BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ndėrron jetė futbollisti Besian Idrizaj

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ndėrron jetė futbollisti Besian Idrizaj

    Mesazh nga Albatros 16/5/2010, 10:57

    Futbollisti Besian Idrizaj ka ndėrruar jetė tė shtunėn nė orėt e
    para tė mėngjesit. 22-vjeēari Idrizaj vdiq pas njė sulmi nė zemėr.
    Lajmin pėr vdekjen e sulmuesit e kanė bėrė tė ditur mediumet austriake,
    ndėrsa e kanė konfirmuar edhe familjarėt e tė ndjerit. Idrizaj ka
    ndėrruar jetė nė banesėn e prindėrve tė tij nė Linz tė Austrisė.
    Besian Idrizaj javėn e kaluar shkoi te familja nė pushim, pas
    pėrfundimit tė kampionatit nė kategorinė e dytė angleze. Ai sė fundi
    luajti pėr ekipin uellsian tė kategorisė sė dytė angleze, Swansea City.
    "Besiani ka vdekur. Mė shumė nuk mund tė them pėr momentin", ka thėnė
    vėllai i tė ndjerit, Qerim Idrizaj.
    Besian Idrizaj u lind nė Austri nė njė familje me prejardhje nga
    Peja. Ai vlerėsohej ndėr futbollistėt mė tė talentuar nė Austri.
    Karrierėn e ka nisur nė klubin Admira Linz. Nė vitin 2003 kaloi nė
    klubin LASK Linz, ndėrsa nė verė tė vitit 2005 u transferua te klubi me
    mė sė shumti trofe anglez, Liverpool. Luajti dhe shėnoi rregullisht me
    ekipin rezervė tė Liverpolit, por nuk mundi tė depėrtonte nė ekipin e
    parė. Pėr ekipin e parė u paraqit vetėm nė disa miqėsore. Nė vitin 2007 u
    huazua nė ekipin tjetėr anglez, Luton Town e mė pas edhe nė Crystal
    Palace. Nė janar tė vitit 2008 u kthye nė Austri, te klubit Wacker
    Innsbruck. Mė 20 shkurt tė atij viti pėsoi kolaps nė fushė gjatė
    ndeshjes kundėr Sturm Grazit. Kolaps pėsoi edhe nė nėntor tė vitit 2008
    gjatė njė stėrvitjeje me LASK Linz. Idrizaj mė pas pushoi njė kohė nga
    futbolli, pėr tė luajtur nė pranverė tė vitit 2009 pėr ekipin gjerman
    Eilenburg. Nė gusht tė vitit tė kaluar firmosi me Swansea Cityn. Me
    Swansean kishte kontratė edhe njė vit. Pėr kėtė skuadėr nė kampionatin
    20092010 luajti tri herė. Pėr ekipin e dytė u paraqit dhe shėnoi
    rregullisht. Idrizaj kishte 12 paraqitje pėr U-21 tė Austrisė, ndėrsa
    shėnoi tre gola. Ėshtė pritur qė shumė shpejt tė paraqitej nė kombėtaren
    e Shqipėrisė. Idrizaj ka luajtur pėr pėrfaqėsuesen e Kosovės nė
    ndeshjen reviale tė zhvilluar mė 14 qershor tė vitit 2008.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:21