Palau fitoi pavaresine e tij nga Shtetet e bashkuara te Amerikes ne vitin 1994 dhe eshte nje nder shtetet me te reja dhe me pak te populluara te Globit.
Emri Palau e ka origjinen ne mitologjine vendase, sipas tyre ky arqipelag i vogel lindi nga trupi i djegur i Perendise Chuab, me saktesisht njerezit duke ndjekur udhezimet e Zotit e lidhen Chuab-in dhe i pergatiten nje pirg me dru poshte kembeve. Kur Chuab i pyeti se cfare po benin, ata ju pergjigjen se po pergatisnin nje zjarr. Atehere Chuab i indinjuar u tha ne gjuhen vendase "O Melau" qe do te thote " Me mashtruat". Nga termi melau vjen me pas edhe emri Belau qe me pas u ndryshua ne Palau. Nje tjeter interpretim mbi emrin eshte prejardhja e tij prej fjales vendase aibebelau, qe do te thote perralle.