BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mesime nga vullkani i Islandes

    gimi
    gimi
    ♫ Anėtar/e ♫
    ♫ Anėtar/e ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 30/05/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 16
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 40
    <b>Votat</b> Votat : 5

    Buzqeshje Mesime nga vullkani i Islandes

    Mesazh nga gimi 31/5/2010, 18:45

    MĖSIME NGA VULLKANI I ISLANDĖS

    Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve. Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin, familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tyre deri nė Ditėn e Gjykimit.


    Nė njė shtet tė vogėl qė nuk ėshtė mė shumė se njė ishull i largėt nė veri tė Oqeanit Atlantik shpėrthen njė vullkan i vogėl nga nėn akullnaja duke nxjerrė valė pluhuri, i cili ka shkaktuar panik tė pėrgjithshėm nė tėrė kontinentin e Evropės dhe konfuzion pėr fluturimet ndėrkombėtare.

    Avionėt u ndalėn, aeroportet u mbyllėn dhe fluturimet u pezulluan. 113 aeroporte evropiane mbyllėn dyert dhe mė shumė se 63 mijė fluturime u anuluan, ndėrsa humbjet e kompanive tė fluturimeve ajrore arrijnė pėrafėrsisht 250 milionė dollarė nė ditė. Numri i pasagjerėve tė prekur ka tejkaluar shtatė milionė. Sallat e aeroporteve u kthyen nė konvikte pėr udhėtarė, e tė mos flasim pėr humbjet e eksportuesve dhe importuesve.

    Evropa gjatė kėsaj kohe u izolua nga bota e jashtme, e cila u pėrball me prishjen mė tė madhe tė transportit ajror nė historinė e saj, madje disa e kanė konsideruar si mė tė keqen nė historinė e aviacionit.

    1- Mėsoni nga kjo, o ju largpamės! Retė e hirit tė njė vullkani tė vetėm godasin njė kontinent tė tėrė me panik dhe frikė, paralizojnė lėvizjen ajrore tė tij, e si do tė ishte sikur tė shpėrthenin disa vullkane?! Vėrtet, kjo ėshtė njė ēėshtje qė kėrkon prej nesh meditim, pėrsiatje, marrje mėsim dhe kėshillė. Muslimanit nuk i kalojnė ngjarje tė tilla madhore pa pasur njė ndalesė meditimi qė pikėnisjen e ka nė besimin e tij tek Allahu dhe bindjen e tij se ēdo gjė e mirė qė ndodh nė kozmosin e Tij ėshtė nga mirėsia dhe mėshira e Tij, ndėrsa ēdo gjė e keqe ajo ėshtė nė dijeninė e Tij. “Ky (rregull) ėshtė caktim i tė Plotfuqishmit dhe tė Gjithėdijshmit” (En’am, 96) Nė ēdo gjė qė paracakton dhe cakton Allahu ka urtėsi: “Ai nuk mund tė pyetet pėr atė qė punon, kurse ata do tė pyeten” (Enbija, 23). Besimtari ndalet nė situatat e marrjes sė kėshillės dhe urtėsitė e caktimit, vėshtron dhe mediton. Arsyeja dhe konsiderata e besimtarit nuk kufizohet vetėm nė atė qė ndodh afėr tij nė kohė dhe hapėsirė por ai merr mėsim nga ēdo gjė qė i arrijnė shenjat e Allahut, afėr apo larg tij nė kohė dhe hapėsirė.

