgamberi (s.a.v.) tha: " Unė u kam lėnė dy gjėra. Nė qoftė se ju u pėrmbaheni, atėherė do tė jeni tė shpėtuar. Ato janė Libri i Allahut dhe fjalėt e Pejgamberit tuaj." Pastaj pyeti: " Mos vallė nuk e kam pėrcjellur shpalljen?"
    Tė gjithė tė tubuarit bėrtitėn: "Pafsha Allahun, po!"
    "0 Allah, Ti je dėshmitar pėr kėtė", pėrfundoi Pejgamberi (s.a.v.).

    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "...Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni) andaj mos ju friksoni atyre, por m'u friksoni Mua. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe..."
    (El - Maide:3)
    Muslimanėve tė shumtė filluan t'u lotojnė sytė, sepse e dinin se Pejgamberi (s.a.v.) ka pėrfunduar shpalljen e tij e atėherė jetės sė tij doemos i kishte ardhur fundi.
    Pasi e kaluan pjesėn tjetėr tė "Ditės sė Arefatit" nė lutje dhe nė falje, muslimanėt filluan tė pėrmbushin haxhin duke u kthyer nė Meke me lutjen e telbijjes nė buzėt e tyre. Natėn e parė gjatė kthimit e kaluan nė Muzdelife. Aty mblodhėn guralecė, tė cilėt tė nesėrmen i bartėn me vete deri nė Mina. Aty qėndruan para njė shkėmbi tė madh dhe e gjuajtėn me gurė, si pėrkujtim tė takimit tė Ibrahimit me shejtanin, takim i cili kishte ndodhur pikėrisht nė atė vend. Kur Ibrahimi kishte marrė urdhėrin e Allahut xh.sh., qė tė flijonte tė birin, Ismailin, si sprovė pėr besimin e tij, shejtani ishte pėrpjekur ta bindė qė tė mos veprojė ashtu. Ai kishte ardhur te Ibrahimi nė Mina, i cili kishte qėnė duke zbatuar urdhėrin e Allahut xh.sh., por Ibrahimi kishte marrė ca gurė dhe i kishte hedhur mbi tė dhe nė kėtė mėnyrė e kishte larguar shejtanin. Hedhja e gurėve nė Mina, gjatė "Haxhit tė
    Lamtumirės" tė Pejgamberit (s.a.v.), u bė edhe njė ritual, tė cilin muslimanėt e bėnė gjatė haxhit vjetor tė tyre, qė gjithashtu nėnkupton se duhet tė vazhdojnė flakjen e shejtanit atėherė kur ai pėrpiqet t'i zbrapsė ata nga nėnshtrimi i tyre ndaj Allahut xh.sh.
    Pas hedhjes sė kėtyre gurėve, haxhilerėt flijuan dele dhe deve, kurse mishin ua dhanė tė varfėrve. Nė kėtė mėnyrė pėrkujtohet besimi i lartė i Ibrahimit, tė cilit kur ishte i gatshėm tė flijojė Ismailin, nė vend tė tė birit, Allahu i kishte dėrguar njė dash. Pastaj muslimanėt e pėrfunduan haxhin duke bėrė pėrsėri shtatė rrathė rreth e pėrqark Qabes -tavafe.
    Ata pastaj i prenė flokėt dhe thonjtė dhe i ndėrruan rrobet e bardha qė tė tregojnė se pėrsėri i kthehen jetės sė tyre tė pėrditshme. Para se tė kthehen nė Medine, muslimanėt kaluan tri netė nė luginėn e Mines, ku dhe bėnė pėrgatitjet pėrfundimtare pėr t'u kthyer nė shtėpi.
