BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    20 skandalet seksuale me te famshme ne politike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 20 skandalet seksuale me te famshme ne politike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/5/2010, 16:12

    20 skandalet seksuale me te famshme ne politike! Images

    Nese ata nuk do te kishin qene figura shteti, veprimet e tyre mund te shkaterronin familjen, por zor se do kishin te benin me karriere ne tyre. Por ne momentin qe behet fjale per njerez qe kane marre persiper nje post publik qe mbart pergjegjesi politike, edhe flirti me i pafajshem kthehet ne fatalitet. Te rralla jane rastet kur nje politikan mund t'ia hedhe paq ne keto lloj situatash. Nje nder skandalet me te hershme ne historine moderne te SHBA eshte ai i quajtur "Ēeshtja Petticoat" ne vitin, 1831, kur sekretari i Luftes se qeverise amerikane, John Henry Eaton u martua me Margaret O'Neill Eaton. Mendjet konservatore te kohes te kryesuara nga bashkeshortja e zv/presidentit amerikan, Floride Calhoun ndermoren nje fushate perjashtimi ndaj ēiftit te ri, pasi pretendohej se ish-bashkeshorti i Margaret kishte vrare veten pikerisht per shkak te marredhenies se saj me sekretarin e Luftes se shtetit. Lista vijon me emra te tjere politikanesh te perfshire ne skandale te ndryshme, siē eshte Bill Clinton, David Lloyd George, etj.

    “Ēeshtja Petticoat”, 1831 – Martesa e Margaret O’Neale me sekretarin e Luftes se kabinetit amerikan, John Henry Eaton.


    “Petticoat Affair”, e njohur gjithashtu si “Eaton Affair” apo “Eaton Malaria”, e shte nje skandal seksual i vitit 1831 qe perfshinte anetare te kabinetit te presidentit amerikan Andrew Jackson. Margaret “Peggy” O’Neale, me vone Margaret O’Neill Eaton, ishte vajza e nje pronari pensioni, bashkeshorti i pare i se ciles, marinari John B. Timberlake kishte kryer vete vrasje. Peggy shquhej per temperamentin e saj te gjalle , ēka nenkuptonte se ajo ishte tip flirtues dhe seksuale ne nje kohe kur grate “e respektuara” nuk ishin te tilla. Supozohej se bashkeshorti i saj kishte kryer vete vrasje per shkak te marredhenies se saj me sekretarin e Lufte s se qeverise , John Henry Eaton. Peggy dhe Eaton u martuan menje here pas vdekjes se Timberlake, duke skandalizuar grate “e respektuara” te kryeqytetit amerikan. Pas kesaj linden reagime te forta pro dhe kundra nje veprimi te tille . Koalicioni anti-Peggy udhe hiqej nga Floride Calhoun, bashke shortja e zv.presidentit amerikan John C. Calhoun dhe nje grup grash te tjera te kabinetit. I vetmi anetar i pamartuar i kabinetit te qeverise amerikane, Martin Van Buren, mbajti anen e ēiftit Eaton. Nde rsa Zonja e Pare , Rachel Jackson u vu ne radhe te grupit kunder ēiftit. Skandali ishte aq intensiv saqe shume anetare te qeverise dhane doreheqjen. Si pasoje edhe Eaton dha doreheqjen.

    David Blunkett, 2004 – Sekretari i Shtetit jep doreheqjen pasi zbulohet se ai kishte nje marredhenie me nje grua te martuar, Kimberly Quinn dhe supozohej se ne ate kohe po perpiqej te lehtesonte procedurat e vizes per dadon filipinase te femijeve te saj.