    2- E mrekullitė (ose fenomenet natyrore qė shkatėrrojnė), Ne nuk i dėrgojmė pėr tjetėr vetėm pėr frikėsim. Vullkanet dhe dridhjet janė ushtri e Zotit qė i dėrgon tek ata qė dėshiron nga robėrit e Tij, nė kohėn tė cilėn dėshiron, nė formėn qė dėshiron, si paralajmėrim, kėrcėnim, sprovim, testim dhe ndėshkim “Askush tjetėr, pėrveē Tij, nuk e di numrin e ushtrisė sė Zotit tėnd. Ky ėshtė vetėm njė pėrkujtesė pėr njerėzit” (Mudethir, 31). Dhe prej ushtrisė sė Allahut ėshtė edhe ky hi i pėrbėrė nga grimcat e vogla tė qelqit dhe shkėmbinjve tė fragmentuara qė kėrcėnojnė motorėt e aeroplanėve, strukturėn dhe lėvizjen e tyre. Ky hir ėshtė pėrshkruar vrasės pėr faktin se thithja e tij shkatėrron indet e mushkėrive. Kufizimi nė justifikimin e asaj ēka ka ndodhur se thjesht ėshtė njė ēėshtje natyrore qė ndodh sipas sistemeve dhe ligjeve kozmike, dėshmon pėr shkujdesjen e Rregulluesit dhe Nėnshtruesit tė gjithėsisė. A thua, kush i lėviz ato sipas atij sistemi dhe ligji dhe i jep liri veprimi sipas caktimit dhe rregullimit tė Tij?! “Ai jua tregon juve vetėtimėn, duke ju bėrė tė frikėsoheni e tė shpresoni; ėshtė Ai qė krijon re tė rėnda (me shi). Bubullima e madhėron Atė me falėnderim, por edhe engjėjt, nga frika ndaj Tij; Ai i dėrgon rrufetė dhe godet me to kė tė dojė - dhe pėrsėri diskutojnė pėr Allahun, ndėrkohė qė Ai ėshtė i ashpėr nė ndėshkime” (Ra’d, 12-13)

    3- Kjo ėshtė vetėm njė pėrkujtesė pėr njerėzit! Kjo qė ka ndodhur ėshtė shenjė prej shenjave tė Allahut qė i dėrgon pėr robėrit e Tij si pėrkujtim dhe kėshillim pėr besimtarėt ndėrsa frikėsim dhe tmerrim pėr pėrgėnjeshtruesit. Zemrat besimtare marrin mėsim, i nėnshtrohen dhe i kthehen Zotit ndėrsa zemrat e shkujdesura nuk i preokupon veēse humbjet ekonomike, ndjekja e informacioneve dhe mbikėqyrja e vullkaneve gjersa harrojnė Zotin e vullkaneve. “...sepse ata kanė zemra, por nuk kuptojnė, kanė sy, por nuk shohin dhe kanė veshė, por nuk dėgjojnė. Ata janė si bagėtitė, madje dhe mė zi. Pikėrisht kėta janė tė shkujdesurit.” (A’raf, 179) Vėrtet, prej shenjave tė ngurtėsisė sė zemrave dhe shuarjes sė tyre ėshtė qė njerėzit tė dėgjojnė ngjarjet shqetėsuese ndaj tė cilave malet frikėsohen, pastaj tė vazhdojnė nė paturpėsitė dhe mėkatet e tyre, vazhdojnė tė ndjekin epshet e tyre, janė mospėrfillės ndaj paralajmėrimit e as tė nėnshtruar ndaj kėrcėnimit.

    4- Besimtari ėshtė i ndjeshėm. Besimtari ndikohet nga kėto gjendje tmerruese duke u shėmbėllyer me udhėzimin e Profetit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, i cili kur shihte erėn ose retė, dallohej nė fytyrė nga frika e zbritjes sė dėnimit. Kjo pėr shkak tė njė reje e si do tė ndodhte me njė varg hiresh nė njė lartėsi njėmbėdhjetė kilometrash nė ajėr! Gjendja e tij me rastin e eklipsit tė Diellit – shenjė kozmike – ishte i frikėsuar, zemėrthyer, pėrgjėrues, saqė doli i frikėsuar duke i tėrhequr rrobat e tij e frikėsohej se mos vjen Kiameti, ndėrsa sot vėrejmė njerėz qė nuk ndikohen, nuk frikėsohen e as nuk marrin kėshillė?!