    Sa i pėrket Pejgamberit (s.a.v.), ai bėri edhe njė vizitė tė fundit para nisjes nga Meka. Kjo qe vizita e varrit tė gruas sė tij tė devotshme, Hatixhes, e cila kishte qenė njeriu i parė qė besoi nė Shpalljen e Allahut xh.sh., nėpėrmjet tij. Pejgamberi (s.a.v.) e dinte se kjo ėshtė hera e fundit qė viziton varrin e saj apo Meken, sepse gjatė kohės sė haxhit kishte pranuar njė sure nga Kurani, qė quhet "Ndihmė", qė ai e dinte se vdekja e tij nuk ėshtė shumė larg.
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Kur erdhi ndihma e Allahut dhe ēlirimi (ngadhnjimi) dhe i pe njerėzit qė po hyjnė turma - turma nė fenė e Allahut. Ti, pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falenderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai Vėrtet pranon shumė pendimin, ėshtė Mėshirues i madh."
    (En Nasr: l-3)

    Vdekja e Pejgamberit (s.a.v.)

    Njė natė, menjėherė pas kthimit tė tij nė Medine, Pejgamberi (s.a.v.) u zgjua nė mesnatė dhe e luti shėrbėtorin e vet Abdullahun qė t'i shalojė devenė e tij. Pastaj ata dolėn nga shtėpia dhe u nisėn pėr nė Xhennetul Baki, ku ishin varrezat e muslimanėve. Pejgamberi (s.a.v.) u ndal atje dhe qėndroi para varreve ku ishin varrosur muslimanėt dhe u lut pėr ta. Mė vonė, Abdullahu rrėfente: "Pejgamberi (s.a.v.) me tha se i ėshtė urdhėruar qė tė lutet pėr tė vdekurit dhe se edhe unė do tė duhej tė shkoja me tė." Pasi Pejgamberi (s.a.v.) ishte falur, u kthye nga Abdullahu dhe i tha: "Unė mund tė zgjedh ndėrmjet tė gjitha pasurive tė kėsaj bote, jetės sė gjatė e pastaj xhennetit, apo ta takoj tim Zot dhe tė hyj nė xhennet menjėherė." Abdullahu e pėrbeu qė tė zgjedhė jetė tė pasur e tė gjatė qė do t'i paraprijė xhennetit, mirėpo Pejgamberi (s.a.v.) i tha se ai tanimė e kishte zgjedhur: mė mirė tė takohet me Zotin e tij sesa tė mbesė nė kėtė botė.
    Tė nesėrmen nė mėngjes, Pejgamberi (s.a.v.) u zgjua me njė dhembje tė tmerrshme tė kokės, mirėpo, megjithė kėtė ai u priu lutjeve nė xhami. Nga fjalėt qė mė pas u tha njerėzve tė tubuar, ata e kuptuan se atij i ishte afruar vdekja. Pejgamberi (s.a.v.) lėvdoi mikun e tij mė tė ngushtė, Ebu Bekrin, i cili kishte filluar tė qajė dhe u tha tė gjithėve se pėrsėri do tė mund tė takohen tė gjithė sė bashku nė xhennet. Pastaj shtoi se, megjithėse ishte i sigurtė se ata do tė adhuronin vetėm Allahun xh.sh., kishte frikė se ndoshta do t’i tėrheqin kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe do tė fillonin tė konkurojnė njėri-tjetrin pėr tė patur pėrfitime materiale, duke harruar kėshtu vlerat shpirtėrore.
    Shpejt pas kėsaj, Pejgamberi (s.a.v.) kėrkoi qė tė vendoset nė dhomėn e Aishes, njėrės nga gratė e tij. Me kalimin e ditėve, ethet i bėheshin gjithnjė e mė tė kėqija, saqė njė ditė u bė aq keq saqė nuk ishte nė gjendje tė shkojė as nė xhami, e cila gjendej afėr vendit ku banonte Aisheja. Pejgamberi (s.a.v.) i tha Aishes qė t'u thotė muslimanėve ta lejojnė Ebu Bekrin, babanė e saj, t'u prijė gjatė tė falurit, gjė qė ata i pikėlloi shumė, sepse kjo ishte hera e parė qė vendin e Pejgamberit e zinte dikush tjetėr.
