Ē'fare eshte nje emocion? Ēlidhje ka mes shprehjeve te fytyres dhe emocioneve? Disa studime mbi efektet e toksines botulinike, te cilat lidhen edhe me estetiken, kane nxitur debatin rreth natyres se emocioneve. Rezultatet e arritura nga Universiteti Wisconsin-Madison, te prezantuara se fundmi edhe ne konferencen e pervitshme te Society for Personality and Social Psychology (Shoqeria e Personalitetit dhe Psikologjia Sociale), tregojne se perdorimi i toksines botulinike mund te ndikoje ne perpunimin e disa emocioneve.
Personat qe u nenshtrohen trajtimeve me toksine botulinike per te parandaluar rrudhat ne pjesen e mollezave, te ballit dhe syve ndiejne veshtiresi jo vetem ne ngrysjen e vetullave, por u duhet me shume kohe per te shfaqur shprehjet verbale, te cilat u korrespondojne emocioneve negative (armiqesi, inat, frike), nderkohe qe nuk ndryshon aftesia per te shprehur emocionet pozitive (shprese, deshire, gezim, lumturi).
I pari qe ka folur per emocionet e misheruara ishte psikologu William James, pothuajse nje shekull me pare. Ai shkruante: Nese ne imagjinojme nje emocion te forte dhe me pas perpiqemi te nxjerrim nga koshienca jone te gjitha perceptimet e simptomave te saj trupore, veme re se nuk mbetet asgje qe nuk eshte nje materie mendore, me te cilen mund te zevendesohet emocioni dhe gjithēka qe mbetet eshte nje gjendje e ftohte e neutrale e perceptimit intelektual. Fytyra eshte organi kryesor i shprehjes trupore.
Kur fytyra jone shpreh nje emocion, ne a jemi ne gjendje ta ndiejme ate? Eksperti Paul Ekman (aktualisht profesor psikologjie ne Universitetin e Kalifornise) dhe grupi i tij i punes jane perpjekur te hedhin drite mbi kete ēeshtje. Ai u kerkoi disa subjekteve te leviznin muskujt e fytyres ne menyre qe te stamponin ne fytyrat e tyre nje shprehje emocionale te veēante (per shembull, inat ose gezim), edhe pse ata nuk ishin ne dijeni per qellimin e eksperimentit: ēuditerisht subjektet ndienin nje gjendje emocionale qe i korrespondonte shprehjes se fytyres, pa qene e nevojshme qe trupat e tyre ne fillim te shfaqnin profilin e aktivizimit qe shoqeron emocionin. Ekspertet treguan se jo te gjitha pjeset e trurit genjehen nga levizjet qe zakonisht prodhohen ndryshe nga zakonisht.
Ideja qe ekziston ne lidhje mes shprehjeve te fytyres dhe emocioneve i ka shtyre per shume vite studiuesit te kerkonin ne fushen e psikologjise se sjelljes jo verbale. Per shume kohe, neuroshkencetaret kane studiuar nese emocionet qe formohen ne tru transmetohen ne fytyre dhe e kunderta, sot e dime qe te dyja hipotezat e hedhura jane te vlefshme. Trupi, muskujt qe kontribuojne ne mimike marrin pjese ne formimin e emocioneve. Te dyja sistemet ndikojne ne menyre reciproke, thote nje studiues. Por ēfare ndodh nese nje shprehje e vrenjtur tregon se jemi nen shoqerine e mendimeve qe na shqetesojne?
Kur jemi te shqetesuar apo te stresuar, tensioni muskular rritet. Tensioni psikik ne tru shkakton ēlirimin e hormoneve te stresit, te cilat zakonisht nderhyjne neper situata te ndryshme rreziku, thote studiuesi. Ne fakt, tensioni nga pikepamja e mbijeteses eshte i nevojshem, sepse te nxit qe te luftosh ose tia mbathesh. Kjo gje ne vetvete nxit nje mekanizem tjeter qe vetushqehet. Ne fakt kur truri percepton qe muskujt periferike jane te tensionuar aktivizon alarmin. eshte nje shembull i asaj qe quhet feedback-u pozitiv. Nese muskulatura eshte e relaksuar, atehere edhe mesazhet qe shkojne ne tru jane te se njejtes natyre, jane sinjale qetesie. Nga ana tjeter, ekzistojne shfaqje te ndryshme qe nderhyjne ne levizjen e pjeseve te tjera te trupit, duke shkaktuar ndryshime ne proceset njohese dhe emotive.
Studimi i kryer nga departamenti i psikologjise se Universitetit Wisconsin-Madison ka marre ne shqyrtim 40 subjekte, te cilet kishin perdorur toksine botulinike. Pas trajtimit me toksine kaviet kishin nje shprehje me pak te tensionuar, sepse aftesia e tyre per te rekrutuar muskujt e perfshire ne kete proces ishin pjeserisht te ēaktivizuar. Per te testuar studimin e tij mbi shprehjet e fytyres dhe emocioneve, njeri nga shkencetaret u ka kerkuar pacienteve te lexonin disa fraza para dhe pas dy javesh nga trajtimi me toksine, duke matur kohen e leximit dhe shprehjet emocionale. Frazat shprehnin inat, trishtim (per shembull: hapa adresen time te e-mail-it dhe nuk gjeta asnje mesazh urimi te shkruar per ditelindje), ose ndjesi mireqenieje. Rezultatet tregojne asnje ndryshim ne kohe per te kuptuar mesazhet e lidhura me emocione pozitive. Megjithate, pas trajtimit me toksine botulinike, subjekteve u nevojitej pak me shume kohe per te vleresuar me saktesi frazat qe shprehnin inat ose trishtim. Ne fund kjo gje konfirmon hipotezen e feedback-ut facial: shprehja e fytyres eshte e lidhur ngushte edhe me aftesine e te ndierit te emocioneve.