    5- Ata nuk e ēmojnė Allahun me vlerėn e Tij tė vėrtetė. Vėrtet, Allahu ėshtė i Fortė dhe i Plotfuqishėm. Kjo qė ka ndodhur ėshtė dėshmi e madhe pėr fuqinė e Allahut tė Lartėsuar. Fuqia e Tij ėshtė mbi ēdo fuqi tjetėr, fuqia e Tij ngadhėnjen ēdo fuqi tjetėr. Ai na ka treguar mrekullitė e fuqisė sė Tij, shenjat e fuqisė sė Tij nė atė qė ka krijuar dhe caktuar. Atė qė deshi Allahu, ajo ka ndodhur dhe atė qė nuk dėshiroi nuk ka ndodhur, Ai ėshtė i Plotfuqishėm pėr ēdo gjė. “Allahu ėshtė Ai, qė ka krijuar shtatė qiej dhe po aq toka. Urdhrat e Tij zbresin pėrmes tyre, qė ju ta dini se Allahu ėshtė i Fuqishėm pėr ēdo gjė dhe se Ai pėrfshin gjithēka nė diturinė e Tij” (Talak, 12) Fuqinė e Allahut nuk e kufizon asgjė. “Allahut nuk mund t’i shpėtojė asgjė, as nė qiej, as nė Tokė. Ai ėshtė vėrtet i Gjithėdijshėm dhe i Fuqishėm pėr ēdo gjė” (Fatir, 44)

    6- Pafuqia e qenies njerėzore. Njeriu sa herė qė bėn padrejtėsi, bėhet mendjemadh e kryelartė nė tokė dhe pretendon se ka arritur nė shkallėt kulmore tė pėrsosmėrisė dhe se nuk ka nevojė pėr Krijuesin e Tij, Allahu dėrgon diēka pėr t’i shpjeguar atij dobėsinė e tij, pafuqinė dhe nevojėn e tij pėr Allahun e Lartėsuar: “O njerėz! Ju jeni tė varfėr e nevojtarė pėr Allahun, kurse Allahu s’ka nevojė pėr asgjė dhe ėshtė i Denjė pėr ēdo lavd” (Fatir, 15) A thua ēka kanė bėrė shtetet me organet dhe fuqitė e tyre para kėsaj ushtrie tė Allahut? A mund ta parandalojnė ose ndalojnė atė? Ata vetėm po vėshtrojnė se ēka po ndodh, nuk posedojnė asgjė me tė gjitha arritjet e shkencės dhe teknologjisė! Ku ėshtė fuqia dhe aftėsia e tyre? Ku janė studimet dhe hulumtimet e tyre, zbulimet dhe shpikjet e tyre? A e kanė shtyrė urdhrin e Allahut, e kanė ndaluar dėnimin ose e kanė prishur caktimin? Pėr disa ēaste tė caktuara siguria po shndėrrohet nė frikė, fitimet e kompanive tė linjave ajrore u shndėrruan nė humbje qė llogariten nė qindra miliona. I tėrė kontinenti qėndroi i pafuqishėm para kėsaj fatkeqėsie, me tė gjitha arritjet teknologjike e shkencore, me qėllim qė Allahu tua bėjė me dije dobėsinė dhe pafuqinė e tyre si dhe ta kuptojnė vėrtetėsinė e fjalės sė Tij: “Thuaju (o Muhamed): “Tė gjitha janė nė dorė tė Allahut!” (Ali Imran, 154)

    7- Ku qėndron fuqia materiale? Shpesh janė mburrur me aftėsitė dhe fuqitė e tyre materiale dhe janė mashtruar me to. Mirėpo, ky pėrparim asgjė nuk ka mundur tė bėjė pėrpara resė sė tymit “Kush ėshtė ai, qė mund t’ju ndihmojė si njė ushtri e tėrė, pėrveē tė Gjithėmėshirshmit? Mohuesit janė pre e mashtrimit (tė shejtanit)” (Mulk, 20). Ata janė nė mashtrim i cili i zbukuron ata se janė nė siguri, mbrojtje dhe nė qetėsi! Kur kanė menduar se kanė arritur objektiva madhore nė fushėn e prodhimit tė aeroplanėve, paparashikueshė m u erdhi vullkani dhe aviacioni i tyre u pėrballė me pafuqi dhe me humbje tė mėdha “E, kur Toka vishet dhe zbukurohet dhe, kur banorėt e saj mendojnė se janė zotėrues tė saj (pėr ta vjelė a korrur), iu vjen urdhri ynė, natėn ose ditėn” (Junus, 24)