    Mė vonė, nė ditėn e 12-tė tė Rebiul Evvelit, nė vitin e 11-tė tė Hixhrit (8 qershor, 623 e.r.), Pejgamberi (s.a.v.) dėgjoi ca zėra njerėzish qė ishin duke u falur. Me mundime tė mėdha ai u ngrit dhe nga dera i shikoi tė gjithė ata muslimanė qė ishin tė rreshtuar nė kolona prapa Ebu Bekrit; ai buzėqeshi me njė kėnaqėsi tė madhe. Ebu Bekri pasi e pa, bėri njė hap prapa me qėllim qė Pejgamberi (s.a.v.) tė vijė nė vendin e vet. Muslimanėt u gėzuan shumė, sepse ata mendonin se ai do t'u printe atyre gjatė lutjeve, ashtu siē bėnte edhe mė parė, por Pejgamberi Muhammed (s.a.v.), i cili atė ēast rrezatonte me njė bukuri shkėlqyese, u dha shenjė qė tė vazhdojnė me tė tyren. Ai u fal i ulur nė tė djathtė tė Ebu Bekrit, e pas kėsaj pėrsėri u kthye brenda dhe e mbėshteti kokėn nė prehėrin e Aishes. Ai kishte aq dhembje tė mėdha, sa e bija Fatimeja filloi tė qajė me tė madhe. Atėherė Pejgamberi (s.a.v.) i tha: "Pėr babanė tėnd pas ditės sė sotme nuk do tė ketė mė dhembje; me tė vėrtetė, vdekja mė ėshtė afruar. Tė gjithė ne duhet ta durojmė atė derisa tė vijė Dita e gjykimit." Duke ndenjur ashtu i shtrirė, Aishes iu kujtua se njėherė kishte thėnė: "Allahu kurrė nuk e merr Pejgamberin tek Ai pa i dhėnė mundėsi pėr tė zgjedhur." Pastaj ajo e dėgjoi Pejgamberin (s.a.v.) duke folur. Fjalėt e tij tė fundit qenė: "Jo, mė mirė bashkėsia e lartėsuar e Xhennetit."
    Atėherė Aisheja tha me vete: "Pasha Allahun, ai nuk na zgjodhi neve!"
    Kur njerėzit nė xhami dėgjuan se Pejgamberi (s.a.v.) ka vdekur, ata u pikėlluan pa masė. Umeri nuk mundej dhe nuk deshi tė besojė, prandaj edhe thoshte se kjo nuk ishte e vėrtetė. Pastaj Ebu Bekri doli jashtė dhe iu drejtua njerėzve me njė zė tė qetė, duke u thėnė: "Tė gjitha lėvdatat i takojnė Allahut! 0 njerėz, kushdo qė e adhuronte Muhammedin, Muhammedi ėshtė i vdekur. Por, pėr atė qė e adhuron Allahun, Allahu jeton dhe nuk vdes kurrė." Pastaj i lexoi kėto ajete nga Kurani, tė cilat ishin shpallur pas betejės sė Uhudit:
    Nė emėr tė Allahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshirėplotit!
    "Muhammedi nuk ėshtė tjetėr vetėm se i Dėrguar. Edhe pėrpara tij ati tė dėrguar (qė vdiqėn ose u vranė). E nėse ai vdes ose mbytet, a do tė ktheheshit ju prapa (nga feja ose nga lufta)? E kushdo qė kthehet prapa, ai nuk i bėn dėm Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shpėrblejė mirėnjohėsit. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Allahut. Ai ėshtė shėnim i afatit tė caktuar. E kush e dėshiron shpėrblimin e kėsaj bote, ne atij ia japim, e kush e dėshiron shpėrblimin e botės tjetėr, edhe atij do t'ia japim atė, kurse mirėnjohėsit Ne do t'i shpėrblejmė."
