Skulptura ishte shume e famshme dhe quhej Mreti i Mbreterve, ishte e larte 20 metra dhe e ndertuar me plastike e vendosur mbi nje strukture prej celiku. Kjo ka qene edhe arsyeja qe ne momentin qe rrufeja e shenjestroi e dogji menjehere.
Statuja e Jezusit i perkiste Kishes se Shkembi te Forte ne qytezen e Monroe ne Ohio dhe ishte mbiquajtur Touchdown Jesus pasi krahet e ngritura drejt qiellit kujtojne shenjen qe bejne arbitrat ne futbollin amerikan per te deklaruar nje touchdown. E ndertuar 6 vjet me pare ishte bere nje objekt shume popullor pasi dimensionet jepnin mundesine e te dalluarit qe nga autostradat qe pershkojne qytezen. Shume prej udhetareve ndalonin per te pare kete veper gjigande.
Fatmiresisht zjarri i rene nuk demtoi kishen qe ndodhej aty prane. Besimtaret u zotuan ta rindertojne serish statujen e Jezusit shume shpejt.