    8- Juve nuk ju ėshtė dhėnė veēse pak dijeni. Ku ėshtė shkenca, zhvillimi, teknologjia pėr ta eliminuar kėtė re vullkanike? Shkencėtarėt e ekologjisė, gjeologjisė dhe meteorologjisė ranė nė konfuzion. Disa deklaronin se vullkani do tė qetėsohet, disa tė tjerėt thoshin se do tė rritet ndėrsa disa tė tjerė mbeten tė hutuar dhe nuk dinin se kur do tė ndalej vullkani nga nxjerrja e pluhurit lundrues nė njė lartėsi prej kilometrave nė atmosferė, kjo ndoshta mund tė vazhdojė pėr disa ditė, disa muaj apo edhe mė shumė! Ndėrsa disa tė tjerė mendojnė se mė e keqja akoma nuk ka arritur! Specialistėt e gjeologjisė pranė zyrave tė meteorologjisė deklarojnė me fjalėt: “Vėrejmė sinjale kontraste, ekzistojnė disa sinjale qė tregojnė se shpėrthimi do tė qetėsohet, ndėrsa disa tė tjera shfaqen se ai nuk kthehet mbrapsht”

    9- Llogaritė joadekuate njerėzore. Kėto shenja kozmike kanė shkaqet qė nė shumicėn e rasteve njerėzit mund t’i parashikojnė para ndodhjes sė tyre, mirėpo kėto incidente dita ditės vėrtetojnė kufizimin e njerėzimit, qoftė nė analizimin ose mundėsinė e fatkeqėsive, ose nė pėrgatitjet, paralajmėrimet ose nė pėrballjet me to. Kur tė ndodh caktimi i Allahut, atėherė nuk kanė dobi qendrat studimore strategjike, as masat paraprake, as sistemet qeverisėse e as qendrat hulumtuese e vėzhgimi i tė dhėnave e gjėra tė tjera “vendosja e ēėshtjes, para dhe pas (kėtyre ngjarjeve) ėshtė vetėm nga Allahu” (Rum, 4). Ekspertėt deklarojnė se ndikimi i resė vullkanike nė kėtė formė konsiderohet i pari kėtij lloji. “Por dėnimi i Allahu u erdhi andej nga nuk e pritnin.” (Hashr, 2)

    10- Nuk ka strehim apo ikje nga Ti pos tek Ti. Njeriu – sado qė ėshtė i fuqishėm dhe i aftė – para kėtyre shenjave kozmike madhore nuk ka shpėtim dhe rrugėdalje tjetėr pos tė strehuarit tek Allahu, Krijuesi dhe Rregulluesi i tyre, rėnia para Tij, lutja dhe adhurimi i sinqertė pėr Tė. Pėr kėtė shkak, kur ndodh ndonjė prej shenjave madhore si eklipsi i diellit ose hėnės, ėshtė ligjėsuar namazi: “Vėrtet, dielli dhe hėna janė dy shenja nga shenjat e Allahut e kur tė ndodhė eklipsi, shpejtoni nė namaz!”

    11- I Lartėsuari, Rrotulluesi i gjendjeve. Sa shpejt shndėrrohen gjendjet dhe ndryshohen gjėrat. Vėrtet, urdhri i Allahut, kur Ai dėshiron diēka, ėshtė qė t’i thotė asaj “Bėhu!” – dhe ajo bėhet sa ēel e mbyll sytė dhe pa kundėrshtim. Allahu i Lartėsuar aty pėr aty ndryshon nga gjendja nė gjendje tjetėr. Njerėzit nė jetėn e tyre shkojnė e ikin kurse pa shumė hyrje vullkani i befason me kėtė hiri madhor qė tua ngatėrrojė planet, llogaritė dhe parashikimet e tyre. Besimtari kalon nga kjo ēėshtje pėr ta kujtuar ēėshtjen e Kiametit. “Ata qė nuk besojnė do tė vazhdojnė tė dyshojnė nė tė (Kuran), derisa t’u vijė Ora (e Kiametit) nė mėnyrė tė papritur ose derisa t’u vijė dėnimi i Ditės Shterpė” (Haxh, 55), “A janė tė sigurt ata se nuk do ti godasė njė dėnim gjithėpėrfshirė s nga Allahu apo qė nuk do tu vijė papritmas Ēasti i Fundit, ndėrkohė qė janė tė pavetėdijshėm?” (Jusuf, 107)