    (Ali Imran: 144-145)
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Vizitor 9/2/2009, 03:48

    Pas kėsaj, njerėzit u zotuan pėr besnikėri ndaj Ebu Bekrit, tė cilin Pejgamberi (s.a.v.) e kishte zgjedhur qė t'u prijė njerėzve gjatė faljes sė tyre. Ebu Bekri e pranoi kėtė dhe atė qė deshi tė thotė e tha me kėto fjalė:
    "Mu bindni mua pėr aq sa unė i jam bindur Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. Por nėse unė tregoj mosbindje ndaj Allahut dhe Pejgamberit tė Tij, atėherė asgjė nuk ju detyron tė mė bindeni. Ngrihuni pėr lutjen tuaj, Allahu ka mėshirė pėr ju!"
    Njerėzit u ngritėn dhe pyetėn: "Ku do tė varroset Pejgamberi (s.a.v.)?" Ebu Bekrit iu kujtua se Pejgamberi i kishte thėnė: " Asnjė Pejgamber nuk vdes nė qoftė se nuk varroset aty ku ka vdekur." Dhe kėshtu, Pejgamberi (s.a.v.) u varros nė njė varr qė u hap nė dyshemenė e dhomės sė Aishes, nė shtėpinė pranė xhamisė. Vendi u bė i njohur si "Harem en-Nebevi", ndėrsa muslimanėt nga e gjithė bota shkojnė aty qė tė falen dhe tė bekojnė e urojnė paqe pėr Pejgamberin, Muhammedin (s.a.v.).

    “Dhe ti padyshim do tė kesh shpėrblim tė pandėrprerė!
    Vėrtet ti je nė njė shkallė tė lartė tė moralit!”

    (El Kalem: 3-4)

    Pėrmbledhje e Haditheve nga “Esh – Shemail” prej Tirmidhiut
    Pamja dhe tiparet e Pejgamberit (s.a.v.)
    Enes ibn Maliku thotė se Pejgamberi (s.a.v.) kishte shtat mesatar, duke mos qenė as shumė i gjatė e as shumė i shkurtėr. Fytyrėn e kishte mjaft simetrike, ndėrsa flokėt nuk i kishte shumė kaēurrela apo shumė tė drejta; pamja e tij ishte burrėrore.
    Ibrahim ibn Muhammed ibn Ali ibn Ebu Talibi thotė:"... Zemra e tij ishte shumė mė e lirė se sa ajo e tė tjerėve; por nga natyra ishte shumė mė i butė nga tė tjerėt, nė jetėn shoqėrore ishte mė bujar se tė tjerėt. Kushdo qė e takonte, papritmas ndjente repsekt pėr tė; kushdo qė njoftohej me tė, nuk mundej tė mos e donte. Rrėfyesi thotė se kurrė mė parė nuk ka parė dikė tė ngjashėm me tė."
    Hindi thotė se Pejgamberi (sa.v.) ishte i madh, nė fakt ai ishte vetė madhėshtia. Fytyra e tij shndriste si hėna e plotė. Kishte peshė mesatare, printe nga gjatėsia por ishte mė i shkurtėr se njerėzit e gjatė... Tė ecurit e kishte tė lehtė dhe tė sigurt, sikur zbriste nga njė shkallė mė e lartė nė njė mė tė ulėt. Sa herė qė shikonte diēka, shikonte drejt nė tė; sytė e tij zakonisht ishin tė ulur, mė tepėr tė drejtuar nga toka sesa nga qielli. Gjėrat e kėsaj bote, Pejgamberi (s.a.v.) ēdoherė i shikonte me bishtin e syrit. Ithtarėt e tij i lejonte tė ecin pėrpara ndėrsa kur takohej me muslimanėt e tjerė, i pėrshėndeste i pari.
    Xhabir ibn Semureh thotė: "Pejgamberi i Allahut (s.a.v.) kishte gojė tė gjerė. Sytė i kishte ngjyrė kafeje e tė ndritshėm. Njėherė e pashė Pejgamberin (s.a.v.) nė dritėn e hėnės. Ai kishte hedhur mbi trup njė mantel tė kuq dhe unė me qėllim e pashė kundruall hėnės. Ai mu duk dukshėm mė i bukur se hėna vetė."
