BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 perleshjet me te medha intelektuale te historise

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 perleshjet me te medha intelektuale te historise

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/6/2010, 17:20

    10 perleshjet me te medha intelektuale te historise Images17

    Ne kohen tone moderne e shkencore, ndonjehere eshte e lehte te harrosh se progresi njerezore shpesh vjen i shoqeruar me ndonje perplasje intelektuale mes menyrave te ndryshme te te parit te gjerave dhe interpretimeve te shumellojshme te asaj qe shihet. Gjate mijevjeēarit te kaluar ka pasur lufte mendjesh qe duhen theksuar dhe keto qe do te lexoni jane 10 te tilla. Rezultati ka ndryshuar boten dhe e kane bere kete qe ne njohim sot.

    10. Te drejtat e prones intelektuale kunder natyres: Kush “e zoteron” jeten?

    Diskutimet ende vazhdojne mes shkencetareve dhe shoqerise per licencimin e gjeneve dhe ADN-se se organizmave te gjalle. Ne vitin 1980 u dha patenta e pare per bakterin e prekur gjenetikisht dhe te tjere nxituan te licenconin “produktet E natyres”. Shume shpejt u licencuan patenta edhe per speciet “e reja”, te paprekura gjenetikisht. Kjo beri qe kompani farmaceutike te marrin patenta per produktet. e verteta eshte se njeriu nuk ka asnje ne pronesi, por eshte vendosur ne toke ta mirembaje ate.

    9. Gjendja e qendrueshme kunder “Big Beng”-ut

    Ne vitin 1912 Vesto Slifer mati spostimin Doppler te galaktikes spirale dhe percaktoi se keto “nabulae” qiellore largoheshin nga shpejtesia e madhe e Tokes, tre vite pasi Ajnshtajni botoi “Teorine e Relativitetit”. Fred Hoyle solli idene e “Big Bang”-ut, ne vitin 1949, qe pershkruan idene se universi kishte nje fillim, nje “gjendje te qendrueshme”. Kjo u be “modeli standard kozmik” pas vitit 1964 dhe teoria ende argumentohet dhe kundershtohet.

    8. Ajnshtajni kunder Bohr: Perendia s’ben kumar

    “Perendia nuk luan kumar me universin”, tha njeriu qe u be ikona e fizikes, Albert Ajnshtajn. Ne vitin 1927 nisi nje sere debatesh me Niels Bohr per papercaktueshmerine e kuantit. Argumentet kishin te benin me ate qe dihet per problemin e matjes dhe nese grimcat ne gjendjen kuantum ishin vale dhe grimca ne te njejten kohe. Ajnshtajni insistonte se papercaktueshmeria ne nivelin kuantum ishte paaftesi e perkohshme per te matur cilesi te caktuara, por Bohr pretendonte diēka tjeter. Rezultati: Universi eshte krijuar ne menyre te mrekullueshme dhe ēdo gje eshte planifikuar ne detaj.

    7. Tesla kunder Edisonit: Shpikesi i valeve radiofonike

    Nikola Tesla lindi ne Kroaci ne vitin 1856. Rivaliteti mes Tesles dhe gjeniut Tomas Edison lindi ne fillim te shekullit te 20-te. Tesla punonte si asistent i Edisonit kur shkoi ne Amerike. Ai dizenjoi sistemin e drejtperdrejte te rrymes, por Edisoni nuk e pagoi, prandaj Tesla dizenjoi rrymen e alternuar. Ne vitin 1915 ēmimi “Nobel” u nda ne dy pjese, sepse te dy e meritonin, por asnjeri nuk e pranoi nga inati. Ne vitin 1943 Gjykata Supreme shpalli Teslen shpikesin e transmetimeve radiofonike.

    6. Debati i Madh Devonian: Plugimi i rruges se Darvinit

    Shekulli i 19-te solli perparime te rendesishme ne teorine shkencore, perfshire publikimin e “Origjina e specieve”, nga Ēarls Darvin ne 1859. Ideja e evolucionit kishte kohe qe pluskonte ne komunitetin shkencor, me ata qe argumentonin krijimin dhe trashegimine e karakteristikave te perftuara kunder transmutacionit te formave jetesore ne kohe. Megjithate nje dite ne boten e pertejme te gjithe do ta marrim vesh kush kishte te drejte.

    5. Njutoni kunder Libniz: Makina llogaritese

    Ser Isak Njutoni ishte nje intelektual i njohur, te cilit kurre nuk i vinte turp te tregonte idete e te tjereve dhe te perdorte informacionet e tyre duke i bere te vetat. Lufta e gjate mes Njutonit dhe Gottfriend Leibniz per faktin se kush e zbuloi makinen llogaritese eshte me e famshmja. Libniz ishte i pari qe botoi per temen e makines llogaritese diferencial dhe integrale, 20 vite para Njutonit. Megjithate letrat e Njutonit koincidojne me punen e Libniz.

    4. Galileo kunder Kishes: Lagjja jone me diell

    Galileo Galilei botoi ne vitin 1610 vezhgimet permes teleskopit, qe te argumentonte ne favor te modelit kozmik te Kopenikut, qe kishte ne qender diellin, kunder kendveshtrimit ptolemaik, atehere dominues. Ai ia tregoi teleskopin kolegjit jezuit dhe hasi rezistence. Ne vitin 1632 botoi zbulimet dhe shume shpejt u padit per herezi. Pjesen tjeter te jetes e kaloi ne arrest shtepie. Veprat e tij u hoqen nga lista e librave te ndaluar ne vitin 1835. Ne vitin 1992, Papa Gjon Pali II i kerkoi falje.

    3. Martin Luter kunder Kishes: Reformimi

    Ne vitin 1517, murgu katolik Martin Luter gozhdoi 95 tezat e tij ne deren e kishes Castle ne Wittenberg, Gjermani, qe te argumentonte kunder doktrines dhe praktikave te shitjes se shlyerjes se fajeve. Kisha kerkonte para per ēdo larje mekati. Keto argumente u perkthyen shpejt nga latinishtja ne gjermanisht dhe u shperndane gjeresisht me ndihmen e shtypit te sapo-shpikur. Si rezultat, Luteri u ēkisherua ne vitin 1520 dhe protestantizmi zuri themel si nje tip pavaresie nga kontrolli i Romes.

    2. Pali kunder Jakobit: Universalizimi i besimit

    Perplasja mes Jakobit, te mbiquajtur Just dhe ungjillorit te madh Pal, ndodhi dy dekada pas kryqezimit te Jezusit. Ēeshtja ishte nese te krishteret duhet t’i permbaheshin apo jo ligjit hebre. Jakobi ishte kreu i Kishes se Jeruzalemit, ndersa Pali themeloi kisha ne Mesdhe, mes paganeve te perandorise romake. Ēeshtja ishte ne rrethprerjen dhe zakonet dietare. Pali “fitoi” debatin, prandaj te krishteret nuk i permbahen ligjeve herreje, qe u permbushen me Jezus Krishtin.

    1. Sokrati kunder perendive: Triumfi i arsyes

    Filozofia greke ndihmoi ne formimin e metafizikes se botes se qyteteruar ne gjysmen e dyte te mileniumit te pare para Krishtit. Sokrati u be i famshem se bente ate qe fliste. Ai mesoi se etika nuk ishte ēeshtje dekreti hyjnor, por eshte rezultat i arsyetimit njerezor dhe ndergjegjes individuale. Permes studentit Platon dhe studentit te Platonit, Aristotelit, mjetet intelektuale te arsyes dhe logjikes u bene pjese e filozofise se Rilindjes dhe shkences.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 18:38