    12- Mrekullitė e Allahut nė caktimin e Tij. Kėtė zjarr tė ndezur Allahu i Lartėsuar e nxjerr nga zemra e akullit dhe nga nėn akullnajat ashtu siē kishte thėnė presidenti i Islandės: “Ajo qė shohim kėtu nė Islandė... ėshtė njė pamje qė nuk mund ta shihni nė ndonjė vend tjetėr nė botė, ėshtė pėrzierje e shpėrthimit vullkanik dhe akullnajave.” Sa e madhe ėshtė fuqia e Allahut dhe sa tė habitshme janė mrekullitė e Tij, qė i sjell pėr t’ua ndriēuar mendjen tė shkujdesurve dhe ftuar ata qė tė meditojnė: “Ne do t’u tregojmė atyre shenjat Tona nė hapėsirat tokėsore e qiellore, si dhe nė vetvete, derisa t’u bėhet plotėsisht e qartė se ai (Kurani) ėshtė e vėrteta. Vallė, a nuk tė mjafton ty qė, Zoti yt ėshtė Dėshmues i ēdo gjėje?!” (Fusilet, 53) Allahu i Madhėrishėm i sjell shenjat e Tij nė hapėsirat tokėsore e qiellore, qė argumentojnė pėr krijimin e Tij tė pėrkryer dhe fuqinė e Tij tė habitshme me qėllim qė t’u sqarohet njerėzve e vėrteta. Ajo qė tė bėn tė habitesh ėshtė fakti se shteti i vullkanit Islanda nuk ėshtė prekur nga ajo qė ka ndodhur ngase rrymat ajrore i kanė mbartur copėzat e pluhurit vullkanik dhe janė drejtuar larg saj. Aeroplanėt e saj aterrojnė dhe zbresin pa problem dhe frikė. Kėtij hiri i ėshtė pėrcaktuar tė shkojė nė njė vend tė caktuar!

    13- Pikėpamja ateiste ndaj natyrės. Njerėzit qė e mohojnė Krijuesin e tyre ēdo gjė tė vogėl e tė madhe nė natyrė ia atribuojnė fuqisė sė natyrės. Nė vend tė nėnshtrimit ndaj fuqisė sė Allahut tė Lartėsuar nė atė qė ka ndodhur, e gjejmė presidentin e shtetit vullkanik deklaron: “Kjo qė ndodh i referohet fuqisė sė natyrės”, ndėrsa harrojnė fuqinė e Allahut tė Madhėrishėm i Cili i ka krijuar dhe nėnshtruar. Natyra nuk ka fuqi e mundėsi, por ēdo gjė qė ndodh ngjan me vullnetin dhe dėshirėn e Allahut: “Ėshtė Ai qė e ka shtrirė tokėn, duke krijuar nė tė male dhe lumenj. Dhe pėr ēdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga njė ēift. Ai ka bėrė qė nata ta mbulojė ditėn. Me tė vėrtetė, nė kėto ka shenja pėr njerėzit qė mendojnė” (Rad, 2) “Prandaj, qoftė lartėsuar Ai, nė Dorėn e tė Cilit ėshtė pushteti mbi ēdo gjė! Tek Ai do tė ktheheni!” (Jasin, 83)

    14- Zjarri pėrkujtohet me zjarr. Shkrirja e zjarrit vullkanik qė ka shkaktuar ky hi, temperatura e tė cilit ka arritur nė 1200 shkallė celsius, ka shkrirė 10% tė akullnajės. Ky pra ėshtė zjarri i kėsaj bote, por si qėndron puna me zjarrin e botės tjetėr? Pėr kėtė shkak, Allahu i Lartėsuar kur e ka pėrmendur zjarrin e kėsaj bote, ka thėnė: “Ne e kemi bėrė atė pėrkujtues (tė zjarrit tė Xhehenemit)” (Vakia, 73), qė pėrkujton zjarrin e madh nė Ditėn e Kiametit. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, thotė: “Zjarri juaj (i kėsaj bote) ėshtė njė nga shtatėdhjetė pjesėt e zjarrit tė xhehenemit.”