    Gjate kohes se tij si Sekretar Shteti ne kabinetin britanik, Blunkett kishte marredhenie me Kimberly Fortier, botuesja me kombesi amerikane e revistes se krahut te majte “The Spectator”. Marredhenia trevjeēare perfundoi ne gusht te vitit 2004 kur Fortier vendosi te kthehej tek Bashkeshorti i saj. Kryeministri Tony Blair ne ate kohe e konsideroi si te arsyeshme qe Blunkett te qe ndronte ne postin e tij, pasi ēeshtja nuk kishte te bente me pozicionin e tij ministror. Sidoqofte, ne fund te nentorit 2004, dolen pretendime se Blunkett kishte abuzuar me postin e tij duke perdorur influencen e tij per te pershpejtuar procedurat e aplikimit te leje-qendrimit ne Angli te dados filipinase se te dashures se tij. Kesaj akuze iu shtua dhe fakti se ai gjithashtu kishte perdorur influencen E tij qe po e njejta dado te merrte nje vize turistike austriake. Pas kesaj u hap nje hetim per ke te ēeshtje, i udhehequr nga Sir Alan Budd. Blunkett vendosi te jepte doreheqjen me 15 dhjetor 2004, duke u shprehur se ēeshtja ne fjale ndaj tij po demtonte qeverine . Blunkett ishte divorcuar prej bashkeshortes se tij, me te cilen kishte tre djem, qe ne vitin 1990.

    John e Brownlee – Ish-kryeministri i provinces se Albertas ne Kanada jep doreheqjen ne vitin 1934, pas akuzave se ai kishte joshur nje grua te re. Partia e tij pothuajse u zbeh ne zgjedhjet pas skandalit.


    John Edward Brownlee ka qene nje politikan kanadez, i cili ishte kryeminister i Albertas nga 1925 deri me 1934. Qeveria e Brownlee ishte e suksesshme pasi arriti te negocionte mbi nje shkalle te kontrollit te burimeve natyrore te Albertas me qeverine federale, nje arritje kjo qe u kthye ne historike kur ne Leduc u zbulua nafte ne vitin 1947. Kjo qeveri u perball me sfidat me serioze gjate Depresionit te Madh, kur provinca e perbere kryesisht nga popullsi agrare. Nderkohe , reputacioni personal i Brownlee u shkaterrua nga nje skandal seksual, ne te cilin nje grua e re e denoncoi ate per ngacmim seksual. Ai u shpall fajtor dhe ne korrik te vitit 1934 dha doreheqjen. Per shkak te popullates konservative, e cila u skandalizua nga nje akt i tille , partia e Brownlee pesoi nje renie dramatike dhe ne zgjedhjet e vitit 1935 nuk arriti te fitonte as edhe nje vend ne legjislature . I shkate rruar nga humbja dramatike elektorale, Brownlee u iu rikthye praktikave ligjore ne Edmonton. Kultivuesit e Bashkuar te Misrit, per te cilet ai kishte qene keshilltar perpara se te niste karrieren politike e ripunesuan ate serish. Ne vitin 1948 ai u be president i firmes dhe menaxher i pergjithshem.

    Chris Bryant, 2003 – Deputeti britanik zbulohet se kishte postuar foto te tijat me te mbathura ne faqe interneti per homoseksuale, ku kerkonte partner. Skandali demtoi karrieren e tij ne vazhdim.

    Christopher John Bryant eshte deputet laburist i parlamentit britanik, post te cilin e mban qe prej vitit 2001. Bryant e shte homoseksual i deklaruar, por ai e shte bere objekt i shtypit kur u zbulua se kishte ke rkuar partnere seksuale ne nje faqe interneti per homoseksuale “Gaydar”, duke pozuar vetem me te brendshme, gjate kohes qe ishte deputet. Pasi fotot u publikuan nga nje sere gazetash britanike, deputeti Bryant be ri publike nje deklarate per shtyp ku ke rkonte ndjese. Ne deklarate shkruhej: “Me vjen keq qe nje gje e tille ka ndodhur. Une kam qene gjithnje i hapur rreth jetes time private, por nuk kam synuar qe ta kthej ate te ne nje ēeshtje primare. Me vjen shume keq qe te tjeret jane perpjekur te bejne nje gje te tille . Gjeja me e rendesishme per mua eshte puna qe bej per zgjedhesit e mi si deputet dhe nuk do te lejoj qe te shkeputem nga perfaqesimi i duhur i ketyre njere zve”. Cristopher John Bryant, nje ish-klerik, pranoi me ate rast qe fotografite dhe mesazhet ishin autentike. Sekretari i zone s elektorale te Bryan deklaroi se deputeti laburist nuk e kishte fshehur asnjehere faktin se ishte gei dhe se kjo ishte ēeshtje private e tij.

