Fajon: Protestat e opozites pengojne vizat
Procedurat per vizat pritet te zgjasin pertej limiteve
te percaktuara me pare, edhe per shkak te ardhjes dhe te nje grupi
tjeter ekspertesh, qe mund te shtyjne per nje vjeshte levizjen e lire te
shqiptareve. Raporti i eksperteve te Komisionit Evropian per
liberalizimin e vizave u heq mundesine shqiptareve dhe boshnjakeve te
levizin pa viza perpara veres. Vendimi i mundshem mund te merret vetem
ne muajt e fundit te ketij viti. Ky eshte konstatimi qe u be dje nga
reporterja e Parlamentit Evropian per vizat, Tanja Fajon. "Eshte e
mundur qe eksperte te tjere do duhet te vizitojne Shqiperine, cka do te
thote padyshim me shume kohe, ndaj ne nuk do te mund te perfundojme kete
procedure perpara pushimeve te veres", u shpreh Fajon per "Balkan
Insight". Sipas saj eshte shume e rendesishme qe autoritetet te
vazhdojne te punojne fort, sepse kemi perpara muaj vendimtare dhe duhet
ruajtur pergjegjshmeria. Megjithate, Fajon shpreson se Brukseli do te
coje perpara propozimin legjislativ per liberalizimin e regjimit te
vizave dhe do te kerkoje permbushjen e kushteve shtese perpara se te
jete permbyllur procesi i plote i liberalizimit. Sipas saj, vleresimi i
eksperteve do te behet i njohur ne fund te prillit dhe nese cdo gje
shkon mire propozimi per liberalizimin e vizave per Bosnjen dhe
Shqiperine do te vihet ne tryeze ne fund te muajit maj. "Une pres qe
komisioni te beje rekomandimin per liberalizimin e vizave per dy vendet,
por kjo varet nga ceshtjet e mbetura pezull dhe se u takon autoriteteve
vendase qe te finalizojne punen qe kane per te bere", kembenguli Fajon.
Por nga ana tjeter, ajo nuk ka munguar te shprehet se protestat e
opozites, mund te vonojne integrimin e dhe te mbyllin deren e Shqiperise
per ne Evrope. "A eshte Shqiperia me te vertete te pjekur apo do te
mbylle deren e saj ne Evrope ne javet e ardhshme per shkak te situates
politike e tensionuar dhe thirrjet e opozites per protesta
anti-qeveritare ne fund te ketij muaji?", ka qene deklarata e pershkruar
ne forme pyetje e eurodeputetes Fajon. Ajo ka kembengulur se eshte
shume e rendesishme ajo qe kerkojne njerezit qe duan te levizin pa viza.
"Le te harrojme lojerat politike dhe luften per pushtet. Gjate muajve
te fundit, si Bosnja ashtu dhe Shqiperia ka bere nje perparim te
konsiderueshem ne permbushjen e kushteve teknike per liberalizimin e
vizave. Ne muajt e fundit ata kane arritur ne fund ate qe mund te kishte
bere ndoshta nje vit me pare", ka qene deklarata e Fajon. Sipas saj,
liberalizimi i vizave duhet te behet sa me shpejt, ne menyre qe
qytetaret e ketyre vendeve te mos e humbin besimin tek politikanet e
tyre por e te rrezikohet dhe kredibiliteti i BE. Njeheresh
europarlamentarja sllovene ka nenvizuar faktin se vendimi per vizat
eshte i rendesishem per njerezit dhe kjo eshte ajo qe do te vendose per
te ardhmen e tyre. Teksa ka nenvizuar faktin se jane me shume te rinjte
ata qe kerkojne te perfitojne nga liberalizimi i vizave, Fajon tha se
liria e levizjes eshte liria themelore e cdo qytetari evropian dhe per
kete Brukseli duhet te jete koshient ne marrjen e vendimit. "Populli e
meriton levizjen e lire, me shume se kurre me pare", tha Fajon, duke
nenvizuar faktin se ata jane dhe te dekurajuar nga lajmet qe vijne se
vonesat vijne per shkak te gjendjes se brendshme dhe te jashtme
politike, ata kane humbur besimin e tyre tek keta faktore. Fajon ka
nenvizuar se ne Parlamentin Evropian eshte duke ushtruar vazhdimisht
presion mbi dy udheheqesit e dy vendeve, por dhe institucioneve
evropiane per te kryer pjesen e tyre perkatese te detyres pa vonese, pas
me klasifikimin e vendeve ne te mira dhe te keqja rrezikohet krijimi i
ndarjeve dhe jo stabilitet ne rajon. Ne kete linje u deklarua dje edhe
europarlamentari Jelko Kacin ne nje prononcim per "European Voice".
Sipas tij, heqja e regjimit te vizave per shtetasit e
Bosnje-Hercegovines ka gjasa te shtyhet deri ne fund te vitit. Kacin tha
se propozimi i Komisionit Evropian per heqjen e vizave ka gjasa qe
perfundoje ne Parlamentin Evropian ne shtator dhe mund te hyje ne fuqi
ne muajin dhjetor.
Fajon
"Per shkak te mungeses se vullnetit politik te vendeve anetare te BE apo
dyshimet e tyre lidhur me gatishmerine e te dy shteteve perkatese,
eshte e drejte te pyes veten kush eshte duke humbur kredibilitet ne kete
rast, politikanet pergjegjes ne Bosnje dhe , te cilet
pretendojne se kane bere gjithcka per procesin, apo BE, qe tha vitin e
kaluar se liberalizimi i vizave per te dy shtetet e fundit te Ballkanit
Perendimor do jete nje ceshtje prioritare ne axhenden e vet".
Fajon: Protestat e opozites pengojne vizat Procedurat per vizat pritet te zgjasin pertej limiteve te percak
Dino- ☆ ViP Nė B'SH ☆
- Shteti :
Gjinia :
Antarėsimi : 25/01/2010
Nr i postimeve : 4951
Pikėt : 11415
Votat : 95
Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!
No Comment.