BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Filmi ''The Oath'', njė dritare nė botėn e Al Kaidės

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Filmi ''The Oath'', njė dritare nė botėn e Al Kaidės

    Mesazh nga Albatros 21/2/2010, 17:50

    Filmi ''The Oath'', njė dritare nė botėn e Al Kaidės Sundan10

    “The Oath” apo “Betimi”, njė dokumentar i regjizores Laura Poitras, hap njė dritare nė botėn e al-Kaidės, Osama bin Ladenit, qendrės sė paraburgimit nė Guantanamo Bay dhe imazhit tė Shteteve tė Bashkuara nė Jemen. Filmi i xhiruar nė Jemen dhe Guantanamo tė Kubės, fitoi ēmimin pėr kinematografinė mė tė mirė nė Festivalin e Filmit Sundance dhe vjen nė njė kohė kur interesi mbi al-Kaidėn nė Jemen ėshtė rritur shumė.

    Nė filmin “Betimi” personazhi me emrin Abu Xhandal ka probleme. Ai ėshtė shofer taksie nė kryeqytetin Sana tė Jemenit, dhe mezi pėrballon jetesėn.

    Abu Xhandal thotė se ai ndjehet pėrgjegjės pėr fatin e Salimit. Ai e nxiti kunatin e tij t’i bashkohej al-Kaidės nė vitin 1996. Nė atė kohė, Abu Xhandal ishte truproja e Osama bin Ladenit, por ai thotė se Salimi nuk ishte terrorist. Abu Xhandal u shkėput nga Bin Ladeni nė vitin 2000, pavarėsisht se kishte bėrė betimin e besnikėrisė, dhe krijoi njė jetė familjare.

    Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, regjizorja Laura Poitras thotė se marrėdhėnia mes Abu Xhandalit dhe Salim Hamdanit ka tė bėjė me ēėshtje mė tė rėndėsishme.

    “Kjo ėshtė njė dramė familjare qė pėrshkruan historinė e 11 shtatorit, tė Guantanamos dhe marrjes nė pyetje.”- thotė ajo.

    Hamdan u arrestua nė Afganistan dhe u transferua nė Guantanamo pak pas sulmeve tė 11 shtatorit nė SHBA. Ai mbeti atje pėr shtatė vjet.

    “Njė muaj ėshtė si njė vit kėtu. Kam dhembje shpine dhe kėmbėsh dhe mė kruhet lėkura nga mungesa e diellit.”- thotė ai.

    Zonja Poitras nuk e tregon fytyrėn e Hamdanit, por letrat dėrguar familjes tregojnė vuajtjet e tij:

    “Guantanamo ėshtė si njė ėndėrr e keqe. Ėshtė njė ėndėrr e keqe kombėtare. Ende nuk mė besohet qė Guantanamos po i mbushen 9 vjet. Si mund t’i mbajmė njerėzit jashtė ligjit?”

    Avokati ushtarak mbrojtės, leitnant komandanti Brajėn Mizer ėshtė dakort.

    “Pėrdorimi i dėshmive tė marra me forcė ėshtė njė nga problemet themelore tė komisioneve ushtarake.”

    Nė Jemen, Poitras ėshtė pėrqendruar tek Abu Xhandal. Ky njeri ėshtė i ndėrlikuar, shumė fetar dhe karizmatik. Ai dėnon sulmet terroriste qė vrasin civilė tė pavajshėm, por nuk ndjehet mirė pėr faktin qė ka thyer betimin ndaj Bin Ladenit. Ai thotė se al-Kaida nė Jemen ėshtė rritur nga njė grup i vogėl nė njė lėvizje tė fortė sociale. Poitras e filmon Abu Xhandalin duke u intervistuar nga gazetari i Nju Jork Tajms Robert Uorth.

    Abu Xhandalit nuk i pėlqen Amerika dhe politika e saj e jashtme, por ai ka frikė edhe nga al-Kaida e re. Abdul Gani al-Irjani, analist politik qė kėshillon Poitras, tha pėr Zėrin e Amerikės se ai ka tė njėjtėn frikė.

    “Brezi i dytė i al-Kaidės ėshtė mė i rrezikshėm se i vjetri. Ata kanė dalė pas ndėrhyrjes nė Irak dhe janė tė zemėruar. Ata i shohin tė gjithė si armiq, edhe myslimanėt e tjerė, apo jemenasit e tjerė.”

    Zonja Poitras nuk mban qėndrim nė mbėshtetje tė asnjėrės palė. Ajo thotė se ka treguar si janė gjėrat me tė vėrtetė. Dokumentari i saj “Betimi” lidh rritjen e al-Kaidės nė Jemen me zemėrimin ndaj politikės sė jashtme amerikane nė Lindjen e Mesme dhe me ndalimin e debatueshėm tė tė dyshuarve pėr terrorizėm nė Gjirin e Guantanamos.

      Ora ėshtė 19/4/2024, 10:06