    Chu Mei-feng, 2001 – Politikania nga Tajvani pret ēdo lidhje me vendin e saj, pasi nje gazete vendase publikon nje CD ku ajo kishte marredhenie seksuale me biznesmenin e martuar Tsen Chung-ming.

    Chu Mei-feng ka qene gazetare televizive, ish-keshilltare e bashkise se Taipeit dhe ish-drejtoreshe e Byrose se Ēeshtjeve Kulturore te qytetit Hsinchu. Me 17 dhjetor 2001 nje gazete vendase “Scoop Weekly” publikoi nje histori ne lidhje me imoralitetin e diskutuar te Chu dhe bashkangjitur me ke te histori kishte dhe nje CD me video 47-minuteshe e regjistruar fshehurazi teksa Chu kishte marredhenie seksuale me nje person, i cili me pas rezultoi se ishte nje biznesmen i martuar, Tseng Chung-ming. Kjo video shkaktoi reagime te menjehershme dhe u shpernda ne gjithe boten nepermjet internetit, pavaresisht se autoritet u perpoqen qe te hiqnin gjithe revistat ne fjale nga tregu. Chu hodhi ne gjyq “Scoop Weekly” pe r shpife dhe shkelje te privatesise , si dhe shperndarjeve te akteve te turpshme pavare sisht se kjo ne nkuptonte se ajo pranonte marre dhe niet seksuale me Tseng Chung-ming. Dy vite para se nje gje te tille te ndodhte, ne vitin 1999, sipas nje sondazhi, Chu ishte nder tri femrat politikane qe meshkujt e Tajvanit do te deshironin t’i shihnin nudo. Qe prej vitit 2003 qendron ne Britanine e Madhe dhe ka prere pothuajse ēdo lloj lidhjeje me Tajvanin.

    Edwina Currie, 2002 – Ish-deputetja britanike zbulohet se kishte pasur nje lidhje kate rvjeēare me John Major, ish-kryeministrin britanik, i cili ishte i martuar ne ate kohe.

    Edwina Currie ka qene deputete ne parlamentin britanik prej vitit 1983–1997, e Partise Konservatore. Currie e shte autore e gjashte librave, duke perfshire ketu dhe “Ditaret” (1987-‘92), ne te cilin u be publik marredhenia e saj me ish-kryeministrin John Major. Ajo mbetet nje figure publike e konsideruar e sinqerte dhe shume koke forte . Ajo ka nje karriere te rendesishme si shkrimtare dhe si figure mediatike. Zbulimi i marredhenies katervjeēare me ish-kryeministrin britanik, e cila fillonte ne vitin 1984 dhe mbaronte me 1988 shkaktoi shume buje . Marredhenia kishte filluar kur ajo ishte deputete e thjeshte , nde rsa Major ishte kryetari i grupit parlamentar te qeverise ne n drejtimin e Margaret Thatcer. Currie pretendonte se ajo i dha fund lidhjes kur vuri re se ajo po behej jopraktike dhe e rrezikshme, per shkak te prezences se vazhdueshme te badigardeve. Ne ate kohe u raportua se Major ndihej i turperuar nga kjo lidhje dhe se ia kishte rre fyer bashke shortes se tij privatisht. Disa jave pasi Currie beri publike ke te lidhje, ajo kritikoi publikisht Major, duke e akuzuar ate si“nje nga kryeministrat me te paafte ”.

    Gary Hart, 1988 – politikani amerikan qe la ne mes fushaten presidenciale pas publikimit te marredhenies se tij me Dona Rice.