    Ebu Hurejre thotė se Pejgamberi (s.a.v.) kishte njė pamje sikur tė ishte bėrė prej argjendi. Nė flokėt e tij kishte njė balluke.
    Se'id Xhurejri rrėfen qė e kishte dėgjuar Ebu Tufejlin duke thėnė se e kishte parė Pejgamberin e Allahut:"... Pastaj Se'idi kėrkoi nga ai qė ta pėrshkruajė Pejgamberin (s.a.v.). Ai u pėrgjigj se Pejgamberi (s.a.v.) kishte pamje tė skuqur nė tė bardhė, ishte i bukur dhe kishte sjellje tė matur."
    Ebu Bekri i tha Pejgamberit (s.a.v.) se megjithėse ishte nė gjendje tė mirė fizike, ishte gjė e ēuditshme qė dukej i plakur. Ai iu pėrgjigj se ajetet e pėrmendura mė poshtė e kanė plakur atė, sepse nė kėto ajete pėrshkruhen Dita e Ringjalljes dhe xhehennemi.(Fjala ėshtė pėr ajetet e sures Hud, el-Vakia, el-Murselat, en-Nebe dhe et-Tekvir). Atė e plakėn ankthi dhe brenga pėr njerėzimin.
    Ebu Se'id el Hudriu thotė se kur Pejgamberi i Allahut vishej me rroba tė reja, atėherė thoshte se Allahut duhet t'i takojė ēdo lėvdatė qė i kishte dhėnė rroba tė reja, e pastaj do tė fillonte tė lutej pėr shenjtėrinė e rrobave...
    Semureh ibn Xhundub rrėfen se Pejgamberi (s.a.v.) ka thėnė:
    "Vishuni me rroba tė bardha; ato me tė vėrtetė janė tė pastra dhe tė dlira; edhe kur tė vdisni, mbėshtilluni me to."
    Ebu Hurejre rrėfen se Pejgamberi (s.a.v.) ka thėnė: "Kur dikush nga ju mbath kėpucėt, atėherė duhet tė fillojė me kėmbėn e djathtė.
    Kur t'i zbathė kėpucėt, duhet tė fillojė me kėmbėn e majtė, ashtu qė e djathta tė jetė e fundit."
    Aishja thotė se sa i pėrket shprehive personale, siē janė rregullimi i flokėve, mbathja e kėpucėve dhe pėrgatitjet e tjera, Pejgamberi (s.a.v.) ēdoherė fillonte nga e djathta.
    Ebu Hurejre thotė se kurrė nuk kishte parė diēka mė tė bukur se Pejgamberi (s.a.v.), nga fytyra e tė cilit dukej sikur shndriste dielli, si dhe nuk kishte parė askėnd mė tė shpejtė nė tė ecur sesa Pejgamberi (s.a.v.), sepse kur ecte ai, dukej sikur vetė toka rrotullohej pėr tė. Shokėt e tij mundoheshin tė mbajnė hapin me Pejgamberin (s.a.v.) madje edhe kur ai ecte me nge. Ibrahim ibn Muhammedi, i cili ishte njėri nga pasardhėsit e Ali ibn Ebu Talibit, thotė se, kur Aliu e pėrshkruante Pejgamberin (s.a.v.), e kishte zakon tė thotė se Pejgamberi (s.a.v.) ecte fuqishėm sikur ēdoherė tė ishte duke zbritur diku poshtė shkallėve.
    Abdurrahmani, i biri i Ebu Bekrit, nė bazė tė tregimeve tė tė atit, tregon se Pejgamberin (s.a.v.) e kishin pyetur se a thua ishte nė gjendje tė tregonte se cilat ishin mėkatet mė tė mėdha ... Pejgamberi (s.a.v.) u kishte thėnė se ato ishin pėrpjekja pėr t'u matur me Zotin dhe mosbindja ndaj prindėrve... Nė vazhdim, Pejgamberi (s.a.v.) tha se edhe gėnjeshtra mund tė hyjė nė mesin e mėkateve mė tė mėdha.