    15- Asnjė njeri nuk di ē’do tė fitojė nesėr. Hiret vullkanike ēuan nė mbylljen e aeroporteve, nė izolimin e miliona pasagjerėve saqė disa prej tyre kėrkuan ndihmėn nga ambasadat e vendeve tė tyre qė t’u ndihmojnė pėr t’u kthyer nė shtėpitė e tyre...Sa konferenca janė organizuar, sa takime janė pėrgatitur, rezervimet u konfirmuan, datat u caktuan, kurse tė zotėt e tyre sot shtrihen nė ulėset e aeroporteve. “Sikur ta dija tė padukshmen, do t’i shumoja tė mirat dhe nuk do tė mė prekte asnjė e keqe.” (A’raf, 188)

    16- Ēfarėdo fatkeqėsie qė ju godet, ėshtė si pasojė e asaj qė keni bėrė vetė; por Allahu fal shumė. Ky ėshtė ligji hyjnor. Sa herė qė shtohen mėkatet, padrejtėsia, vrasja dhe pėrhapet imoraliteti, shtohen fatkeqėsitė e pėrgjithshme, si uragane shkatėrruese, vėrshimet e pėrmbytshme, dridhjet shkatėrruese, vullkanet djegėse, sėmundjet vdekjeprurėse, epidemi tė pėrgjithshme, luftėra tė ashpra, uri, dėmtim tė pasurisė, tė njerėzve e tė fryteve dhe shumė fatkeqėsi tė tjera me tė cilat Allahu i frikėson robėrit e Vet, i pėrkujton me fuqinė dhe pushtetin e Tij, ndėrsa nėse ata e braktisin urdhrin e Tij, Atij nuk i vjen keq se nė cilin vend shkatėrrohen. “Shkatėrrimi nė tokė dhe nė det ėshtė shfaqur si pasojė e punėve tė kėqija tė njerėzve, kėshtu qė (Allahu) do t’i bėjė “tė shijojnė” pjesė nga ajo qė kanė punuar, me qėllim qė ata tė kthehen (nė pėrmirėsim).” (Rum, 41). Kjo nuk ėshtė katastrofa e fundit qė do t’i godasė ata qė i shmangen rrugės sė Allahut, qė bėjnė tirani, padrejtėsi dhe bėhen kryelartė: “Dhe ndonjė fatkeqėsi shkatėrruese nuk do tė pushojė pėr t’i goditur ata qė nuk besojnė pėr veprat e tyre (tė liga), apo ajo tė vendoset pranė shtėpive tė tyre, derisa tė vijė e tė kalojė Premtimi i Allahut, pasi Allahu sigurisht qė nuk e shkel Premtimin e Vet.” (Rad, 31)

    17- Nė fatkeqėsitė e njė populli ka dobi pėr popujt e tjerė. Para kėsaj katastrofe ekonomike tė kompanive globale ajrore ėshtė rritur kėrkesa pėr trena, autobusėt, anijet transportuese. Gjithashtu, presioni ėshtė shtuar edhe nėpėr hotelet. U aktivizuan kompanitė e transportit hekurudhor qė janė shtuar trena shtesė ndėrmjet vendeve tė Evropės si dhe nė pėrgjithėsi janė rritur ēmimet e udhėtimeve. I lartėsuar qoftė Allahu, i Cili ndan riskun. Pėrderisa ata i gėlltitin hidhėrimet e humbjeve tė rėnda, tė tjerėt begatohen me fitimet imagjinare qė nuk i kanė llogaritur ndonjė ditė.

    18- Tė kujtuarit e dhuntive tė Allahut ndaj nesh. Kush vėshtron atė qė i ka goditur njerėzit nėpėr aeroporte, gjumin e tyre nėpėr ulėset, i ka kapluar lodhja dhe brengosja pėr pritjet, e rikujton begatinė e Allahut ndaj tij, qetėsinė, rahatinė dhe sigurinė. Besimtari i shikon fatkeqėsitė e tė tjerėve dhe atij i lehtėsohen fatkeqėsitė e tij, zemra e tij i mbushet me lavdėrim pėr Allahun dhe gjuha e tij me falėnderim ndaj Tij.