    Gary Warren Hart eshte politikan dhe avokat nga Kolorado. Ka kandiduar ne vitin 1988 per president, por u detyrua te nderpriste fushaten per shkakte nje skandali. Ne janarte vitit 1987 ai ishte kandidati kryesor i demokrateve per zgjedhjet presidenciale te vitit 1988. Pas kandidimit te vitit 1984 Gary Hart kishte arritur te perftonte nje menyre te rafinuar te te berit fushate. Ai deklaroi zyrtarisht kandidature n me 13 prill, 1987. Mire po menje here filluan te qarkullonin ze ra se Hart kishte nje marre dhe nie jashte martesore. Ne nje interviste qe u shfaq ne gazete n “New York Times”, Hart u pe rgjigjej ke tyre ze rave: “Me ndiqni nga pas. Nuk me be het vone fare, por ju siguroj se do te merziteni per vdekje”. Nje dite me pare, dy reportere nga “Miami Herald”, ndersa mbikeqyrnin panderprerje banesen e tij ne Uashington D.C. fotografuan nje femer terheqese duke dale nga banesa e tij me 2 maj. “Miami Herald” e publikoi foton menje here te nesermen ne te njejten dite qe ne “New York Times” doli pergjigja e Hart se s’kishte asgje per te fshehur. Nderkohe qe Hart thoshte me ze te larte se s’kishte asgje ne kete mes “Herald Miami” arriti te siguronte disa foto, ku modelja 29-vjeēare Donna Rice qendronte e ulur ne prehrin e Hart, 50 vjeē.

    Lord Lambton, 1973 – deputeti dhe politikani britanik jep dore heqjen pas zbulimeve se ia pe rdorte marijuane dhe frekuentonte prostituta.

    Antony Claud Frederick Lambton, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar ishte Konti i 6-te i Durhamit. Ai ishte deputet ne parlamentin e Britanise dhe kishte dhe detyra te tjera ministrore, te cilat u detyrua t’i linte te gjitha pas perfshirjes se tij ne nje skandal me prostituta dhe marijuahne. Ne vitin 1973, tabloidet “The Sunday” dhe “News of the World”, bene publike marredhenien e Lambton me prostituta. Bashkeshorti i njeres prej prostitutave, Norma Levy, kishte fotografuar ne menyre sekrete Lambton ne shtrat me gruan e tij. Gjithashtu, gjate nje kerkimi te policise ne shtepine e Lambton u gjet nje sasi e vogel kanabis. Me 22 maj, Lambton u detyrua te jepte dore heqjen. Pas ke saj, nje hetim mbi skandalin e prostitucionit doli ne perfundimin se nuk kishte asgje ne kete ēeshtje qe mund te komprometonte Lambton. Ai vete deklaroi se s’kishte marre asnje here dokumente shtete rore me vete gjate takimeve me Norma Levy. Kjo per arsye sepse hetuesit i trembeshin faktit se skandali i prostitucionit mund te kishte qene ne qender te ndonje synimi per te perftuar te dhena qe rrezikonin sigurine kombetare.

    David Mellor, 1992 – deputeti britanik jep dore heqjen pas zbulimit te marredhenies jashte martesore me nje aktore.

    David John Mellor eshte nje politikan dhe avokat britanik i partise konservatore. Ne vitin 1992, atehere minister i Trashegimise ne kabinetin e John Major, u perfshi ne nje skandal me aktoren Antonia de Sancha. Aktorja e shiti historine me politikanin per 30 mije sterlina. Bisedat e tyre ishin regjistruar pa dijenine e tij, por me pas ky akt nuk rezultoi i paligjshe m. Mellor arriti te mbeste ne detyre pas ke tij skandali, por tabloidet filluan te merren gjeresisht me te duke publikuar dhe nje histori se si ai kishte kaluar pushime falas ne gushtin e vitit 2000 si i ftuar i vajzes se nje zyrtari te Organizates Palestineze te Ēlirimit. Pas tre javesh Mellor mori njoftimin se ai ishte kthyer ne turp te qeverise John Major, me ane te nje telefonate. Mellor dha dore heqjen me 24 shtator 1992. Me vone Mellor deklaroi se ai ishte vene ne qender te kesaj stuhie mediatike me synimin per ta larguar nga detyra, por redaktore te tabloideve e mohuan menje here nje gje te tille. Bill Hagerty, redaktor i “People” u shpreh ne ate kohe : “Kjo e shte hera e pare qe David Mellor ka be re ate qe duhej”.

