BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zhdukja e shqiptarisė katolike nė Maqedoni

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Zhdukja e shqiptarisė katolike nė Maqedoni

    Mesazh nga Albatros 16/3/2010, 18:44

    Vite me radhė u zhvillua qetė sllavizmi i shqiptarisė katolike nė Shkup, pavarėsisht thirrjes “Shpėtona o zot, po zhdukemi! tė Pjetėr Bogdanit drejtuar asokohe

    Nė Maqedoni me dekada ėshtė zhdukur qetėsisht prania e shqiptarėve katolik, si njė komunitet prestigjioz dhe me vlera tė larta kombėtare. Vite me radhė u zhvillua qetė sllavosja e shqiptarisė katolike nė Shkup. Nė Argjipeshkvinė e dikurshme Shkup - Ohėr, mė vonė Shkup – Prizren (gjer mė 1989), ku kanė meshuar shqip dhe kanė qenė nė krye tė grigjės katolike Andrea Bogdani, Pjetėr Bogdani, Gjon Nikollė Kazazi, Lazėr Mjeda, kur ka shėrbyer si motėr nderi nė Letnicė (tė Karadakut) edhe Nėnė Tereza dhe Gaspėr Gjini, nė Kishėn Katolike tė Shkupit.

    “Pas zhbėrjes sė Argjipeshkvisė Shkup-Prizren ma 1991 nga ana e Vatikanit, ulet shesh “me bekimin e Vatikanit”(!) njė prifti i rremė katolik maqedonas, Pero Stojanov, qė hoqi meshimin shqip dhe pėrdhosi ritet katolike tė meshimit me rite sllavo-ortodokse dhe fati i shqiptarisė katolike nė Shkup, pas asaj qė ndodhej gjithandej nė Karadak tė Shkupit dhe si e gjejmė nėpėr enciklopedi mbi krishterimin shqiptar ndėr kėto vise, mori fund, ca shekuj pas thirrjes “Shpėtona o zot, po zhdukemi! tė Pjetėr Bogdanit drejtuar Romės asokohe”, thekson analisti Nijazi Muhamedi. Sipas tij, Vatikani tani, me lobim masonėsh maqedonas, bėn pėrpjekje qė qendrėn metropolike katolike nga Shkupi (si qendėr e dikurshme dhe e tashme e katolicizmit shqiptar) ta spostojė diku nė Strumicė. “Dhe kjo po ndodh nė krye tė shėnimit tė 100 vjetorit tė Nėnė Terezės, shenjtores botėrore qė e dha krishterimi shqiptar”, vlerėson Muhamedi, si njohės i evoluimit dhe zhdukjes sė shqiptarisė katolike.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 02:25