    19- Skena e skena. Vėrtet, kėto vullkane dhe dridhje na kujtojnė Dridhjen e Madhe. Njė vullkan i vetėm ka shkaktuar ēfarė ka shkaktuar, frikė e fatkeqėsi, e si qėndron me dridhjen e madhe: “O njerėz, frikėsojuni Zotit tuaj, sepse dridhja e Orės (sė Kiametit), ėshtė vėrtet njė ngjarje e madhe! Ditėn, qė do tė shihni atė, ēdo grua me fėmijė nė gji do ta harrojė fėmijėn e saj dhe ēdo grua shtatzėnė do ta hedh barrėn e vet. Njerėzit do t’i shihni si tė dehur, ndonėse ata nuk do tė jenė tė dehur, por dėnimi i Allahut ėshtė i ashpėr.” (Haxh-xh, 1-2) Ndėrsa hiri qė ka mbuluar diellin nga qielli i kėtyre shteteve na kujton fjalėn e Allahut tė Lartėsuar: “Kur Dielli tė mblidhet e tė humbė shkėlqimin.” (Tekvir, 1) Shpėrndarja e pjesėve tė vullkanit nė atmosferė na kujton fjalėn e Allahut tė Madhėrishėm kur thotė: “Kur yjet tė rrėzohen” (Tekvir, 2), do tė thotė rrėzohen nė tokė. Ndėrsa prishja e lėvizjes sė aeroplanėve dhe aeroporteve na kujton fjalėn e Tij: “Kur devetė mbarse tė braktisen” (Tekvir, 4) devetė mbarse konsideroheshin pasuria mė e vlefshme tek arabėt. Allahu i Lartėsuar tėrheq vėrejtjen me kėtė pėr braktisjen e ēdo gjėje ėshtė nė kuptim tė saj, ēdo pasuri e vlefshme, nga aspekti se u vjen njerėzve ajo qė i habitė dhe nuk mund tė pėrfitojnė nga ajo. Pafuqia e kontinentit evropian me pajisjet, mekanizmat, habinė se ē’ndodh, tė pyeturit njėri-tjetrin se ē’ndodh, na kujton pėr pafuqinė e njeriut me rastin e ndodhjes sė Kiametit. “Kur tė dridhet Toka me tronditjen e saj (tė fundit), kur tė nxjerrė barrėt nga brendia e saj e njeriu tė thotė: “Ē’po i ndodh asaj?!” (Zelzele, 1-3) Grumbullimi i kėtyre reve qė mbushin atmosferėn nė lartėsi tė lartė na kujton tymin qė do ta dėrgojė Allahu i Madhėrishėm para ndodhjes sė kiametit. “Andaj ti prite atė (ditė), kur qielli do tė lėshojė tym tė qartė, qė do t’i mbulojė njerėzit, (e do t’u thuhet): “Ky ėshtė dėnim i dhembshėm!” (Duhan, 10-11).

    Nė mbyllje: Vėrtetė, tė shikuarit dhe vėshtruarit e shenjave kozmike madhore tė Allahut tė Lartėsuar, mjaftojnė nga kėshilla e kėshilluesve, pėrkujtimi i pėrkujtuesve dhe predikimi i predikuesve. Ato janė ndėrgjegjja mė e madhe, kėshilluese mė tė mira, predikuese mė shprehėse. Sigurisht, qė nė etapat e jetės, ndryshimin e kohės dhe katastrofat e saj ka mėsime, kėshilla, pėrkujtime dhe pėrvoja, nė tė cilat i menēuri e llogarit vetveten, i rishikon pozicionet me qėllim qė tė mos jetojė nė vuajtje e tė merret nė llogari pėr pakujdesinė.

    E lusim Allahun e Lartėsuar t’ua lehtėsojė muslimanėve nė vend tė botės si dhe nga kjo shenjė ta bėjė mėsim nga i cili do tė udhėzohen tė humburit nė rrugėn dhe fenė e Tij tė vėrtetė. Ai ėshtė Dėgjuesi, pranuesi i lutjeve, i Buti dhe i Gjithėdijshmi. Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve.


    Autor: Muhamed Salih el Munexhid
    Pėrktheu: Almedin Ejup

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28/4/2024, 12:44