    Mark Oaten, 2006 – deputeti liberal demokrat u zbulua ne vitin 2006 se kishte patur marredhenie me nje prostitute mashkull.

    Mark Oaten, nje politikan liberal demokrat britanik dha doreheqjen ne vitin 2006 pas nje skandali seksual. Tabolidi i njohur britanik “News of the World” zbuloi skandalin ku Oaten kishte marredhenie seksuale me nje mashkull qe ushtronte prostitucionin. Menjehere pas ketij skandali, bashkeshortja prej 13 vitesh e Oaten u zhvendos ne shtepine e fqinjeve dhe me pas u largua nga vendi, duke marre me vete dy vajzat per ski ne Austri. Nderkohe qe fillimisht “Daily Mirror” raportoi se ajo planifikonte te divorcohej me te, me vone BBC raportoi se marredhenia e tyre po permiresohet pas seancave te vazhdueshme te ke shillimit. Ne janar te atij viti tabloidi “News of the World” publikoi faktin se njeri prej dy meshkujve qe ishin te perfshire ne skandalin seksual ishte nje 25 vjeēar polak, nje ish-balerin polak. Bashkeshortja e Oaten, Belinda u intervistua nga revista “Hello” ne prill te vitit 2006, nderkohe qe vete Oaten shpjegoi arsyen e veprimeve te tij ne “The Sunday Times”, ku pretendonte se krizat e moshes se mesme dhe stresi i renies se flokeve ishin pjeserisht pergjegjes per sjelljen e tij.

    Mark Foley, 2006 – Ish-kongresmen amerikan, i cili u dergonte mesazhe adoleshenteve qe kishin punuar si ndihmese ne Kongres.


    Mark Adam Foley eshte nje politikan, i cili ka sherbyer si antar i Kongresit Amerikan nga vitit 1995–2006, duke perfaqesuar Floridan. Me pare nje nisme tar fushatash kunder abuzimit te femijeve dhe shfrytezimit te tyre, Foley dha doreheqjen nga kongresi me 29 shtator 2006, pas akuzave se ai u kishte derguar mesazhe elektronike me permbajtje seksuale, adoleshenteve qe kishin sherbyer si ndihmese apo koriere ne kongres. Pas ke tyre akuzave, FBI nisi hetimet.Dy prej vajzave kane deklaruar se kane pasur marredhenie seksuale me Foley-n, por vetem pasi kane qene ne moshe n e lejueshme per te mos u quajtur minorene.

    David Lloyd George – pas vdekjes se bashke shortes se ish-kryeministrit britanik doli ne pah fakti se ai kishte pasur marredhenie me sekretaren e tij me te cilen dhe u martua.

    Ish-kryeministri britanik ka qe ndruar ne detyre prej vitit 1916-1922. Ne janar te vitit 1941 bashke shortja e tij, Dame Margaret u nda nga jeta. Nderkohe, ne tetor te vitit 1943, ne moshe n 80-vjeēare ai u martua me sekretaren dhe te dashuren e tij, Frances Stevenson, e cila kishte 30 vite me te. Ajo mbahet mend si nje grua e bukur, e kulturuar, e cila u be e famshme sidomos per ditaret e saj qe trajtonin ēeshtje te ndryshme rreth burrave te ndryshem te shtetit qe ishin pjese e jetes se te dashurit te saj. Kjo shkaktoi mjaft tension nde rmjet saj dhe pjese s tjeter te familjes se David Lloyd George.