    Ebu Ejub el-Ensari thotė se njėherė, duke qenė nė shoqėri me Pejgamberin (s.a.v.), u kishin shtruar sofrėn. Ushqimi qė hėngrėn nė fillim ishte shumė mė i bekuar se ai qė hėngrėn nė fund. Ai pastaj kishte thėnė: "0 Pejgamber (s.a.v.)! Si ndodhi kjo?" Pejgamberi (s.a.v.) ishte pėrgjigjur se, nė fillim kur kishin filluar tė hanė kishin pėrmendur emrin e Allahut, por mė vonė duke ngrėnė, atė nuk e kishin pėrsėritur mė dhe se me ta kishte ngrėnė edhe shejtani.
    Aishja tregonte se Pejgamberi (s.a.v.) kishte thėnė se, nė qoftė se dikush harron tė thotė "Bismil-lah" (Me emrin e Allahut), para se tė fillojė tė hajė, atėherė duhet qė emrin e Allahut ta pėrkujtojė nė kėtė mėnyrė: “Qoftė me emrin e Allahut fillimi dhe mbarimi i kėsaj”.
    Umer ibni Ebu Selemeh thotė se shkoi te Pejgamberi (s.a.v.). Pejgamberi (s.a.v.) i tha: "0 bir, afrohu! Kujtoje emrin e Allahut dhe ha me dorėn e djathtė dhe atė nga ajo anė qė ke mė afėr." Ebu Se'id el-Hudrij thotė se kur Pejgamberi (s.a.v.) mbaronte sė ngrėni, kishte zakon tė thoshte: "Tė gjitha lėvdatat i takojnė Allahut qė na dha tė hamė e tė pimė e na bėri muslimanė."
    Enes ibn Maliku thotė: "Allahu me tė vėrtetė kėnaqet me ata qė hanė njė kafshatė e pinė njė gllėnkė e pastaj e lėvdojnė Atė."
    Tregohet se Pejgamberi (s.a.v.) ka thėnė: “Nėse dikujt prej jush i jepet njė lule aromatike, atėherė ai nuk duhet ta refuzojė, sepse lulet vijnė nga xhenneti”.
    Aishja thotė se Pejgamberi (s.a.v.) nuk ka folur shpejt siē bėnin tė tjerėt, por ka folur qartė dhe duke theksuar ēdo fjalė, ashtu qė ai, i cili i ulej praėn, tė ishte nė gjendje qė tė mbajė mend ēdo fjalė.
    Hind bint Ebu Halah... thotė se Pejgamberi (s.a.v.) kryesisht rrinte i heshtur. Ai nuk fliste pa nevojė. Bisedėn e fillonte dhe e mbaronte qartė. E folura e tij nuk ishte e kotė, por fliste me elokuencė. Kurrė nuk ishte i padrejtė ndaj dikujt e as nuk lejoi qė dikush tė mos pėrfillet... Bota dhe sendet nė tė nuk e shqetėsonin. Mirėpo, kur nuk pėrfillej e vėrteta, atėherė asgjė nuk mund ta qetėsonte zemėrimin e tij derisa detyrohej tė zbatonte urdhėrat dhe obligimet fetare. Ai nuk mbrohej nga asnjė aspekt i natyrės sė tij, e as nuk hakmerrej ndaj dikujt... Kur ishte i zemėruar shikonte mėnjanė, kurse kur ishte i kėnaqur shikonte poshtė. Gazi mė i madh i tij ishte buzėqeshja.
    Ebu Hurejre tregon se Pejgamberi (s.a.v.) ka thėnė se fjalėt mė tė mira, tė cilat ndonjė poet arab i ka shkruar ndonjėherė, janė vargjet e Labidit, qė fillojnė kėshtu: “Ruajuni! Ēdo gjė prishet e vdes, pėrveē Allahut”.
