BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    PE: Me 59 vota pro dhe nje kunder miratohet Rezoluta per shqiperine, liberalizohen vizat

    Dino
    Dino
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆

    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 25/01/2010
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 4951
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 11415
    <b>Votat</b> Votat : 95
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : ''Beju te tjereve,ate qe te tjeret do deshiroje te benin per ty....!

    23062010

    Buzqeshje PE: Me 59 vota pro dhe nje kunder miratohet Rezoluta per shqiperine, liberalizohen vizat

    Mesazh nga Dino

    PE: Me 59 vota pro dhe nje kunder miratohet Rezoluta per shqiperine, liberalizohen vizat 20100623151031Me 59 vota pro nga 60 tė pranishėm, Komiteti i Jashtėm i Parlamentit Europian miratoi rezoluten pėr integrimin europian tė Shqipėrise.
    Draftet dhe amendamentet paraprake u zevendesuan nga te ashtuquajturat "amendamente kompromisi" midis grupimeve te ndryshme politike.
    "Le te themi se ky eshte qendrimi i perbashket, per t'i thene Shqiperise se duhet te perpiqet me shume per integrimin europian. Mendoj se eshte lajm pozitiv per popullin dhe qeverine tuaj", u shpreh Nicolaos Chountis, raportues per Shqiperine.
    Rezoluta thekson se kriteri politik eshte shume i rendesishem per integrimin europian te vendit dhe veren se pavaresisht nderhyrjes lehtesuese nga BE, palet ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per kapercimin e ngercit politik. Eurodeputetet theksojne rendesine e nje dialogu politik, duke kerkuar qe forcat kryesore te gjejne zgjidhje dhe te angazhohen per nje ligj te ri elektoral, i cili do te mund te garantoje transparence te plote te procesit te ardhshem zgjedhor. Kapercimi i situates vleresohet ne rezolute duhet te behet ne respekt te transparences dhe kushtetuetshmerise.
    “Votimi ishte 59 deputetė nga 60 nė sallė. Rezoluta ėshtė pėrmirėsuar dukshėm me atė fillestare dhe ėshtė mė afėr realitetit shqiptar”, u shpreh deputeti demokrat, Fatos Beja.
    Amendamenti oral i ben thirrje Komisionit qe te verifikoje permbushjen e kritereve te mbetura per liberalizimin e vizave ne muajt e ardhshem nga Shqiperia, me qellim qe kjo te qartesoje proceduren per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar regjimin e lire ne fund te vitit 2010.
    "Kishte disa amendamente qe per ceshtjen e vizave t'i mbyllnim deren Shqiperise ne menyre qe te kishim permiresim te situates politike atje. Por ne rezolute vendosem qe te thuhet ndryshe qe duhet t'u japim vizat shqiptareve , sa me shpejt aq me mire", u shpreh Chountis.
    Grupimet politike europiane theksojne si themelore nevojen per nje sistem gjyqesor transparent, te paanshem, efikas dhe te pavarur nga cfaredolloj kontrolli apo presionet politike. Persa i takon dhunes ne familje dhe trafikut te grave e femijeve amendamenti kompromis vleresonte me shqetesim rritjen e rasteve ne kete fushe dhe i bente thirrje prokurorise dhe policise per te kryer hetim te duhur.
    Ne ekonomi, Shqiperia verehet se ka mungese transparence persa i takon ceshtjes se pronave qe vleresohet se po pengon zhvillimin e tregut te tokes. Kerkohet permiresim ne fushat e transportit, edukimit, ceshtjet sociale, shendetesi, bujqesi dhe per energjitiken shenohet se duhet permiresuar oferta duke shfrytezuar kapacitetin e vendit ne burime natyrore.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 2/5/2024, 05:13