    Skandali Lewinsky, 1998 – marredhenia e ish-presidentit amerikan Bill Clinton me Monika Lewinsky.

    Skandali “Lewinsky” e vuri ish-presidentin amerikan Bill Clinton ne qende r te nje skandali seksual me praktikanten Monica Lewinsky. Mohimi i lidhjes nen betim nga ana e Clinton e perkeqesoi akomame shume problemin duke krijuar keshtu perveē turperimit dhe nje problem ligjor ēka shkaktoi venien e tij para gjyqit. Sidoqofte ai mbeti ne detyre deri ne perfundim te mandatit te tij. Lajmi i marre dhe nies jashte martesore te ish-presidentit u perhap ne te gjithe shtypin duke dhe ne detaje te marre dhe nieve seksuale me praktikanten 22 vjeēare. Ne deshmine e tij Clinton kishte mohuar faktin se kishte pasur marredhenie seksuale me Monica Lewinsky-n.

    Cecil Parkinson, 1983 – ministri dhe deputeti britanik dha dore heqjen nga kabineti i Margaret Thatcher pasi u zbulua se kishte le ne sekretaren e tij shtatzene duke i premtuar se do martohej me te .

    Cecil Edward Parkinson u zgjodh deputet ne vitin 1970. Pas zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 1979 ai u be zv/minister i Tregtise . Karriera e tij politike do te tronditej re nde ne tetor te vitit 1983, pasi u zbulua se ish-sekretarja e tij, Sara Keays ishte shtatze ne me fe mije n e tij. Keays e beri publik nje fakt te tille pas nje debati ne lidhje me pagesen per mbajtjen e femijes.Ne vitin 1993 Parkinson arriti te fitonte nje vendim gjygjesor sipas te cilit media britanike ndalohej t’i referohej vajzes se tij. Ky urdher do te skadonte ne vitin 2001, kur Flora, vajza arriti ne moshe madhore. Kur ajo u be 18 vjeēe, shtypi britanik shkruajti se Parkinson se kishte takuar asnje here vajzen e tij.

    Rob Oudkerk, 2004 – Politikani holandez humbi vote besimin ne vitin 2004 ne Amsterdam pas zbulimit se ai kishte kryer marredhenie seksuale me prostituta te paligjshme.


    Rob Oudkerk ishte deputet i parlamentit holandez dhe ane tar i asamblese se bashkise se Amsterdamit per partine laburiste. Ne vitin 2004 ai u detyrua te hiqte dore nga postet e tij pas zbulimit se kishte pasur marre dhe nie me punonje se ilegale te seksit. Prostitucioni ne Holande e shte i legalizuar kryesisht per mbrojtjen e punonjesve te seksit. Nderkohe Oudkerk tentoi te fitonte pozicionin e tij brenda partise ne vitin 2005, por ishte e pamundur. Qe prej skandalit te Oudkerk, ēeshtja e prostitucionit ne Holande eshte nder me te diskutuarat.

    James Strom Thurmond, 2003 – pas vdekjes se ish-kandidatit senatorit amerikan zbulohet vajza e tij afrikano-amerikane.

    James Strom Thurmond ishte nje politikan amerikan, i cili she rbeu si senator i Karolines se Jugut dhe i SHBA. Ai gjithashtu ka qene kandidat pe r president ne vitin 1948. Menje here pas vdekjes se tij ne vitin 2003, Essie Mae Washington deklaroi publikisht se ajo ishte vajza e paligjshme e Thurmond. Ajo kishte lindur nga she rbyesja afrikano-amerikane Carrie Butler me 12 tetor 1925, kur Butler ishte 16 vjeēe dhe Thurmond 22. Ai kishte paguar gjithe jete n e saj shkollen dhe nepermjet nipit te tij i kishte dhene asaj para ose ēeqe. Ajo u shpreh se sa ishte gjalle ai nuk kishte folur asnje fjale per hir te dashurise per te atin. Pas deklarates se saj, familja Thurmond e pranoi publikisht nje fakt te tille .