    El-Bera ibn Azib-i rrėfen se kur Pejgamberi (s.a.v.) shtrihej nė shtrat, e kishte zakon qė pėllėmbėn e djathtė ta verė mbi faqen e djathtė dhe tė thotė: "0 Allah! Mė ruaj nga dėnimi nė ditėn kur vullneti Yt do t'i ngrejė krijesat e Tua."
    Kur Pejgamberi (s.a.v.) binte tė flejė, thoshte: "0 Allah! Me emrin Tėnd bie dhe me emrin Tėnd ngrihem"; ndėrkaq kur zgjohej thoshte; “Qoftė i lėvduar Allahu qė na ngjalli, atėherė kur ishim bėrė gati tė vdesim; dhe ringjalljen do ta bėjė Ai”.

    Aishja thotė se kur Pejgamberi (s.a.v.) binte tė flejė, ēdo mbrėmje i bashkonte dhe i hapte pėllėmbėt e tij dhe lexonte kėto sure tė Kuranit: Kulhuvall-llahu ehad, Kul eudhu bi Rabbi'l Feiek dhe Kul Eudhu bi Rabbin-Nas. Pastaj me duart e tij mbėshtillte trupin e vet aq sa kishte mundėsi. Pastaj e fėrkonte kokėn dhe fytyrėn, si dhe pjesėn e pėrparme tė trupit tė tij.

    Agjėrimi vullnetar i Pejgamberit (s.a.v.)
    Enes ibn Malikun e kishin lutur qė tė vlerėsojė agjėrimin e Pejgamberit (s.a.v.). Ai u pėrgjigj se gjatė muajve tė caktuar, Pejgamberi (s.a.v.) e zgjaste aq shumė agjėrimin e tij, saqė njerėzit mendonin se nuk do ta ndėrpresė kurrė, ndėrkaq nė muajt e tjerė, e ndėrpriste aq shumė agjėrimin, saqė tė tjerėt mendonin se nuk do tė agjerojė mė kurrė. "Po tė deshit qė ta shihnit Pejgamberin (s.a.v.) duke u lutur gjatė natės, atėherė ēdo herė do ta shihnit tė tillė, por edhe po deshit ta shihnit duke fjetur, edhe ashtu do ta shihnit."
    Aisheja thotė se Pejgamberi (s.a.v.) agjėronte tė hėnave dhe tė enjteve. Aisheja pastaj tregon se Pejgamberi (s.a.v.) mė shumė agjėronte gjatė ditėve tė muajit Sha'ban se sa gjatė ndonjė muaji tjetėr.
    Pejgamberi (s.a.v.) pėlqente vetėm ato veprime, tė cilat personi pėrgjegjės i kryente rregullisht. Ebu Salihu thotė se kishte pyetur Aishen dhe Ummu Selemen, se cilat janė ato veprime qė Pejgamberi (s.a.v.) i pėlqen mė shumė. Qė tė dyja iu pėrgjigjėn: "Veprimet qė ēdoherė mund tė kryhen rregullisht, qofshin ato tė vogla apo tė mėdha."
    Tė lexuarit e Kuranit nga ana e Pejgamberit (s.a.v.)
    Dikush e pyeti Ummu Selemen rreth asaj se, nė ē'mėnyrė Pejgamberi (s.a.v.) e lexonte Kuranin. Ajo i tha se leximi i Kuranit nga Pejgamberi (s.a.v.) ishte i qartė dhe se ēdo shkronjė shqiptohej si duhet.
    Ibn Abbasi thotė se leximi i Pejgamberit (s.a.v.) ishte i atillė, qė kur ai lexonte brenda nė dhomė, edhe njeriu qė gjendej nė oborr mund ta dėgjonte shumė qartė.

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: * JETA E PROFETIT MUHAMED *

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 6/5/2024, 19:41