    James McGreevey, 2004 – ish-guvernatori i Nju Xhersit pranon se eshte gey.

    James Edward McGreevey ka sherbyer si guvernator i 52-te i Nju Xhersit derisa u detyra te linte detyren. Kjo ndodhi per arsye se ai pranoi se kishte pasur nje marre dhe nie jashte martesore me nje koleg te seksit mashkull. Ke shtu, duke deklaruar publikisht homoseksualitetin e tij, me 12 gusht 2004, ai u be senatori i pare dhe i vetem homoseksual i deklaruar ne SHBA. Ne librin e tij te kujtimeve “The Confession”, McGreevey pershkruan dyzimin e jetes se tij personale perpara se ai te deklaronte hapur se ishte gey. “e dija se duhet te zhbeja lumturine time duke ndjekur nje karriere publike”, shprehet ai ne liber.

    “Munsinger Affair”, 1960 – skandal ku ministrat kanadeze u pe rfshine me Gerda Munsinger, spiune sovjetike

    Skandali “Munsinger” ishte skandali i pare kombe tar politik seksual ne Kanada. Ne fokus ishte Gerda Munsinger, nje prostitute nga Gjermania Lindore dhe spiune sovjetike, e cila kishte pasur marre dhe nie me disa prej ministrave te kabinetit kanadez te qeverise se John Difenbaker. Me i shquari nga ta ishte ministri i Mbrojtjes, Pierre Sevigny, i cili kishte rreth dy vite qe frekuentohej me Munisnger, madje e kishte ndihmuar ate te aplikonte per nenshtetesine kanadeze. Por sfondi i saj i dyshimte u mor vesh shpejt dhe ajo u debua menjehere per ne Gjermanine Lindore. Ēe shtja u diskutua pas dyerve te mbyllura dhe Sevigny dha dore heqjen ne vitin 1963.

    Skandali “Profumo”, 1963 – Sekretari i Shtetit per Luften, John Profumo dhe marre dhenia e tij me vajzen qe kishte lidhje me spiunin sovjetik.

    Skandali “Profumo” eshte nje skandal politik qe ka ndodhur ne vitin 1963 ne Britanine e Madhe dhe e ka marre emrin nga Sekretari i Luftes, John Profumo, i cili ne ate kohe ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori permasa te medha, pasi Profumo pati nje lidhje te shkurter me vajze ne spektaklit, Christine Keeler dhe me pas genjeu kur u mor ne pyetje. Ai detyrua te jepte dore heqjen pas ketij skandali, i cili demtoi rende edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti qe kjo ngjarje mori pe rmasa te me dha ishte se ne te njejten kohe Keeler kishte qene e pe rfshire dhe ne nje lidhje me Yevgeny Ivanov, nje atashe i ambasades sovjetike ne Londer.

    Uno Sosuke, 1989 – ish-kryeministri japonez dha dore heqjen pasi nje geisha tregoi se kishte pasur nje lidhje me te.

    Uno Sosuke ka qene kryeministri i 75-se i Japonise , por mundi ta mbante ke te post vete m tre muaj pasi nje skandal seksual e detyroi te jepte dore heqjen. Ishte nje geisha, e cila deklaroi publikisht se kishte pasur marre dhe nie me kryeministrin. Rrethanat e ke tij skandali nuk kishin te benin aq me faktin se ai kishte pasur nje lidhje jashte martesore, se sa mungesen e pergjegjshmerise . Kjo pe r arsye se sipas pretendimeve te geishe s ai nuk i kishte paguar asaj shume n e duhur, ēka e kishte detyruar ate te ankohej publikisht. Kjo histori nuk u be shume publike ne vend derisa nje reporter i “Washinton Post” arriti te merrte historine dhe t’i jepte ngjarjes vemendje nderkombetare.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 15:28